Një ngjarje e rrallë dhe një skenë vërtet e pazakontë ka ndodhur në një prej restoranteve të njohura të Nando’s në Skoci, pasi një çift u nxor jashtë sepse nuk e përmbajtën dot veten në tualet.
Në disa foto të shkrepura është fiksuar edhe momenti i klientëve të shokuar të cilët kishin dëgjuar zhurma.
Vajza kur del nga tualeti mbërthen kopsën e pantallonave, teksa shkrihet së qeshuri me partnerin e saj.
Një kliente tha:
“Unë dhe miku im Robyn, ishim ulur në restorant dhe ky çifti nisi të puthej në murin jashtë tualetit të burrave dhe më pas hynë brenda.
U shokuam dhe menduan se ajo nuk ndodhi vërtet. Më pas miku im i tha menaxherit dhe njëri prej kamerierëve hyri brenda për të parë ç’po ndodhte.”
Pas 10 minutash ata dolën duke qeshur dhe thjesht dolën jashtë teksa të gjithë klientët nisën t’i shohin. Një anëtar i stafit kishte gjetur më pas një prezervativ të përdorur në dysheme.
Videon e shihni KËTU