Katër persona u qëlluan me armë dhe një tjetër u plagos me thikë në një klub nate në Spanjën jugore, tha policia të hënën. Dy persona janë arrestuar.
![](https://www.shqiperiaime.com.al/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-19-at-12.45.48-AM-450x450-1.jpeg)
Dy prej tyre ishin në gjendje të rëndë, tha policia në një deklaratë. Ata janë një burrë dhe një grua irlandeze.
Personi që u godit me thikë mendohet se qëlloi me armë zjarri dhe ndodhet i arrestuar. Ai është në gjendje të rëndë me lëndime në gjoks dhe kokë, tha policia.
Më vonë të hënën, policia tha se një i ri 26 vjeçar, ishte arrestuar gjithashtu.
Policia nuk tha se çfarë mund të ketë shkaktuar dhunën, e cila ndodhi pas mesnatës të së dielës në Marbella, një qytet i njohur në Costa del Sol të Spanjës. Policia nuk dha emrat e personave të përfshirë.