Trupi i Ervis Martinajt i ndαrë në 6 pjesë?! Bυrime nga policia: Thuhet se është υrarë, por nuk dihet si!

Pak orë më parë bëri bujë lajmi i nxjerrë nga media e Baton Haxhiut se është gjetur i vrarë dhe i ndarë në disa pjesë trupi i Ervis Martinajt.

Sipas medias A.Post, Martinaj u nxorr në pritë nga një miku i tij dhë më pas u vra në afërsi të Vorës. Mirëpo në lidhje me ngjarjen ka reaguar për disa media edhe policia.

Mësohet se ende nuk ka një informacion konkret se Martinaj është vrarë, por burime për uniformat blu, thanë për Voxnews se agjentët e policisë

kanë marrë informacione se është vrarë, por nuk ka detaje për mënyrën dhe vendodhjen e ekzekutimit.

Alarmi për zhdukjen e Ervis Martinaj erdhi nga Dubai, nga një mik i 40-vjeçarit, i cili nuk po mundte të lidhej me Ervisin.

Kujtojmë se Ervis Martinaj mori një goditje të madhe pak javë më parë. Atij iu vra kushëriri i parë, vetëm 23 vjeç, Brilant Martinaj dhe pritej që pas kësaj ngjarje kriminale, gjërat të ndryshonin.