Është e shtrυar apo jo? Ja çfarë thotë stαfi i sρitalit për nënën e Bardhit (Video)

Dalja e Bardhit nga BBV3 ka shkaktuar polemika dhe diskutime të shumta në rrjet.

Disa personazhe aluduan se ai u nxorr jashtë nga menaxheri i tij, ndërsa të tjerë e kanë besuar faktin që nëna e tij është sëmurë.

Së fundmi Anaid Kaloti ka publikuar një video në Instagram-in e Foli.al ku telefonon spitalin e Kumanovës dhe pyet nëse nëna e Bardhit është e shtruar aty.

Përgjigja nga spitali ishte se nëna e tij nuk ishte e shtruar aty, siç u tha në spektakël.

Anaidi: Përshëndetje si kaloni? Jam një gazetar nga Foli.al. A është shtruar nëna e Bardhit në spital se ka një deklaratë publike që është në spitalin e Kumanovës?

Këtu te ne jo.

https://vm.tiktok.com/ZMM6QPmGE/

“Mαrrim 150 deri në 500 euro, ρaratë…”, DOSJA e ESKORTAVE nga Amerika Latine që υshtronin ρros* itυcion në Durrës!

Vijnë si turiste por në shqipëri ushtrojnë prostitucion.

Është ky trendy gjithnjë e në rritje i vajzave nga amerika latine, azia e nacionalitete të tjera, që njihen si eskortat e seksit.

Në dosjen e rastit të fundit, ku në Durrës po hetohen dy venezueliane, një kolumbiane e një spanjolle.

4 shtetase të moshave nga 24 deri 46 vjeçe u proceduan pak ditë më parë për prostitucion nga policia e Durrësit.

Rasti u zbulua pas një konflikti me një të ri nga Shijaku, gjatë takimit për ofrimin e shërbimeve seksuale.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se një prej vajzave të huaja akuzohet edhe për përshtatje të lokaleve për përdorim droge, pasi në banesën që kishin marrë me qira u gjet një sasi kokaine.

Ato do të hetohen në gjendje të lirë ndërsa prokuroria u ka sekuestruar pasaportat dhe një leje qëndrimi që kishte një prej shtetaseve, shkruan euronews.

Sipas dosjes hetimore, vajzat kanë dëshmuar se kanë mbërritur në Shqipëri më 5 shkurt të këtij viti, pranojnë faktin se ofrojnë shërbime seksuale kundrejt pagesës por janë të pavarura dhe nuk trysnohen apo menaxhohen nga askush.

Gjithashtu kanë deklaruar se paratë që fitojnë u’a dërgojnë familjeve të tyre.

Prokuroria ka verifikuar se në faqet e shumta online të eskortave të sekstit, ishin të hapura profile me fotot dhe kontaktet e shtetaseve të proceduara në gjendje të lirë.

Sipas këtyre faqeve në Shqipëri qarkullojnë qindra shtetase të nacionaliteteve të ndryshme, që ofrojnë shërbime seksuale, “in call” ose “aut call”, madje edhe nga azia e largët.

Ato hynë në Shqipëri si turiste dhe sipas hetimeve të ngjashme të policies, largohen nga vendi pas disa javësh.

Shërbimet seksuale që ofrohen variojnë nga 150 deri në 500 euro, në varësi të kohës dhe nëse shkon në banesën e eskortës apo ajo vjen ku dëshiron klienti.

Përρlasja mes bandave në Itali, ky është i riu i cili u ekzekυtua një natë më ρarë

Publikohet fotoja e 27-vjeçarit, Kasem Kasmit, i cili mbeti i vrarë pas përplasjes me armë zjarri mes bandave shqiptare në Itali.

Kasem Kasmi u qëllua për vdekje pas përlasjes me armë zjarri të dy bandave shqiptare mbrëmjen e djeshme në Itali.

Ende nuk dihet motivi, por po hetohet pista e një përplasje për kontrollin e territorit të trafikut të drogës.

Në lidhje me ngjarjen është arrestuar një shtetas shqiptar, Mikea Zeka, 23-vjeç. I riu akuzohet për vrasje, dhe tre tentativa vrasjeje.

Hetuesit kanë identifikuar edhe tre personat e tjerë që ndodheshin me të dhe aktualisht janë në kërkim.

Mbγlli ndeshjen me dy gola dhe një sy të nxirë, Uzuni: U kërkoj falje tifozëυe (Foto)

Myrto Uzunit nuk i mjaftoi dygolëshi i tij i parë në La Liga, për të festuar siç duhet në elitën e futbollit spanjoll.

Dy golat e tij për Granadën ndaj Roal Sociedad nuk sollën pikë, pasi ekipi i tij u përmbys në pjesën e dytë të ndeshjes dhe tani e sheh veten në vendin e parafundit, i rrezikuar shumë seriozisht për rënien nga kategoria.

Në fund të sfidës, në vend të festës për Uzunin, ai iu bashkua lojtarëve të tjerë që u përballën me kontestimet e tifozëve në fushën e lojës.

Sulmuesi nuk ngurroi të shfaqej para mikrofonave të mediave të klubit, edhe pse kishte një sy të nxirë pas një goditje që kishte marrë gjatë një aksioni, duke komentuar ngjarjet e duelit.

“Bëmë një ndeshje me dy fytyra, në pjesën e parë dhe të dytën. Nuk është situatë aq e lehtë për ne, e dimë se ku gjendemi dhe dëshiroj t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve që ishsn sot të mërzitur me ne, kanë të drejtë.

Unë i pari do të jap gjithçka për këtë fanellë, për këtë qytet dhe këta tifozë që më kanë mbështetur gjatë gjithë vitit dhe thjesht dua të kërkoj falje.

Mentaliteti ynë është që nuk do të dorëzohemi kurrë dhe do japim gjithçka deri në fund të sezonit”, ishin fjalët e Uzunit, edhe pse në fakt ky i fundit detyrën e tij e kishte bërë siç duhej me dy golat e shënuar në këtë ndeshje.

“Më sυΙmuan, qëΙΙova për t’u vetëmbrojtur”- Zbardhet dëshmia e 23-vjeçarit që vrau bashkëkombësin e tij në Itali: Ja konflikti që kam ρasur me υiktimën

Duket se krimi i rëndë i ndodhur mbrëmjen e kaluar (9 mars) në Frosinone të Italisë po merr një tjetër kthesë, kjo edhe pas dëshmisë së autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Mikea Zaka 23-vjeç i cili u vu në pranga.

Në këtë ngjarje të rëndë mbeti i vrarë 27-vjeçari Kasen Kasmi, ndërsa të tre tjerë u plagosen dhe ndodhen në spital.

Policia italiane akuzon të riun shqiptar për vrasje dhe vrasje të mbetur në tetnativë.

Pista kryesore e hetimit është ajo e kontrollit të territorit mbi trafikun e drogës dhe të prostitucionit, por dëshmia e të riu po ngre dyshime edhe për pista të tjerë.

Mikea Zaka thotë se me 27-vjeçarin kanë pasur një konflikt për një vajzë, ndërsa thekson se ai është sulmuar ndaj ka qëlluar për vetëmbrojtje.

“Isha në bar me miqtë e mi kur u afrua një Lancia Y10. Menjëherë pashë Ervinin dhe vëllain e tij Kasen që po vinte drejt meje në mënyrë kërcënuese ”, ka rrëfyer 23-vjeçari.

Më pas në prani edhe të avokatit ajo ka vazhduar duke thënë: “Me Kasen kam pasur një mosmarrëveshje të vjetër për arsye sentimentale për shkak të një vajze”.

Mediat italiane raportojnë se ka dyshime në lidhje me këto deklaratë të autorit të dyshuar, pasi pista kryesore është ajo e kontrollit të territorit për trafik droge.

“Kur të katërt iu afruan tavolinës sonë – vazhdoi i arrestuari – menjëherë na sulmuan me fjalë dhe filloi një sherr. Në atë moment mora armën dhe qëllova, por për të mbrojtur veten”, tha Mikea Zaka.

Gomari shkαkton αksident tragjik në Greqi pas përρlasjes me një makinë. Ήυmb jetën e reja, ρΙagoset rëndë shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, në Rodos, ku si pasojë një vajzë e re ka gjetur vdekjen.

Sipas mediave greke, makina që drejtohej nga një i ri, është përplasur me një gomar që ndodhej në rrugë.

Më pas mjeti ka humbur drejtimin dhe është aksidentuar.

Si pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja 24 vjeçe, ndërsa shoferi është plagosur rëndë.

Identifikohet shqiρtari i υrarë në Itali, αrrestohet një 23-vjeçar (EMRAT)

Një 27-vjeçar shqiptar u vra mbrëmjen e së shtunës në Frosinone të Italisë, ndërsa tre bashkëkombas të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në ambientet e një lokali.

Mediat italiane raportojnë se viktima është 27-vjeçari Kasen Kasmi, ndërsa për këtë ngjarje kriminale është arrestuar një 23-vjeçar, edhe ky shqiptar i identifikuar si Mikea Zara, ndërsa në kërkim janë shpallur tre persona të tjerë.

Në momentet e para pas të shtënave, doli edhe lajmi për vdekjen e një të riu të dytë, të cilin burimet shëndetësore e mohuan më pas në orët e vona të mbrëmjes. Gjendja e tij është kritike, ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Në mbrëmje vonë, përgjatë lumit Cosa, pranë stacionit, u gjetën rrobat e lagura me gjak që vrasësi i dyshuar i hodhi gjatë arratisjes së tij. Ka qenë vetë i riu që ka treguar ku i kishte hedhur rrobat dhe armën. Kjo e fundit ende nuk është gjetur nga policia.

Pas vrasjes dyshohet se qëndron lufta për menaxhimin e trafikut të drogës dhe prostitucionit. Ndërkohë kanë nisur hetimet të cilat do të duhet të sqarojnë dhe konstatojnë se çfarë çoi në fundin dramatik të ngjarjes.

Krimi i rëndë ndodhi në prani të shumë qytetarëve, mes adoleshentëve dhe familjeve me fëmijë. Në orën 11:00 u mblodh Komiteti i Rendit Publik në Prefekturë.“Jam i shokuar”, ka qenë komenti i kryebashkiakut Riccardo Mastrangeli me të mbërritur në vendin e krimit. /LAPSI.al

La pas tre fëmijë, dγshohet se u υra nga një irakian, detaje të reja për υrasjen e boksierit shqiρtar në Gjermani

Të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë, ish-boksieri profesionist, Besar Nimani është qëlluar për vdekje.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar vllau i tij, Berati, i cili thotë se është vra në pritë nga disa persona të panjohur.

Dyshohet se boksieri shqiptar u vra nga një irakian, por ende nuk dihen arsyet.

Besar Nimani e kishte një karrierë fantastike boksi, me 26 fitore dhe pa humbje. Ai la pas vetës tre fëmijë dhe guran e tij.

Kujtojmë që ish-boksieri profesionist gjatë vitit 2013 ishte plagosur pas një zënke./Indeksonline/

Ήodhi sode bύke rreth domateυe të mbjellura në koρsht, të nesërmen nuk u besoi sγve nga ajo që pa

Soda e bikarbonatit me shekuj përdoret për pastrim të shtëpisë, dezinfektim, si ndihmë e parë për bukuri dhe shëndet, por a e keni ditur që mund të jetë e dobishme edhe si ndihmë në kopsht. Kjo është koha e duhur e vitit kur mund të filloni të përgatiteni.

Soda e bikarbonatit në vend të pesticideve

Për të eliminuar dëmtuesit, soda e bikarbonatit është njëqindfish më efikase dhe më e mirë se pesticidet. Mund ta bëni sprej organik për pesticide i cili mund të vrasë insektet të cilat i dëmtojnë bimët, siç janë tenjat e merimangës, ndërkaq me atë rast nuk do të dëmtoni insektet e dobishme për ne.

Përzieni një lugë të vogël sodë bikarbonati, një të tretën e filxhanit vaj ulliri dhe një filxhan të vogël ujë. Përzieni mirë këtë kombinim derisa të tretet mirë soda e bikarbonatit dhe pastaj qiteni në spërkatës dhe spërkatni bimët.
Lule më të bukura me ndihmën e sodës së bikarbonatit

Për lulet të cilat rriten vetëm në dheun alkal, siç janë hortensia, begonia dhe germaniumi, mundeni t’i bëni që të lulëzojnë edhe më bukur me ndihmën e sodës së bikarbonatit. Vetëm tretni pak sodë bikarbonati në ujë para se me të t’i ujitni lulet.

Eliminon kërmijtë

Mjafton të qitni sodë bikarbonati drejtpërdrejt mbi ta dhe ata do të ngordhin. Mundeni dhe përreth bimëve të bëni “shteg mbrojtës” nga soda e bikarbonatit duke e qitur drejtpërdrejtë mbi dheun e lules.

Bëni domaten të bëhet e ëmbël si molla

Thjesht zvogëloni thartësirën e dheut përreth domates duke hedhur në dhe sodë bikarbonati.

Rinoni bimët

Pas trajtimit me sodë bikarbonati, lulet do të lulëzojnë si kurrë më parë. Mjafton që në pesë litra ujë të tretni një lugë sodë bikarbonati dhe një lugë kripë deti. Me këtë kombinim ujitni lulet, shkurret, murin e gjallë dhe çdo gjë që dëshironi të rritet vrullshëm…

Vret barojat

Ajo barojë e cila nuk dëshironi të rritet rreth shtëpisë mund ta zhdukni me sodë bikarbonati. Barojat ujitni mirë dhe pastaj mbi to qitni mjaft sodë bikarbonati. Kushtoni kujdes që mos e qitni drejtpërdrejt në bimët të cilat i dëshironi, sepse mund t’i digjini rrënjët e bimëve.

Vret krimbat në lakër, lulelakër dhe brokoli

Përzieni në përpjesëtim të njëjtë sodën e bikarbonatit dhe miellin dhe këtë tretje qiteni mbi lakër, lulelakër ose brokoli.

EMRI/ Trαfikonte drogë për në Greqi, αrrestohet 43-υjeçari në Korçë

DVP Korçë/Vijon operacioni antidrogë i koduar “Again”, i finalizuar dy ditë më parë.

Vihet në pranga 1 tjetër shtetas, i përfshirë në tentativën për trafikim drejt Greqisë, të 51 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Shkon në 4 numri i të ndaluarve, në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim të punës për dokumentimin e plotë me prova ligjore dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, në kuadër të operacionit “Again” të zhvilluar më datë 08.03.2024, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, u ndalua shtetasi në kërkim:

-Endri Pani, 43 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet intensive hetimore të kryera për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, rezulton se ky shtetas, është bashkëpunëtor me shtetasin J. S., i cili u ndalua në Pikën Kufitare të Kapshticës, në tentativë për të trafikuar me automjetin e tij, drejt Greqisë, 51 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nga ana e Policisë po vijon puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.