Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Artjola Toska pritet të bëhet nënë për herë të parë në moshën 50-vjeçare.
Portali Zone Vip bën me dije se Toska është në pritje të ëmbël në muajn e gjashtë të shtatzanisë.
Toska në çdo dalje televizive dhe intervistë të dhënë dhe pse shumë të rralla ka folur me emocion rreth boshllëkut që i ka shkaktuar mungesa e pasjes së një fëmije dhe mos përjetimi i ndjenjës së mëmësisë.
Por ja që mrekullitë ndodhin dhe sot është dita që këngëtarja e dashur e të gjithë brezave të festojë.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti urojmë shtatzani të mbarë dhe sa më shumë lumturi.
Ende nuk ka patur asnje reagim nga këngëtarja për ta konfirmuar nëse lajmi është i vërtetë./Lexo.al
Shkencëtarët kanë deshifruar hartën më të vjetër në botë dhe ata besojnë se ajo mund t’i çojë ata në vendndodhjen e Arkës së Noes.
Artefakti babilonas 3 000-vjeçar i ka habitur arkeologët për shekuj, por në javët e fundit, ekspertët kanë zbuluar kuptimin.
Pllaka balte u zbulua në Lindjen e Mesme përpara se të blihej nga Muzeu Britanik në 1882.
Që nga gjetja e tyre, ekspertët janë përpjekur të deshifrojnë se çfarë mund të nënkuptojnë simbolet e ngjashme me hartën e gdhendura në artefakt.
Ato kanë disa paragrafë kuneiformi në anën e pasme dhe sipër diagramit të hartës që përshkruan krijimin e Tokës dhe atë që ekzistonte përtej saj.
Gdhendjet janë quajtur ”Imago Mundi” nga shkencëtarët që thonë se tregon Mesopotaminë e Lashtë, e njohur tani si Iraku i sotëm, i rrethuar nga “Lumi i hidhur”.
Por pas më shumë se një muaji analizimi të simboleve në këto pllaka, studiuesit besojnë se ato janë referenca të qarta për tregimet në Bibël.
Ata pretendojnë se pjesa e pasme e artefaktit vepron si një çelës sekret për t’u treguar udhëtarëve rrugën që do të marrin dhe çfarë duhet të kenë kujdes gjatë rrugës.
Në një pasazh thuhet se thotë se ata që janë në udhëtim duhet të kalojnë “shtatë lega për të parë diçka që është e trashë si një enë parsiktu”.
Fjala “parsiktu” ka për qëllim të ndihmojë në shpjegimin e madhësisë së një anijeje të nevojshme për t’i mbijetuar Përmbytjes së Madhe, bazuar në shkrimet e tjera të lashta babilonase.
Një pasazh tjetër besohet se tregon një rrugë dhe udhëzime për të shkuar në “Urartu”, një vend që besohet të jetë ku një burrë dhe familja e tij zbarkuan një arkë gjigante që ata bënë, sipas poemave të lashta të Mesopotamisë – më shpesh të referuara si Arka e Noes.
Urartu, i njohur gjithashtu si Ararat, është në majën e një mali në Turqi dhe studiuesit thonë se thuhet se është vendi ku u ul arka pas përmbytjes 150-ditore.
Kjo tregon se historia ishte e njëjtë, dhe sigurisht që njëra çoi në tjetrën, por gjithashtu, se nga këndvështrimi babilonas, kjo ishte një çështje e vërtetë.
Historia biblike e Arkës së Noes ndjek nga afër versionin babilonas. Në versionin babilonas, perëndia Ea dërgoi një përmbytje në Tokë për të shkatërruar të gjithë njerëzimin me përjashtim të një familjeje.
Utnapishtim ndërtoi një arkë të madhe pasi u urdhërua dhe e mbushi me kafshë.
Gjashtë muajt që pasuan kishin përmbytje të tmerrshme që vetëm Utnapishtimi, familja e tij dhe të gjitha kafshët në arkë mbijetuan.
Me përfundimin e përmbytjeve, ata u vendosën në mënyrë të sigurtë në një nga majat e Urartu.
Tezat e vjetërsisë së Gjuhës Shqipe, prej dy ditësh kanë qenë në fokus të albanologëve, gjuhëtarëve dhe studiuesve të huaj në Akademinë e Shkencave.
Ishte studimi i publikuar një vit më parë në revistën “Science” për hershmërinë e gjuhëve indo-europiane, që riktheu dhe një herë diskutimet, por kësaj radhe i pranishëm ishte vetë autori Paul Heggarty, i cili sqaroi metodat e ndjekura mbi datimet e zhvillimeve të gjuhëve indo-europiane, ku bën pjesë edhe Gjuha Shqipe.
“Ishte një studim i madh, që na mori 7-8 vite punë. Dua të saktësoj se studimi i një viti më parë, nuk fliste vetëm për vjetërsinë e Gjuhës Shqipe, por për gjithë familjen e gjuhëve indo-europiane, që janë po aq të vjetra. Gjuha Shqipe është një gjuhë e hershme që ka vendin e saj në pemën gjuhësore dhe e veçantë nga të tjerat, një e dhënë e ditur, por me studimin që kemi bërë ne e përforcojmë këtë fakt dhe japim data të reja, për këtë gjuhë, por pa arritur të japin një shifër konkrete datimi.”
Një 25-vjeçare është dënuar me burg në Britaninë e Madhe, pasi u shpall fajtore për rrëmbimin dhe abuzimin seksual të një adoleshenteje.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2022 në Uells, kur Phoebe Pearce nisi të komunikonte me 14-vjeçaren në “Facebook”. Pavarësisht se nëna e të miturës i kërkoi që të mos i fliste më vajzës së saj, Pearce jo vetëm që nuk ndaloi, por i kërkoi asaj që të takoheshin.
Ajo e bindi adoleshenten të takoheshin larg banesës së saj, dhe arriti ta rrëmbente. Gjatë kohës që e mbante peng, ajo e përdhunoi. Në gjykatë gruaja u shfaq e penduar teksa u justifikua duke thënë se ishte e dashuruar dhe nuk qëndronte dot larg të miturës.
Ne po ju japim disa keshilla dhe duhet te kini kujdes sepse imagjinata e ha;jduteve eshte e paimagjinueshme ne kushtete e teknologjise qe ekziston tashme dhe cdo kush mund te jete shenjestra e radhes.
Ma;shtrimi mesa duket eshte shfaqur ne Spanje dhe po per hapet gjeresisht pasi edh perdorues te shumte jane ankuar.
NE Spanje eshte perhapur nje ma;shtrim qe i ben njerezit te jene shume dyshues.
Ndaj edhe “Garda Civile” njoftoi ne rrjetet sociale:Kini kujdes me mas;htruesit qe perfitojne kur ju shkoni te merrni para ne bankomate.
Nese aty del ‘NUK ESHTE KORREKTE’, ju lutem mos vazhdoni me. Arsyeja eshte se dikush mund te manipuIoje kur dalin parate, ato nuk do te dalin dhe ju me siguri do te largoheni per ndonje bankomat tjeter.
Ne kete moment keto para te ngecura mund te vi;dhen nga mas;htruesit.
Ndaj per kete arsye Garda Civile ju njofton qe te telefononi banken me telefonat qe ofrohen prane ATM.
Lloje te tilla ma;shtrimesh po sherbejne gjithnje e me shpesh per te vje;dhur shume njerez prandaj eshte shume e rendesishme te informoheni e te mos b;ien ne gr;ackene e tyre.
Një 24-vjeçar me emrin Robert.L nga Velipoja do të gjykohet në gjykatën e Tiranës për akuzën e vj edhjes, katër muaj pas denoncimit të shokut të tij.
Dorian Qoli i tha policisë se një ditë i pandehuri i kishte kërkuar çelësin e shtëpisë. “E kam shok dhe më tha që në shtëpinë ku ai jeton me qira kishte njerëz. Më kërkoi çelësin sa të hante bukë e të pushonte”.
Por pas bujarisë së shokut, 24-vjeçari është zhdukur bashkë me çelësin. Ndonëse kallëzuesi e ka telefonuar shpesh, i akuzuari justifikohej se gjendej në Kombinat dhe se do vonohej.
Në këto kushte duke qenë se nuk kishte ku të qëndronte, Doriani, mëson Gazeta Si e ka hapur derën e shtëpisë me forcë. Panorama që i shfaqur para syve ishin dhomat e boshatisura.
Në shtëpi mungonin orenditë, mes tyre lavatriçja, frigoriferi dhe soba me korrent. Siç përmendet në kërkesën për gjykim,
Doriani e ka telefonuar i shqetësuar shokun e tij duke e pyetur për orenditë, por ka marrë si përgjigje “Do t’i sjell, qetësohu”.
Policia ka shpallur më pas në kërkim të riun, ndërsa babai i tij është përpjekur ta zgjidhë çështjen duke fshehur gabimin e të birit.
Arben Leka ka kryer sakaq një hetim paralel për të birin dhe ka zbuluar se ai i kishte vje dhur pajisjet elektroshtëpiake për t’i lënë peng në një dyqan, pasi pronarit i kishte një borxh.
I ati thotë në dosjen hetimore kur policia e pyet se si i gjeti pajisjet që kishte “rrëmbyer” Roberti dhe si i kishte marrë për t’ia kthyer të zotit?
Arben Leka: U përpoqa dhe arrita të flas në telefon me tim bir. E pyeta ku gjendej dhe më tha në Sarandë kam gjetur punë të re.
Pastaj më tregoi se kishte marrë një borxh prej 200 mijë lekë tek një dyqan tek Pazari i Ri dhe se derisa ta shlyente borxhin ishte detyruar të merrte orenditë e shokut duke i lënë peng.
I gjeta 200 mijë lekë dhe i çova menjëherë tek dyqani i pengjeve dhe mora orenditë duke ia kthyer pas shokut të djalit. I kërkoj falje Dorianit, të cilit edhe djali i ka kërkuar falje dhe lutem që im bir mos t’i përsërisë më gabime të tilla.
Por pavarësisht gjestit të të moshuarit, prokuroria e konsideron babain e Robertit thjesht si dëshmitar. Fati i 24-vjeçarit u caktua nga një ekspert i kërkuar nga hetuesit, i cili vlerësoi dëmin dhe konkludoi që orenditë e vjed hura (që më pas u kthyen nga babai) kanë vlerën e 90 mijë lekëve.
Ky fakt juridiko penal sipas prokurorisë parashikohet si vje dhje, një vepër që dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
Këto të dhëna iu përcollën për gjykim të mëtejshëm gjykatës së Tiranës, që do ta gjykojë si hajdut, ndonëse në fakt ai i ktheu pas të gjitha pajisjet.
Blendi Fevziu eshte nje nder moderatoret me publike te Shqiperise. Me emisionin e tij qe ne fillimet e demokracise ka arritur te marre vemendje.
Duke pasur kete status, Fevziu hyn edhe ne kategorine e njerezve me te pasur te medias.
Konkretisht ai paguhet me pagat me te larta ne Shqiperi, per te mos thene qe eshte moderatori me pagen me te larte, te perfolur ne disa media si 40 mije euro?!!!.
Duke qene se ka punuar fort per kete dite, ai ka mundur te kete te veten edhe nje nga vilat e “Rolling Hills” ne Tirane.
Shtepia e Blendit eshte nje nder me luksozet ne Shqiperi, e pajisur me oborr te gjelberuar e me pishine.
Orendite jane nga ato me me stil, e te kombinuara aq bukur. Ne kete shtepi, ai kalon pjesen me te bukur te dites, pasi ka prane bashkeshorten dhe dy vajzat simpatike
Javën e kaluar Roveri Curiosity i NASA-s bëri një foto të një zone shkëmbore në sipërfaqen e Marsit.
Në pamje të parë imazhi shfaqte një “derë” drejtkëndëshe dhe me hije në shkëmbin e ekspozuar të planetit. Duke iu referuar pamjes, shkencëtarët e misionit thonë se është një veçori natyrore.
Sipas Sky News, imazhi i kapur nga NASA, ka shkaktuar një teori konspirative që e tregojnë atë si dëshmi të jetës aliene në planetin e kuq.
Por profesori Sanjeev Gupta në Kolegjin Imperial në Londër tha se “dera” në Mars është formuar përmes “proceseve normale gjeologjike” dhe se nuk ka asgjë të çuditshme.
“Nuk ka asgjë fare të çuditshme në imazh – këto janë vetëm procese normale gjeologjike”, tha Gupta.
Hendeku është në fakt një çarje e vogël në një shkëmb, shpjegoi një zëdhënës për Snopes, një faqe interneti për kontrollin e fakteve.
Sipas shkencëtarëve, “ka thyerje lineare në të gjithë këtë dalje dhe ky është një vend, ku disa thyerje lineare ndodhin që të kryqëzohen”.
Roveri Curiosity po vazhdon kërkimin e tij për jetë në Mars, ose të paktën për shenja se dikur ka ekzistuar jeta atje.
Këngëtari turk ka humbur gjithë pasurinë në bixhoz dhe thotë se nëse do të lindte përsëri nuk do e bënte kurrë.
Serdar Ortaç foli për pendimin e tij më të madh, e që është luajtja bixhoz.
Këngëtari Serdar Ortaç tha se është penduar më së shumti në jetë që ka luajtur në lojëra të fatit, madje tha “Nëse do të lindja përsëri, nuk do të rr ezi koja kurrë”.
Ai është bërë emri i fundit i muzikës që ka folur haptas për anën e tij të panjohur, duke u shprehur i penduar që ka luajtur bixhoz.
Këngëtari thotë se nuk mban mend kur ishte i lumtur, Ortaç ka shumë vite që lufton me sëmundjen MS.
Për dekada kanë kaluar të paditur poshtë një thesari të vërtetë. Çdo ditë, në kuzhinën ku shpesh herë bënin llogaritë për buxhetin familjar, qindra monedha floriri ndodheshin vetëm pak centimetra poshtë tyre.
Por fati nuk mund të ishte aq i beftë, dhe i shpërbleu. Pikërisht ajo kuzhinë e një shtëpie anonime në Jorkshair, në Britaninë e Madhe, në 2019 ishte në një gjendje kritike, me nevojë urgjente për rikonstruktim.
Punimet në themelet nxorën pothuajse menjëherë detajet e një qypi prej balte, ku ndodheshin 264 monedha ari, disa prej tyre të vjetra katër shekuj. Më të rejat ishin të vitit 1727, dhe studiuesit që u konsultuan më vonë mendojnë se pikërisht ajo është data kur janë groposur, për arsye të panjohura.
Me siguri dihet kush i ka fshehur, pronarët e parë të godinës, Joseph Fernley dhe bashkëshortja Sarah, që sipas historianëve ishin tregtarë të mëdhenj të zonës, kryesisht në hekur dhe qymyr.
Zbulimi i viti 2019 u duk menjëherë i rëndësishëm, dhe tërhoqi vëmendjen e koleksionistëve nga e gjithë bota, sepse një sasi e tillë monedhash, nuk është e lehtë të shitet nga privatë.
Pak ditë më parë, pronarët anonimë të shtëpisë kanë shitur në ankand thesarin për rreth 850 mijë euro, duke i ndryshuar atyre jetën.