U martυa me veten, grυαja “divorcohet” pas 24 orësh: Nυk duroj dot më!

Një grua që pretendon se është martuar me veten e saj, thotë se ka nisur procedurat e divorcit pa kaluar 24 orë në shoqërinë e vetvetes.

Sofi Maure bëri bujë në mediat ndërkombëtare gjatë muajit shkurt, pasi në instagramin e saj me 500 mijë ndjekës, u shfaq e veshur me vello dhe deklaroi se do të martohej me veten.

Ajo madje porositi edhe një tortë gjigante, për të celebruar këtë moment të rëndësishëm. Megjithatë shumë nga ndjekësit iu kundërvunë duke thënë gjithçka që bënte ishte për vëmendje.

“Çfarë s’bën për klikime dhe për pak vëmendje”, i shkruajti një ndjekës, megjithatë të tjerë e mbështetën vendimin e saj.

“Sot është dita më e lumtur e jetës sime. Vendosa vellon dhe bleva një tortë, do martohem me veten”, shkruajti ajo.

Por duket se lumturia nuk ka zgjatur shumë. Pa kaluar 24 orë, 25-vjeçarja bëri një postim të dytë.

“Përditësim: Kam një ditë e martuar dhe s’po duroj dot më! Po shikoj mundësinë e divorcit”, shkroi Sofi.

“O sa mirë me qenë Shqiptar”, ‘tërbohet’ Noizy, ja si e feston golin e Bajramit (VIDEO)

Të gjithë Shqiptarët sonte janë nën ethet e sfidës me Italinë fqinje. Personazhet publikë por jo vetëm tashmë i kanë sytë nga kombëtarja shqiptare. Të shumtë janë politikanë, artistë, sportistë të cilët ndodhen në “Signal Iduna Park” ku po e shohin direkt ndeshjen me Italinë.

Këngëtari Rigels Rajku i njohur me emrin e artit si Noizy sëbashku me pjesëtarë të tjerë të grupit OTR ndodhen gjithashtu në tribunën Vip në Dortmund.

Por këngëtarin si tifoz të zjarrtë nuk e kishim parë kurrë më parë.

Ja si e ka festuar ai golin e Nedim Bajramit në minutën e 24.

VIDEO

https://www.instagram.com/reel/C8P1vg2onrq/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=990&rd=https%3A%2F%2Fwww.lajme.al&rp=%2Fo-sa-mire-me-qene-shqiptar-terbohet-noizy-ja-si-e-feston-golin-e-bajramit-video%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1907%2C%22ls%22%3A577%2C%22le%22%3A1877%7D

Ndër më të kritikuarit te goli i Italisë, Hysaj merr vendimin e papritur

Shqipëria u mposht dje në debutimin në EURO 2024 nga Italia me rezultatin 2-1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin kuqezinjtë me Nedim Bajramin që shënoi pas 23 sekondash lojë, duke hyrë edhe në histori si lojtari që ka shënuar goli më të shpejtë në historinë e europianëve.

Por Italia brenda pak minutash përmbysi gjithçka.

Në fillim ishte Bastoni që barazoi shifrat, dhe pak minuta më vonë Barrela shënnoi golin e fitores për italianët.

Ishte pikërisht goli i mesfushorit të Interit që ngjalli pakënaqësi tek tifozët dhe opinioni sportiv që fajësuan më së shumti mbrojtësin e Kombëtares, Elseid Hysaj.

Në momentin e gjuajtjes së Barrellas, Hysaj përkulet pak por mjaftueshëm sa topi të kalojë drejt rrjetës.

Pikërisht për këtë veprim të Hysaj, tifozët nuk ja kanë kursyer kritikat mbrojtësit që luan në Serie A.

Por Hysaj pas këtyre kritikave ka ndërmarrë një veprim të papritur.

Hysaj ka mbyllur çdo rrjet social të tijin.

EURO 2024/ Ndeshja ndaj Italisë, UEFA nis procedim disiplinor ndaj Shqipërisë

UEFA ka nisur hetim disiplinor për Shqipërinë pas ndeshjes ndaj Italisë të cilën kuqezinjtë e humbën 2-1.

Hetimi disiplinor ndaj Shqipërisë, ka nisur për pushtimin e fushës nga një tifoz dhe hedhje të sendeve të palejuara në fushën e blertë.

Gjithashtu UEFA po heton edhe për ndezjen e fishekzjarrëve nga tifozët kuqezi si dhe për banderolat me mesazh provokativ.

Kush ishte tifozi që ndërpreu ndeshjen mbrëmjen e kaluar: Kisha vënë bast me…

Shqipëria mbrëmë zhvilloi ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian 2024 kunder Italisë.

Ndonëse “Kuqezinjtë” ne vetëm 23 sekonda lojë pas golit të shënuar nga Nedim Bajrami, ata nuk ia dolën ta menaxhojnë mirë epërsinë e krijuar.

Italia arriti që ta përmbysë rezultatin duke shënuar dy gola me anë të Alessandro Bastonit dhe Nicolo Barellas për të “rrëmbyer” tri pikët.

Sidoqoftë, një ndër momentet që mori vëmendjen gjatë kësaj ndeshje ishte momenti kur një tifoz hyri në fushë dhe bëri që ndeshje të ndërpritej për disa minuta.

Tashmë është mësuar se tifozi që ka hyrë në fushë është shqiptar i Kosovës dhe banon në Skenderaj.

Sami Rexhepi ishte personi që arriti ta evitojë sigurimin dhe të hyjë në fushë për disa minuta duke i përshëndetur disa lojtarë.

Rexhepi tashmë ka treguar arsyen që fshihet prapa këtij veprimi që bëri bujë në rrjetet sociale.

”Kam vënë bast me djalin tim. Kjo ka qenë arsyeja”, ka thënë Rexhepi.

Përndryshe, Shqipëria do të rikthehet në aksion sërish të mërkurën, ku kësaj radhe do të ketë kundërshtar Kroacinë.

Ε rëndë/ Automjeti ρërplaset me autobusin në Greqi, v*esin 4 të rinj, mes tyre një shqiptar

5 të rinj kishin udhëtuar nga Halkida për në Ksanthi për të marrë pjesë në seminarin e një fabrike industriale.

Në mbrëmje, pasi ishin argëtuar, ata ishin nisur për të shkuar në Nesto, ku të nesërmen do të shkonin në plazh.

Automjeti me targa ZTA – 1004 ka hyrë në sens të kundërt në rrugën Ksanthi – Kavalla dhe në km 11 është përplasur me autobusin me targa AHP – 5909 të kompanisë “Spyros kai Xristos Tasios OE”, i cili për koicidencë transportonte punonjës të fabrikës ku kishin shkuar të rinjtë.

Nga përplasja e fortë, automjeti është ndarë në mes dhe pjesë të tij kanë fluturuar deri në 150 metra larg.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 udhëtarë të automjetit.

Konkretisht drejtuesi i mjetit, shtetasi grek Georgios Oikonomidis 26 vjec si dhe pasagjerët Diana-Ana-Maria Bobu 28 vjec nga Rumania, Georgia-Maria Mastori 22 vjec nga Greqi e Neldian Serjani 27 vjec nga Shqipëria. I plagosur rëndë ka mbetur pasagjeri i pestë i mjetit, Nikolaos Metoxiatis 22 vjec nga Greqia.

Nga përplasja e fortë janë plagosur lehtë edhe drejtuesi i autobusit dhe 3 pasagjerë mes të cilëve shtetasja shqiptare Pranvera Filja 39 vjec nga Elbasani.

Pasurίa përrallοre e vajzës së Berishës, Argita dhe manουrat me shifrαt

Nje veshtrim mbi pasurinë e deklaruar nga Argita Malltezi në vitin 2005, sapo u kthye nga Kosova.

Në listën e gjatë të pasurive, renditen 6 apartamente, 1 vilë në bregdet, 1 dyqan, 3 mijë metër tokë, 2 makina luksoze dhe 7 llogari bankare. Nëse i llogarisim, vlera totale shkon në rreth 750 mijë dollarë.

“Vlera, e marrë së bashku me dy makina të blera 58 mijë dollarë dhe 5 mijë dollarë dhe euro respektivisht, shkon 746 500 dollarë.

Diferenca mes të ardhurave prej 1 051 000 e vlerës aktuale të pasurisë prej 746 500 dollar është mëse dukshme” u shpreh Argita Malltezi.

Sipas vetë deklaratës që zonja Malltezi ka firmosur, të ardhurat e saj dhe të bashkëshortit nga puna në UNMIK dhe PNUD shkojnë 805 mijë dollarë, dhe jo 1 milionë e 51 mijë dollar.

Për këtë mospërputhje, Argita Malltezi është treguar e kujdesshme për të sistemuar shifrat.

“Dhe këtu për efekt të llogarive do të fus dhe kredinë që kam marrë për blerjen e një apartamenti me një vlerë prej 150 mijë euro.

Nga ana tjetër, të gjitha këto po të mblidhen, duke konvertuar dhe kredinë time në dollarë, dalin në një vlerë prej 1 051 000 dollarë” u shpreh Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës

Pra, nëse zbret edhe kredinë të ardhurat shkojnë rreth 820 mijë dollar, diçka më tepër se të ardhurat e deklaruara prej 805 mijë dollarësh. Nëse të gjitha të ardhurat janë shpenzuar për pasuritë e deklaruara, mbetet e paqartë se me çfarë të ardhurash kanë jetuar nga viti 1999 deri në 2005.

“Nuk mbaj mend në jetën time një njeri, ose një politikan që të ketë ardhur nga brenda apo jashtë me atë pasuri të Bashës apo vajzës së Sali Berishës” u shpreh Ilir Yzeiri, Analist/TCH

Janë me mijëra dokυmente, që e υërtetojnë që Çamëria e Ήimara ishin shqiptarë në mesjetë

Çamëria e Himara ishin shqiptarë në mesjetë, historiani Pëllumb Xhufi nuk ka asnjë dyshim. Janë me mijëra dokumente, që e vërtetojnë këtë.

Në veprën e tij voluminoze “Arbërit e Jonit, Vlora, Delvina e Janina në shekujt XV-XVII”, ky është një fakt i kryer. Në çdo dokument të huaj, nga Vlora në Prevezë, thërriteshin shqiptarë e flisnin shqip.

Dje, në sallën “Aleks Buda”, historiani Pëllumb Xhufi prezantoi veprën e tij, me të cilën fitoi Çmimin “Çabej”, akorduar nga Akademia e Shkencave. Një vepër e mbështetur nga Instituti i Albanologjisë dhe botuar nga “Onufri”. Përpara një auditori studiuesish e historianësh, Xhufi bëri një ekspoze të punës së tij disavjeçare, duke vënë në dukje se sa shumë dokumente ka për historinë e Shqipërisë, por që fatkeqësisht nuk shfrytëzohen.

Të tilla janë arkivat e Venedikut, që sipas tij janë një thesar i vërtetë. “Arbërit e Jonit” shtrihet në një periudhë kohore mes shek. XV-XVII dhe ofron një informacion të gjerë mbi jetën e shqiptarëve në këto treva. Jetën politike, ekonomike, kulturore, pushtimin osman dhe marrëdhënien me Perëndimin.

Xhufi evidenton rolin e luajtur në ngjarjet historike të atyre shekujve nga shqiptarët e Labërisë, të Himarës, të Delvinës e të Çamërisë. Fushata ushtarake, beteja e kryengritje shpeshherë të panjohura mbushin e pasurojnë njohuritë e deritashme për historinë e së ashtuquajturës “Shqipëri e Poshtme” në shek. XV-XVII.

Ngasja për t’u marrë me këtë periudhë dhe këtë hapësirë, duket se ka qenë e hershme për historianin, por gjetja e një dokumentacioni të pasur e bëri atë realitet. “Nxitja për këtë vepër ka ardhur për të sjellë diçka të re në fushën përkatëse, konkretisht në periudhën e Mesjetës, në të cilën shihja zbrazëtira.

Këtë zbrazëti, sidomos në trevat e jugut, e kemi hasur që herët, që në periudhën kur unë isha student. Zbrazëtira që vinin edhe nga premisa konceptuale, po t’u referohemi edhe kolosëve austriakë të mesjetës shqiptare, të cilët kanë bënë një punë të lëvdueshme, kanë botuar një korpus prej dy vëllimesh me dokumente mesjetare, kanë bërë edhe vepra, monografi, studime, artikuj, por për ta Shqipëria mesjetare vete deri në Vlorë. Kjo përkon edhe me pozicionin politik që kishte Austro-Hungaria në fund të shek. XIX dhe fillim të shek. XX.

Kur Austro-Hungaria erdhi në Shqipëri gjatë Luftës I Botërore u shtri deri në afërsi të Vlorës”, thotë Xhufi, teksa shton se edhe albanologë të tjerë të shquar kanë marrë si objekte studimi zonën e Shkodrës e të Vlorës.

“Dyzimi im ka ardhur në vitet e studimeve, që përkuan me dy momente të rëndësishme: botimin e korpusit të dokumenteve veneciane nga Giuseppe Valentini, një korpus me 24 vëllime, i cili për herë të parë e shtrin vështrimin në të gjithë habitatin jugor të shqiptarëve, duke sjellë dokumente me rëndësi që në shek. XV, për të cilat ia vlente të shkruaje.

Një tjetër nxitje më ka ardhur nga një profesor i imi, Giuseppe Schiro, me origjinë arbëreshe, i cili kishte gjetur një kronikë të divulguar në gjuhën greke që qe botuar në vitin 1974, një histori e shqiptarëve në zonat e jugut, në Delvinë, Çamëri etj.”. Edhe pse kishte dokumente të bollshme, sërish nuk ishin të mjaftueshme për të kapur të gjitha aspektet e jetës së arbërve të Jonit gjatë mesjetës.

“Nuk dëshiroja të ishte thjesht një histori politike, por të përfshinte të gjitha aspektet, ekomomike, kulturore, të institucioneve, të feve, madje diapazoni u hap edhe më tepër, duke pasur në dorë një dokumentacion venecian”. Dokumentacioni i përdorur përbëhet nga 33 dosje voluminoze.

Historia ka qenë gjithnjë nën shërbimin e politikës dhe ideologjisë e, me sa duket, kjo ka shërbyer jo vetëm në hartimin e saj, por edhe përkthimin e dokumenteve. Gjatë punës studimore, Xhufi vuri re se në dokumentet e përkthyera në gjuhën greke, kishte deformime termash.

“Fatkeqësisht, rreth 20 dokumente janë botuar në gjuhën greke. Kërshërinë time e shtoi edhe fakti që në këto dokumente në gjuhën greke, ndesha në disa gjëra, që më shtynë të dyshoja dhe të shihja origjinalin venecian.

Ndeshja shprehje si kryengritësit epirotë, krerët epirotë. Nga eksperienca ime këta terma zhduken në mesjetë dhe doja të dija nëse ishte e vërtetë që përdorej termi epirot në dokumentet veneciane. Dhe më doli se kisha të drejtë. Nuk ishte e vërtetë. Në rastet kur përdoret epirot, origjinali e ka shqiptarë.

Me këtë dua të them edhe se sa i rëndësishëm është kontakti me dokumentet origjinale. Dhe nëse kam bërë një punë të vlefshme është raporti im me këtë dokumentacion venecian”, thotë Xhufi, sipas të cilit në Venecia ka një minierë të jashtëzakonshme. “Unë jam e bindur se historia e Shqipërisë nga shek. XV-XVIII do të ribëhej nëse do të kishim mundësi të sillnim ato dokumente.

Vetëm në një fond unë arrita të shoh rreth 100 regjistra, por janë 1140 regjistra, vetëm në një fond. Dhe fondet me interes për Shqipërinë janë mbi 20 dhe kanë nevojë të shkohet të punohet në mënyrë sistematike, të programuar, me grupe pune, që do të dojë vite”. Sipas tij, ne kemi studiues të rinj që e njohin latinishten, që mund të merren me qëmtimin e dokumentacionit të vlefshëm për historiografinë shqiptare.

Dokumentet që ka shfletuar Pëllumb Xhufi, nuk lënë asnjë shteg për manipulime. Habitati shqiptar sipas tyre shtrihet deri në gjirin e Prevezës. Kësisoj, debatet për Çamërinë, e aq më shumë Himarën, janë të ezauruara tashmë. Xhufi e ka thënë edhe më herët se

“Nuk kam gjetur asnjë dokument venecian, spanjoll… që të thotë se Himara është greke”. Për veprën e tij, ai ka marrë në shqyrtim “pjesën e bregut të Jugut që i përkiste habitatit shqiptar, që shtrihet nga Vlora, afërsisht deri në Gjirin e Prevezës, e cila në të gjitha periudhat e Mesjetës ka përbërë një etnitet të veçantë gjeopolitik, dikur si provinca e Epirit të Vjetër, në antikitetin e vonë, më tej si Nikopoli, në periudhën osmane si Sanxhaku i Vlorës, i cili jetoi rreth 50 vjet dhe kishte shtrirjen nga Vlora, Berati deri poshtë në Gjirin e Prevezës, për të shkuar në periudhën e Ali Pashë Tepelenës që nyjën kryesore të territoreve të tij e kishte në këtë shtrirje gjeografike.

Pra, ishte një etnitet i veçantë, i cili ka pasur shkëmbime ekonomike, tregtare etj.”, territoret shqiptare kanë shërbyer herë si urë, e herë si hendek për Perëndimin. Për Perandorinë Osmane ishte porta për në Perëndim. “Gjatë periudhës që unë kam marrë në studime në shek. XV-XVII, kjo është një nga zonat më nevralgjike të atij kufiri që Perandoria Osmane vuri me Perëndimin.

Që këtu Perandoria Osmane tentoi të çajë drejt Perëndimit për të pushtuar Italinë në Jug, nga Vlora në 1481, ku patën një farë suksesi me pushtimin e Otrantos dhe po prej këtij territori u nisën ushtri dhe flotat osmane për të pushtuar bastionet e fundit të Venedikut si ishulli Korfuzit apo ishujt e Jonit. Është një periudhë e mbushur me ngjarje të mëdha si lufta e Lepantos, me rezonancë të jashtëzakonshme në këtë trevë, që dokumentet e fillimit të shek.

XV e njohin si Shqipëria e poshtme. Lufta veneto-osmane, pastaj lufta për pushtimin e Kretës. Për të gjitha këto ngjarje ky territor ka shërbyer si një prapavijë, ku venecianët, të interesuar për të ruajtur korridorin në detin Adriatik, donin të ngrinin vatra rezistence të popullsisë shqiptare që t’i krijonin probleme Perandorisë Osmane, në mënyrë që ajo të mos e përdorte flotën e saj në frontin e Kretës apo të Danubit, në Veri me austrohungarezët, por t’i mbante të gozhduara në këto territore”, sqaron Xhufi.

Histori sulmesh, tërheqjesh, pushtimesh e shkatërrimesh. “Është një histori politike e mbushur me ngjarje, personazhe, kryengritje, luftëra, me emra e data (historia kjo është) dhe mendoj se ka ngjarje të cilat trajtohen për herë të parë, si pushtimi i Vlorës nga venecianët në 1690, në kohën e luftës së Kretës dhe ripushtimi i kështjellës së Vlorës dhe Kaninës rreth 6 muaj më vonë.

Për këtë kam shfrytëzuar një dosje, ku përshkruhet me hollësi të habitshme edhe historia e kështjellës tetëkëndëshe, e cila nuk ekziston më, hedhja në erë, shkatërrimi i saj. Dhe kapitulli mbyllet me venecianët që tërhiqen duke parë nga deti si hidhet në erë kështjella. Por historia nuk mbaron këtu. Në një nga kërkimet e mia të mëvonshme, në një dokument zbulova se kështjella e Vlorës dhe e Kaninës u rindërtuan nga turqit pas 10 vjetësh.

Po kështu, edhe Kalaja e Butrintit, e cila merret dhe rimerret nga venedikasit dhe turqit dhe që rezulton të jetë ndërtuar nga turqit”. GJUHA SHQIPE Edhe pse jo e dokumentuar, ishte e sigurt se në këto troje flitej shqip. “Në aspektin kulturor jemi në një zonë, ku ndryshe nga Veriu shqiptar, nuk kemi të dhëna për kultivimin e gjuhës shqipe. Të dhënat flasin për një identitet shqiptar gjithsesi, sepse shqiptarët në këto dokumente shoqërohen me etiketën shqiptar. Fshati shqiptar, shqiptari, shqiptari Gjon etj.

Ajo që është interesante është që faktori i gjuhës te të huajt është shumë i fortë edhe në Jug. Ne e dimë nga historia e gjuhës shqipe që përmendja e parë e gjuhës shqipe është një dokument i vitit 1285 në afërsi të Raguzës, ku në një proces gjyqësor një tregtar thotë: ‘Dëgjova në mal një zë që bërtiste në gjuhën shqipe’.

Në Jug kemi të dhëna të tjera që shqiptarët flisnin gjuhën e tyre, gjuhë nga e cila identifikoheshin kryesisht. Për gjuhë të shkuar kemi një të dhënë në vitin 1590, kur Mbretëria e Napolit interesohej shumë për këtë trevë. Në krye të këtij rrjeti që vinin nga Napoli, në Himarë kryesisht ishte Jeronim Kombi. Ai ishte një shqiptar, nga ata të emigracionit shqiptar në Qipro, i cili kishte kaluar në Itali. Për këtë personazh, dokumenti napolitan thoshte se ishte caktuar si shef i rrjetit në Shqipëri, sepse di të flasë dhe të shkruajë shqip.

Për fat të keq, ai ka lënë edhe letra të shkruara, por ato janë në gjuhën italiane. Pastaj dihet se në fillim të shekullit XVIII kemi një aksion të Patrikanës për të fituar pozitat në këto treva; Himarë, Delvinë, Çamëri, për të ngritur shkolla greke dhe forcuar kisha. Frekuentuesit kanë qenë edhe shqiptarë, por nuk mund të flasim për shkolla shqipe”, shprehet historiani, Pëllumb Xhufi.

Lajmi fundit: Ngjarje e rëndë, djaIi e ha BABAlN dhe…

Një ngja/rje e rë/ndë ka ndodhur në një nga lagjet periferike të Beogradit, më konkretisht në Glogonjski, ku i biri ka ng/rënë babain e tij për shtatë ditë me radhë.

Sipas mediave atje, i riu kishte pro/bleme të pra/pambetjes men/dore.

Lidhur me rast/in, policia u sinjalizua nga fqinjët, të cilët kishin ten/tuar për disa ditë të lidheshin me të moshuarin,

por në pamundësi dhe në kushtet kur nga apartamenti dilte një erë e keqe, u detyruan të njoftonin forcat e rendit.


Pasi hynë në banesë, policët gjetën co/pa të tr/upit të të moshuarit si edhe djalin e tij që fshihej në një pjesë të banesës duke qenë shumë i tr/embur dhe i përhumbur.

Dyshohet se ak/ti i kan/ibal/izmit ka ndodhur pasi djali me pro/bleme nuk ka patur çfarë të hajë

pasi i ati kishte vde/kur duke u detyruar që të kon/sumojë pjesë të tr/upit te babait.

Nuk e kishim lMAGJlNUAR kυrrë,ja ku ka fiIIuar punë Sofia,pasi e SHKARKOl Arian Cani

Romina Alku ka vendosur të kthehet përgjithmonë në Shqipëri.

Paraditen e sotme ajo ka publikuar foto teksa tregon se ndodhet në Gjykatë.

Nga pamjet ajo duket mjaft e gëzuar, çka përjashton mundësinë se ajo gjendet atje për ndonjë probIem.

Mos vallë ajo ka filluar punë në këtë institucion?

Në fakt pas qëndrimit në Shqipëri u hamendësua se bukuroshja do të rikthehej në ekran, por ja që planet e saj paskan qenë të tjera.