Shqiptari nuk heq dorë nga ‘shtëρia e barit’/ Kapet për herë në dytë në fermën e kanabisit, anglezët e çojnë sërish pas hekυrave

Një shqiptar i dënuar më parë për kultivim kanabisi është kapur sërish në një nga fermat e kanabisit në Angli.

Gjykata e Sheffieldit e ka dënuar sërish 29 vjeçarin shqiptar pasi u gjet duke kultivuar 224 bimë kanabisi e cila kapte vlerën e 76 mijë paundëve.droga-ne-shtepi

29-vjeçari shqiptar Ruzhdi Raga kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe fillimisht kishte nisur të punonte si lavazhier, por më pas i kishte hyrë rrugës së kultivimit të drogës.

Raga ishte dënuar dy vite më parë nga gjykata angleze për të njëjtën akuzë, pasi ishte kapur në një fermë kanabisi në Hartlepool.

Në atë kohë shqiptari është justifikuar se i duhej të shlyente një borxh prej 21 mijë paundësh që kishte marrë për të mbërritur në Britani dhe prandaj i ishte futur kultivimit të kanabisit.

Ndërsa ishte betuar para gjykatës se “nuk kam prekur kurrë drogë në jetën time”. Raga nuk tregoi se kujt ia kishte marrë borxhin dhe se kush ishin ata që e kërcënonin.