Përse u tradhtuan shqiptarët?

Prej një gjysmë shekulli të gjithë ne kemi mësuar se Shqipëria u shpall mbretëri për shkak të ambicies së shfrenuar për pushtet të Ahmet Zogut.

Ky mendim ka vazhduar edhe për gati 33 vite pavarësisht se studimet janë divulguar prej marshit politik.
Po përse ne ende kemi këtë përfytyrim?
Si qëndron e vërteta?

E gjitha rrëzohet prej një vështrimi sinkretik të historisë së sistemit politik të vendit, një histori politike e cila ende na mungon.
Qeveria kombëtare e Ismail Qemalit, të paktën deklarativisht, u njoh nga disa prej Fuqive të Mëdha.

Po Shqipëria vetë çfarë ishte në vështrimin e këtyre fuqive? Republikë? Monarki?

E vërteta është se Fuqitë e Mëdha, pikërisht më 1913, kur pranuan deklarimin e pavarësisë së Shqipërisë, vendosën ta njohin shtetin më të ri të Ballkanit si një shtet monarkik. Dhe kjo është një nga arsyet pse Ismail Qemali dha dorëheqjen. Ai mori udhët e mërgimit politik sepse pikërisht bashkëluftëtarët e vet e akuzuan se e kishte shpallur Shqipërinë të pavarur për t’u kurorëzuar vetë si mbret.

Vetëm një vit më pas Fuqitë e Mëdha ishin ato që sollën në Shqipëri një princ dhe e shpallën Shqipërinë një principatë të trashëgueshme, një monarki të rrudhur.
Kjo është arsyeja përse viti 1913 përmendet gjithmonë si një vit i mbrapshtë për Shqipërinë. Këtu morën shkas dhe shumica e fatkeqësive të saj;
Paqëndrueshmëria e sistemit politik.
Varësia prej fqinjëve të saj shovinistë.

Forca e madhe e presionit të të huajve cinikë dhe indiferentë ndaj fatit të saj dhe copëtimi i thellë i territoreve të saj.
Konferenca e Ambasadorëve në Londër projektoi një status të çuditshëm për shtetin shqiptar. Një projekt me paradokse të forta konceptuale. Edhe autonom, edhe sovran. Edhe autonom, edhe neutral. Edhe sovran, edhe nën kontrollin ndërkombëtar.

Çfarë ishte ky sistem për shqiptarët dhe trojet e tyre tashmë të vjedhura edhe ndërkombëtarisht?
Ku ishin miqtë e saj? Dhe përse ata ishin tradhtuar kaq rëndë?

Nocioni i principatës që të huajt futën për ne parakuptonte një filiacion me monarkitë evropiane. Dhe ky ishte një projekt i mirë në letër sepse parashihte zgjedhjen e një princi nga Fuqitë e Mëdha.
Një sistem gjyqësor ku të huajt do të ishin ata që do të luanin rolin vendimtar, duke nënkuptuar se nën rregullimin e statusit të Shqipërisë gjithçka do të procedohej mbi bazën e një parimi ndërkombëtar.

Po ai kombëtar ku gjendej në projekt?

Rrugës e vërteta do të qe ndryshe. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit që u vendos në Vlorë nuk e njohu as formalisht qeverinë e Ismail Qemalit. Ai u konsiderua një faktor ‘lokal’, i barasvlefshëm me faktorë të tjerë, siç ishte p.sh., qeveria e Esad Pashës në Durrës apo qeverisja ushtarake ndërkombëtare në Shkodër. Dhe me këta faktorë do të mund të bashkëpunohej deri në zgjedhjen e princit.

Ishte ky Komision që sabotoi dhe kundërshtoi çdo aksion kombëtar të qeverisë së Vlorës duke çuar deri në dorëheqjen e Ismail Qemalit.
Kurthet që ju ngritën shqiptarëve pas kësaj ishin të njëpasnjëshme. Shqipëria ishte e vogël. Elita politike ishte gërrnjare dhe pa asnjë traditë shtetformuese. Nisur nga kjo fqinjët që i rrinin asaj pas për të përfituar gjithçka prej dobësisë së tyre realizuan për qejf gjithçka për të bërë të mundur të merrnin në dorë fatet e një kombi si shqiptaria.

Në vitet 1924 autoriteti më i lartë i shtetit ishte Këshilli i Lartë, me katër anëtarë, që përbënin kryesinë e shtetit. Ata mbajtën ndryshe dhe një titull qesharak; çerek-mbretër. Këshilli i Lartë ishte një krijesë e Kongresit të Lushnjës. Një përpjekje për t’i treguar Fuqive të Mëdha në një moment të rrezikshëm për shtetin shqiptar se klasa politike shqiptare gjithsesi po respektonte zgjedhjen që ato vetë kishin bërë. Kjo zgjidhje u konceptua si një gjë e përkohshme, derisa të vendosej forma e regjimit.

Gjatë gjithë periudhës deri tek shpallja formale e monarkisë (1928) Shqipëria kishte si institucionin më të lartë herë një “këshill shteti”, herë një “kryesi shteti”, e cila në fakt kryente funksionet e një sovrani polikratik pa kurorë.
Ishin të njëjtat Fuqi të Mëdha që ndryshimin formal të formës së regjimit nga republikë në monarki e pritën me një indiferencë spektakolare. I vetmi që kundërshtoi mbretin Zog në nismën e tij ishte themeluesi i Turqisë republikane M. Ataturk.

Në ç’sistem jetojmë?

Kjo pyetje e poetit filozof Lasgush Poradeci drejtuar shkrimtarit Ismail Kadare në thelbin e vet, nuk është një çështje kërshërie poetike por një prej nyjave kyçe që ka kushtëzuar fatin historik të popullit shqiptar prej themelimit të shtetit kombëtar e këtej. Tronditjet e herëpashershme në sistemin politik, përmbysjet, marrja e pushtetit me dhunë, revolucionet popullore, luhatjet dhe pasiguritë, zig-zaget si dhe shumë paqartësi të tjera, janë shkaku themelor që Shqipëria e ka kaluar shekullin e vet pa e tejkaluar Rubiconin e saj.

Pse e hoqi Berisha 29 nëntorin në 1992-in?

Me daljen e dokumenteve gjermane, por edhe britanike, sot nuk ka asnjë dilemë për ditën e fundit të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Materialet e publikuara prej vitesh nga historiani Mareglen Kasmi, nga arkivat gjermane janë pasuruar edhe me të tjera burime.

Historiani Romeo Gurakuqi, publikoi një material të gjatë në faqen e tij në Facebook, i cili është i marrë nga arkivat britanike.

Profesor Gurakuqi, i cili në qëndrimet e tij ka qenë mjaft kritik ndaj Luftës Nacional Çlirimtare dhe rolit të PKSH-së, gjithsesi thekson se Shkodra u çlirua më 29 nëntor 1944 dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim tashmë.

Në fakt nuk ka pasur asnjëherë një dyshim real historik. Edhe Padër Zef Pëllumbi në librin e tij epic “Rrno për me tregue” thekson se më 29 nëntor në Shkodër erdhën forcat partizane.

Po përse atëherë në Shqipëri kemi 33 vjet që zhvillohet një debat i pambarimtë mbi ikjen e gjermanit të fundit? Kjo sepse PD-ja sapo erdhi në pushtet më 22 mars 1992, ndër vendimet e para që mori ishte shfuqizimi i 29 nëntorit si Dita e Çlirimit dhe caktimi i datës 28 nëntor, si festë e përbashkët edhe e pavarësisë dhe e Çlirimit.

Një kaos që solli një ndarje të madhe në shoqëri, e natyrisht politizoi të gjithë historinë e vendit. Duke futur në një amulli të gjithë mendimin shkencor dhe qëndrimin logjik mbi një nga zhvillimet më të rëndësishme siç ishte lufta antifashiste.

Europa e sotme, e jo vetëm ajo, është krijuar nga fryma antifashiste e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, pjesë e të cilës ishte edhe Shqipëria.

Heqja e 29 nëntorit nga ana e pushtetit të Sali Berishës nuk se u bë duke u konsultuar dhe gjetur një zgjidhje akademike të çështjes, meqë bëhej fjalë për një vulë shkencore.

Njerëzit që dolën kundër datës 29 nuk ishin gjë tjetër veçse politikanë të PD-së, ose personazhe që më pas u quajtën historianë thjesht sepse u emëruan nga partia në akrivat e shtetit, apo studiues autodidaktë, si doktorët që shërojnë kancerin me fara e gjethe në studion e Çanit.

Mbrëmë, në Shkup, në televizionin Alsat Maqedonia, dha një intervistë profesor Neritan Ceka, i cili në më pak se 50 minuta sqaroi thjeshtë e saktë të gjitha dilemat historike që ka në Maqedoni në lidhje me Ilirët, sllavët, por edhe historinë e re të shqiptarëve.

Me argumente të betonuara në punën e tij shumëvjeçare në arkeologji, prof Ceka dha një nga intervistat më të mira, që asnjë televizion i Tiranës nuk ja ka kërkuar.

Pasi këtu në vend që të thërrasin njerëzit që kanë një jetë që merren me shkencën e historisë, thërriten arkivistë e qeflinj arkivash, të cilët këtë punë e kanë me mide, e madje marrin përsipër të quajnë banditë e kaçakë figura të rëndësishme historike, për të cilët nuk kanë folur në të njëjtën mënyrë ata që kanë një jetë mbi dokumente e materiale arkeologjike e arkivore.

Megjithatë, kjo është tjetër gjë. Sepse thelbi qëndron pikërisht tek politika. Pse e hoqi pushteti i Berishës 29 nëntorin?

Kur një pjesë e rëndësishme e pjesëmarrësve në Luftën Nacionalçlirimtare ishin edhe përkrahësit e parë të Partisë Demokratike. Kishte edhe partizanë që u bënë anëtarë dhe përfaqësues forumesh të PD-së.

Heqja e datës së çlirimit, krijoi një përçarje të madhe në vend. Sa u kthye edhe në kauzë politike. PS mbrojti fort 29 nëntorin, e organizata e veteranëve u kthye një strukturë gati politike pranë PS-së siç është edhe sot.

Edhe pse PD vendosi 28 nëntorin si datë çlirimi, gjatë pushtetit të saj, dita e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe luftës së kryer nga partizanët pothuajse humbi çdo kuptim e përkujtim. Duke e zëvendësuar me përvjetoret dhe dekorimet e personazheve që kishin qenë në krahun e pushtetit fashist dhe nazist në Shqipëri.

Ideja ishte e qartë, që me 29 nëntorin, të hiqej një simbolikë politike e së majtës në vend, e kështu politika të zëvendësonte atë simbolikë me të tjera. Por kjo nuk kryhet me urdhër, apo vendim politik, siç nuk bëhet me dekorime politike rivlerësimi i figurave të diskutueshme në histori.

Në vende të civilizuara, këtë debat e kryejnë akademikët dhe intelektualët. Gabriele D’Annunzio, shkrimtari e poeti i madh Italian jo vetëm që ishte një përkrahës i fashizmit, por edhe pjesë e rëndësishme e strukturave politike nën 20 vjeçarin që drejtoi Musolini. Po ashtu edhe poeti i njohur amerikan Ezra Paund etj etj. Vlerësimin e tyre nuk e ka bërë pushteti politik antifashist i ardhur pas Luftës së Dytë Botërore në Itali, por njerëzit e shkencës dhe të letrave.

Sot në Itali, kryeministre është kryetarja e një partie që origjinën e ka nga neofashistët e Movimento Sociale Italiane. Si Giorgia Meloni, ashtu edhe drejtuesit e partisë së saj nuk marrin pjesë në festimet e 25 prillit, ditën e Çlirimit të vendit nga fashizmi. Madje këtë e thonë hapur, duke mbajtur qëndrimin e tyre kritik ndaj 25 prillit, atyre që e mbështesin dhe bëhet një debat i zjarrtë në mediat italiane. Por nuk i ka shkuar asnjëherë në mendje partisë së Melonit që të heqë me vendim parlamenti Ditën e Çlirimit.

Edhe në Shqipëri, do të ketë gjithmonë një pjesë që e sheh me sy krejt tjetër, madje edhe të ashpër çlirimin e Shqipërisë nga nazizmi, partizanët, pushtetin që erdhi më pas etj etj. Ky debat sipas të gjitha gjasave nuk do të përfundojë ndonjëherë. Palët janë të ndara, siç u nda bota me thikë në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. E në Shqipëri, pasojat ishin edhe më tragjike, e ka logjikë një ndarje e madhe. Pushteti që erdhi pas rrëzimit të komunizmit, detyrën e kishte që të pajtonte e zbuste traumat e diktaturës, e jo të hapte të tjera.

Siç dhe ndodhi, por që politikisht humbi PD e Sali Berisha. Të cilët bënë kundër edhe të gjithë ata pjesëtarë të Luftës Nacional Çlirimtare që ju bashkuan opozitës, me shpresën e një pushteti demokratik. Elektoralisht, PD, me heqjen e 29 nëntorit i dhuroi të majtës një komunitet politik që thuajse nuk ka ndryshuar prej atëherë.

Blushi tregon “aventurën”, rrugës për Prishtinë: Më gjobitën 300 mijë lekë në Kukës. Dhe Batonin. Në Kosovë më ndaluan, por kërkuan që të…!

Ben Blushi ka rrëfyer “aventurën” e tij teksa ishte nisur nga Tirana për të shkuar në Kosovë. Në një postim në Instagram ai rrëfen se është ndaluar nga policia në Kukës dhe ka marrë 300 mijë lekë gjobë të vjetra, pasi është kapur mbi shpejtësinë e lejuar.

Ndërkohë, teksa kthehej nga Kosova në Tiranë, është ndalur edhe nga policia e Kosovës, por këta të fundit, edhe pse ka qenë mbi shpejtësinë e lejuar, nuk i kanë vendosur gjobë, por i kanë kërkuar që t’u japë dy libra me nënshkrim.

Reagimi i plotë:

KU NDRYSHON SHQIPËRIA ME KOSOVËN

Sot shkova në Prishtinë. Kalova Kukësin. Më ndalon policia. Maste shpejtësinë. Me radar. Isha me 144 km në orë. Shpejtësia e lejuar ishte 60 km. Më vunë gjobë. 300 mijë lekë. Të vjetra. Pse kaq shumë? Ne vëmë shumë gjoba. Sa shumë. I vumë dhe atij. Kujt?Baton Haxhiut. Sa i vutë? 40 mijë. Të vjetra.

Pse kaq pak? Na erdhi keq. Mora fletën e gjobës. U futa në makinë. Filloi shiu. U nisa. Kalova Prizrenin. Më ndalojnë prapë. Policia e Kosovës. Kishin radar. Isha me 129 km në orë. Lejohej 110. Polici afrohet. Hapa xhamin. Më kërkoi patentën. Ia dhashë. Shkoi te makina e tij. Policja tjetër ishte bjonde. Verifikuan patentën time. U kthye te unë. Më tha. Më jep një libër.

Dola nga makina. Hapa bagazhin. Mora dy libra. Romanin “KOMPLOTI”. Nënshkrova dy autografe. Një për policin. Tjetrën për policen. Frynte erë. Rregullova flokët. U nisa. Arrita në Prishtinë. Kisha 300 mijë lekë më pak. Asnjë libër. Mbarova punë. U ula për drekë. Hëngra dy supa. Me perime. Ishin të nxehta. U ktheva. Nuk frynte më erë. Nuk binte shi. Nuk kishte polici. Eca shpejt. Asnjë gjobë. Arrita në Tiranë. Qesha shumë./m.j

Pagesa për rrugën Thumanë-Kashar do të jetë 2.52 euro, do të fillojë në ditët në vijim

Ditën e djeshme, u krijuan radhë të mëdha në rrugën e re Thumanë-Kashar, e cila filloi testimin e pagesave për të kaluar në 21 kilometrat e ndërtuara përmes koncesionit.

Pagesa u hoq pas amullisë së krijuar me trafikun.

“SUKSESI” QEVERITAR – “Trau” shkakton trafik në Thumanë – Kashar, radha e automjeteve i kalon 10 kilometra
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE), sqaroi sot se kompania ka kryer në segmente të ndryshme kohore, testime të kufizuara të sistemit të pagesës, për të kolauduar sistemin dhe aftësinë përpunuese të stafit.

Publiku do të njoftohet paraprakisht për datën dhe orarin e fillimit të pagesës, tha Ministria.

Pagesa për këtë aks është 2.1 euro pa TVSH, ndërsa pagesa finale për ata që do të kalojnë rrugën, përfshirë TVSH-në është 2.52 euro.

“Pagesa për kalimin në këtë aks do të jetë 2.1 euro pa TVSH, ose ekuivalenca e saj në lekë sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, në datën e fillimit të operimit të sistemit të pagesës”, thuhet në njoftim.

Ministria tha se ky aks rrugor, u hap përpara afatit për t’i dhënë frymëmarrje qarkullimit dhe për të lehtësuar trafikun në akset e veriut, si dhe për të ndihmuar qytetarët që qarkullojnë në këto akse.

Aksi Thumanë-Kashar 21 km, është autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km në orë. Për ndërtimin e saj u përdor forma e koncesionit me financim privat për 35 vjet.

Të ardhurat e për të gjithë periudhën e koncesionit me gjithë TVSH llogariten 1,6 miliardë euro.

Vlera e investimit është 271 milion euro, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës, Ky segment është pjesë Korridorit Adriatiko -Jonian.

Nga viti 2024 deri në vitin 2031 kompania private fitimin e ka të garantuar, pasi është parashikuar që në rast se do të ketë një rënie të nivelit të të ardhurave, buxheti i shtetit do subvencionojë humbjen dhe nga buxheti i shtetit janë vënë në dispozicion 22.8 milionë euro garanci.

Thumanë-Kashar, është aksi i dytë në vend pas asaj të rrugës së Kombit, që bëhet me pagesë. Po ashtu, me pagesë do të jetë kalimi edhe në tunelin e Llogarasë.

Mosmirënjohja/ Eli Malaj tregon prapaskenat e këngës që Besi i dedikoi Xhensilës

Këngëtarja e njohur shkodrane, Eli Malaj, ishte e ftuar në një emision televiziv ku mori shumë mesazhe të bukura nga miqtë e saj. Mes tyre edhe Bes Kallaku, i cili shprehu një konsideratë të lartë për të.

“Je yll bote! Je më e mira në botë! Të hëngsha zemrën!”, tha Besi në videomesazhin e dërguar.

E pyetur për bashkëpunimin e tyre, “Mosmirënjohja”, Eli tha se kushdo të ishte do të kishte dalë një produkt po aq i mirë. Ajo shtoi se ishte moment i keq për Besin, por rasti i tij mund t’i kishte ndodhur kujtdo.

“Unë mendoj që ishte situata e tillë që deshi, s’deshi, jo që isha unë, por kushdo të ishte këngëtar në atë pjesë, do të ishte kënduar dhe do të ishte pëlqyer, por qëllova unë dhe mbase janë bërë të gjitha elementët e mirë bashkë. Unë mendoj që kushdo të ishte, edhe po mos të isha unë, ishte momenti i keq i Besit, por si Besi janë shumë, si Besi mund të isha unë, por qe momenti i keq, por i doli ndoshta në faqe a nuk e di, diçka e tillë.

Janë shumë si Besi, në tërë botën kështu që ai nuk është i vetmi. Historitë janë të ngjashme në tërë botën. Qëlloi që është i njohur, Besi është djalë i mirë, është djalë me botë, mbi të gjitha e ka zemrën e mirë. Kur e ke zemrën e mirë, gjithçka është mirë. Situata të këqija kemi gjithmonë”.

Plani për resortin në Sazan/ Rama: Kemi nevojë për superluks, si shkretëtira për ujë

Në një prononcim të shkurtër për “Financial Times”, kryeministri Edi Rama, ka folur sa i takon planeve për Sazanin të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit amerikan Donald Trump, në Shqipëri, i cili u shpreh se vendi ynë ka nevojë për luksin, ashtu si shkretëtira për ujë.

“Ne kemi nevojë për super luks, ashtu si një shkretëtirë ka nevojë për ujë”, u shpreh ai.

Gjithashtu, ai ka bërë edhe dallimin nga projekti që i është propozuar Beogradit, projekt që ka nxitur edhe atje reagime të shumta.

Rama tha se ndryshe nga Serbia, ku plani u propozua nga ish-i Dërguari Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në vendin tonë, propozimi u bë nga vetë Kushner.

Kujtojmë se në ishullin e Sazanit, synohet ndërtimi i një projekti madhor ku përfshihet një resort luksi.

Krim i rëndë në familje/ Burri vret gruan dhe fshehu vdekjen për disa muaj

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 43-vjeçar ka vrarë partneren e tij përpara disa muajsh dhe ka zhdukur trupin. Por vrasja nuk është zbuluar menjëherë pasi Igor Sollai, me profesion transportues, pas vrasjes ka zhdukur trupin e Francesca Deidda.

Pas kësaj ai ka marrë telefonin e partneres dhe e ka përdorur, për të shuar dyshimet tek të afërmit se 42-vjeçarja kishte ndërruar jetë.

Askush nuk ka ndonjë informacion për Françeska Deidda që nga 30 maji atëhere kur është bërë edhe denoncimi, ndërsa pas zbulimit të rastit ende nuk ka asnjë shenjë për trupin.

Mëngjesin e sotëm, gjyqtari hetues i gjykatës së Cagliarit vuri në fuqi arrestimin e bashkëshortit të saj, Igor Sollai, me urdhër të Prokurorisë.

Ai është nën hetim për vrasje të rëndë dhe fshehje të një k*fome, e tani ndodhet në burg në Uta. Edhe pse trupi i gruas së tij nuk u gjet, policia mblodhi një sërë të dhënash të rënda faji ndaj autorit.

Zhdukja e Francesca Deidda, u raportua në fund të majit nga vëllai i saj në stacionin e policisë San Sperat. Hetuesit i konsideruan menjëherë të mundshme shenjat e vetëvrasjes dhe të largimit vullnetar dhe u përqendruan në marrëdhënien me bashkëshortin e saj, i cili dha versione me mospërputhje të ndryshme për ditët para zhdukjes së gruas.

Në rrëfimin e tij drejtuar policisë, menjëherë pas raportimit për zhdukjen e gruas së tij, Igor Sollai ia kishte faturuar zhdukjen asaj, duke e konsideruar një vendim vullnetar.

“Ajo donte një periudhë reflektimi, prandaj nuk denoncova zhdukjen”, tha ai për të justifikuar zhdukjen, sipas “Corriere Della Sera”.

Gjatë hetimeve, u gjet se telefoni i gruas ishte përdorur, ku ndër ta ishte edhe mesahzi dërguar punëdhënësit të saj, ku i raportonte “jepte dorëheqjen”.

Policia zbuloi se pas zhdukjes së 42-vjeçares, Sollai përdori telefonin e gruas së tij, duke i bërë miqtë dhe të afërmit të besonin se ajo ishte ende gjallë, në përpjekje për të bindur të gjithë se zhdukja ishte vullnetare dhe lidhej me përfundimin e marrëdhënies së tyre.

Në telefon burri vetëm shkëmbente mesazhe, pa dhënë kurrë mundësinë e një bisede telefonike.

“Historiani”: Avni Rustemi krijoi një organizatë terroriste, frymëzues për të vrarë…

Erald Kapri, një personazh që ka studiuar për gazetari, ku nuk shkëlqeu asnjëherë, prej disa vitesh ftohet në panele televizive dhe prezantohet si historian, vetëm pse ka vajtur një vit në Britani për të bërë një master.

Dhe më pas, falë anëtarësimit në PD dhe financimeve nga Agron Shehaj, filloi të shfaqej si historian nëpër emisione televizive.

Së fundmi, i ftuar në një të tillë, ka thënë se disa figura historike janë ngritur në piedestal edhe pse veprimtaria e tyre ka qenë e diskutueshme.

Kapri përmendi Avni Rustemin, i cili sipas tij pasi u përdor nga qeveria për të vrarë Esad Pashën, erdhi në Shqipëri dhe krijoi një organizatë politike terroristë, që si mjet kishte edhe vrasjen e njerëzve.

“Figura të diskutueshme historike janë ngritur në piedestal, Avni Rustemi për shembull. Ka një moment të veçantë, u përdor nga qeveria e Tiranës e ’20-ës iku dhe vrau Esat Pashën në Paris, është e diskutueshme duhet ta bënte apo jo.

Vjen këtu dhe krijon një organizatë e cila ishte një organizatë terroristë politike që si mjet kishte edh vrasjen e njerëzve.

Ishte frymëzuesi për ta vrarë Ahmet Zogun i pari, ishte një person që terrorizmin politik e kishte pjesë të ideologjisë së vet. Ky person është i diskutueshëm, nuk mund të ngremë në piedestal figura të tilla”, tha Kapri.

Ndoshta ka të drejtë në ato që thotë, por ta prezantosh një personazh të tillë si historian, vetëm pse ka parë disa arkiva në Britani, është fjalë e madhe, që vetëm në Shqipëri ndodh.

V.αjza shqiρtare: I fe jυαri është “kοt fαre” në sh. trαt, kυrse unë dυa që të më…

Një vajzë e fejuar ka pakënaqësi për jetën seksuale që i ofron partneri i saj. Vajza thotë që djalin e dashuron, ama mungesa e kënaqësisë në marrëdhënie intime po e bën të dyshojë për jetëgjatësinë e kësaj fejese. Kjo është historia e rrëfyer .


“Disa ndoshta edhe do të më paragjykojnë, ama ky është kthyer në një problem serioz për lumturinë time.

Jam një vajzë e re e lindur në Pukë, por jam rritur në Itali. Jam e fejuar prej vitesh me një shqiptar, të cilin e dashuroj.

Por i fejuari im ka probleme në shtrat. Nuk më kënaq as mua as veten. Kështu ka qenë që në fillim, por unë nga dashuria që ndjeja e pata anashkaluar.

Ama tani që na afrohet vendimi për martesë, kur e kujtoj sa kot është seksi me të, e sa kot është ai në shtrat, jam në dilemë.

Gjysma e jetës është në dhomën e gjumit, e kështu siç jemi ne as fëmijë rrezik nuk do të arrijmë të konceptojmë.

I kam kërkuar disa herë të kërkojmë këshillim ose të vizitohet sepse nuk arrin t’më bëjë gjë, por ai nuk pranon, në rregull jam thotë.

Madje më fajëson se unë nuk e dashuroj, kur në fakt unë nga dashuria po më nxihet jeta e më ikën rinia pa shijuar këtë akt normal për këdo.

Kam pretendime në këtë aspekt. Vetëm debatojmë dhe vetëm zihemi. Kur pajtohemi, sa shkojmë prapë është një tmerr dhe sërish zihemi për javë të tëra. Kështu nuk po më shtyhet më.

Çfarë duhet të bëj? A duhet të ndahem? Se ai nuk pranon të vizitohet…”, shkruan ajo.

RRËFlMl i 29 υj. ècaręs: “Ja si ràshë në DASΗURl me ΒURRlN e m.àrtυar”…

Unë jam 29 vjeç dhe i da;shuri im është 34 vjeç. Për herë të parë u takuam gjashtë vjet më parë kur isha në një martesë me

personin që në atë kohë ishte pa;rtneri im. Kisha rastin ta shikoj atë në sallë dhe pashë në këtë njeri diçka të mrekullueshëm. 

Kur a pashë atë, be;fasisht gjithçka dhe të gjithë të tjerët u larguan nga mendja e ime, përfshirë edhe të da;shurin tim.

Ai më pa se unë po shikoja atë derisa po ecja. Kështu, ai erdhi tek unë, më sh;trëngoi dorën dhe më tregoi emrin e tij. Pasi shkova në shtëpi, menjëherë ia dërgova ftesën për miqësi në facebook dhe ai më pranoi.

Por ne nuk komunikuam asgjë, sepse atëherë unë kisha një person tjetër që isha në Iidhje. Pas katër viteve, kur marr;ëdhënia ime me partnerin tim ishte theIIësisht e pak;ënaqur dhe dëshiroja t’i jepja fund dashurisë më të, papritmas më erdhi një tekst në facebook.

Ai ishte personi që në dasmë ma sht;rëngoi dorën, i cili më shkroi se kishte ardhur në dasmë vetëm për të më parë mua.

Isha e be;fasuar, por nuk mendova shumë për këtë derisa më në fund e ndërpreva Iidhjen më ish të da;shurin. Pastaj fillova të flisja me këtë djalë çdo ditë.

Ai arriti të më bind që një natë të dal më të. Ne e pu;thëm atë mbrëmje teksa ai më rr ëzoi në sht;rat. Kurse, natën e dytë b;ëmë marr ëdhënie sek suaIe.

Por, pas kësaj marr ëdhënie, ai nuk më kontaktoi më në facebook për një javë të tërë. Unë fillova të mendoj se ai nuk po më donte më. I shkrova për të pyetur se cili ishte probIemi.

Ai më tregoi se ishte i ma;rtuar, por që ishte das;huruar me mua në shikim të parë. Unë që atëherë nuk mund të ndërpres dot Iidhjen më atë edhe pse është i ma;rtuar, kështu që Iidhja e jonë ende vazhdon.

Se ksi me të është i jash;tëzakonshëm. Ne kemi provuar shumë herë për t’i dhënë fund kësaj Iidhje, por që nuk po arrijmë ta zgjasim ndërprerjen më shumë se një javë.

Unë nuk e largoj dot atë nga koka ime. Ai thotë se e do gr;uan e tij, por më do ndryshe dhe kjo vetëm po e rrë;non atë.