Lanë foshnjen jashtë në ballkon duke qarë dhe vetë shkuan të flinin, arrestohen dy prindërit në Greqi. Video

GREQI- Dy prindër bullgarë janë arrestuar në Greqi, pasi lanë në ballkon foshnjën e tyre 11-muajshe dhe vetë shkuan të flinin të pashqetësuar brenda në banesë. Të qarat e tij kanë nxitur oficerët e policisë që patrullonin në qendër të qytetit të kontrollonin se çfarë po ndodhte.

Kur mbërritën te apartamenti, u habitën kur zbuluan se fëmija ishte vetëm, me dyert e ballkonit të mbyllura, ndërsa brenda shtëpisë dy prindërit po flinin me tre fëmijët e tjerë.

Protothema.gr ka publikuar edhe pamjet e regjistruara me celular nga një fqinj i familjes në orët e para të së hënës, ku shihet foshnja e vetme 11-muajshe, në ballkonin e katit të katërt, brenda karrocës dhe të mbuluar me një batanije.

Ndaj dy prindërve është ngritur një padi për ekspozimin ndaj rrezikut të një të mituri. Sipas informacioneve, prindërit dyshohet se kanë pretenduar se e kanë lënë fëmijën në ballkon “për t’uShënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Macron i pëshpërit diçka në vesh, shikoni reagimin epik të Meloni-t (Video)

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u kap nga kamera duke rrotulluar sytë pasi presidenti francez Emmanuel Macron i pëshpëriti diçka gjatë tryezës së rrumbullakët të samitit të G7-s.

Momenti, i regjistruar në resortin luksoz Kananaskis, ndodhi ndërsa liderët botërorë po përballeshin me krizat në rritje në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Meloni u përkul për të dëgjuar Macron-in, por reagimi i saj la të tregojë se nuk mbeti aspak e impresionuar.

Ndërkohë, në një episod tjetër të samitit, kryeministri kanadez Mark Carney ndërpreu në mënyrë të sikletshme presidentin amerikan Donald Trump, teksa ky po pyetej mbi çështjen e emigracionit, duke këmbëngulur se “ishte koha për të nisur takimin”.

Tensionet u rritën edhe më tej kur Trump deklaroi se përjashtimi i Rusisë nga G7 në vitin 2014 ishte një “gabim i madh” — duke e fajësuar këtë vendim për pushtimin e Ukrainës nga Putini.

VIDEO

Rama te dasma e Alex Soros, Vogue publikon foton e kryeministrit me dhëndrin: Edi ngriti një nga dollitë më të mira të mbrëmjes!

Alex Soros, djali i filatropit dhe investitorit George Soros u martua të shtunën me Huma Abedin, strategia politike dhe një nga ndihmëset e afërta të Hillary Clinton. Ceremonia martesore u zhvillua te shtëpia e çiftit në Water Mill, New York.

Dasmës iu bashkuan mjaft të ftuar VIP si politikë, bota e biznesit, medias dhe showbizit. Bill e Hillary Clinton, Kamala Harris e financieri i njohur britanik James Rothschild ishin të pranishëm gjatë ceremonisë. Pamjet dhe dasmës përrallore u publikuan nga revista Vogue.

Vogue ka veçuar edhe një foto të kryeministrit Edi Rama me dhëndrin Alex Soros. Kreu i qeverisë shqiptare ishte ndër të ftuarit VIP të Soros.

Revista shkruan gjithashtu se Rama ka ngritur edhe një dolli për çiftin, duke shtuar se nuk kanë munguar as batutat dhe momentet gazmore me protagonist kryeministrin shqiptar. “Edi ngriti një nga dollitë më të mira të mbrëmjes… ajo përfshinte një thënie rreth preferencës për vejushat e divorcuara. Duhej të ishe aty për ta kuptuar!”, shkruan Vogue.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Abedin dhe Soros kishin planifikuar fillimisht të martoheshin fshehurazi, por plani ndryshoi gjatë një feste fejese të organizuar bashkë nga ish-Zonja e Parë dhe Sekretare e Shtetit dhe shefja e hershme e Abedin, Hillary Clinton, për të cilën ajo filloi të punonte si praktikante në moshën 19-vjeçare, ndërsa studionte në Universitetin George Washington.

Alex Soros, 39 vjeç, është bërë një figurë gjithnjë e më e rëndësishme në botën e donatorëve progresistë. Ai ka një doktoratë në histori dhe ka marrë në dorë financimet që më parë i menaxhonte babai i tij, George Soros, tani 94 vjeç. Alex e ka quajtur veten “më politik” se babai dhe është mjaft aktiv në rrjetet sociale.

Çifti shpalli fejesën në korrik të vitit të kaluar.

(BalkanWeb)

Bruksel/ Komisioni Europian gjobit 400 mln euro Greqinë për mashtrim me subvencionet bujqësore

Komisioni Europian i vendosi Greqisë një gjobë të lartë prej gati 400 milionë eurosh për dështimin në menaxhimin e fondeve të Bashkimit Europian për bujqësinë dhe për kontroll të pamjaftueshëm, raporton sot portali Politiko.

Brukseli ka urdhëruar Athinën të paguajë 392.2 milionë euro nga fondet e BE-së për shkak të dështimeve sistemike në menaxhimin e subvencioneve të BE-së për bujqësinë në periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2023.

Agjencia greke përgjegjëse për mbikëqyrjen e subvencioneve të BE-së është akuzuar gjithashtu për kryerjen e pagesave pa kontrolle ose inspektime të mjaftueshme në terren

Vendimi për gjobën pasoi një skandal të madh rreth mashtrimit në lidhje me fermat greke, i cili është objekt i një hetimi nga Zyra e Prokurorit Publik Europian (EPPO), kujton Politiko.

EPPO po heton dhjetëra raste ku qytetarët grekë kanë marrë fonde bujqësore të BE-së të destinuara për të zhvilluar kullota që nuk i zotëronin ose nuk i kishin marrë me qira, ose për aktivitete bujqësore në të cilat nuk ishin angazhuar kurrë, duke i privuar kështu fermerët e vërtetë nga paratë që meritonin.

Qeveria greke njoftoi muajin e kaluar se do të mbyllte agjencinë shtetërore për mbikëqyrjen e subvencioneve bujqësore, OPEKEPE, e cila është nën hetim.

Trump lëshon paralajmërimin E FORTË: Evakuohuni të gjithë MENJËHERË nga Teherani!

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një ultimatum ndaj iranianëve në Teheran, duke u kërkuar të evakuohen menjëherë nga kryeqyteti i Iranit.

Në një mesazh të shkurtër në rrjetin social Truth, Trump thotë se Irani duhet të kishte pranuar marrëveshjen e tij për armët bërthamore.

Mbetet e paqartë nëse Trump ka dijeni për ndonjë operacion që pritet të ndodhë ndaj Iranit në vijim.

“Irani duhej ta kishte nënshkruar “marrëveshjen” që u thashë ta nënshkruanin. Çfarë turpi dhe humbje jete njerëzore. Thënë thjesht, IRANI NUK MUND TË KETË ARMË BËRTHAMORE. E kam thënë vazhdimisht! Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani”, shkruan Trump.

https://truthsocial.com/@realDonaldTrump/114695407357588413/embed

17 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 84 lekë dhe do shitet me 85.2 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.4 lekë dhe do shitet me 98.2 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103 lekë dhe do shitet me 104.3 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 114 lekë dhe do shitet me 115.3 lekë.

Tensione gjatë rinumërimit të votave, Himçi: Fletët pa vulë kanë shkuar për PS-në

Në Pallatin e Sportit “Fahrie Hoti” në Tiranë, ka nisur rinumërimi i 2.323 kutive të votimit nga zgjedhjet e 11 majit, pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).

Gjatë këtij procesi, kandidati për deputet Blendi Himçi bashkë me vëzhguesit e PD-së, kontestojnë rinumërimin, duke pretenduar që fletë pa vulë janë konsideruar si të vlefshme për PS-në.

“Fleta hyn te kutia e të vlefshmeve, është vetëm më një vulë dhe vazhdojnë e konstatojnë si të vlefshme, dhe vota sigurisht është për PS-në. Edhe fleta tjetër, që s’ka vulë farë është shënuar e vlefshme për numrin 5, për PS-në, pjesë e trenit bullgar. Po kërkojnë ti konstatojnë përsëri të vlefshme. Duhet bërë korrigjimi edhe i tabelës por jo vetëm, edhe konstatimi për pavlefshmëri i kësaj kutie. Për sa kohë futet një fletë bosh, e cila ka krijuar trenin bullgar dhe shikoni dhe rezultatin e kësaj qendre, është që kjo kuti të dali e gjitha e pavlefshme. Kjo është kërkesa jonë lidhur me këtë kuti votimi. Ky është një proces që ne e kemi konstatuar nga pamjet filmike. Po e rishikojmë dhe këtu dhe është një situatë skandaloze”, tha Himçi.

Procesi po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” në Tiranë dhe do të zhvillohet në dy faza të ndara, ku në fazën e parë do të numërohen votat për subjektet politike, ndërsa në fazën e dytë do të vijojë numërimi i votave për kandidatët për deputetë.

Numërimi po kryhet në 24 tavolina të dedikuara, ku janë të pranishëm vëzhgues të autorizuar nga tre subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, Partia Socialiste dhe Partia Mundësia.

“Mali i shenjtë” që fsheh fuqinë bërthamore të Iranit/ Çfarë ka në strukturat 90-100 metra nën tokë

Një uzinë për pasurimin e uraniumi e ndërtuar nën tokë, e aftë t’iu rezistojë sulmeve me raketa pa pësuar shumë dëme: vetëm amerikanët kanë bombat e duhura për ta dëmtuar atë.

Çelësi është i mbrojtur nga “mali i shenjtë”, objekti bërthamor i Fordow-it. Është brenda këtij bunkeri gjigant që Irani ka instaluar një pjesë të centrifugave të nevojshme për pasurimin e uraniumit. Një objektiv i vështirë edhe për aviacionin izraelit, që deri tani ka qenë në gjendje vetëm të “gërvishtë” pjesën e jashtme të këtij impianti jetik.

Republika Islamike, që në ditët e para të ekzistencës së saj, ka ndjekur me kujdes gjithçka ndodhte në Lindjen e Mesme. Duke mbajtur parasysh përvojat e veta, gjithmonë të vështira, dhe ato të fqinjëve. Për tetë vjet ka luftuar me Irakun, duke përdorur edhe raketat tokë-tokë, një mjet lufte që sot është i pazëvendësueshëm. Gjatë asaj periudhe, Irani ishte dëshmitar i sulmit izraelit ndaj reaktorit bërthamor irakian të Osirakut, akti i parë i kundër-proliferimit i ndërmarrë nga Tel Avivi. Dhe e kuptoi se, nëse dëshironte të zhvillonte sektorin atomik, duhej të mendonte edhe si ta mbronte atë.

Kështu lindi plani për ndërtimin e strukturave nëntokësore, të afta për të përballuar goditje, siç është Fordow dhe, më së fundmi, Kolan Gaz, në jug të Natanzit.

Ndërtimi i “laboratorit” nisi gjatë viteve 2006-2007, ndërsa regjimi e pranoi ekzistencën e tij vetëm në vitin 2009. Zgjedhja e vendndodhjes u përcaktua nga karakteristikat e zonës malore, e përkryer për t’u përdorur si “strehë”. Sipas disa interpretimeve, ekziston edhe një aspekt simbolik: rajoni i Fordow-it ka pasur një përqindje të lartë “dëshmorësh” gjatë konfliktit me trupat e Sadam Huseinit dhe ndodhet jo shumë larg qytetit të shenjtë të Qomit, një pikë referimi për fenë shiite.

Natyrisht, ky aspekt i dytë është i parëndësishëm në krahasim me kërkesat për siguri dhe vlerën e kërkimit shkencor në një fushë strategjike. Impianti do të përbëhet nga një sërë hapësirash të mëdha, ku janë vendosur pajisjet.

Një raport i institutit britanik RUSI vlerëson se këto hapësira ndodhen në një thellësi prej 90-100 metrash – mjaftueshëm për të përballuar një sulm ajror izraelit.

Aviacioni disponon armë anti-bunker dhe ka përdorur shumë të tilla për të eliminuar drejtuesit e Hezbollah-ut që strehoheshin në galeri të ndërtuara nën ndërtesa, por nuk ka në arsenalin e tij bombat GBU-57A të zhvilluara nga Pentagoni, që mund të lëshohen vetëm nga bombarduesit B-2.

Pikërisht për këtë arsye, këto ditë vëzhgues dhe diplomatë kanë përsëritur në media: vetëm me një ndërhyrje amerikane është e mundur të dëmtohet Fordow, dhe as kjo nuk është e sigurt.

Janë formuluar disa hipoteza, duke marrë parasysh shtresat e betonit, dheut dhe materialeve të tjera të përdorura nga punëtorët për ta kthyer “qendrën” në një fortesë. Por gjithmonë me një dozë dyshimi për shkak të mungesës së të dhënave të sakta. Mbrojtja e brendshme shoqërohet nga kundërmasa përreth perimetrit, për të parandaluar sulme nga komando të huaja.

Disa muaj më parë, një rikonstruksion i publikuar në New York Times për planet e IDF-së nuk përjashtonte një ndërhyrje të forcave speciale pas një sulmi ajror, një alternativë për të kompensuar mungesën e bombave mjaftueshëm të fuqishme. Dhe një aksion i trupave elitare izraelite në Siri, në mars, me inkursionin në fabrikën e fshehtë të raketave nëntokësore në Maysaf, u interpretua nga disa si një provë gjenerale në funksion të një operacioni të mundshëm në Iran.

Është e pritshme që pasdaranët të kenë shtuar numrin e trupave për ta bërë tepër të rrezikshme çdo ndërhyrje të armikut, apo edhe një sabotim të thjeshtë, një tjetër metodë e përdorur nga Mossad për të dëmtuar Natanzin.

Por ka disa letra që mund t’i luash vetëm një here, kundërshtari mëson mësimin, edhe pse pikërisht episodet e fundit tregojnë se në Teheran dikush nuk e ka bërë deri në fund detyrën, mes gabimeve dhe nënvlerësimeve. Në rrethana si këto, informacionet mund të shërbejnë si mjegullnajë, aq më tepër në një krizë të pafundme, me skenarë të përsëritur dhe një kuadër gjithnjë e më të paqëndrueshëm./Burimi: Corriere della Sera

Irani nis një valë të re sυΙmesh me raketa, thirrje izraelitëve: Largohuni nëse doni të jetoni

Një valë e re sulmesh me raketa ndaj Izraelit ka nisur sipas raporteve të fundit nga mediat shtetërore iraniane.

Ushtria iraniane ka paralajmëruar qytetarët izraelitë që të evakuohen menjëherë, në pritje të goditjeve të mëtejshme.

Transmetuesi kombëtar iranian, duke cituar ushtrinë e vendit, ka lëshuar një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj banorëve të asaj që e quan “Territoret e Pushtuara”, duke iu referuar shtetit të Izraelit, që të evakuohen për të mbijetuar.

Televizioni shtetëror iranian shton se sulmet do të vijojnë si përgjigje ndaj goditjes ajrore që shkatërroi selinë e transmetuesit iranian në Teheran.

Po ashtu, forcat ushtarake iraniane kanë urdhëruar evakuimin e selive të televizioneve izraelite Channel 12 dhe Channel 14, të cilat mendohet se mund të jenë objektiva të drejtpërdrejta të sulmeve të radhës.

Më herët gjatë ditës, ambasadori iranian në OKB, Amir Saeid Iravani, deklaroi se Irani ka vepruar në përputhje me të drejtën për vetëmbrojtje, duke ndërmarrë “operacione mbrojtëse proporcionale”, të cilat, sipas tij, janë drejtuar ekskluzivisht kundër objektivave ushtarake dhe infrastrukturës përkatëse në territorin izraelit.

Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u përpoq të bëjë një ndarje të qartë midis objektivave të Izraelit dhe atyre të Iranit.

Ai deklaroi se Izraeli ka goditur vetëm kërcënime bërthamore dhe raketore, ndërsa akuzoi Iranin për sulme të qëllimshme ndaj civilëve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë iraniane, të paktën 224 persona janë vrarë që nga fillimi i sulmeve izraelite të premten.