“Jam futur në jetën e tij…”, Drini Zeqo në një lidhje dashurie me ish-banoren e “BBV”? Ja detaji që nxjerr zbuluar çiftin

Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP”, moderatori Drini Zeqo mesa duket ka nisur një lidhje të re dashurie me Dea Vierin.

Së fundmi gazetari ka qenë i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku ndër të tjera ka folur edhe për jetën e tij personale

“Thuhet se je në një lidhje me Dea Vierin” e pyeti Alesia Bami.

“Po unë e pashë Dean, ja ku është”, tha Drini, ndërsa Dea u afrua krah tij me një tortë në dorë, ku supër saj ishin ishin 2 qirinj me nurmin 20.

Ed Manushi i kërkoi Drinit që të mendonte një dëshirë, megithëse Dea tha: “Drinit i janë plotësuar të gjitha dëshirat në momentin që unë jam futur në jetën e tij”, duke shtuar akoma më shumë dyshimet.

Kujtojmë që prej kohësh në rrjet qarkulluan lajme se dyshja kanë nisur një lidhje të re dashurie me njëri-tjetrin, ndërsa nuk dihet nëse Drini dhe Dea janë në një romancë së bashku apo jo.

Tom Doshi SHERR me dy vëllezër në Velipojë, PROCEDOHET nga policia!

Biznesmeni dhe polikani i njohur Tom Doshi është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga komisariati i Policisë së Velipojës.

Autoritetet policore raportojnë se Tom Doshi është vënë nën hetim, pasi një konflikti të regjistruar pasditen e djeshme në rrugën “Ibiza”, në fshatin Rrjollë.

Mësohet se Doshi është konfliktuar për çështje pronësie me dy vëllezërit L. M., 65 vjeç dhe Prek Molla, 58 vjeç, ku për pasojë, ky i fundit ka marrë dëmtime të lehta fizike, shkruan alfapress.

Policia raporton se vijon punën për identifikimin e dy personave të tjetër të përfshirë në këtë konflikt si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Tom Doshi akuzohet për veprën penale “Demtime të tjera me dashje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës.

Njoftimi i policisë Velipojë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Velipojë, bazuar në kallëzimet e bëra nga vëllezërit L.M e P.M, proceduan penalisht shtetasin T. D., 58 vjeç, për vepren penale “Demtime të tjera me dashje”.

Mbasditen e djeshme, në rrugën “Ibiza”, në fshatin Rrjollë, Velipojë, shtetasi T. D, është konfliktuar dyshohet për motive pronësie me shtetasit L. M., 65 vjeç dhe P. M., 58 vjeç, ( vëllezër). Si pasojë e konfliktit shtetasi P. M., 58 vjeç pësoi dëmtime të lehta fizike.

Vijon puna për identifikimin e dy personave të tjetër të përfshirë në këtë konflikt si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për vepren penale “Demtime të tjera me dashje”.

PAMJET që po “çmendin” RRJETIN, reagimi i çuditshëm kur Giorgia Meloni takon Emmanuel Macron! (Video)

Reagimi i kryeministres italiane Giorgia Meloni pasi takon presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kanë bërë xhiron e rrjetit.

Meloni ishte duke përshëndetur personalitetet si mikpritëse e samitit të G7 që po mbahet në Itali.

Meloni duket formale, por sapo Macron kalon para saj, siç duket edhe në këto pamje të publikuar në rrjetet sociale, fytyra e saj ka ndryshuar.

Influencuesit e rrjeteve sociale e lexojnë pamjet e saj si një mimikë mos pëlqimi ndaj Macron.

Përveç kësaj, dy liderët u përplasën për çështjen e abortit.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se “i vjen keq që fjala mungon në tekst” dhe shtoi se “ka ndjeshmëri të ndryshme”.

Kryeministrja italiane nga ana e saj u përgjigj menjëherë, duke nënvizuar se “nuk ka asnjë arsye për të shkuar në luftë për çështjet për të cilat është arritur një marrëveshje prej kohësh”.

Më duket krejtësisht e gabuar, në kohë të vështira si këto, që disa të bëjnë fushatë duke përdorur një forum të vlefshëm si G7”, shtoi Meloni.

Përfundimisht, Meloni mbizotëroi ndaj Macron dhe u mor vendimi për të ruajtur formulimet e samitit të mëparshëm të G7 mbi të drejtat e abortit.

Diplomatët kishin bërë presion për të përfshirë një referencë për “abortin e sigurt dhe të ligjshëm” në tekstin përfundimtar të samitit, por Italia pritëse, e cila aktualisht mban presidencën e G7, refuzoi.

Franca, e cila sanksionoi të drejtën e abortit në kushtetutën e saj në fillim të këtij viti, nuk është e vetmja që i merr seriozisht të drejtat e abortit. Presidenti Biden e ka vënë abortin në qendër të fushatës së tij zgjedhore.

Samiti i vendeve të G7-ës u mblodh për një ditë, më 13 Qershor. Presidenti ukrainas përdori orët e tij të fundit në Itali për të nxitur mbështetjen për vendin e tij, një ditë pasi G7 ra dakord për një kredi të re 50 miliardë dollarë për Kievin duke përdorur fitimet nga asetet e ngrira ruse.

Rama “motivon” djemtë e kombëtares pas humbjes me Italinë, i viziton gjatë stërvitjes

Pas sfidës së humbur dje me Italinë, kombëtarja shqiptare nuk ka humbur kohë dhe ka nisur me zhvillimin e seancave stërvitore.

Titullarët priten t’i nënshtrohen një stërvitjeje rikuperuese. Ndërkohë Sylvinho ka lejuar lojtarët që pas stërvitjes të takojnë familjarët në mënyrë që të rikuperohen edhe psikologjikisht pas humbjes.

Futbollistët e kombëtares janë takuar edhe me kryeministrin Edi Rama i cili ishte sot për t’i vizituar në qendrën stërvitore në afërsi të Dortmundit.

Gazetari i sportit Arlind Sadiku ka postuar një foto krah Ramës, Armando Brojës dhe Ylber Ramandanit.

Rama "motivon" djemtë e kombëtares pas humbjes me

Zbulohen dy ekipet e “Serie A” që kërkojnë Mario Mitajn

Lazio dhe Bologna raportohet se janë të interesuar të bëjnë një lëvizje për mbrojtësin e majtë të Lokomotiv Moskës, shqiptarin Mario Mitaj.

Lazio po planifikon të shkundë skuadrën në muajt e ardhshëm nën drejtimin e trajnerit të ri Marco Baroni dhe një nga prioritetet është të marrin një mbrojtës të ri të majtë për Luca Pellegrini.

Lazio ka identifikuar tashmë një numër objektivash të rëndësishëm për verën, duke përfshirë Fisayo Dele-Bashiru të Hatayspor, Calvin Stengs të Feyenoord dhe Loum Tchaouna të Salernitana, me shpresën që të përfundojë disa marrëveshje shpejt pas hapjes së dritares së transferimit më 1 korrik.

Siç raportohet nga Gianluca Di Marzio, Lazio dhe Bologna janë duke vëzhguar nga afër mbrojtësin e majtë të Lokomotiv Moskës, Mitaj, të interesuar për të blerë 20-vjeçarin e talentuar këtë verë.

“Më pëlqeu Broja, Bajrami super! Ajeti mund të rikthehet në Serie A”

Arlind Ajeti mund të rikthehet në Serie A. Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, pjesë e Cluj në Rumani, e nisi si titullar duelin e parë në Euro 2024 kundër Italisë në “Signal Iduna Park”.

Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes që u fitua 2-1 nga të kaltrit e Spallettit, menaxheri i Ajetit analizoi disa nga performancat e lojtarëve shqiptarë në takimin e luajtur në Dortmund.

“Bajrami shënoi një gol të bukur, ndërkohë që më pëlqeu shumë Broja. Gjithashtu Gjimshiti dhe Ajeti zhvilluan një punë të madhe në mbrojtje.

Ajeti? Ka edhe një vit kontratë me Cluj, por mund të rikthehet në Serie A. Ama, ne nuk duam të nxitohemi. Do të jemi të vëmendshëm ndaj gjithë merkatos që na rrethon, raporton Supersport.

Arlindi po rimerr gjithë vëmendjen në këtë Europian. Uroj që pas ndeshjes ndaj Italisë drejtorët sportivë të jenë bindur për cilësitë e tij”, theksoi Fabrizio Ferrari.

30-vjeçari shqiptar i lindur në Zvicër, zhvilloi takimin e 26-të me kombëtaren e Shqipërisë. Ajeti ka luajtur më parë në Itali me skuadra si Torino, Frosinone, Crotone, Reggiana dhe Padova.fabrizio

I uli kokën topit në golin e dytë të Italisë, rrjeti “kryqëzon” Elseid Hysajn (Video)

Shqipëria pësoi disfatë 2-1 ndaj Italisë, në përballjen e vlefshme për Europianin.

Të shumta kanë qenë reagimet në rrjetet sociale sa i takon lojës së kuqezinjve, ndërsa nuk mund të lihet pa përmendur rasti i golit të dytë të axurrëve.

Goditja e Nico Barellës ishte mjaft e fortë, ndërsa Elseid Hysaj bën gjithçka gabim, duke ulur kokën dhe duke lejuar që topi të shkonte në rrjetë.

Tifozët nuk janë përmbajtur në rrjetet sociale, duke etiketuar si fajtor mbrojtësin e krahut.

Kuqezinjtë e Sylvinhos dy synojnë që të futen në vallen e kualifikimit në ndeshje ne radhës, atë ndaj Kroacisë vetëm pas pak ditësh.

Video Player

Aksident në Greqi. Makina përplaset me autobusin, katër të νd*ekυr

Katër persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Toxotes Xanthi, Greqi.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është futur nën autobus.

Përplasja ka qenë e rëndë, dhe pasagjerët e makinës kanë humbur jetën menjëherë.

Sipas medieve greke, 6 persona kanë mbetur të lënduar. Makina është shkatërruar plotësisht nga aksidenti, ndërsa personat që ndodheshin në të gjetën vdekjen e menjëhershme.

Bëhuni gati për temperatura përvëluese, i nxehti afrikan do të godasë Shqipërinë!

Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë nga Anticikloni Afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin gjatë gjithë javës por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare të tipit të lartë transparente të cilat do të jenë më tepër prezente kryesisht përgjatë relieveve malore.

Pritet rritje graduale e temperaturave,  të cilat do të jenë disa gradë më të larta sesa mesatarja mujore klimatike. Temperaturat pritet të shkojnë deri në 43 gradë.

Qytetet që do preken nga temperaturat e larta janë Elbasani, Shkodra, Gjirokastra, Fieri, Berati, Tirana dhe Lezha.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo fiton shpejtësi mesatare deri në 10-12m/s.

U martυa me veten, grυαja “divorcohet” pas 24 orësh: Nυk duroj dot më!

Një grua që pretendon se është martuar me veten e saj, thotë se ka nisur procedurat e divorcit pa kaluar 24 orë në shoqërinë e vetvetes.

Sofi Maure bëri bujë në mediat ndërkombëtare gjatë muajit shkurt, pasi në instagramin e saj me 500 mijë ndjekës, u shfaq e veshur me vello dhe deklaroi se do të martohej me veten.

Ajo madje porositi edhe një tortë gjigante, për të celebruar këtë moment të rëndësishëm. Megjithatë shumë nga ndjekësit iu kundërvunë duke thënë gjithçka që bënte ishte për vëmendje.

“Çfarë s’bën për klikime dhe për pak vëmendje”, i shkruajti një ndjekës, megjithatë të tjerë e mbështetën vendimin e saj.

“Sot është dita më e lumtur e jetës sime. Vendosa vellon dhe bleva një tortë, do martohem me veten”, shkruajti ajo.

Por duket se lumturia nuk ka zgjatur shumë. Pa kaluar 24 orë, 25-vjeçarja bëri një postim të dytë.

“Përditësim: Kam një ditë e martuar dhe s’po duroj dot më! Po shikoj mundësinë e divorcit”, shkroi Sofi.