“Më ra të f/ikët, nuk kishte k okë fare”/ Babai i 8-vjeçarit: Ma νr/anë djalin në derë të shtëpisë

Vogëlushi Enio Tabaku u vra vetëm pak metra larg shtëpisë, ku një makinë me shpejtësi e përplasi atë ndërsa qëndronte në trotuar. Babai i 8-vjeçarit, Flamur Tabaku i cili organizoi edhe një protestë paqësore këtë të premte për djalin e tij, tregoi për Euronews Albania se si e mori vesh lajmin tragjik se i biri nuk jetonte më.

Ai tha se gjithë këto ditë ka qenë në një ankth të vërtetë, pasi humbja i duket e papërballueshme. Në momentin e parë ai tregon se i ka rënë të fikët kur e ka parë Enion e vogël pa jetë.

“Ankth i vërtetë. Nuk e mbaj dot veten. Të rrisësh fëmijën në këtë moshë e të vij ta shtypi tjetri në derën e shtëpisë tënde. Duhet të vërë dorë shteti te këta. E nisja mëngjes për mëngjes në shkollë. Në drekë e prisja. Ishte ditë e enjte kur ndodhi aksidenti. Ishte Hallouin, më tha do dilte, i thash hë të keqen babi anës xhades heq. E di babi më tha. Ajo buzë xhades ishte fatale. Më thanë Flamur tu vra djali. Më ra të fikët dy herë. Të shikosh fëmijën, s’kishte kokë fare. Më ka rënë të fikët dy herë”,– tha babai i 8-vjeçarit.

Ai shtoi se para 4 vitesh i ka vdekur gruaja, por e mbajti veten, ndërsa këtë herë sipas tij kjo i duket e pamundur.

Flamur Tabaku i bëri thirrje shtetit që të vendos rregulla që raste të tilla të mos përsëriten, ndërsa kërkon që fajtorët për vdekjen e të voglit të tij të marrin dënimin e merituar.

“Duhet të vërë dorë shteti, të marrë masa në maksimum. Unë dua të bëhet drejtësi. Të marri dënimin që meriton. Nëse ai person del, do marrim masa të tjera”,-tha ai.

Ngjarja që tronditi Shkodrën , policia “blindon” spitalet private, ja arsyeja

Shumë mistere mbeten ende rreth atentatit të ndodhur më 30 tetor në Dobraç të Shkodrës, ku mbetën të vrarë katër persona, dy prej të cilëve qytetarë që ndodheshin rastësisht në atë segment, Flutura dhe Bashkim Basha.

Por ndërsa ende nuk dihen se kush janë autorët apo porositësit e këtij atentati që la të vdekur Hamza Licin dhe Arlind Bushatin, të cilët mendohet se ishin dhe shënjestra, mister mbetet edhe personi i tretë që dyshohet se ishte në mjetin e viktimave.

Sipas informacioneve dyshohet se në mjet ka qenë edhe Ibrahim Lici, vëllai i Hamzait dhe një nga emrat e njohur të botës së krimit. Ky dyshim lindi pas pamjeve nga vendi i ngjarjes, ku shfaqej një djalë i ri pranë trupit të pajetë të Hamzait, i cili kishte ngjashmëri me Ibrahimin.

Por ky mbetet një dyshim, pasi policia dhe prokuroria nuk e konfirmojnë zyrtarisht. Ndërkohë nga informacionet e siguruara së fundmi, mësohet se policia krahas punës për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ka nisur edhe kontrolle në disa spitale e klinika private në Shkodër dhe në qytete të tjera të vendit, për të gjetur personin e tretë që ndodhej në mjet, i cili po ashtu thuhet se ka mbetur i plagosur nga plumbat që u lëshuan me breshëri në mjetin e Licit.

Kujtojmë se nga ekspertiza e këtij mjeti janë gjetur tre telefona, tre pistoleta dhe disa gëzhoja që ngrenë pistën se ka pasur të shtëna edhe prej tyre në drejtim të mjetit të autorëve. Po ashtu janë gjetur edhe gjurmë gjaku, që ende nuk dihen se kujt personi i përkasin.

Mori një autograf nga Ernest Muçi, tifozja e Beshiktashit shpërthen në lot (Video)

Ernest Muçi, një nga lojtarët më premtues të Kombëtares po tregon talentin e tij edhe jashtë vendit

Sulmuesi 23-vjeçar shënoi në ndeshjen e tretë radhazi me Beshiktashin, duke gëzuar gjithë tifozët që ishin në stadium, por më shumë një tifozë.

Futbollisti shqiptar pas ndeshjes i dha një autograf në fanellë një tifozeje e cila u emocionua aq shumë sa filloi të qante.

Ky moment tashmë është bërë viral në rrjetet sociale.

Luizi ‘goditi’ sot rrjetin me postimin e tij të fundit: Jam i…

Së fundmi Luiz Ejlli ka postuar një foto me një bluze në të cilën shkruhet “Jam i virgjër por kjo është një bluze e vjetër”.

Madje edhe ne InstaStoryn e tij ku shfaqet në kamera me Kiarën dhe vajzën e tij Lunën ka po të njëjtën bluze…

Rikujtojmë se kur Kiara u pyet nëse ajo dhe Luizi kanë në plan që të bëhen sërish prindër së shpejti, moderatorja u shpreh se:

Jo, jo është një dëshirë e të ardhmes patjetër.

Ndër të tjera Kiara zbuloi gjithashtu se Luna, vajza e saj e vogël ka një lidhje mjaft të veçantë me Luizin dhe se kur të dy ata kthehen nga puna ajo i pret me padurim dhe gëzohet shumë. Është një vajzë shumë sociale dhe u buzëqesh të gjithëve.

https://www.instagram.com/gazeta_shqip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fc45730e-7cfb-406b-a047-24a0e75493aa&ig_mid=F2679E35-2CED-42A8-B690-9D838BC17917

“Trekëndëshi i Bermudës” në ankth, pas Metës e Berishës kambanat e prangave të SPAK po bien edhe për Edi Ramën

Në një periudhë që po karakterizohet nga tensione të forta politike dhe një klimë të rënduar të pasigurisë, Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar për të ardhmen e saj. “Trekëndëshi i Bermudës”, përfaqësuar nga figurat kryesore të politikës shqiptare si Ilir Meta, Sali Berisha dhe Edi Rama, duket se po shikon përmbysjen e një status quo-je që ka mbizotëruar për mbi dy dekada.

Pasi Prokuroria Speciale Antikorrupsion (SPAK) hodhi dritë mbi skandalet e pasurive të dyshimta dhe lidhjet e ngushta me korrupsionin shtetëror për çiftin Meta-Berisha që po hetohen nga prokurorët specialë për disa afera, kambanat e prangave që ranë mbi dy prej emrave më të shquar të politikës shqiptare, pritet të shkundin themelet e një sistemi të ndërtuar mbi korrupsionin dhe inkriminimin në vendin tonë, ku i rrezikuari kryesor është kryeministri Edi Rama. Paralajmërimin e ka bërë dje kreu i Partisë Demokratike- Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në rrjetet sociale.

“Teatri i shëmtuar që bëhet herë në parlament e herë jashtë tij, nuk fsheh dot ankthin që ka kapur ‘Trekëndëshin e Bermudës’ nga çfarë e pret, për shkak të abuzimeve me pronat, taksat dhe besimin e shqiptarëve. Tani kambanat bien për Edi Ramën, si maja e një pushteti të korruptuar dhe të lidhur me krimin, që i shërben një pakice dhe jo qytetarëve”, shkroi dje Basha.

Mesazhi i Bashës

Por paralajmërimi i Lulzim Bashës për një “cunam” që do të përfshijë politikanët e lidhur me krimin dhe korrupsionin nuk është thjesht një kërcënim retorik, por është një shenjë e një fundi të mundshëm të një ere politike që ka ngulfatur Shqipërinë për shumë vite. Lidhjet e thella të politikanëve me botën e krimit të organizuar dhe fuqia e treguar për të kontrolluar proceset gjyqësore dhe të hetimit, duket se po bien një nga një, pasi drejtësia e re e pavarur është futur në një duel të hapur me strukturat e pushtetit.

Dhe në këtë lojë të rrezikshme, Edi Rama, i cili ka mbajtur pushtetin për më shumë se një dekadë, duket se është gjithashtu në shënjestër të hetimeve. Në një moment kur politikanët e korruptuar dhe ata të lidhur ngushtësisht me krimin po përballen me kërcënimin e drejtësisë, Shqipëria po kalon një moment të rëndësishëm për të shpëtuar nga kangjellat e së kaluarës dhe për të pasur mundësinë e një të ardhmeje më të pastër dhe të drejtë.

Por si do të zhvillohet ky “cunam juridik” i paralajmëruar nga zoti Basha dhe çfarë do të ndodhë me sistemin politik që ka mbajtur peng zhvillimin e vendit? Vetëm koha do ta tregojë, por tensionet janë të pranishme dhe kur vjen fjala për të shpëtuar politikën dhe shtetin nga kalbësira e korrupsionit, asnjë figurë e rëndësishme nuk është e paprekshme.

Reforma në Drejtësi dhe SPAK

Ndërkohë po dje, kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat nga oborri i Kuvendit ritheksoi nevojën për të mbështetur drejtësinë e re dhe në veçanti ndaj SPAK në luftën kundër pandëshkueshmërisë. Basha theksoi se ai dhe demokratët euroatlantikë e kanë treguar me fakte mbështetjen ndaj SPAK, pasi prej një viti më parë ka depozituar Kuvendin e Shqipërisë amendamente që mundësojnë plotësimin e nevojave të shprehura nga drejtuesit e këtij institucioni.

Ai më tej tha se Edi Rama pengon sjelljen në Parlament, diskutimin dhe votimin e këtyre propozimeve, sepse sipas tij, Rama dhe qeveria e tij tashmë janë në konflikt të hapur interesi me punën e përditshme të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion. “Reforma në drejtësi kaloi në vitin 2016 vetëm në saj të mbështetjes të jashtëzakonshme dhe presionit të aleatëve euroatlantikë, të cilët realizuan në Shqipëri një reformë standarde për çdo vend anëtarë të Bashkimit Europian. Tashmë në fazën e anëtarësimit, një reformë e cila synon t’i jap fund pandëshkueshmërisë dhe trajtimit të vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian si çifligje të një grushti politikanësh që pasi marrin pushtetin, nuk dinë të largohen dhe abuzojnë me besimin e qytetarëve, me fondet publike dhe me institucionet e shtetit.

Fakti është se Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion në veçanti ka provuar se kjo reformë është jetike për të goditur pandëshkueshmërinë dhe për të vënë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që kanë abuzuar me paratë dhe besimin e qytetarëve shqiptarë. Mbështetja ime dhe mbështetja jonë për reformën në drejtësi është e gjithëanshme dhe e pakushtëzuar prej momentit të zbatimit të atyre parimeve që mundësojnë një drejtësi të pavarur nga politika dhe këtë e kemi provuar me dorëzimin e një viti më parë të amendamenteve në Kuvendin e Shqipërisë, pas dëshmive të drejtuesve të SPAK-ut për të mbështetur SPAK-un me fonde, me infrastrukturë, me burime njerëzore dhe me ndryshime legjislative që mundësojnë që SPAK-u të bëjë detyrën duke vënë para drejtësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me pasuritë e shqiptarëve.

Fakti është që një vit pas këtij akti, pra jo fjalëve, por aktit, Edi Rama pengon sjelljen në këtë sallë dhe diskutimin dhe votimin e këtyre propozimeve, sepse Edi Rama dhe qeveria e tij tashmë janë në konflikt të hapur interesi me punën e përditshme të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion. Ndaj, për qytetarët shqiptarë besoj është e qartë, por dua ta përsëris edhe njëherë nga njëra anë vullnetin tonë për të ecur përpara me mbështetjen totale ndaj SPAK-ut sot dhe nesër kur ky Parlament nga votat e qytetarëve.

Dhe nga ana tjetër i bëj dhe njëherë thirrje Edi Ramës t’i jap fund hipokrizisë. Nëse ka një grimcë të vërtete në ato që thotë në mbështetje të SPAK-ut dhe reformën në drejtësi, t’i jap fund sulmeve të hapura dhe të fshehta kundër SPAK-ut dhe të sjell votim në Kuvendin e Shqipërisë një vit pasi janë depozituar nga ne amendamente të cilat ndihmojnë SPAK-un të bëjë punën e vet i papenguar nga qeveria, i papenguar nga politika e të korruptuarve”, deklaroi Basha gjatë një prononcimi për mediat nga oborri i Kuvendit.

“Lista e zezë” e Trump vetëm është shtuar për 4 vjet, kush janë “armiqtë e përbetuar” të presidentit të ri të SHBA

Gjatë fushatës së tij, Donald Trump tha në mënyrë të përsëritur se dita e zgjedhjeve në SHBA do të ishte “ditë çlirimi” për mbështetësit e tij dhe “ditë gjykimi” për kundërshtarët e tij, duke rikthyer në politikë një retorikë të mbushur me kërcënime të hapura. Mbështetësit e Trump shpesh u përpoqën t’i zbusin fjalët e tij me justifikimin se ai “nuk e kishte menduar vërtet” dhe se ishte më shumë për “mënyrën se si ai flet” sesa për kërcënimet reale. Por tani që rezultatet e zgjedhjeve dihen dhe është e qartë se Trump po kthehet në Shtëpinë e Bardhë, ka shumë që presin me ankth të shohin nëse do të ketë vërtet ndëshkim për të gjithë ata. Kush është në listën e “armiqve të brendshëm” të Trump nuk është plotësisht e qartë. Dhe kundërshtarja e tij Kamala Harris tha se Trump ka një “listë armiqsh” që ai synon të ndjekë nëse bëhet përsëri president. Ja kush mund të jetë në atë listë:

Kundërshtarët politikë

Kryesuesi midis armiqve të Trump është, natyrisht, Joe Biden. Menjëherë pasi u padit për rolin e tij në trazirat e 6 janarit, Trump tha se do të hakmerrej. Gjatë fushatës zgjedhore të 2016-ës, Trump mburrej mbështetësit e tij besnikë me idetë se ai duhet ‘të ndërmarrë veprime ndaj Hillary Clinton’ për t’i bërë asaj një kostum burgu. Është e vështirë të thuhet nëse Trump e urren më shumë Hillary Clinton apo Liz Chaney. Kjo e fundit jo vetëm që u ul në komitetin e Kongresit që hetoi ngjarjet e 6 janarit, por haptas mbajti anën e Kamala Harris. Sigurisht, në ‘listën e vrasjeve’ të Trump do të kishte një vend për kundërshtaren e tij Kamala Harris. Trump nuk e kursen as paraardhësin e tij, Barack Obama. Grindja e Trump me Adam Schiff, një kongresmen demokrat nga Los Angeles, daton që nga koha e tij në Shtëpinë e Bardhë, kështu që edhe ai do të jetë në listë. Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, është një gjemb i veçantë në krahun e Trump. Objektivi i kërcënimeve të Trump ishte edhe ish-shefi i Shtabit të Përbashkët, Mark Milley sepse ai cilësonte ish-presidentin si fashist.

Liderët e huaj

Ai do të sillte rregull edhe në vende të tjera. Kështu që Një nga të parët që mund të ndjente në lëkurën e tij se një qiramarrës i ri/i vjetër ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë është presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Edhe Justin Trudeau ka pasur tashmë një marrëdhënie të tensionuar me Trump dhe kur ish-presidenti amerikan të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, kjo mund të ketë një efekt të rëndësishëm në tregtinë, ekonominë dhe emigracionin e Kanadasë. Ndër armiqtë e mundshëm të Trump është Partia Laburiste Britanike dhe kreu i saj Sir Keir Starmer që u akuzua për ‘kontribute të huaja të paligjshme në fushatën dhe ndërhyrje në zgjedhjet tona’.

Biznesmenët dhe prokurorët

Shefat e gjigantëve të teknologjisë, prokurorët dhe protestuesit kanë një vend të veçantë në listë. Një nga më pak të preferuarit e Trump është kreu i Facebook dhe Instagram, Mark Zuckerberg . Po ashtu, Trump kishte një synim të veçantë ndaj Jack Smith, prokurorit federal që drejtonte hetimet penale në përpjekjet e tij për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 dhe keqpërdorimin e supozuar të dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga detyra. Trump synoi gjithashtu Prokurorin e Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, pasi ai bindi një juri të madhe të Nju Jorkut të ngrinte padinë e parë penale kundër një ish-presidenti amerikan.

Artistët

Dhe ndërsa lista e të famshmëve që mbështetën Trump përbëhet nga yje të dikurshëm dhe tani disi të harruar të filmi, të gjithë ata që mbështetën Kamala Harris mund të jenë në shënjestër të Donald Trump ose mbështetësve të tij, megjithëse është e vështirë të imagjinohet se si mund të dëmtojnë në të vërtetë një megastar të pasur global si Taylor Swift. Megjithatë, disa yje televizivë si prezantuesit Jimmy Kimmel dhe Stephen Colbert mund të jenë në telashe nëse Trump i dënon ata. Nëse Trump mund dhe do t’i zbatojë kërcënimet e tij, mbetet për t’u parë.

Media italiane ngre në “qiell” kardiokirurgun shqiptar: Mijëra zemra janë në dorën e tij

Enkel Kallushi është kardiokirurg shqiptar, por që profesionin e tij prej vitesh e ushtron në Itali.

Së fundmi mediat italiane i kanë dedikuar një artikull të gjatë mjekut të njohur, ku e ngrejnë më “qiell”, teksa shkruajnë se “mijëra zemra janë në dorën e tij”.

Mediat e huaja shkruajnë se Enkel Kallushi është një nga kirurgët më të mirë të zemrës në Opa, spitali “Gaetano Pasquinucci” të zemrës.

Kallushi ka lindur në Tiranë është diplomuar për mjekësi në qytetin e tij dhe më pas u regjistrua në specialistin e Kirurgjisë së Përgjithshme, gjithashtu në Tiranë. Në vitin 2000 ai mbërriti në Massa për të ndjekur një kurs masteri të organizuar në Opa. Mjeku vendosi që në atë moshë të qëndronte dhe ta vazhdonte karrierën e tij në Itali.

“Kur pashë se si kryheshin ndërhyrjet, u dashurova. Gjeta një mjedis shumë shpërblyes dhe pozitiv. E ndjeva se e ardhmja ime do të ishte këtu. Edhe pse në fillim nuk ishte aspak e lehtë,” ka thënë ai për “lanazione”.

Në 2010 Enkel u punësua nga Fondacioni Monasterio si një mjek i strukturuar në kirurgjinë kardiake të të rriturve. Deri më sot, ka mbi një mijë ndërhyrje të kryera nga duart e tij.

Çudit i afërmi i ish-banorit, e krahason Luizin me dh/unuesin Atilla dhe bën deklaratën e fortë

Shoku i Atilla Kardesh, Jetoni, ka qenë në një linjë telefonike në emisionin Kosova Today, për të folur rreth paraqitjes së Kardesh në Big Brother VIP Kosova.

Ai gjatë këtij emisioni tha se nëse Atilla do të qëndronte më tej do të bëhej Luizi i dytë i Big Brother.

“E paragjykuan shumë shpejt, se nuk arriti me e kallxu veten, të kish pas mundësi me qëndru vetëm edhe një javë dhe do ta kishte dashtë krejt Kosova”, tha ai gjatë emisionit.

Jetoni gjithashtu u pyet në studio për akuzat që janë ngritur ndaj Atillës prej kohësh tashmë.

“Jo more çfarë, me kon i rrezikshëm ai, as familja ime nuk kish qëndru me to. Atilla është shumë dijshëm është shumë djalosh”, deklaroi Jetoni, derisa mohoi pretendimet për veprat penale në Suedi.

“Për dhunë në familje në martesën e parë, kurrë s’kam dëgju. Nuk besoj që ka pasë dhunë. Ai nuk ka qenë në burg për dhunë familjare. Drenusha thotë 148 akuza i ka këtu në Suedi, po këtu e bon një vepër penale për komunikacion dhe këtu shkruhesh.“

“SHBA kërkon pavarësi”, Ngjela zbulon detajet: Ja pse nuk ka asnjë shans, që Berishës t’i hiqet “non grata” nga Trump

Spartak Ngjela u shpreh se nuk ka asnjë mundësi që Donald Trump t’ia heqë non-gratën Sali Berishës, sepse kjo ndodhi kur ai qe president në 2016-ën dhe ai nuk i kthehen vendimet e tij.

Ajo që duhet të bëjë Berisha, tha Ngjela, është të vërtetojë të kundërtën e akuzave që rëndojnë ndaj tij.

“Nuk mund të ketë tërheqje nga Reforma në Drejtësi sepse ajo është doktrinë. Ky hyrë në Parlament edhe është e njohur.

Amerikanët e duan domosdoshmërish pushtetin gjyqësor të pavarur në Shqipëri. Duan që drejtësia në Shqipëri të jetë në nivel të lartë.

Zakonisht politikat nuk ndryshojnë në Amerikë sepse janë precedente. Edhe në aspektin e Berishës nuk do të ndodhë gjë.

Motivi i Berishës për shpalljen non-grata është për korrupsion dhe për veprimtari antiamerikane. Ndaj është shumë e vështirë. Duhet të provojë të kundërtën ai që ta heqë non-gratën.

Berisha non-grata ka dalë në kohën e Trump-it. Nuk e ka nxjerrë Biden. Kështu që nuk i kthen Trump-i vendimet e tij. Kjo është pamundësi absolute”, tha Ngjela

Vajza e Ledri Vulës nuk mban mbiemrin e tij, ja detaji që ngjalli dyshime

Pas ndarjes së bujshme mes Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës, një detaj i fundit ka ngjallur diskutime në rrjetet sociale.

Në një foto të publikuar së fundmi, vajza e tyre, Poem Blu, shihet me një etiketë që mban emrin e saj, por pa mbiemrin Vula, duke përdorur vetëm Hoxha.

Ledi dhe Sara që janë edhe prindër të një vajze kanë rreth një vit që i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Poshtë e lart në media thuhej se do të kishte një rikthim të çiftit, por duket se tashmë kjo lidhje është një “kapitull i mbyllur”, pasi Ledri ka nisur një lidhje të re.