Tërmeti i fυqishëm “shkυnd” Greqinë, ja eρiqendra

Sot rrjeti sizmologjik regjistroi një tërmet me magnitudë 5.2 ballë në detin e Kretës.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ka qenë në zonën detare 30 km në jug-juglindje të qytetit të Zakros, në prefekturën e Lasithit dhe thellësia fokale ka qenë 4.7 km.

Presidenti i OASP Efthymios Lekkas është shfaqur qetësues për tërmetin e fortë prej 5.2 Rihter në Kretë.

Ai shpjegoi se lëkundjet kanë qenë në një mjedis detar mjaft larg Ierapetrës dhe nuk ka arsye për shqetësim.

“Në thelb mund të thuhet se është një pasgoditje e tërmetit të madh që ndodhi muaj më parë në Kretën juglindore, sërish në të njëjtën zonë”, theksoi z. Lekkas.

Ai përjashtoi mundësinë që ai të jetë i lidhur me tërmetin në Samos, duke thënë se këto janë mjedise dhe kontekst krejtësisht të ndryshëm.

Nuk janë raportuar dëme nga tërmeti 5.2 Rihter në zonat e Kretës juglindore ku ishte dhe epiqendra, tha kryetari i bashkisë Sitia, Giorgos Zervakis, duke folur për një radio të njohur.

Kryebashkiaku shtoi se vibrimi ishte i dukshëm, “ka gjithmonë një shqetësim tek banorët, por e vërteta është se jemi mësuar”.