Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare gazetari Aristir Lumezi.

Lumezi ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë nga e cila vuante kohët e fundit.

Gazetari Aristir Lumezi kishte një eksperiencë prej më shumë se dy dekada në media dhe prej disa kohësh mbante postin e kryeredaktorit të gazetës “Panorama”.

Varrimi do të bëhet ditën e enjte në 11 korrik në orën 12:00. Ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet në ambientet e Funeral Home Parajsa, në rrugën “Muhedin Llagani”.

Trupi i pajetë i gazetarit do të prehet përgjithmonë në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Pritjet për ngushëllime do të zhvillohen po tek Funeral Home Parajsa në datat 12 dhe 13 korrik nga pra 10:00-13:00 dhe nga ora 17:00-20:00.