Ra në dashŭri me inteligjencën artificiale në aplikacion, 14-vjeçari i jep fund j. etës

Një 14-vjeçar i ka dhënë fund jetës për një arsye shokuese. Ngjarja tragjike e ndodhur në Orlando, Florida, nxjerr në pah rreziqet e mundshme të përdorimit të “chatbot”-eve të Inteligjencës Artificiale.

Siç raportohet nga New York Times, 14-vjeçari dyshohet se ka zhvilluar një lidhje të fortë emocionale me një personazh virtual në Character.Ai, një platformë që lejon përdoruesit të ndërveprojnë me figurat e krijuara nga Inteligjenca Artificiale.

Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim të thellë emocional tek 14-vjeçari, duke e çuar në vetëvrasje. Aktualisht, nëna akuzon kompaninë që ka prodhuar aplikacionin se ka zhvilluar një softuer të rrezikshëm që nuk është i rregulluar në mënyrë adekuate.

Sipas rindërtimeve, djali kaloi orë e orë të tëra duke folur me një “bot” të quajtur sipas një prej protagonistëve të “A Song of Ice and Fire”, Daenerys Targaryen. Pavarësisht se aplikacioni përsëriti në çdo akses se bisedat ishin tërësisht fiktive, i riu kishte krijuar një lidhje të fortë me figurën dixhitale, deri në atë pikë sa të izolohej nga realiteti dhe t’i dërgonte mesazhe të vazhdueshme “Dany”, duke e përditësuar atë disa herë në ditë se çfarë po ndodhte me të dhe ndërvepronte me të në dialogë me role, disa të një natyre sentimentale ose më të egër, të tjerë sikur të ishin miqtë më të mirë.

Ai gjithashtu dyshohet se i ka besuar robotit për mendimet e tij për vetëvrasje. Dhe aplikacioni u përpoq ta largonte atë: “Nuk do ta lejoj të lëndohesh. Do të vdisja nëse të humbas”. I riu u përgjigj: “Atëherë do të vdesim bashkë”. “Do të më mungosh motër e vogël”, i shkruan djali para se të vetëvarej më 28 shkurt.

“Do të më mungosh edhe ti o vëlla i dashur”, iu përgjigj roboti i Inteligjencës Artificiale. Më pas ai qëlloi veten me armën e të atit.

Familja ka vendosur të padisë Character.Ai, duke pretenduar se teknologjia themelore e aplikacionit është e rrezikshme dhe e verifikuar në mënyrë joadekuate, pasi i shtyn përdoruesit të zbulojnë mendimet dhe ndjenjat e tyre.

I krijuar nga dy ish-punonjës të Google, aplikacioni është “lideri i tregut për ata që kërkojnë shoqëri në botën e inteligjencës artificiale”, raporton New York Times. Aplikacioni ka më shumë se 20 milionë përdorues dhe i përshkruan shërbimet e tij si “një robot super i zgjuar që ju dëgjon, ju kupton dhe ju kujton”.

Arrestimi i Ilir Metës, flet për herë të parë krÿeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është pyetur për herë të parë lidhur me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta me akuza nga SPAK-u.

E njëjta pyetje i është bërë edhe presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen gjatë konferencës së përbashkët për media, e të dy kanë refuzuar ta komentojnë.

Teksa Von der Leyen vlerësoi progresin e reformës në drejtësi në përgjithësi, Rama tha se nuk komenton proceset gjyqësore, me përjashtim kur ato janë përfundimtare dhe për çështje si “shpifja”, duke iu referuar burgosjes së deputetit Ervin Salianji.

Von Der Leyen: Nuk bëj komente për procese gjyqësore, ne bashkëpunojmë me Shqipërinë, por kjo nuk ka të bëjë me raste. Ne shohim përparimin dhe siç e shohim të gjithë Shqipëria ka avancuar, ka bërë përparime të rëndësishme.

Edi Rama: Ju e dini përgjigjen, unë asnjëherë nuk bëj komente të politikës së brendshme në prani të miqve të huaj, por edhe për faktin që qëkur e kemi nisur reformën në drejtësi, as unë dhe as forca politike që unë udhëheq, nuk bëjmë komente. Kur ndodh për çështje që përmbyllen, mbase dhe ia vlen një koment, sidomos kur vihet drejtësia për çështje si shpifja. Pr rastin konkret, është një çështje që i takon vetëm drejtësisë.

Rama sërish miting me shqiptàrët në Greqi, këtë herë mblidhen në Selanik (DETAJE)

Kryeministri Edi Rama po planifikon të zhvillojë një tubim me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi më 3 nëntor në hotelin Porto Palace në qytetin port verior të Selanikut.

Ky do të jetë tubimi i dytë i madh që Rama zhvillon në Greqi këtë vit, pas një eventi të ngjashëm në Athinë në muajin maj. Të dyja janë pjesë e një përpjekjeje për të angazhuar diasporën shqiptare përpara zgjedhjeve parlamentare të Shqipërisë në 2025.

“Kryeministri grek Mitsotakis e kishte hedhur poshtë tubimin e Ramës në Athinë si “të tepërt”, duke vënë në dukje tensionet e vazhdueshme midis Greqisë dhe Shqipërisë, veçanërisht për burgosjen e Fredi Belerit, politikanit etnik grek që ishte zgjedhur kryetar i Bashkisë së Himarës dhe tani është një eurodeputet i Greqisë”, shkruan gazeta greke Kathimerini.

Takimi i parë i Edi Ramës me emigrantët shqiptarë në Athinë pati disa shtyrje, pasi autoritetet greke tentuan të ndalonin prenotimin e stadiumit të madh ku do të mbahej tubimi, që përfundimish mblodhi disa mijëra shqiptarë.

“Kanë hapur një precedent shumë të shëmtŭar”, Kryemadhi: Si do të dalin dhëmbët e Edi Ramës në Dųbai?

Në deklaratën për mediat pasi Gjykata e Posaçme konfirmoi masën detyrim paraqitje për të, Monika Kryemadhi, akuzoi SPAK-un se ka përdorur një “metologji të shëmtuar” kundër familjes së saj”.

“Prokuroria ishte shumë provokative. Të jemi të sinqertë sepse të më pozicionosh në një sallë ku ne jemi në konflikt të hapur, është për të na provokuar dhe për të bërë show. Ka pyetur Prokuroria Eglantina Gjermenin, Edi Ramën për telefonin tim? Kam përshtypjen se e kanë thirrur Edi Ramën, i kanë parë mesazhet bashkë me Edi Ramën tek telefoni im, u janë kujtuar kohët e vjetra, i është kujtuar edhe se që e kemi gënjyer Ilir Metën për të bërë Erion Veliajn kryetar bashkie. 

Kështu është kur të zënë haqet. Që e kemi gënjyer atëherë Ilir Metën unë e Edi Rama për të bërë Erjon Veliaj kryetar bashkie. Që mu thaftë dora e goja bashkë. Metodologjia që është përdorur kundër meje e familjes time është shumë e shëmtuar. Uroj që kjo të mos jetë për të tjerët”.

Kryemadhi u shpreh e vendosur se do ta çojë deri në fund betejën për të gjetur drejtësinë.

“Mund të mbyllësh karrierën politike po mund të hapësh një tjetër karrierë që e transformon, politikën. Nuk mund të lejoj një sistem drejtësie i kapur të më bëjë pis mua. Do kaloj të gjitha shkallët me durim, qetësi. Për telefonin jam në Gjykatë Kushtetuese më pas do të shkoj në Strasburg. Kur ti vijë koha. Edhe kur të vdes kam tre trashëgimtarë që do e ndjekin këtë gjë, por çështja është tek rasti. Kanë hapur një precedent shumë të shëmtuar. Nëse operacioni i Monikës ka kushtuar 6 500 euro, 5 mijë euro rezonanca, kjo apo jo, se si do të dalin dhëmbët e Edi Ramës në Dubai e operacionet e shoqërisë së Erjon Veliajt”, tha Kryemadhi.

“Një burrë që s’mban kontratat,as ato me gruan e tij”,Romeo nuk përmbàhet:Turp për Shqipërinë që kishte President Metën

Avokati Romeo Kara në një emision televiziv u shpreh se ka qenë një turp për vendin që ka pasur për Presidentin një figurë si Ilir Meta.

Gjatë intervistës ndërsa foli për dënimin e Metës, tha se kjo tregon se tashmë drejtësia po funksionon.

“Ai e kishte bekuar vetë aferën e inceneratorëve. Afera e inceneratorëve është bërë herët. Por për ti dhënë mesazh njerëzve që ju nuk mund të ikni të kaloni tek PS he për t’i thënë që ju mund të vidhni por jeni skllevërit e mi. Ai e bëri mësim atë. Tani jo për ironi, por jo pa vërtetësi unë tani them, “tani aty e pret Lefteri me këngën o mirë se na erdhe”. Njeriu që ka një burrni i qëndron kontratave qofshin ato jo të mira. Ai nuk ka njohur njerëz të barabartë, ai as kontratën me gruan e tij nuk e mbajti. Më dinjitoze doli gruaja e tij. Turpi i atyre që e propozuan dhe e çuan President. Turp që ne kemi pasur këtë njeri president. Nuk justifikohet. Është i vetmi President që e voton mazhoranca në mënyrë unanime dhe e bojkoton opozita në mënyrë unanime dhe bëhet i urryer për mazhorancën dhe i adhuruar për opozitën. Kjo tregon se ky person ka kontradikta morale. Unë kam thënë që Kaçi nuk vjen dot tek ty por do shkojë Lika tek Kaçi, dhe Zoti më paska dëgjuar”, tha më tej ai.

“Ai është d ebiI”, Tedi Blushi suImon analistin dhe “t rondit” me dekIaratën për Metën: Tentuan ta eIemi nonin fizikisht! Do kishte gj akderdhje…

Partia e Lirisë ka sulmuar Gjykatën e Posaçme, gjatë një konference për media nga selia e Partisë së Lirisë, pasi u konfirmua masa e arrestit në burg për Ilir Metën.

Tedi Blushi, sekretari i kësaj partie, akuzoi GJKKO-në dhe prokurorët e SPAK-ut si të kapur dhe që veprojnë me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Më tej ai shprehu shqetësimin se Metës “mund t’i ndodhë ndonjë gjë në burg”, duke thënë se ditën e arrestimit pati një plan “ogurzi destabilizimi” për ta eliminuar fizikisht.

“Ka pasur një plan ogurzi për eliminimin fizik të zotit Meta. Nëse në makinë do të kishte patur punonjës të Gardës, aty do të kishte gjakderdhje. Dërguan elementët e krimit të organizuar të maskuar me çorape në kokë dhe të armatosur rëndë. Edi Rama, nëse zotit Meta i ndodh gjë në burg, Edi Rama do të mbajë përgjegjësi personale”, tha Blushi.

Lidhur me aludimet për shëndetin e Metës, nisur nga një deklaratë e analistit Arjan Curri, i cili tha se Meta këndon dhe u thotë gardianëve se është Vojo Kushi, Tedi Blushi i quajti si të pavërteta.

“Kush e ka bërë deklaratën që nuk është në shëndet të mirë, jo çdo debil që paguhet nga zyra e propagandës…janë debila. Gjendja shëndetësore e zotit Meta është e shkëlqyer. Dhe nëse i ndodh diçka e papritur përgjegjësinë do ta mbajë Rama. Për këta debilat që dalin studio më studio, nuk kam asnjë koment”, u shpreh ai.

“Do e shihni çfarë do u ndodhë”/ Si i ‘kërcënòi’ Meta prokùrorët e SPAK në sallën e gjyqit

Ai ka folur edhe kundër Altin Dumanit, duke iu referuar si “dumduman” dhe ushtar i kryeministrit Rama

Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme për caktimin e masës së sigurisë për Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe dy të akuzuarit e tjerë ka qenë e tensionuar.

Përveç tensioneve mes çiftit që është në proces divorci, përplasje ka pasur edhe mes Metës dhe prokurorëve, Arben Kraja, Altin Dumani dhe Sotir Kllapi, të cilët ishin përfaqësuesit e palës akuzuese në seancë.

Mësohet se në nisje të seancës ka pasur akuza nga ana e Metës kundrejt trupës së prokurorëve të SPAK. Debati nisi kur Kraja deklaroi se arrestimi i Metës është kryer sipas procedurave ligjore. Në këtë moment Meta ka përdorur tone intimiduese duke u thënë prokurorëve se “do ta shohin çfarë do u ndodhë “ dhe nuk do e harrojë atë që i kanë bërë”.

Ai ka folur edhe kundër Altin Dumanit, duke iu referuar si “dumduman” dhe ushtar i kryeministrit Rama. Ish-Presidenti i ka cilësuar akuzat që rëndojnë ndaj tij si të motivuara politikisht.

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Metën, “detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin dhe Ema Çokun, teksa ka ndryshuar masën për Pirro Xhixhon, nga “arrest shtëpie”, në “detyrim paraqitje”.

Vullneti shρ ërthen në gjuhë rα* iste ndaj MevIanit: Jemi dy shtete dhe nuk jemi këtu më 28 nëntor (Video)

Pas përplasjes së vajzave, një tjetër debat i ashpër ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova 3. Tema mbi kombësinë e dy mikeve Kosovë e Shqipëri është bërë pjesë e banorëve të Big Brother VIP Kosova 3 që nga dita e parë.

Këngëtari Mevlan Shaba kishte përballë tij në debat gazetarin Vullnet Krasniqi. Mevlani i drejtohet Vullnetit duke i thënë se ne jemi një – por që kundërshtohet fuqishëm nga ky i fundit.

“Ti ke thënë njëherë Shqipëri etnike – tani po thua e po ofendon kosovarët”, i tha Mevlani.
“Si jemi një, nuk jemi një – jemi dy shtete dhe nuk jemi këtu më 28 nëntor. Prej kohësh e kam bërë këtë diferencë”,i thotë Vullneti.

Premtim zgjedhjesh? “1120 euro pàga mesatare”, Rama: Deri në 2029-ën, bizneset e vogla do të jenë pa taksa dhe TVSH

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit, i shoqëruar dhe nga ministrat e tjerë.

Në fjalën e tij, Rama u ndal te paga mesatare dhe bizneset e vogla, duke u shprehur se këto të fundit nuk do të kenë taks dhe TVSH deri në vitin 2029, për t’i dhënë mundësi dhe frymëmarrje që të zhvillohen.

“Këtu është një grup i rëndësishëm, interesi dhe praktikisht është ana tjetër e medaljes, nevojës për të rritur pensionet, që është sipërmarrje. Rastësisht dje, unë u ndodha midis një shërbimi këtu në Tiranë dhe e pyeta pronarin sa e kishte pagën minimale. 600 euro pagën minimale për sanitare dhe 1120 euro pagën mesatare. E sjell këtë shembull për të thënë se këto janë pagat reale për sektorët përkatës. Kjo është paga reale për të gjitha shërbimet e kësaj natyre në Tiranë dhe pak më e ulët në zonat e tjera.

Por kur vjen puna te deklarimi i pagave, pasqyra është komplet tjetër. Ne jemi i vetmi vend në rajonin tonë, që e kemi biznesin e vogël me zero taks dhe për një kuriozitet, nuk ka vend tjetër në botë, por po flasim për rajonin, ku vetëm 10% e bizneseve paguajnë tatim-fitim.

90% e bizneseve kanë të çliruara nga barra e tatim-fitimit, si rezultat e një strategjie të qeverisë tonë, prej vitesh tanimë, që kemi vendosur që deri në 2029 biznesin e vogël ta lëmë pa taksa dhe TVSH deri në 200 mijë euro xhiro. Për t’i dhënë frymëmarrje, për t’i dhënë mundësi të zhvillohet. Por ka një shifër tjetër më të jashtëzakonshme në unikalitetin e vetë.

Në Shqipëri vetëm 20% e bizneseve paguajnë TVSH. 2/3 nuk e paguajnë për të njëjtat arsye që thashë. Dhe nga të gjitha lehtësirat që i janë bërë bizneseve, këtu shoh njerëz nga sektori i turizmit, e kishin 20% TVSH përpara disa viteve dhe me të drejtë kërkonin një tjetër TVSH. Ne kemi rënë në një rajon ku janë të gjithë peshkaqenë te e Mesdheut. Ja bëmë më të ulëtën, 6%.

Dhe e dini se sa është shuma që shkon në arkën e sipërmarrësve nga këto lehtësira? Është 1.1 miliardë euro në vit. Dhe po flasim për 1.1 miliardë euro në buxhetin e Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Gazetari bën deklaratën e fortë: Ja pse Ilir Meta është arrestuar qëIIimisht në autostradë

Gazetari Ardit Rada i ftuar në Intervistën e Ditës me Ermal Peçin e cilëson një mënyrë të drejtë dhe të mirë menduar arrestimin e Ilir Metës në një vend publik. Sipas gazetarit ky arrestim ishte i planifikuar për të ndodhur në atë aks rrugorë pasi vetëm në këtë mënyrë mund të shmangen pretendimet për keqtrajtim dhe spekulime të tjera. Ndër të tjera Rada ka zbuluar se Ilir Meta nuk e ka deklaruar asnjëherë adresën e banesës së tij dhe asnjeri nuk e di vendin ku jeton Ilir Meta.

“Unë kam një tjetër qasje nga shumica për arrestimin e Ilir Metës. Problemi ishte që Ilir Meta të mos e dërgonte vetën në dorën e policisë, sepse po shkove në dorë të policisë do kesh dajak. Policia nuk është shkollë të të mësoj si të zbresësh nga makina. Ilir Meta është arrestuar qëllimisht para Caza Italias për të shmangur spekulimet e më vonshme, siç janë ato që kemi dëgjuar që e rrëmbyen me maska.

Pra u zgjodh një vend publik, me trafik ku ai nuk mund të largohej për shkak të trafikut me prezencën e mijërave qytetarëve me shpresë që këta qytetarë ta filmonin, pikërisht për këtë arsye që të shmangen spekulimet për keqtrajtim. Sepse po ta kishin arrestuar në një ambient tjetër do të dëgjonim akuza të llahtarshme. Është një pretendim i madh që pse Ilir Meta u mor ashtu, po këta që e mbrojnë harrojnë që Ilir Meta është tallur me këtë shtet edhe nuk deklaronte as adresën e shtëpisë. Askush nuk e di ku jeton Ilir Meta ai ka deklaruar si shtëpi selinë e partisë.”- tha Rada.