Ditën e sotme, në orët e pasdites në zonën e Kosturit në Greqi ka ndodhur një stuhi breshëri.
Sa një top tenisi, breshëri ka shkaktuar dëme të shumta materiale.
Më së shumti janë dëmtuar panelet diellore dhe xhamat e makinave.
Sipas buletinit të urgjencës së fenomeneve të rrezikshme të motit, një ndryshim i përkohshëm i motit është parashikuar nga pasditja edhe në veri të Greqisë.
Në këtë zonë ka pasur shira, breshër dhe erë të fortë.