Stυhia cikΙonare godet Shqiρërinë, Lajda Porja: Zonat ku situata ρritet të jetë αΙarmante…

Stuhia ciklonare që ka përfshirë Shqipërinë, pritet që të jetë problematike për veri-perëndimin dhe qendrën e vendit kryesisht gjatë mesditës.

Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikania Lajda Porja shprehet se disa zona të vendit, do të përfshihen nga rrebeshe shiu me stuhi të forta ere.

Lajda Porja: “Dita më problematike është dita e sotme edhe pse ka nisur me vranësira, të paktën në veri pritet që nga ora në orë të kemi shtim të intensitetit të reshjeve. Parashikohet që reshjet të jenë problematike nga ora 12:00 deri në orën 16:00. Kryesisht veri-perëndimi dhe qendra do të ketë rrebeshe shiu, shoqëruar herë pas here me stuhi të forta ere. Reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave duke sjellë probleme në disa zona të veri-perëndimit, në zonat e Shkodrës dhe nën Shkodrës.

Po ashtu, Kruja, Tirana, Elbasani. Pas orës 16:00, presim të kemi shtim të intensitetit të reshjeve, kryesisht në zonat jugore, ku do të jetë Gjirokastra, Vlora, Përmeti dhe Saranda që do të marrin rrebeshe shiu, të paktën deri në orët e vona të mbrëmjes. Deri sonte në orët e vona të mbrëmjes, moti do të jetë problematik në disa zona të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë dhe sidomos përgjatë Ultësirës Perëndimore duke sjellë lokalisht dhe reshje intensive, herë pas here shoqëruar me stuhi detare. Jane ciklone tropikale, të cilat janë prodhuar dhe gjatë ditës së djeshme për shkak të temperaturave shumë të larta që kemi përjetuar dje. Ndërkohë temperaturat vijojnë të jenë të larta edhe pse kemi reshje, 20 apo mbi 20 gradë Celsius”.

Por cilat janë zonat më problematike dhe në cilat fasha orare do të jetë situata alarmante përsa i përket kushteve të motit?

Lajda Porja: “Shkodra ka problemin nga ora 12:30-13:00 deri në orën 15:00 apo 16:00, ky është intervali ku do të ketë intensitetin më të lartë të reshjeve. Ndërkohë, Tirana është pas orës 13:00 deri në orën 16:00, ku mbetet problematike situata. Jugu nuk është problematik përgjatë paradites, ndërkohë pas orës 16:00, pritet një intensifikim i zonave jugore, por sërish mbetet veriu dhe qendra epiqendra e kësaj stuhie ciklonare që ka përfshirë Shqipërinë dhe jo vetëm Shqipërinë, por edhe një pjesë të mirë të Ballkanit”.

Pritet që nga e marta të kemi një përmirësim të reshjeve, por sërish moti do të jetë i paqëndrueshëm deri ditën e premte e mesa duket 14 Marsi, siç e thotë edhe sinoptikanja Porja nuk do të jetë një ditë ideale Vere.

Lajda Porja: “Ka një përmirësim të situatës së reshjeve të martën dhe të mërkurën, reshjet që do të mbeten prezente, do të jenë në sasi të pakëta. Situata më problematike do të paraqitet sot. Kemi ditën e enjte, reshje të izoluara edhe është Dita e Verës nuk do të jetë ideale Vere, do të ketë vranësira, do të ketë herë pas here momente me reshje. Nuk mund të themi situatë alarmante dhe problematike sikundër presim sot pasdite, por do të jetë një mot i paqëndrueshëm. Të premten dhe në fundjavë, do të kemi përmirësim të motit. Nuk ka ndryshim kolosal. Duke filluar nga e marta dhe deri ditën e premte, do të kemi luhatje të lehtë të temperaturave do të jenë tipike të pranverës, ku maksimalet do të jenë 18-19 gradë Celsius. Mëngjeset janë relativisht të ngrohta. Reshjet do të jenë kryesisht shiu në të gjithë territorin”.

Shtrëngαta shiu dhe reshje bore, ραrashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme pritet mot i vranët dhe intervale kthjellimi. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpasherëshme në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në Alpe pritet stuhi bore ndërsa në relievet malore verilindje – juglindje priten reshje bore me intensitet të ulët në lartësitë mbi 1000m, deri në mesatar në majat e maleve.

Në orët e para të ditës deri në mesditë era me drejtim Juglindje-Jugperëndim pritet të shfaqet problematike me shpejtesi mesatare 3-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të jetë në forcën e Tufanit i 17-23m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 4-6 ballë,

më pas pritet rënia e intensitetit të erës 2-10m/s.

TriρΙeta në Kroaci, mesfυshori me origjinë shqiρtare i mahnit të gjithë

Futbollist me origjinë shqiptare, Veldin Hoxha ka shënuar 3 gola në fitoren e kryesuesve të Rijekës, në duelin ndaj Osijekut. 21-vjeçari i magjepsi të gjithë teksa shënoi 3 golat në triumfin 3-0 që skuadra e tij arriti në duelin ndaj Osijekut të Zoran Zekiç.

Hoxha shënoi në minutën e 21-të golin e parë. Të dytin e realizoi pas dy minutash, ndërsa “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 63-të. 

Talenti me origjinë shqiptare Hoxha u zëvendësua në minutën e 84-t, ndërsa Lindon Selahi kompletoi takimin. Enis Çokaj luajti vetëm në pjesën e parë për Osijekun. Rijeka është në vendin e parë me 56 pikë, kurse Osijeku në pozitën e katërt me 36 pikë. 

Vlen të theksohet fakti se Veldin Hoxha cilësohet si një nga talentet më të mëdhenj në Kroaci, muajt e fundit për të janë interesuar edhe drejtuesit e Kosovës.  Hoxha në të kaluarën ka qenë pjesë e Kroacisë U21.21-vjeçari është një nga mesfushorët defensivë më të mirë në kampionatin kroat dhe ka një vlerë prej 3 milionë eurove në tregun e transferimeve. 

Vαjza apo drόga? Rrëfimi gjαkftohtë i vrasësit, ρΙυmba, gjαk dhe britma (Video)

Mikea Zaka ka pranuar autorësinë e krimit në Itali, ku mbeti i vrarë një i ri shqiptar dhe u plagosën 3 të tjerë.

Zaka u dorëzua në polici, në prani të avokatit të tij, ndërsa rrëfeu ngjarjen.

Ai tha se ishte vetëmbrojtur, pasi të parët që kishin qëlluar me armë ndaj tij ishte viktima, Kasem Kasmi.

“Ervini dhe Kaseni ishin ata që më sulmuan, unë qëllova për t’u mbrojtur. Hodha armën nga ura mbi lumin Cosa në Via Verdi”, tha ai.

Dy shqiptarët e tjerë që ndodheshin me të janë shpallur në kërkim. Ndonëse u tha se ai me viktimën janë zënë për një vajzë, prokuroria nuk i beson kësaj piste.

Zonαt me rrezik/ Jaυα e re nis me shi, breshër, rrυfe dhe dëborë

Për javën që presim Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon që vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme si pasojë e kalimit gradual të Frontit të Ftohtë.

Ditët Hënë e Martë pritet mot i vranët dhe intervale kthjellimi. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpasherëshme në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në Alpe pritet stuhi bore ndërsa në relievet malore verilindje – juglindje priten reshje bore me intensitet të ulët në lartësitë mbi 1000m, deri në mesatar në majat e maleve.

Dita e Mërkurë nis me mot me alternime vranësirash e kthjellime të herëpasherëshme. Në orët e pasdites priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet malore lokalisht mesatar. Si dhe prezencë të reshjeve të borës me inetnsitet të ulët në relievet malore.

Ditët e Enjte e Premte pritet mot me kthjellime dhe alternime vranësirash të pakëta deri në mesatar.

Ditën e Hënë në orët e para të ditës deri në mesditë era me drejtim Juglindje-Jugperëndim pritet të shfaqet problematike me shpejtesi mesatare 3-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të jetë në forcën e Tufanit i 17-23m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 4-6 ballë, më pas pritet rënia e intensitetit të erës 2-10m/sek.

“Vetëυrasja” e Dani Alves në bυrg? Reagon vëllai i ish-futbollistit të BarceΙona-s

Në orët e fundit një lajm shumë i rëndë qarkulloi në mediet botërore, që theksonte se ish-futbollistit i Barcelona-s, Dani Alves ishte “vetëvrarë” në burg. Këto zëra nisën nga një postim në “twitter” i komedianit brazilian Paulo Albuquerque, i cili shkruajti: “Po më informojnë se Daniel Alves ka vrarë veten”.

Kaq mjaftoi që ky “aludim” të përhapej në të gjitha mediet botërore, megjithatë deri në këto momente mungonte një reagim zyrtarë nga të afërmit e Dani Alves.

Vetëm disa minuta më parë vëllai i ish-futbollistit ka konfirmuar se Dani Alves është mirë dhe më pas ka sulmuar komedianin për përhapjen e një lajmi të tillë të rremë.

Ndërkohë, këshilltari për shtyp i ish-futbollistit, Acaz Felleger, tha se ata po shqyrtonin veprime ligjore kundër Paulo Albuquerque, me bazë në Rio de Janeiro, për postimin e tij në rrjetet sociale.

Dani Alves ndodhet në burg, pasi është dënuar me katër vite e gjysmë për përdhunimin e një vajze në një klub nate.

Skenar për film aksion! Dalin ρamjet, si i rekΙamonin dhe i shisnin rreth 1 mijë euro dy të rinjtë αrmët që fshihnin në Durrës, përdornin… (Video)

Këta që shihni në këto foto janë Hekuran Troplini, 20 vjeç dhe Emiljano Pasha, 19 vjeç.

Fotografitë me kallashnikov në dorë shërbenin si reklamë që dy të rinjtë përdornin për të bindur personat e interesuar për të blerë armë duke i siguruar për kushtet teknike të armës dhe cilësisë së tyre. Çmimi i njërës prej tyre varionte nga 800 deri në 1000 euro.

Ajo që i specifikon këta të rinj të cilët u arrestuan një ditë me parë nga policia e Durrësit pasi dyshohet se furnizonin me armë dhe municion grupet kriminale në këtë zonë është kujdesja deri në detaje që të mos binin në rrjetën e policisë.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se armët të cilat i tregtonin, ata nuk i preknin kurrë pa mbulesë ose pa doreza në mënyrë që të mos linin gjurmë të gishtave të tyre në to. Të njëjtin kujdes tregonin edhe gjatë momentit kur çonin armën e porositur tek personi i interesuar.

Armës i hiqnin shulin dhe fshihnin në pjesë të vjetra makinash më mënyrë që edhe nëse do të kapeshin nga policia ekspertiza të mos e nxirrte armën e rregullt e në këtë mënyrë të mos arrestoheshin për armëmbajtje. Pjesa e hequr e armës i dërgohej në një moment tjetër personit që kishte blerë armën.

Policia e Durrësit ka dyshime se Hekuran Troplini dhe Emiliano Pasha nuk vepronin vetëm por ishin pjesë e një grupi për antarët e të cilit po thellohen hetimet dhe pritet që në ditët në vijim të ketë të tjera arrestime.

Ky grup përdorte si bazë shtëpi të braktisura ose të emigrantëve ku magazinonin armët. Gjatë operacionit të fundit policia sekuestroi 4 armë zjarri kallashnikovë, 20 krehra, qindra fishekë luftarak, ndërkohë që ka informacion edhe për një bazë tjetër armësh të po këtij grupi që pritet të goditet së shpejti nga policia. /Top Channel

E rëndë në Tiranë, grυαja tenton të hidhet nga dritαrja, dγshohet se… (Video)

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë, pasditen e kësaj të diele.

Një grua ka tentuar të hidhet nga dritarja e banesës së saj. Pamjet janë publikuar, dhe thuhet se teksa ka tentuar të hidhet gruaja është parë nga disa banorë dhe pas “ulërimave” të tyre është futur sërish brenda.

Një banor i zonës është ngjitur për në apartamentin e saj dhe pas kësaj nuk dihet se çfarë ka ndodhur.

https://www.facebook.com/joqviral2?ref=embed_video

Këtë javë një re e madhe ρΙυhuri do të “ρυshtojë” Ballkanin, ja vendet që ρreken

Jemi në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët muslimanë dhe në viset tona atmosfera do të jetë pikërisht siç e dëshirojnë shumë besimtarë të cilët e përjetojnë këtë muaj atmosfere prej shkretëtirave (të Azisë) prej nga edhe buron Feja Islame.

Gjendja sinoptike e favorizon një ardhje masive të grimcave të pluhuhit nga shkretëtirat e Afrikes veriore në territoret tona.

Në Evropën perëndimore kemi ciklonin shumë të fuqishëm i cili shtrihet deri në Mesdhe dhe brigjet e Afrikes veriore me një ciklon sekondar, ndërkohë që cikloni amë gjendet në Atlantik mes Francës dhe Britanisë së Madhe.

Shtrirja e ndikimit ciklonik deri në Afriken veriore do të aktivizojë rrymimet e fuqishme ajrore që nga Afrika veriore vijnë direkt në drejtim të Gadishullit Ballkanik dhe në veçanti në territoret tona:

Shqipëri, Kosovë, Maqedoni Veriore, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës. Ajri i përzier me pluhurin Saharian do të ketë shtrirje shumë më të gjerë në Ballkan dhe jashtë diku deri në Poloni, pastaj me lëvizjen e masavae ajrore ciklonike grimcat masive sahariane do të shkojnë në drejtim të Ukraines dhe jugut të Rusisë, ndërkohë që të hënën në mbrëmje dhe nga e marta atmosfera mbi territoret tona do të fillojë të pastrohet nga pluhuri i madh saharian.

Ardhja e kësaj mase ajrore me koncentrim masiv të grimcave sahariane korrespondon me fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ndërkohë që të hënën do të ketë edhe reshje shiu të cilat në fillim mund të jenë të përziera me shumë pluhur Saharian, ndërkohë që më vonë pas mbrëmjes reshjet e shiut përfshijnë të gjitha territoret tona dhe fillon pastrimi i atmosferës.

Vende-vende do të ketë reshje dhe rrebeshe mjaft intensive shiu, ndërkohë që temperaturat shënojnë ulje pas rritjes së tyre ditën e diel.

Nga e marta nuk do të kemi më grimca Sahariane (ose shumë pak) dhe pritet mot me vranësira, intervale kohore me diell e rrebeshe lokale shiu.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Hënë 11 Mars 2024

Dashi

Dite mjaft e qëndrueshme kjo e sotmja për gjithë te dashuruarit. Nuk do hidhni asnjë hap pa pyetur marre mendimin e partnerit dhe bashkëpunimi do përforcohet. Beqaret do jene me fat ne sektorin e dashurisë. Edhe pa kërkuar shume ata di e gjejnë personin e duhur. Për financat me pas mos u shqetësoni aspak. Situata jo vetëm qe nuk do jete problematike, por priten edhe përmirësime.

Demi

Saturni do e përmirësoje ndjeshëm sot jetën ne çift. Do jeni me shume nga vetja qe marrëdhënia mes jush te jete e mire dhe me mirëkuptim do zgjidhni çdo mosmarrëveshje. Për beqaret, vetmia do jete me e padurueshme se kurrë. Kujdes mos bëni ndonjë çmenduri për te cilën te pendoheni. Dielli do iu beje me te kthjellet ne planin financiar dhe do e dini mire çfarë hapash te hidhni.

Binjaket

Edhe pse nuk do keni shume kohe te lire sot, do e gjeni mundësinë për te qëndruar paksa me atë qe dashuroni. Marrëdhënia me te do jete me e ngrohte se disa dite me pare. Beqaret ka shume mundësi te kenë një takim interesant me një person te shenjës se demit. Ne planin financiar nuk është momenti për te rrezikuar shume. Ruani qëndrueshmërinë.

Gaforrja

Nëse marrëdhënia me partnerin nuk po shkon ashtu si duhet kohet e fundit, gjeni kurajën dhe flisni hapur me te. Me mire t’i vendosni qe tani pikat mbi “i” sepse me vone do lëndoheni me shume. Beqaret do jene mjaft tërheqës dhe do kenë me tepër mundësi për te bere për vete persona interesante. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe maturi. Situata do filloje te përmirësohet.

Luani

Dite shume e qëndrueshme dhe aspak problematike kjo për te dashuruarit. Nëse vazhdoni ne këtë rruge edhe për disa kohe do e çoni me tej lidhjen tuaj. Beqaret me shume gjase do fillojnë një histori dashurie pasiononte dhe te magjishme. Edhe ne planin financiar fati do jete me ju. Buxheti do jete me i mire se kohet e fundit dhe ju do kryeni shpenzimet e nevojshme pa frike.

Virgjeresha

Nuk do lodheni aspak duke dëgjuar problemet e partnerit tuaj sot dhe ne çdo moment do i jepni mbështetjen tuaj. Ai do ju vlerësojë mjaft për këtë. Beqaret nga ana tjetër do kenë takime pa fund, por nuk do arrijnë te fiksohen. Kujdes sepse koha ikën dhe mundësi te tilla rralle here vijnë. Ne planin financiar do përballeni me një situate shume delikate. Kujdes!

Peshorja

Nuk do keni për çfarë te qaheni sot ne jetën tuaj ne çift sepse partneri do mundohet ne çdo moment t’ua beje qejfin. Ai do pakujdeset për ju dhe do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës. Beqaret do jene po ashtu te privilegjuar. Pers shkak te personave te shumte qe do iu vijnë rreth e rrotull do kenë mundësi te bëjnë edhe zgjedhjen e duhur. Financat jo problematike.

Akrepi

Do debatoni ashpër me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe kjo do ju beje te mendoni t’i jepni fund gjithckaje qe keni ndërtuar. Kujdes mos merrni vendime te nxituara kur nuk jeni te kthjellet. Beqaret nuk do kenë takime interesante sot, megjithatë fale miqve dita nuk do jete e mërzitshme. Ne planin financiar do ketë disa probleme te vogla, por qe me pak maturi mund t’i zgjidhni.

Shigjetari

Nëse doni qe jeta juaj ne çift te shkoje me se miri gjate kësaj dite, mundohuni te tregoheni sa me realiste dhe te mos ëndërroni gjera te pamundura. Beqaret duhet ende te presin edhe disa kohe për te gjetur personin e tyre te ëndrrave. Me financat duhet te merreni pak me tepër. Nëse ulni shpenzimet dhe bëni një riorganizim te situatës, çdo gjë do shkoje për mrekulli.

Bricjapi

Konfigurimi i yjeve do jete pozitiv për te dashuruarit sot. Do dilni me shume me partnerin dhe do provoni disa eksperienca te reja. Beqaret duhet te ruajnë kthjelltësinë gjithë kohës dhe te mos ju besojnë te gjithë atyre qe do mundohen t’i joshin. Do e lëndojnë se tepërmi veten e tyre. Ne planin financiar mos u dekurajoni edhe nëse keni disa probleme.

Ujori

Mjedisi yjor do ju ndihmoje te afroheni me tepër me partnerin tuaj dhe te kaloni momente te këndshme se bashku. Do i harroni problemet e te shkuarës dhe do shihni me optimizëm drejt se ardhmes. Beqaret do jene sensuale dhe joshës. Te gjithë do i kenë sytë nga ju prandaj do keni te drejtën e zgjedhjes se personin me te përshtatshëm. Financat do jene me te mira se një dite me pare.

Peshqit

Dite e qete dhe e zakonshme kjo për ata qe janë ne një lidhje. Merrini gjerat ashtu si t’ju vijnë pa menduar aspak për te nesërmen. Beqaret do i japin me tepër rëndësi pamjes se tyre te jashtme dhe ne këtë mënyrë do jene me interesante ne sytë e te tjerëve. Propozimet nuk do mungojnë. Ne planin financiar nuk do keni probleme, përkundrazi gjendja do jete me e mire.