Sa armë ka aktualisht Evropa? Kapacitetet ushtarake të NATO-s evropiane përballë kërcënimit rus

Teksa tensionet në kufijtë lindorë të Evropës me Rusinë vazhdojnë të rriten, një analizë e përgatitur nga gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung nxjerr në pah realitetin e kapaciteteve ushtarake të vendeve të NATO-s në kontinent. Pavarësisht ambicieve politike, Europa përballet me sfida të mëdha në përgatitjen për një konflikt të mundshëm me Moskën.

Ushtria më e madhe në Evropë: Franca dhe Polonia në krye Franca ka aktualisht forcat më të mëdha të armatosura në BE dhe NATO-n evropiane, me 202.000 ushtarë aktivë. Pas saj qëndron Polonia me po aq trupa aktive, por me 300.000 rezervistë dhe objektivin për të arritur në 300.000 trupa aktive deri në vitin 2027. Gjermania ka rreth 182.000 trupa aktive dhe 62.000 rezervistë, ndërsa ambiciet e qeverisë Merz janë që ky numër të arrijë në 460.000 gjithsej deri në vitin 2031.

Italia ka 170.000 ushtarë aktivë, Mbretëria e Bashkuar 141.000, Greqia 132.000 dhe Spanja 122.000.

Kapacitetet tokësore: Greqia surprizon me më shumë tanke se Gjermania Në aspektin e blinduar, Greqia ka arsenalin më të madh të tankeve në Evropë (përjashtuar Turqinë), me mbi 1.300 tanke në dispozicion, përfshirë modele të avancuara Leopard 2. Polonia ndjek me 662 tanke, e ndjekur nga Gjermania me 300 Leopard 2, Spanja me 274, Britania me 213, Franca me 200 Leclerc, Finlanda me 200 Leopard dhe Italia me rreth 150 tanke Ariete.

Mbrojtja ajrore: Franca dhe Greqia në avantazh Forcat Ajrore Franceze janë më të fuqishmet në Evropë me 240 avionë luftarakë dhe 60 të tjerë në Marinë. Greqia vjen pas me 230 avionë, përfshirë Rafale dhe F-16. Gjermania ka 266 avionë, përfshirë 138 Eurofighter dhe 93 Tornado, ndërsa pritet të shtojë edhe F-35. Italia ka 92 Eurofighter dhe 26 F-35, ndërsa Mbretëria e Bashkuar mbetet në pozitë të katërt.

Mbrojtja detare: Franca dhe Italia në pozicion dominues Në aspektin detar, Franca mban pozitat udhëheqëse me një flotë të avancuar, e ndjekur nga Italia, Britania e Madhe dhe Greqia. Këto vende zotërojnë anije të fuqishme dhe në disa raste edhe nëndetëse bërthamore, që luajnë rol strategjik në mbrojtjen e kontinentit.

Konkluzioni Evropa zotëron një numër të konsiderueshëm ushtarësh dhe pajisjesh, por përballë një superfuqie si Rusia, sfida qëndron jo vetëm në numra, por në koordinim, teknologji dhe gatishmëri të menjëhershme. Ndërkohë që ambiciet politike për një forcim të mbrojtjes janë të qarta, zbatimi i tyre kërkon investime masive dhe kohë.

Përplasje në koalicionin e PD/ Ja si Berisha tenton të pengojë rinumërimin e votave, kandidati i Metës e nxjerrë ‘blof’

Partia e Lirisë ka kërkuar zyrtarisht rinumërimin e votave në Bashkinë Kavajë, ku Aleanca për Shqipërinë Madhështore (ASHM) siguroi një fitore me 2899 vota më shumë se Partia Socialiste.

Kërkesa është depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, i cili deklaroi:

“Të rinumërohen të gjithë fletët e votimit në Bashkinë Kavajë. Dyshime të arsyeshme për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave. Kërkesa jonë është në funksion të transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit përfundimtar.”

Ndërkohë, disa kandidatë të ASHM-së në Tiranë kanë shprehur dyshime për manipulime në numërimin e votave dhe kanë dorëzuar kërkesa zyrtare pranë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për rinumërim të votave preferenciale.

KAS, ku shumicën e përbëjnë përfaqësues të Partisë Demokratike, rrëzoi ankesat e katër kandidatëve të PD-së, duke argumentuar se Kodi Zgjedhor nuk e lejon kërkesën individuale të kandidatëve, përveçse përmes partisë.

Për këtë çështje, kryetari i PD-së, Sali Berisha, sqaroi se kandidatët kanë ndjekur një rrugë të këshilluar, por që duhet të veprojnë në përputhje me platformën e partisë dhe jo individualisht:

“Ata vepruan sipas ligjit, pasi Kodi Zgjedhor e ndalon që kandidatët të kërkojnë rinumërim individualisht. Nëse partia ka kërkuar paligjshmërinë e zgjedhjeve, kjo shqyrtohet e para dhe më pas paraqiten një nga një kërkesat e kandidatëve. Ka pasur vetëm një keqkuptim nga ana e tyre. Çdo kandidat që mendon se i duhet transparenca, do të mbështetet nga partia, por duhet të respektojë këtë platformë të përcaktuar.”

Berisha theksoi se përfaqësuesit e PD-së në KAS kanë zbatuar ligjin dhe nuk kanë votuar për një akt që ligjërisht është i pavlefshëm. Ai siguroi se kërkesat e kandidatëve do të paraqiten në mënyrë të organizuar dhe ligjore nga përfaqësuesit e partisë në KQZ.

“U ndava nga trupi fizik/ Klinikisht e υ▪︎dekυr për 8 minuta, gruaja përshkruan jetën e përtejme

Një grua që ishte klinikisht e vdekur për tetë minuta ka ndarë përvojën e saj të jashtëzakonshme, duke thënë se vdekja është thjesht një iluzion.

Brianna Lafferty, një banore 33-vjeçare e Colorados që jetonte me një çrregullim neurologjik, i njohur si mioklonus distonia, dikur arriti në një pikë ku trupi i saj “u dorëzua” dhe u shpall klinikisht e vdekur.

Ajo kujton se dëgjoi një zë që e pyeste nëse ishte gati, i ndjekur nga errësira e plotë. Shpirti i saj dukej sikur “fluturonte” mbi trupin e saj dhe hynte në një mbretëri të përjetshme, raporton Daily Star.

Brianna e përshkroi përvojën: “U ndava papritmas nga trupi im fizik. Nuk e pashë ose nuk e mbaja mend veten time njerëzore. Isha plotësisht e qetë, megjithatë ndihesha plotësisht e gjallë, e vetëdijshme dhe më shumë vetvetja se kurrë më parë.”

“Nuk kishte dhimbje, vetëm një ndjenjë të thellë paqeje dhe qartësie. Kjo shkëputje nga forma ime fizike më bëri të kuptoj se sa e përkohshme dhe e brishtë është përvoja jonë njerëzore. Ekziston një prani, ose inteligjencë, më e lartë se ne vetë që na udhëzon dhe na mbikëqyr me dashuri të pakushtëzuar.

“Çdo gjë ndodh menjëherë atje, sikur koha të mos ekzistonte, megjithatë kishte një rend të përsosur. Përjetova fillimin e gjithçkaje dhe mësova se universi ynë është i përbërë nga një grumbull numrash.

“Takova qenie të tjera që nuk jam i sigurt nëse ishin njerëz, por më ndienin të njohura. Kjo ndryshoi rrjedhën e jetës sime – ajo që kisha frikë se nuk kishte më pushtet mbi mua dhe ajo që ndiqja më parë nuk dukej më e rëndësishme. U ktheva me një ndjenjë misioni dhe nderimi të thellë si për jetën ashtu edhe për vdekjen.”

Takimi i Briannës e ka lënë atë me bindjen e thellë se “vetëdija mbetet gjallë” përtej vdekjes, duke pësuar thjesht një transformim në formë.

Ajo shtoi: “Mendimet e mia u manifestuan menjëherë në jetën e përtejme. Vura re se mendimet tona krijojnë një realitet atje – thjesht duhet kohë – gjë që është një bekim.

“Ne jemi në gjendje ta ndryshojmë negativitetin tonë në pozitivitet, duke e shndërruar këtë në realitet. Ndihem e fuqizuar dhe u besoj ngjarjeve të jetës, veçanërisht atyre të vështira.”

Duke reflektuar mbi udhëtimin e saj, ajo e kuptoi me një depërtim të qartë pse u përball me sëmundje dhe sfida të ndryshme. Ajo ka përqafuar një filozofi se gjithçka ndodh me të vërtetë për një arsye, duke zgjedhur të rrjedhë me jetën pa zemërim ose mërzitje kur përballet me vështirësi.

Përtej një ndryshimi të thellë mendor, Brianna është përballur edhe me sfidat e prekshme të rikuperimit fizik nga kjo përvojë e saj, duke përfshirë rimësimin e funksioneve themelore si ecja dhe të folurit.

Ajo zbuloi: “Kam pasur gjithashtu efekte anësore të qëndrueshme dhe dëmtime në gjëndrën time të hipofizës, për të cilën bëra një operacion eksperimental në tru për ta trajtuar – dhe deri më tani ka qe një sukses. Kam pak frikë se do të kem një tjetër përvojë pranë vdekjes, vetëm sepse rikuperimi është i vështirë.”

Zyrtarisht beqare, ish-banorja e BBV 4 konfirmon divorcin nga ish-burri

Teksa ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, Loredana Brati, zbuloi se ishte e martuar me letra. Edhe pse ishte ndarë nga ish-partneri, ky i fundit nuk i kishte dhënë divorcin.

E mbrëmjen e djeshme ish-banorja e BBV zbuloi në “Goca dhe Gra” se është zyrtarisht beqare. Loredana tregoi se ka përfunduar martesa që kishte zgjatur disa vite, raport i krijuar për letrat italiane.

“Po, sapo jam divorcuar. Martesa ishte për letra, zgjati tre vjet dhe javën e kaluar i dhashë fund”, ka pohuar Loredana me sinqeritet.

Ndërkohë fansat e saj janë kuriozë që të dine se çfarë po ndodh me raportin e saj me këngëtarin, Jozefin Marku. Ata krijuan një histori dashurie brenda shtëpisë së BBV 4, e cila pati mjaft ulje dhe ngritje.

Por pas përfundimit të reality show-t, Loredana dhe Jozi nuk janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe as nuk kanë komentuar rreth tyre. E të gjithë duan të dinë nëse janë bashkë apo jo?

Dosja “Partizani”/ Gjyqtarja Elsa Ulliri do të gjykojë Sali Berishën dhe dhëndrin e tij

Gjyqtarja e Posaçme Elsa Ulliri do të jetë kryesuese e trupës gjykuese që do të shqyrtojë dosjen e aferës Partizani, ku si të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe tre bashkëpunëtorë të tjerë.

Shorti për përzgjedhjen e trupës u zhvillua sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO).

Anëtarë të tjerë të trupës pritet të jenë Bib Ndreca dhe Rudina Palloi.

Kreu demokrat Sali Berisha dhe dhëndri tij Malltezi akuzohen nga GJKKO për korrupsion dhe pastrim parash.

Vajzat, festë në mes të Astirit në 3 të mëngjesit, prishin qetësinë publike

Banorët e Astirit, një prej zonave më të populluara në kryeqytet, kanë denoncuar një situatë shqetësuese që ka ndodhur pas mesnatën me disa vajza, sipas tyre të dehura.

Në videon e mëposhtme shihen vajzat teksa dalin nga makina dhe kërcejnë e këndojnë ndërsa muzika gjëmon. duke u proshur gjumin kështu qytetarëve.

Banorët shprehen të indinjuar nga kjo sjellje dhe kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla.

Ata theksojnë se kjo nuk është hera e parë që përballen me prishje të qetësisë publike gjatë natës, sidomos në fundjavë.

Ish-fermerja e “Ferma VIP” përfundon në spital gjatë pushimeve në Dubai

Një udhëtim relaksues në Dubai për Nur Al Khazal, banoren e “Ferma VIP 2”, është kthyer në një përvojë të pakëndshme. Ajo u fotografua kohët e fundit duke shijuar pushimet me shoqen e saj të ngushtë, por një incident i papritur ka ndryshuar rrjedhën e gjithçkaje.

Sipas burimeve për “Prive”, Nur ka pësuar një dëmtim në hundë, i cili ka sjellë komplikime serioze. Për shkak të këtij problemi, asaj i është dashur të shtrohet në spital dhe t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale në hundë, një zonë ku më herët kishte kryer operacion estetik.

Aktualisht, ajo po qëndron nën kujdesin e mjekëve në Dubai dhe pritet të qëndrojë për disa ditë në spital, derisa të rikuperohet plotësisht.

“Do ta nxij jetën po s’më dhe 3 mijë euro”, efektivi i burgut të Durrësit shantazhon të dënuarin, letra që e “fundosi”

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhër SPAK që të hetojë rastin e një punonjësi në burgun e Durrësit.

Top Channel raporton se ndaj efektivit me ininciale G.Kushi, prokuroria qytetit të Durrësit kishte ngritur akuzën e korrupsionit pas denoncimit të një të burgosuri se ai e kishte shantazhuar dhe kërcënuar nëse nuk do t’i jepte një shumë të konsiderueshme parash.

Sipas të njëjtave burime të bëra me dije nga gazetarja Anila Hoxha, i burgosuri i quajtur Marius, njoftoi prokurorinë e qytetit të Durrësit se gardiani e kishte kërcënuar duke i thënë se nëse nuk i jepte shumën prej 3 mijë euro ai do “t’ia nxinte jetën në burg”.

“Do ta nxij jetën këtu në burg, nëse nuk më jep 3 mijë euro”, thuhet se i ka thënë efektivi të burgosur.

Ndërkohë, që pasi e ka paralajmëruar mësohet që i ka lënë një letër të verdhe me shkrim dore numrin e llogarisë, në të cilën familja e të burgosurit duhet të depozitonte shumën.

Menjëherë pas denoncimit të të burgosurit, Prokuroria e Durrësit kreu ekspertizën e shkrimit dhe me dyshimet se shkrimi i përkiste policit ngriti akuzë ndaj tij, dhe pikërisht atë të korrupsionit.

Rezulton se paratë nuk janë paguar, ndërkohë që çështja me komunikimin e akuzës dhe marrjen si të pandehur të policit u dorëzua tek një gjyqtar paraprak i këtij qyteti, i cili ka shpallur moskompetencën me konstatimin se ky hetim dhe gjykimi duhet shqyrtuar nga gjykata antikorrupsion në Tiranë.

Gjyqtari Erjon Çela sipas Anila Hoxhës pasi ka shqyrtuar çështjen ka vendosur që aktet hetimore të rikonsiderohen edhe njëherë nga SPAK, që duhet të bëjë të njëjtat veprime dhe t’ja dorëzojë të pandehur policin.

Temperatura ‘ekstreme’, paralajmëron meteorologia: E premtja e 6 qershorit, dita më e nxehtë e muajit

Meterologia Anira Gjoni thotë se muaji qershor do të karakterizohet nga temperatura të larta. Në NJë emsion, Gjoni u shpreh se e premtja e 6 qershorit, është dita më e nxehtë e muajit.

“Nis me temperatura shumë të larta. Temperaturat do shkojnë deri në 34 gradë të premten. 3 javët e mbetura do jenë me temperatura 2-3 gradë më të ulëta. Në përgjithësi do jetë muaj i thatë me temperatura të larta.

Nuk do kemi rrebeshe, të paktën sa i takon kësaj jave, nuk do të kemi reshje. Presim që kjo verë të jetë e nxehtë, e treta në radhë më e nxehtë në 5 vitet e fundit. Por do të jetë me temperatura 1 ose 2 gradë më ulët se ajo e vitit 2024.”, theksoi ajo.

Trajneri i Serbisë shpërthen në konferencë, sulmon lojtarët para ndeshjes me Shqipërinë: Jap dorëheqjen menjëherë nëse…

Situata te Serbia nuk shfaqet aspak e qetë, para ndeshjes me Kombëtaren shqiptare. Në qendër të kritikave është vendosur trajneri Dragan Stojkoviç, për listën e përzgjedhur.

Stojkoviç nuk është kursyer aspak në konferencë për shtyp. Këtë herë ka folur me emra të përveçëm, pas kritikave që ka dëgjuar. Gjithçka nisi me portierin e Romës dhe ftesën e munguar ndaj tij.

“Është në dorën e Svilarit, jo në timen. Mos prisni që të shkoj në Romë, mund të dal për ndonjë drekë, për një kafe, të shikoj një ndeshje, por të shkoj të lus dikë, kjo nuk do të ndodhë. Jo vetëm për Svilarin, por askënd.

Keni bërë gabime. Shumë mirë, gjithë të mirat, secili ka të drejtë të marrë vendimet e veta. Është në dorën e tij të pranojë nëse ka dëshirë. Atëherë tha se donte t’i përkushtohej klubit të vet sepse kishte mundësi të futej si portier titullar, deshi të përqendrohej aty. E shfrytëzoi mundësinë dhe më vjen shumë mirë për këtë.

A jam unë problemi? Menjëherë pas kësaj konference jap dorëheqjen. Ndoshta jo menjëherë, por nesër, nëse kjo është e vërtetë. Por mendoj që nuk është e vërtetë. Këta janë lojtarë që panë që nuk ka vend për ta dhe pastaj thonë “Unë po tërhiqem”.

Ekipi ndryshon, lojtarët thirren sipas meritës. Mendoni që Lazoviçi nga Verona, që çdo vit lufton për të mos rënë nga liga, është ajo që i duhet Serbisë? Dmitroviç? Portier i shkëlqyer, por vendosa për Petroviçin. Kam gabuar? Jo, nuk kam. Dhe cili është problemi? Dmitroviçi është i zemëruar? Edhe unë jam i zemëruar që nuk e fituam ndeshjen kundër Sllovenisë.

Përmendët Radonjiçin. Cili është problemi? Nuk e dua? Nuk më është simpatik? Nuk më pëlqen modeli i flokëve të tij? Ai po e shkatërron veten, po e shkatërron Zvezdën, po e shkatërron përfaqësuesen, ose po vetëshkatërrohet. Ky është problemi i tij. Dhe doni të më thoni që e meriton të jetë në kombëtare? Si të ishim të gjithë të çmendur.

Po flas hapur… për disa lojtarë nuk dua të përmend emra, ajo që luajnë nuk ka lidhje me realitetin. Çfarë ofron që të jesh këtu? Në bazë të çfarë? Unë tani thërras Radonjiçin dhe më pyesni pse e thirra, çfarë të them? T’ju gënjej: ‘E dini, ai sprinti kundër Shtutgartit…?’ Nuk luhet për një sprint.

Gjithçka është sipas meritës, le të zemërohen me mua sa të duan, kjo është puna e tyre, gjithmonë do të zemërohen ata që nuk luajnë. Për aq kohë sa jam unë këtu, unë do të vendos kush do të luajë. Është detyra e lojtarëve të tregojnë dhe të vërtetojnë se kam pasur të drejtë që i kam thirrur. Përgjegjësia është e madhe dhe duhet ta kuptojnë këtë”, u shpreh Stojkoviç ndër të tjera.