Qëllohen me armë dhe mbahen peng gazetarët e “Fiks Fare”/ Reagon menjëherë AMA

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve të Fiks Fares, të cilët ishin duke xhiruar pamjet nga gërryerja e paligjshme që po ndodhte në lumin Zezë të Niklës, në qarkun e Durrësit.

Përmes një reagimi zyrtar, AMA dënon ushtrimin e dhunës fizike dhe verbale të reporteres dhe kameramanit. Sipas tyre, ngjarja e cila ndodhi në një pronë publike buzë lumit, ishte akt i papranueshëm dhe goditës për lirinë e fjalës.

AMA kërkon hetimin e detajizuar të këtij rasti si dhe nxit autoritetet ligjzbatuese që të zbardhin plotësisht dhe sa më parë rrethanat e ngjarjes, si dhe kërkon që personat përgjegjës të dalin para drejtësisë.

Njoftimi i plotë:

“Pamjet e transmetuara të mërkurën në mbrëmje (08.02.2023), në emisionin investigativ “Fiks Fare” në televizionin Top Channel, janë shumë shqetësuese për lirinë e ushtrimit të profesionit nga një grup xhirimi që hetonte një rast paligjshmërie në afërsi të Niklës në qarkun e Durrësit.

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA dënon ashpër ushtrimin e dhunës verbale dhe fizike që shkoi deri dhe përdorimin e armës së zjarrit për frikësimin e reporteres dhe kameramanit, si akte të papranueshme dhe goditëse për lirinë e fjalës. Aq më tepër që ngjarja ndodhi në një pronë publike, buzë lumit, ku një grup personash kryenin aktivitet të paligjshëm me pretendimin se ishin në “pronën” e tyre.

AMA pret me padurim hetimin e detajizuar të këtij rasti të rëndë, duke nxitur autoritetet ligjzbatuese që të zbardhin plotësisht dhe sa më parë rrethanat e ngjarjes, si dhe personat përgjegjës të dalin para drejtësisë”-thuhet në reagimin e AMA-s.

Rasti i rëndë u bë publik mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ të Top Channel, ‘Fiks Fare’. Pasi u faktua nga media gërryerja e paligjshme e lumit dhe marrja e materialeve inerte në lumin Zezë në Nikël të Krujës, gazetarët janë përballur me persona me armë të cilët qëllonin drejt dronit.

Togeri shqiptar në Turqi rrëqeth me detajet: Nuk ka më shpresë për jetë të gjalla(Video)

Togeri Grei Malo u shpreh se nuk ka më shpresë që të nxjerrin njerëz të gjallë nga rrënojat e tërmetit tragjik që goditi mëngjesin e të hënës Turqinë.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania ai tha se po bëjnë maksimumin që të nxjerrin trupat nga rrënojat, por punën e tyre po e vështirësojnë moti i ftohtë dhe lëkundjet e herë pas hershme të tërmetit.

“Po hapen tunele, është afruar ekipi përkatës me pajisjen që dëgjon valë të ndryshme në mënyrë që të afrohemi sa më shumë tek njerëzit që mund të jenë gjallë. Nuk ka shpresë.

Po bëjmë maksimumin që t’u japim ndihmë personave të prekur nga tërmeti. Jo më larg se mbrëmë ka pasur lëkundje, dhe rreth orës 4 të mëngjesit pati një goditje rreth 5,2 ballë. Lëkundjen po vështirësojnë punën e ekipeve të kërkim –shpëtimit. Temperaturat mbrëmë kanë qenë -12 gradë”- tha ai.

Ήοroskoρi për ditën e sόtme, e enjte 9 shkυrt 2023

DASHI

Në dashuri do të ishte më mirë të mos zvarritesh një histori që po rezulton se nuk ka bazë për të vazhduar. Në punë do të ishte e rëndësishme të vlerësoni projektet e reja, në të ardhmen.

DEMI

Do të ishte më mirë të shmangni diskutimet me të lindurit në shenjën e Akrepit dhe Ujorit, në këtë ditë. Për sa i përket punës, përpiquni të kuptoni se cilat janë nevojat tuaja.

BINJAKËT

Të dashur Binjakë, emocionet e bukura janë rrugës në dashuri dhe nga fundjava e ardhshme dashuria më në fund do të jetë në gjendje të lulëzojë. Në punë qëndroni larg polemikave. Ndonjëherë ju duhet të bëni edhe gjërat që nuk ju pëlqejnë.

GAFORRJA

Fundjava e ardhshme në dashuri do t’ju shohë si protagonistë të mëdhenj. Në punë, nga ana tjetër, ndiheni gjithmonë të pakënaqur dhe po ashtu, sikur keni pranuar shumë kompromise.

LUANI

Në dashuri jeni shfaqur pak nervoz, por do të ishte më mirë të shmangni krahasimet. Në punë jeni në pritje të përgjigjeve sa i përket mundimit, që do vijnë. Mjafton të bëni pak më shumë durim dhe do të shihni që gjithçka do të funksionojë. Me pak fjalë, mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon ashtu siç dëshironi.

VIRGJËRESHA

Të gjithë beqarët do të kenë mundësi të bëjnë takime të reja dhe interesante. Në punë duhet të jeni super të organizuar, edhe nëse ka vështirësi me kolegët apo eprorët. Ndoshta ndonjëherë ju duhet t’i mbani gjërat për vete dhe të mos thoni gjithçka që keni në mendje.

PESHORJA

Ka pak shpërqendrim në dashuri edhe sepse me siguri po mendoni për diçka krejtësisht tjetër. Nga ana tjetër, në punë vijnë lajme por mund të ketë ende pengesa për ngjitjen tuaj profesionale.

AKREPI

Nëse hapni zemrën për të tjerët do të shihni se nuk do të mungojnë emocionet. Për sa i përket punës, Saturni është në një aspekt të shkëlqyer dhe ju ndihmon gjithashtu me projekte të reja.

SHIGJETARI

Në dashuri ka ardhur koha për të bërë një zgjedhje të rëndësishme. Në punë, megjithatë, do të përballeni me zgjedhje po aq të rëndësishme për të ardhmen. Mund të arrini gjëra të mëdha dhe në fund do të shihni që gjithçka do të funksionojë. Mjafton të bëni pak durim.

BRICJAPI

Në dashuri, nëse keni diçka për t’i thënë partnerit tuaj, bëjeni menjëherë. Në punë, megjithatë, mos e nënvlerësoni lajmin. Mund të jetë koha për të ndryshuar ajrin dhe për të vlerësuar mundësitë e reja. Nuk mund të qëndroni të ankoruar në të kaluarën ose në zonën e zakonshme të rehatisë.

UJORI

Në dashuri duhet të jeni të duruar sepse Afërdita do të arrijë në shenjën tuaj dhe do të japë shumë. Vetëm kini pak më shumë durim. Në punë ka të reja por mos u shfaqni gjithmonë si intolerantë të zakonshëm. Mundohuni të jeni më diplomatikë.

PESHQIT

Këto janë ditë paksa të diskutueshme në dashuri, kështu që është më mirë të mos e tundni varkën. Në punë nëse jeni i ri mund të keni momentin tuaj të suksesit. Keni gjithçka që duhet për të arritur sukses.

E rëndë! Qëllohen me armë dhe merren peng gazetarët e Fiks Fare (VIDEO)

Emisioni Fiks Fare solli sonte një ngjarje të rëndë që i ka ndodhur grupit të xhirimit të këtij emisioni gjatë filmimeve për gërryerjet e paligjshme në lumin Zezë në Nikël të Krujës.

Pasi është faktuar gërryerja e paligjshme e lumit dhe marrja e materialeve inerte, gazetarët si fillim janë përballur me persona me armë të cilët qëllonin drejt dronit. Pamje të tre personave të armatosur u transmetuan në emisionin investigativ Fiks Fare. Ata duke drejtuar armët qëndronin vetëm pak metra larg grupit të xhirimit,të pozicionuar në një vend që mezi dalloheshin.

Por jo vetëm aq, ndërkohë që gazetarët xhironin kamionët me inerte që dilnin nga lumi dhe prisnin ardhjen e policisë pas telefonatës që kishin bërë me Shefin e Komisariatit të Policisë Krujë, drejtë gazetarëve shkuan dy personat e parë të cilët urdhëruan gazetarët të ikin nga aty, sepse lumi është i tyre. Është në pronë të tyre.

Pas tyre drejt gazetarëve vjen një person i maskuar, i cili tenton të marrë kamerën me xhirimet e bëra. Godet pjesëtar të grupit të xhirimit dhe i kërcënon ata me jetë. Kjo skenë ka zgjatur më shumë se 30 minuta, derisa në fund gazetarët arrijnë të largohen nga vendngjarja.

Dhe vetëm pasi janë larguar nga zona, kanë hasur patrullën e policisë, e cila është takuar me grupin e xhirimit 50 minuta nga telefonata, shumë larg vendit të ngjarjes.

Me një kërkesë të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës pas largimit nga vendi i ngjarjes, janë vënë në dispozicion të gjitha materialet bruto të xhiruara në terren./ Fiks Fare

Komentet ‘degraduese’ te Bledi Manes, vjen deklarata radhës: Dua ta puth dhe Oltën…

Gazetari Bledi Mane u fut mbrëmjen e djeshme në prime-in e Big Brother brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Që në nisje nuk kishin si të mungonin batutat dhe deklaratat e tij, herë herë të bujshme.

Kur u pyet nga banorët se kush nga vajzat i pëlqente që do dëshironte ta puthte meqë shumë prej tyre janë single, Bledi tha se nuk e kishte problem edhe të puthte gra të martuara.

Sot në mëngjes në një bisedë me Kristin dhe Oltën, Bledi i rrëfeu që kishte puthur dietologen.

“Unë as 24 orë nuk kam dhe ngela duke bërë biseda e debate, unë shkova putha atë dietologen. Mu duk se e pëlqeu.

Unë për atë punë dua të puth dhe Oltën po ka ca barriera, jo nga frika e partnerit, por duke menduar që është staturë tjetër,” tha Bledi Mane.

Arbër dhe Zhaklina ia plasin të qeshurës nga e qara me dënesë e aktores kur u largua Amos, reagon ashpër motra e Olta Gixharit ndaj opinionistëve

Largimi i Amosit primen e mbrëmshme tërhoqi jo pak vëmendje. Olta, mikja e tij, filloi të qante me dënesë.

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, motra e aktores, Gerta Gixhari ka deklaruar se më shumë përshtypje i ka bërë reagimi i dy opinionistëve, të cilët kur Olta po qante, nisën të qeshnin me reagimin e saj.

“Më erdhi shume keq për reagimi ne dy opinionistëve kur Olta po qante për largimin e Amosit nga shtëpia.

Ata nisën të qeshnin dhe nuk mu duk diçka e mirë. Të gjithë ishin fokusuar tek ajo, ishte një moment i keq.

Nuk e kuptoj se si dy njerëz mund të qeshin me një njeri që po vuan për atë gjë. Ajo po ndihej keq.

Njësoj do ishte edhe nëse kishte qenë një person tjetër. Dalja e Amosit ishte e papritur jo vetëm për Oltën, por edhe për vetë publikun.

Efi mund të qeshë sepse ajo gëzohet në raste të tilla. Ajo nuk tregohet e drejtë me vlera të tilla. Efi i ka prekur vlerat njerëzore.”- tha ajo.

E FUNDIT/ Zyrtari i Bashkisë gjendet pa shenja jete në mes të rrugës (EMRI)

Gjendet një i ri i pajetë në rrugën e Plykut në Fier. Mësohet se trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarë të rastit në anë të rrugës. I riu mësohet se është identifikuar si 34-vjeçari me inicialet E.M ndërsa dyshimet e para janë që ka ndërruar jetë si pasojë e shkaqeve natyrore.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Më datë 08.02.2023, rreth orës 17:30, në fshatin Mbyet, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale (infarkt), shtetasi E. M., 34 vjeç, banues në Kreshpan, punonjës në Bashkinë Fier.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Misioni i tij është të sulmojë Luizin, Bledi Mane trondit me rrëfimin e tij: Do kishe qejf të ishe në burg, për shkak të…

Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të madh të BBVIP ka patur 3 hyrje të reja.

Mes banorëve të rinj ka qenë dhe gazetari Bledi Mane. Duket se gazetari që në hyrje të tij ka qenë me qëllime të qarta sepse ka zgjedhur të komunikoj me një gjuhe agresive me Luizin.

Gjatë një bisede të zhvilluar në oborrin e shtëpisë, pas mesnate kur dhe është mbyllur spektakli Bledi ka qenë duke i treguar Maestros se është dënuar 3 herë më parë për falsifikim pasaportash.

Mes detajeve ai tregon se ka vuajtur dënimin e tij tek burgu “313” dhe se e ka ndarë qelinë me vrasës. Në një bisedë të tillë, Bledi nuk ka lenë pa përmendur edhe Luizin teksa i ka kujtuar kështu të shkuarën e tij.

“Unë kam qenë 3 herë në burg për pasaporta false. Tek ‘313’, e kam ndarë qelinë me vrasës. Kemi patur një brisk të vogël që qëronim fruta…

Ti do kishe qejf të ishe në burg por nuk do e perballoje dot.”- tha Bledi.

Luizi: Pse do kisha qejf?

Bledi: Do kishe, për shkak të CV sepse ndodh në jetë që provon disa gjëra…

Qeni bën sjellje të çuditshme pak para se të binte tërmeti, PAMJET bëhen virale (Video)

Një video e një qeni po qarkullon në rrjete sociale.

Kafsha bën sjellje të çuditshme pak para se të ndodhë tërmeti tragjik në Turqi.

E lehura e tij duket sikur i kërkon banorëve të largohen nga aty.

E njëjta gjë dhe me zogjtë. Një tjetër video virale tregon një tuf zogjsh që fluturojnë rrëmbyeshëm nëpër qiell.

“Do shkosh në Maldive me atë që ke jashtë?”, çfarë ndodhi mes Luizit e Kiarës: E kam seriozisht, mos po më shfrytëzon…

Kiara hapi mbrëmjen e djeshme në Prime-in e Big Brother kutinë e Pandorës, ku përveç nominimeve që futi sipas dëshirës së saj, fitoi edhe një udhëtim çift në Maldive.

Kjo e gëzoi tejmase atë vetë por edhe Luizin i cili i tha se do kthehen 3 vetë nga atje. Megjithatë ditën e sotme Luizi ka bërë shaka duke i thënë: “Mos po më shfrytëzon për lojë o Kiara?”.

“E kam seriozisht. Hajde iher të flasim përballë, mos po më shfrytëzon për të fituar këtë udhëtimin në Maldive, që as nuk do ta bësh me mua fare, por do ta bësh me atë që ke jashtë?,” tha Luizi.

Ndërkohë Kiara nuk mbajti dot të qeshurën e po ashtu dhe banorët e tjerë.