Një vjedhje e pazakontë ndodhi në Selanik.
Në 40-vjeçar hyri në farmaci pasditen e djeshme dhe ka grabitur një shumë parash nga kasa.
Menjëherë sapo është njoftuar Policia nga qytetarët, burri është zhytur në det për të shmangur arrestimin e menjëhershëm.
Megjithatë, përpjekjet e tij rezultuan të kota, pasi efektivët kanë arritur ta arrestojnë.
Gjatë kontrollit, policia i gjeti tre pako të vogla me heroinë.
Ndaj tij rëndon akuza e vjedhjes.