Të tjera detaje në lidhje me vrasjen e Joy Ayokos. Policia dhe prokuroria kanë ngritur pistë të re, pasi dyshojnë se 22-vjeçarja që punonte si krupiere në një kazino në Tiranë i ka dhënë informacion për mënyrën se si të luante në kazino një lojtari, i cili kishte fituar shuma të mëdha parash.
Lojtari fitues është identifikuar nga policia dhe pritet te merret në pyetje. Dëshmia e tij mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e ngjarjes.
Ka dyshime të forta që manovrat e kenianes dhe lojtarit të jenë zbuluar nga stafi i kazinose dhe kjo gjë të jetë bërë shkak për ngjarjen e rëndë.
Joy Ayoko u gjet e rrëzuar nga kati i tretë i banesës ku jetonte me qira, pranë vilave gjermane në gusht të vitit 2022.
Ajo shtrua në spitalin e Traumës më datë 14 gusht 2022. 22-vjeçarja i mbijetoi fillimisht plagëve të marra, por një dëmtim në tru e la në gjendje vegjetative.
Pas disa muajsh, ajo u kthye në Kenia bashkë me të ëmën, ku edhe ndërroi jetë. Ndërkohë, Policia e Shtetit nuk ka vendosur në pranga asnjë person për sulmin makabër ndaj të resë