Video/ Pamje të rënda! 18-vjeçari shqiptar aksidentohet me motor në Athinë, humb je/tën në vend, shpëton mrekullisht i riu tjetër

Një aksident i rëndë është shënuar një ditë më parë në qendër të Athinës, si pasojë të të cilit ka humbur jetën një 18-vjeçar shqiptar.

Ngjarja është shënuar në një nga lagjet më të njohura të kryeqytetit grek Kipseli, ku dy të rinj, shqiptari dhe një 16-vjeçar grek, kanë qenë duke udhëtuar me motor me shpejtësi, pa kaska, duke u përplasur më tej me njëri-tjetrin.

I riu grek ka fluturuar nga motori dhe ka dalë anash rrugës, por me lëndime të lehta, ndërsa i riu shqiptar është rrëzuar në asfalt dhe ka marrë plagë për vdekje.

Mediat greke kanë publikuar edhe pamje nga aksidenti i rëndë, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës.

Qytetarët shqiptarë rrethojnë shtëpitë me thasë rëre nga frika e përmbytjeve

Qytetarët e Vlorës kanë marrë masa pas parashikimeve se vendi mund të përballet me reshje të shumta shiu që do të shkaktojnë përmbytje.

Vetëm pak ditë pasi qyteti bregdetar u përball me përmbytje masive, rrugë të mbushura me ujin që depërtoi në katet e para dhe të nëndheshme të pallateve dhe bizneseve, vlonjatët duket se i kanë paraprirë kësaj situate.

Këtë herë shumë biznese kanë vendosur thasë të mbushur me rërë në hyrjet e tyre, në tentativë për të mbajtur ujin larg, pamje që të sjellin ndërmend përgatitjet e qyteteve amerikane nga uraganët sezonalë.

Kujtojmë se nga përmbytjet e para pak ditëve më parë, u raportuan dëme të shumta, ndërsa qytetarët shprehen se ende nuk janë dëmshpërblyer.

Marrja e masave duket se i ka zgjuar vlonjatët, të cilët prej kohësh votojnë Rilindjen, por reshjet e shiut i kanë bërë ata të kuptojnë se Edi Rama miliona eurot e hedhura në vend që t’i kthente në investime të qëndrueshme për qytetin, i ka përvetësuar së bashku me rilindasit e tjerë dhe vlonjatëve u janë shkatërruar bizneset dhe shtëpitë me shiun e partë të vjeshtës.

Bëri sherr me babanë dhe u largua nga banesa, gjendet 15-vjeçari, kishte shkuar në…

15-vjeçari Aurel Bibaj nga Postriba e Shkodrës, i i cili prej dy ditësh kishte humbur kontaktet me familjen, është gjetur në Tiranë.

I mituri është gjetur në zonën e Babrrusë në kryeqytet, ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Prej dy ditësh, ai kishte humbur kontaktet me familjen e tij në Postribë. Mëngjesin e djeshëm pasi ka lënë vëllain në shkollë, është larguar duke mos u futur në mësim dhe nuk ka shkuar as në shtëpi.

Kjo ka shqetësuar prindërit ndërsa babai i tij Agim Bibaj denoncoi në polici rastin dhe ditën e sotme edhe në media, duke thënë se djali tij, sipas dëshmisë së shokëve të 15-vjeçarit, është larguar pasi babai i kishte bërtitur që të sillej mirë.

Pas një angazhimi të policisë, 15-vjeçari i është dorëzuar familjes. Tashmë do të merret në pyetje në praninë e psikologëve për arsyet e largimit të tij nga banesa.

E rëndë, futbollisti 22-vjeçar ndërron jetë pas aksidentit automobilistik

Një futbollist nga Ekuadori ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik të pësuar një javë më parë. Bëhet fjalë për Marko Angulon.

22-vjeçari ndodhej në koma artificiale dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk arriti të shpëtonte.

Në një deklaratë zyrtare, klubi ku ai luante LDU Quito shprehi ngushëllimet: “Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe miqtë e Markos. Vdekja e tij është një humbje e thellë që do të rezonojë përgjithmonë brenda klubit dhe komunitetit tonë.”

Angulo i ishte bashkuar LDU Quito-s si huazim nga Cincinnati i MLS në fillim të këtij viti, duke shfaqur potencialin e tij në fushën e kryeqytetit që nga marsi

Si rrallëherë,Butrinti ndan foton e veçantë me të ëmën

Orët e para të mëngjesit të sotëm, (e martë), Butrint Imeri ka ndarë në rrjete sociale një foto me të ëmën e tij të cilën e uroi për ditëlindje.

Me rastin e ditëlindjes, ai ka postuar si rrallëherë portretin e të ëmës dhe përbri e ka shoqëruar me një urim emocionues.
“Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime. Të dua shumë dhe shpresoj që kjo ditë e jotja të jetë po aq e mrekullueshme sa je ti për mua!”- shkruan këngëtari.

Autobusi del nga rruga dhe përfundon në greminë! 11 të v/dekur

Të paktën 11 persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Puno të Perusë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një autobus me pasagjerë për arsye ende të paditura doli nga rruga dhe ra në greminë.

Nga aksidenti mbeti i lënduar gjithashtu një i mitur.

“Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur dhe një fëmijë u plagos pasi një minibus ra në greminë,” i tha AFP një oficer policie në Sandia, në prefekturën Puno, rreth 1200 kilometra në juglindje të kryeqytetit Lima.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit dje, teksa autobusi me të paktën 12 pasagjerë po udhëtonte nga Chouliaka për në Sandia.

Mes viktimave janë tre mësues dhe shoferi, sipas policisë.

Aksidentet rrugore me fatalitet janë të shpeshta në Peru, kryesisht për shkak të shpejtësisë tej normave, gjendjes së keqe të rrjetit rrugor, si dhe mungesës së sinjalizimit dhe kontrolleve nga policia.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Transportit, në vitin 2023, 3316 persona kanë humbur jetën në rreth 87172 aksidente rrugore.

Mevlani së shpejti baba, ish-pàrtnerja e demaskon: Shyqyr që kur erdhi te shtëpia ime nuk e lashë të më prekte….

Në spektaklin e një nate më parë në Big Brother Vip Kosova Mevlani zbuloi se do të bëhet shumë shpejt baba. Partnerja e tij u fut brenda në shtëpinë e “Vëllait të madh” dhe i dha Mevlanit lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël.

Por, të gjithë e dimë që një ndër historitë e dashurisë më të komentuara të banorit të Big Brother Vip Kosova ka qenë lidhja e tij me Livia Brungan, një lidhje e cila pavarësisht se ka pasur ulje-ngritje, ata gjithmonë e gjetën rrugën për t’u rikthyer te njëri-tjetri.

Pasi Mevlani mori lajmin e ëmbël, një reagim nga ardhur dhe nga ish-partnerja e tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo ka treguar se natën kur ai u bë pjesë e shtëpisë, i ka dërguar një mesazh Livias ku i thoshte që e donte.

“Shyqyr që kur erdhi tek shtëpia nuk e lejova të më prekte! Urime!”, thotë ndër të tjera ajo.

DIMRI TE DERA/ Sinoptikania: “Shqipëria të marrë masa, do ndodhë ajo që s’ka ndodhur prej 5 vitesh”. Gjoni thotë se …

Sinoptikania Anira Gjoni në një lidhje me skype në studion e lajmeve në “Ora News” solli parashikimet e fundit të IGJEUM për luhatjet e motit në këto ditë ku dimri sapo ka trokitur.

“Java nisi me temperatura të ulëta, ku gjatë mëngjesve të së hënës dhe të martës ato ishin nën zero gradë.

Presim që nesër e pasnesër në zonat malore temperaturat të shkojnë mbi zero, nga 1 gradë deri në 13 gradë; në zonat e ulëta presim që minimalja të regjistrojë temperatura 5 gradë dhe maksimalja 19 gradë; ndërsa në zonat bregdetare minimalja presim të jetë 11 gradë dhe të shkojë deri në 18 gradë celsius.

Do të kemi një rritje graduale prej dy gradësh pas së enjtes.

Presim që në juglindje të vendit të nisin sot në mbrëmje reshjet e shiut, që do të jenë të dobëta dhe që vijnë gradualisht duke e shtuar intensitetin në dy ditët e ardhshme.

Nuk presim të kemi përmbytje dhe dalje të lumenjve nga shtratet e tyre, por duhet të jemi të përgatitur pasi po hyjmë në stinën e dimrit, dhe sigurisht që duhen marrë masa, pasi presim që ky dimër të jetë më i ftohtë dhe të kemi praninë e borës, ndryshe nga ç’jemi mësuar në këto 5 vitet e fundit, ku nuk kemi parë reshje bore”, u shpreh ndër të tjera sinoptikania Anira Gjoni.

‘Tërbohet rrjeti’! Zbυlon se kush fshihej pas mαskës së famshme të “Serialit”? (VIDEO)

Nëse sot në qendrën e rrjeteve sociale është përsonazhi Cllevio që mori vëmendje të madhe që pas sherrit me Noizyn, para disa vitesh në rrjet u bë hit “Seriali”.

Seriali ishte një personazh që për herë të parë u shfaq tek Arian Çani në “Zonë e Lirë” dhe nuk e zbuloi kurrë fytyrën e tij pasi dilte me maskë të zezë.

Tashmë në Tik Tok po qarkullon një video që pretendon të ketë zbuluar identitetin e Serialit dhe çfarë do të mendonit nëse u themi që ai është Cllevio?

Shumë perdorues të Tik-Tok bien dakord që poshtë maskës së Serialit fshihej Cllevio, por ka edhe nga ata që nuk besojnë në ngjashmërinë e tyre.