Dalin FOTOT të zyrtares së Presidentit, videoskandali bën xhiron e rrjetit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga skandali politik që ka tronditur Malin e Zi, pas shpërndarjes në rrjetet sociale të një videoje intime që përfshin dy ish-zyrtarë të lartë shtetërorë.

Bëhet fjalë për Mirjana Pajkoviç, ish-drejtoreshë për Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, dhe Dejan Vukšiç, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë dhe njëherazi këshilltar i Presidentit të Malit të Zi.

Pas publikimit të materialeve, të dy kanë dhënë dorëheqjen nga funksionet e tyre, duke shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe brenda institucioneve shtetërore.

Në një prononcim për mediat, Pajkoviç ka folur për ndikimin e skandalit te familja e saj, veçanërisht te fëmijët. Ajo tha se djali i madh nuk kishte kuptuar përmbajtjen e regjistrimeve, por të dy fëmijët kishin vënë re gjendjen e saj emocionale.

“Ata panë që nuk flija, që qaja dhe që nuk isha mirë. Djali i vogël ka mekanizmat e tij mbrojtës, ndërsa i madhi është shumë i ndjeshëm dhe nuk ndahet nga unë kur sheh se nuk jam mirë. Kjo më jep forcë të vazhdoj për shkak të tij”, është shprehur Pajkoviç.

Dorëheqjet e dy ish-zyrtarëve erdhën brenda një periudhe të shkurtër, pas shpërndarjes së materialeve që, sipas raportimeve, i shfaqin ata në një marrëdhënie intime, ndërkohë që Vukšiç është i martuar.

Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur se kush qëndron pas publikimit të videos. Në Mal të Zi, shpërndarja e materialeve intime pa pëlqim përbën vepër penale të rëndë dhe personat përgjegjës mund të përballen me dënime deri në pesë vite burg.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vijojnë, ndërsa skandali vazhdon të ketë jehonë të fortë në skenën politike të vendit./Sandzakdanas.rs

SHIKO VIDEO TE TJERA

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur

Ngjarja është regjistruar në strada Sanità, në segmentin e rrugës provinciale që lidh Savigliano me Vottignasco, në provincën Cuneo.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një rrugë të ngushtë, e njohur prej vitesh si problematike dhe ku janë shënuar edhe më parë aksidente të rënda.

Sipas informacioneve paraprake, Jeep-i ku udhëtonin tre të rinj shqiptarë është përplasur ballë për ballë me një mjet të rëndë Iveco. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa dinamika e saktë e aksidentit mbetet ende nën hetim nga autoritetet.

Në automjetin tip SUV ndodheshin tre shtetas shqiptarë. Dy prej tyre, pak mbi të 20-at, kanë ndërruar jetë në vendngjarje. I treti, një 21-vjeçar, i cili ndodhej në sediljet e pasme, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Savigliano-s në kod të verdhë (jashtë rrezikut për jetën).

Ndërkohë, në mjetin e rëndë udhëtonin dy persona, një burrë dhe një grua. Burri, 58-vjeç, është dërguar gjithashtu në spital në kod të verdhë, ndërsa gruaja, 55-vjeçe, ka pësuar plagë të rënda (politraumë) dhe është transportuar me helikopter në spitalin Santa Croce në Cuneo, në kod të kuq.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e emergjencës me dy autoambulanca, shërbimi i elisoccorso 118, si edhe zjarrfikësit, të cilët kanë punuar për një kohë të gjatë për të nxjerrë trupat dhe të plagosurit nga mjetet e shkatërruara.

Karabinierët po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe po verifikojnë nëse përplasja mund të jetë shkaktuar nga një manovër e rrezikshme parakalimi. Për disa orë, rruga u mbajt e bllokuar dhe qarkullimi u devijua.

“Çfarë të ka pëlqyer tek unë kur jemi njohur?”/ Ja si iu përgjigj Brikena pyetjes së Mateos

Brikena dhe Mateo u “detyruan” të qëndronin së bashku, për shkak të sfidës së rezistencës që u dha “Vëllai i Madh”. Teksa ndodheshin në grup me Malin dhe Stenaldon, ata e shfrytëzuan kohën edhe për të folur në lidhje me njëri-tjetrin.

Ishte Mateo i cili e pyeti banoren se cilat ishin gjërat që ajo kishte pëlqyer tek ai, kur ishin njohur në fillim. Brikena u përgjigj duke thënë se e tërhiqnin mendimet e Mateos dhe bisedat e tyre.

Pjesë nga biseda:

Mateo: Çfarë të ka pëlqyer tek unë kur jemi njohur në fillim?

Brikena: Gjërat që më kanë bërë të dal me ty atëherë ishin bisedat, mënyra si i mendoje dhe shikoje ti gjërat, argumentet e tua…

Mateo: Unë po i njëjti jam…

Brikena: E di por unë për momentin nuk kam pëlqim…

Mateo: Dakord…

Brikena: Kam vlerësuar disa gjëra si i mendoje ti dhe unë i shikoja të rëndësishme atëherë. Ishe shumë djali i mirë…

Banorja kërkon largimin nga Big Brother, produksioni nuk e lejon (Video)

Një situatë e pazakontë dhe mjaft tensionuese është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku banorja Suanita ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar nga gara.

Sipas pamjeve momenti kritik ka ndodhur gjatë qëndrimit të saj në dhomën e rrëfimit. Aty, Suanita është dëgjuar duke bërtitur me zë të lartë fjalët “më lini të dal”, çka ka ngritur dyshime për një përplasje të mundshme mes saj dhe produksionit.

Tensioni nuk ka kaluar pa u vënë re nga banorët e tjerë. Zërat dhe të bërtiturat janë dëgjuar edhe në ambientet e përbashkëta, duke shkaktuar shqetësim dhe konfuzion. Në oborrin e shtëpisë, Londrimi, Dolçe dhe Benita kanë nisur ta komentojnë situatën, duke shprehur habi dhe pasiguri për atë që po ndodhte pas dyerve të mbyllura të dhomës së rrëfimit.

Për disa çaste, bisedat e tyre janë transmetuar drejtpërdrejt, por situata është ndërprerë papritur.

Menjëherë pas ndërprerjes së transmetimit të bisedave, produksioni ka vendosur muzikë në sfond, duke mbuluar çdo koment apo reagim të mëtejshëm të banorëve lidhur me këtë moment delikat. Ky veprim ka nxitur reagime të shumta nga publiku, i cili në rrjetet sociale ka ngritur pikëpyetje mbi transparencën dhe natyrën e incidentit.

Deri në këto momente, produksioni i Big Brother VIP Kosova nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare lidhur me situatën, arsyet e kërkesës së Suanitës për t’u larguar, apo nëse ajo do të vazhdojë të jetë pjesë e garës.

VIDEO

Arrestohet ish-konkurrenti i njohur i “Përputhen”, zbulohet akuza e rëndë ndaj tij

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme ish-konkurrentin e “Për’puthen”, i cili shiste në dyqanin e tij produkte me logo false, për të cilat nuk posedoheshin fatura blerjeje dhe nuk lëshoheshin fatura shitjeje.

Në pranga ka rënë Hysen Ramaj, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e tij në rrugën “Sulejman Delvina”, shërbimet e policisë gjetën mallra të ndryshme veshje, çanta, syze dhe ora me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara false. Nga verifikimet e kryera ai nuk kishte fatura mbi origjinën e mallrave.

Po ashtu, dyshohet se Ramaj nuk lëshonte kupon tatimorë për shitjen e produkteve, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Etiketa”.

Zbulohet një tjetër subjekt, ku shiteshin produkte me logo false, për të cilat nuk posedoheshin fatura blerjeje dhe nuk lëshoheshin fatura shitjeje.

Arrestohet pronari i dyqanit në rrugën “Sulejman Delvina”.

Sekuestrohen mallrat.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve, me qëllim konstatimin e subjekteve që zhvillojnë aktivitetin e tyre, në informalitet, duke shmangur detyrimet tatimore, finalizuan operacionin e koduar “Etiketa”, gjatë të cilit u zbulua në këtë paligjshmëri, një dyqan në rrugën “Sulejman Delvina”.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit u arrestua pronari i dyqanit, shtetasi H. R., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Në këtë subjekt, gjatë kontrolleve, u gjetën mallra të ndryshme (veshje, çanta, syze dhe ora) me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara false.

29-vjeçari nuk kishte fatura mbi origjinën e mallrave.

Gjithashtu, dyshohet se nuk lëshonte kuponë për shitjen e tyre, me qëllim shmangen e detyrimeve tatimore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

E çuditshme në Greqi, futbollisti Llazar Rota luan me AEK-un e Athinës, por tifozët e fyejnë sepse është shqiptar (Video)

Skena të çudtishme në kampionatin grek të futbollit dhe në këtë rast kanë shënjestër një lojtar të përfaqësueses së tyre, me origjinë shqiptare si Llazar Rota, mbrojtësi i AEK-ut të Athinës

Futbollisti 27-vjeçarë ka lindur në Greqi dhe ka zhvilluar dy ndeshje me ekipin përfaqësues grek, ndërkohë që aktivizohet me skuadrën e AEK-ut, megjithatë tifozët kundërshtarë edhe pse ai mban veshur faellën e përfaqësueses së tyre, e kanë një pikë ku mundohen ta mërzisin apo ta nxehin, duke e ofenduar si shqiptarë…nëse ai nxehet, pasi fakti që luan për ta, na jep të drejtën ta dyshojmë.

Gjithësesi, një video që qarkullon së fundmi në rrjetet sociale, në një moment goli, i vetmi për të deri më tani në kampionatin helen, dëgjohet t’i drejtohen…”të dhj…. Shqipërinë tënde…” një moment që vjen menjëherë pas golit, ndëkrohë që Rota i përgjigjet me ironi duke i duartrokitur dhe bërë me shenjën që nënkupton, “vazhdoni, vazhdoni…flisni…”

Kujtojmë që në të njëjtin ekip me Rotën është edhe shqiptari tjetër, por këtë here bëhet fjalë për lojtarin e kombëtares kuqezi, gardiani I portës sonë Tomas Strakosha./Top Channel

Bes Kallaku në një lidhje! Motra e aktorit ndan momentet e ëmbla, me partneren e tij? (Video)

Pas divorcit të bujshëm nga Xhensila Myrtezaj, me të cilën ndau shumë vite jetë dhe ka dy fëmijë, Bes Kallaku duket se ka nisur përfundimisht një kapitull të ri.

Aktori i humorit jo vetëm që e ka lënë pas të shkuarën, por sinjalet e forta tregojnë se ai është sërish i dashuruar dhe tashmë lidhja është bërë familjare.

Kohët e fundit, Besi është shfaqur krejtësisht i “rilindur” dhe me një energji ndryshe në rrjetet sociale.

Ai ka ndarë me ndjekësit disa detaje që nuk lënë vend për dyshime, duke nisur nga një tatuazh i ri ku shkruhet emri “Ejona”, data 25.12.2025 dhe shprehja kuptimplotë “Trëndafil në kohë lufte”.

Gjendjen e tij emocionale e ka përshkruar më së miri edhe përmes një fotoje ku shfaqej i buzëqeshur dhe me sytë që i shkëlqenin, të cilën e shoqëroi me vargun: “Më ktheve vajtimin në valle”.

Por konfirmimi më i fortë ka ardhur mbrëmjen e djeshme nga motra e tij, Ana Kallaku.

Duket se ajo ka ndarë disa momente të ngrohta familjare, ku në makinë shiheshin duke qeshur e kënduar me Besin.

VIDEO

Aksidenti tragjik në Itali me dy viktima, ky është 20-vjeçari shqiptar që humbi jetën

Blendi Sylaj, 20 vjeç është njëri nga shqiptarët që humbi jetën pas aksidentit të rëndë të ndodhur në Itali një ditë më parë. Nga aksidenti mbeti viktimë edhe një tjetër shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur nga autoritetet italiane.

Sipas mediave italiane, një automjet tip Jeep Avenger u përplas ballë për ballë me një kamion Iveco.

Dy të rinjtë shqiptarë, të cilët udhëtonin në automjetin tip SUV, kanë humbur jetën në vendngjarje. Një i tretë, që ndodhej gjithashtu në Jeep, u transportua me ambulancë drejt spitalit të Saviglianos, në gjendje të stabilizuar.

Nga përplasja është përmbysur edhe mjeti i rëndë, i cili ka përfunduar në një kanal anësor të rrugës. Dy personat që ndodheshin në kamion, një çift bashkëshortësh nga Costigliole Saluzzo, kanë mbetur të plagosur. Drejtuesi i mjetit u dërgua në spitalin e Saviglianos, ndërsa bashkëshortja e tij u transportua me helikopter drejt spitalit të Cuneos.

Autoritetet italiane po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Tregu i zemrës / Çmimet e frikshme të kardiokirurgjisë, kirurgët e QSUT deri në 100 mijë euro në muaj

ga Osman Stafa

Kardiokirurgjia në QSUT, nuk njeh sprapsje. Atje vazhdohet të kërkohet kafe me shumë sheqer. Sheqeri nuk matet me lugë, por me 3-4-5 mijë euro. Por në vend që të marrin masa, mjekëve kardiokirurgë u kërkohet “kujdes”, që të mos flasin shumë hapur me pacientët. E frikshme kjo të ndodhë nga njeriu që unë e konsideroja “pasuri”, “të artë”, “fat” për Shqipërinë. Ai e di, se unë ia kam thënë.

Janë njerëz të varfër, me pamundësi, me halle, me probleme. Si mund t’u merren shifra të çmendura këtyre?

Ku është humaniteti i mjekut këtu?

Patjetër që jeni të papaguar, por t’ju dalë muaji me 70-100 mijë euro, është e frikshme.

Ja llogaria që më bëri një prej tyre.

Minimumi për një sallë në shtet marrin 3 mijë euro. 3 salla në javë= 9 mijë euro.

Sa mbarojnë sallën në shtet shkojnë në privat, ku mjeku merr me qira sallën. Kushton 8-9 mijë euro operacioni. 5 i merr kardiokirurgu, 3-4 spitali. Pra 3 operacione në privat= 15 mijë euro. 15 mijë euro privati+9 mijë euro shteti = 24 mijë euro java.

4 javë × 24 mijë euro = 96 mijë euro muaji.

Këto shifra janë një çmenduri.

Ju nuk po bëni mjeksi, të nderuar kardiokirugë. Ju po përdorni profesionin më të nderuarin e botës, atë të mjekut, për të rropatur pacientët.

Po mendojeni pak, sikur ju të nderuar kardiokirurgë, të ishit pacient, jo mjek. Edhe nëse s’do kishit, a nuk do i nxirrnit nga dheu lekët, për të shpëtuar zemrën e nënës, babait, fëmijës, gjyshes, gjyshit?

Pse kaq të pashpirt dhe lekist?

Gjatë 2025-ës, është bërë nami duke çuar pacientë në privat, (operohen nga kardiokirurgët e QSUT-së). Pra kardiokirurgët marrin me qira sallat e spitaleve private dhe bëjnë operacionet e atyre pacientëve që kanë shkuar në shtet, për t’u trajtuar. Në shtet këtyre pacientëve u është thënë se radha është 2-3 muaj. Pra detyrohen të shkojnë në privat pacientët e sëmurë nga zemra.

A mundet që mjeku të bëhet tregtar zemrash?

A mundet që një mjek të bëhet trafikant pacientësh? Po sekser?

Këto po ndodhin në QSUT.

Disa mjekë aty vërtetë janë të artë, por kanë vesin e keq të lekut, që artin e tyre, e shesin shtrenjtë. Ky nuk është humanizëm. Ky është korrupsion.

Kjo është skandaloze. Shëndetësia falas nuk ekziston. Ajo është vetëm propagandë. Shëndetësia është e kripur. Atë e paguajnë pacientët shtrenjtë pacientët. Si ai rasti, kur pacienti priste t’i rritej viçi, që ta shiste 800 mijë lekë, se një mjek (kirurg) aq i kishte kërkuar për operacionin). Por se tek kardiokirurgjia dhe neurokirurgjia, operacionet shiten shtrenjtë. Por për neurokirurgjinë do flasim një ditë tjetër.

“SKANDAL PA LIMIT! Puth kunatën në buzë dhe flirton me 46-vjeçarin, Rogerti ‘shkatërron’ Selinën: ‘Je antivlera e femrës, ja çfarë bën për famë!’”

Teksa Selin dhe Gimbo po rrinin në qetësi në living, Rogerti sapo i shikon nis dhe sulmon banoren. Ai iu drejtua me fjalë të ashpra, ndërsa Selin nga ana e saj foli me qetësi dhe pa ofendime.

Sipas Rogertit, Selin është femër pavlerë, antivlera e femrës në “Big Brother”.

Banori i përmendi faktin që puthen në buzë me Gretën që e ka kunatë. Iu drejtua duke i thënë që t’i tregojë shqiptarëve se si krijohet një histori false me babain 46-vjeçar.Pjesë nga debati:

Rogerti: Puth kunatën në buzë tani dhe je në terezi, tregoi shqiptarëve se si puthesh me kunata dhe si krijoni histori false me baba 46-vjeçarrë, marrina e ça krijon ti në trurin tënd. Flirtime me Dj Xuxukun, se ça i bën atij të shkretit, e ke fikur atë të shkretin.

Selin: Ok, super

Selin: E ti ça ke nga këto?

Rogerti: Ti nuk je burrneshë

Selin: Ti ça ke nga këto?

Rogerti: Gjakun e djersen i kam

Selin: Po burrëri s’ke, jo. Ok, burrneshën ma ke lënë mua

Rogerti: Ke për ta kuptuar burrërinë time. Burrëria ime është që je rritur që nga fillimi deri në fund, njësoj të njëjtat histori, që ishte për të mbështetur ty, për të shkuar në finale dhe për të fituar. Siç e lamë dakord bashkë. Je një femër total pavlerë

Selin: Po ndonjë gjë tjetër?

Rogerti: Ti je antivlera e femrës në Big Brother këtu. Shqiptarët gjithandej duhet t’a kuptojnë se ti nuk je ajo që shitesh për të qenë në Prime, finish