/NATO uron Shqipërinë për ditën e Pavarësisë(Foto)

NATO uron Shqipërinë për ditën e Pavarësisë(Foto)

Aleanca e Atlantikut të Veriut, NATO ka uruar Shqipërinë për ditën e Pavarësisë. NATO ka zgjedhur një foto të ushtrisë shqiptare dhe flamurin tonë kombëtar për të uruar këtë ditë të shënuar, ndërsa fton i fton të gjithë që të bashkohen me urimin.

“Bashkohuni me ne për të festuar me aleatin tonë Shqipërinë, në Ditën e tyre të Pavarësisë!” shkruan NATO.

Shqipëria sot feston 110– vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FNATO%2Fposts%2Fpfbid031mBAhfZf2bK6d3wQWqLAkcZxYQq1s1Cj9bgNrVGaPWMHZtXXCNCDV2dk2UrH9hoUl&show_text=true&width=500