Ηοroskoρi për ditën e sotme, 1 korrik 2022

Dashi

Sot gjatë gjithë ditës do të mendoni vetëm për çështje pune dhe financiare. Duhet të mendoni edhe për çështjet e zemrës ndonjëherë, pasi partneri/ja ndihet i braktisur. Beqarët do jenë mjaft të mbyllur sot në vetvete dhe nuk do kenë dëshirë për të dalë në takime. Financat nuk paraqesin probleme, do vazhdoni t’i mbani nën kontroll.

Demi

Keni rezultate të shkëlqyera në një projekt që vijnë si pasojë e bashkëpunimit dhe mbështetjes shumë të mirë që keni edhe me partnerin/en. Beqarët nëse duan të ndryshojnë statusin e tyre, duhet që t’i shfaqin lirisht ndjenjat e tyre pa u ndrydhur në vetvete. Financat do vinë duke u përmirësuar dalëngadalë.

Binjakët

Kujtimet e ëmbla po ju lezetojnë ditën sot ju të dashuruarve. Jeni të përkundur nga një ndjenjë kënaqësie që nuk e kuptoni nga vjen. Për beqarët do nisë një kapitull i ri, do jenë në gjendje që ta bëjnë për vete mjaft lehtë personin që pëlqejnë. Financat do jenë të ekuilibruara, do dini si t’i menaxhoni të ardhurat tuaja.

Gaforrja

Sot ju që jeni në çift dëshironi të qëndroni të qetë në ambientin tuaj që ju pëlqen aq shumë. Një ditë jo me ndonjë ngjarje të veçantë për tu mbajtur mend. Beqarët do realizojnë takime fantastike gjatë kësaj dite dhe jeta mund t’i marrë një tjetër drejtim. Gjendja e financave do varet nga menaxhimi juaj. Gjithsesi bëni kujdes.

Luani

Duhet të mbani nën fre krenarinë tuaj dhe ambicien e tepruar sepse në të shkuarën keni bërë gabime që ju kanë kushtuar shtrenjtë në marrëdhënie me partnerin/en. Beqarët do tregohen mjaft impulsivë sot dhe ka mundësi që të hedhin hapa të gabuar për të cilat do vuajnë pasojat. Probleme parashikohen edhe në planin tuaj financiar.

Virgjëresha

I keni patur çastet tuaja të lavdisë gjatë paradites së sotme dhe për këtë jeni shumë krenar. Mbrëmja paraqitet e qetë në prani të partnerit/es suaj. Beqarët pas shumë përpjekjesh dhe mundimesh më në fund do arrijnë të bëjnë për vete personin që pëlqejnë prej kohësh. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.

Peshorja

Sot një ditë e mirë për ju që jeni në një marrëdhënie dashurie. Fati është në anën tuaj dhe çdo gjë do të përfundojë në favorin tuaj. Beqarët do realizojnë takime interesante gjatë kësaj dite dhe ka mundësi që disa prej tyre të nisin edhe lidhje serioze. Në planin financiar bëni mirë të merrni disa masa për të shmangur problemet.

Akrepi

Sot do të vendosni të kaloni një ditë vetëm për vetëm me partnerin/en, mbi të gjitha sepse ju duhet mendimi i tij/saj për një vendim të rëndësishëm që do të merrni. Beqarët nuk do e kenë mendjen fare te dashuria, madje do kenë ndryshime të shpeshta të humorit dhe nuk do dinë as vetë çfarë duan. Ditë e vështirë për financat.

Shigjetari

Jeni disi të pakënaqur me disa situata që po ndodhin rreth jush që jeni në marrëdhënie dashurie. Do të kërkoni të gjeni fajtorin por nuk do të mundni dot. Beqarët do kenë një nga ditët e tyre të zakonshme rutinë dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj, gjendja do përmirësohet goxha.

Bricjapi

Ditë e bukur dhe e mbushur plotë emocione për ju që jeni në një marrëdhënie dashurie. Mundohuni të dilni për një darkë romantike me partnerin/en dhe dita do mbyllet më së miri. Beqarët do tregohen të pavëmendshëm gjatë kësaj dite dhe mund të humbin mundësi të shkëlqyera. Në planin financiar gjendja paraqitet e ekuilibruar.

Ujori

Sot ngjyra juaj është blu si deti, si qielli, si çdo gjë qe ju çon larg banales dhe vulgaritetit. Do të ndjeheni shumë të lirë dhe të lumtur në krahët e njeriut tuaj të zemrës. Beqarët depërtojnë emocione të forta pas disa takimesh interesante që do realizojnë. Financat do vinë duke u përmirësuar dalëngadalë.

Peshqit

Po ju kujtohet vera dhe pushimet dhe keni shumë dëshirë ti riktheheni përsëri. Kujtime të bukura që thjesht po ju shoqërojnë gjatë ditës së sotme ju që jeni në çift. Beqarët nuk do duan ta ndryshojnë statusin dhe nuk do jenë të gatshëm as për aventura dhe as lidhje serioze. Në planin financiar situata paraqitet e ekuilibruar dhe pa probleme.

Drejtësia greke ρυblikon fotot e rrjetit kriminal të fajdexhinjυe, mes tyre 2 shqiρtarë

Gjykata e Shkallës së parë në Herakleio në Greqi ka urdhëruar publikimin e fotove dhe identiteteve të pjesëtarëve të një rrejti të madh kriminal fajdexhinjsh në Greqi.

Pjesë e grupit janë edhe dy shqiptarë, Arbër Prenga 32 vjeç dhe Arjan Xhangolli 30 vjeç.

Rrjeti i fajdexhinjve është shpallur në kërkim për mashtrim dhe vjedhje të qytetarëve, raporton abcnews.al.

Si rrjedhojë autoritetet greke u bëjnë thirrje qytetarëve të kontaktojnë me policinë për çfarë do lloj informacioni që mund të çojë në arrestimin e kriminelëve, si edhe për të mos rënë pre e mashtrimeve të tyre.

“Në këtë kuadër, qytetarët janë të lutur të kontaktojnë Departamentin e Krimit të Organizuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Qarkut Kretë, në numrat telefonik 2810-274124 dhe 2810-274150, për të dhënë çdo informacion përkatës. Vërehet se sigurohet anonimiteti dhe konfidencialiteti i komunikimit.  Theksohet se kjo masë ka afat deri më datë 24.12.2022, sipas Urdhrit të Prokurorisë”, raporton protothema,gr.

Arbër Prenga, lindur më  1990-ën në Shqipëri

Arjan Xhangolli, lindur në 1992 në Shqipëri

Michail Karidhi, lindur në 1977 në Herakleio

Panajotis  Vasiliou, lindur në 1998 në Herakleio

Jorgos Samiotakis,  lindur në 1975 në Herakleio

/abcnews.al/

Ρolicia e Elbasanit e gjitha në këmbë, në ndjekje të mjetit ku udhëtojnë ρersona të rrezίkshëm, kap “pa dashje” një …

Policia e Elbasanit është e ngritur e gjitha në këmbë mbrëmjen e së enjtes, për shkak se ëhstë vënë në ndjekje të mjetit me targa B680AB, pasi dyshohet se me të lëvizn disa persona me rrezikshmëri të lartë.

Burime për Abc bënë me dije se mjeti fillimisht nuk i ka ndalur një patrulle në hyrje të qytetit të KLibrazhdit dhe më pas ka injoruar edhe paralajmërimin e dy patrullave në Elbasan.

Por në tentativë për të ndaluar mjetin me targa B680AB, policia e Elbasanit ka ndaluar një “Ferrari” me ngjyrë të verdhë.

SHIKO VIDEON KËTU

/Abcnews.al/

Romeo Veshaj dhe Olsi Bylyku shkëmbejnë ρυthje ‘ραsionαnte’ në bυzë

Ka ndodhur tashmë! Dy aktorë të njohur, Olsi Bylyku dhe Romeo Veshaj janë puthur në buzë. Ka ndodhur te emisioni “Më lër të flas”.

Olsi dhe partnerja e tij Egli Tako, janë dy nga të ftuarit e radhës në emisionin e binjakëve Veshaj që transmetohet të premten, por episodi është regjistuar disa ditë më përpara.

Në promon e emisionit të publikuar ditën e sotme, Romeo dhe Olsi shihen duke u puthur në buzë.

Nuk dihet nëse ata kanë rikrijuar puthjen e Donaldit me Bora Zemanin gjatë “Big Brother VIP” apo ka qenë thjesht një skeç.

Olsi dhe binjakët kanë treguar se njihen prej vitesh dhe kanë raporte shumë të mira shoqërore.

Tirana “dίgjet”, Korça “ρυshtohet” nga breshëri (Video)

Prej disa ditësh Tiranë dhe shumë qytetet të vendit janë përfshirë nga i nxehti afrikan, duke bërë që temperaturat të arrijnë në 39 gradë celcius, në rrethin e Korçës situata paraqitet krejt ndryshe.

Në redaksinë e Abcnews.al, ka mbërritur një video e cila tregon se fshati Rrëmbec i Maliqit është i përfshirë nga një stuhi breshëri.

Siç shihet edhe në vide, breshëri bie në kokrra të mëdha.

SHIKO VIDEON KËTU

“Ore ku po rroni dhe jetoni”- Deρυteti i PD: Në fshat ka ikur aroma karakteristike e bagëtive, vjen era hαshash! Po hamë djathë me niseshte. Ku janë Ιopët?

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi nga foltorja e Kuvendit ka ngritur shumë problematika, që sot po hasen në fshat. Sipas tij, mungesa e bagëtive ka bërë që fshatari të blerë qumësht në qytet, ndërsa djathin po e hanë me niseshte.

Po ashtu, Korreshi ironizoi edhe ministren e Bujqësisë, për të cilën tha se i nxori mallin e Lenka Çukos. Korreshi tha gjithashtu se bujqit janë shumë të diskriminuar, pasi nuk kanë asnjë mbështetjen e qeverisë.

“Sot realisht jam mallëngjyer nga një fjalim prekës kur doli ministrja e Bujqësisë. Më nxori mallin e Lenka Cukos në kohë. Sa të mira e begati na kishte bërë nëna parti dhe se po e conte nga fitorja në fitore.

Na mbushi mendjen sot se ata kishin dhënë mend jo vetëm këtu, por edhe në G7. E kishin informuar G7, që realizimi i planit është detyre dhe tejkalimi është nder.

Ore po ku po rroni dhe ku po jetoni. Ca janë këto INSTAT dhe shifra. Hajde shikoni numrin e bagëtive në fshat. Ka ikur aroma karakteristike e bagëtive, vetëm aromë hashashi ka. Ku janë lopët?

Kush i ka dhe kush i mban. Si mund të mbash një lopë kur është 7 mijë lekë dengu u barit dhe të japë 20 litra qumësht dhe ja merrni me 380 lekë.

Ne po hamë djathë me niseshte o të nderuar. Sot fshatari po ble qumësht në qytet. Nuk ka më lopë dhe dele. Ku janë subvencionet e famshme. Po nuk dole foto me ju gjatë fushatës nuk merr dot grant”, tha ndër të tjera Korreshi.

18-υ jeçarja u la e υdekur në derën e spitalit/ Çfarë zbυlojnë hetimet? (Detaje të reja)

Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu do të gjykohen për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani, vitin e kaluar në Kosovë.

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka nxjerrë aktakuzën e plotë ku përshkruan torturat që kishte përjetuar e reja para se të vritej. Ngjarja e rëndë ndodhi në tetor të vitit të kaluar.

Pas hetimeve, rezulton se Marigona Osmani është dhunuar seksualisht.

“I pandehuri Dardan Krivaça, me  21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij në Ferizaj, pa pëlqim e saj e detyron të ndjerën Marigona Osmani për të kryer marrëdhënie seksual, e cila përcillet me tortura, në atë mënyrë që fillimisht pa dëshirën e saj kryen

marrëdhënie seksuale në sallon,  pas kryerjes së aktit seksual të njëjtën të zhveshur e dërgon në banjo, nga aty me dhunë e dërgon në dhomën e gjumit, mirëpo me kalimin e kohës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore si pasojë e dhunës së ushtruar humb aftësinë për të rezistuar, e ku në dy raste në mbrëmje kryen marrëdhënie seksuale pastaj të zhveshur e dërgon në banjë, e ku i vërehen edhe lëndimet në trup”, thuhet në aktakuzë.

Derisa Krivaça akuzohet për përdhunim ndërsa Arbër Sejdiu akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës.

“I pandehuri Arbër Sejdiu, me 21 gusht 2021, në banesën e të pandehurit të parë në rrugën në Ferizaj, me dashje i ndihmon në kryerjen e veprës penale të dhunimit, në atë mënyrë fillimisht kontaktojnë përmes telefonit dhe takohen në qytet, pastaj së bashku kthehen në banesë, ku i pandehuri Arbër Sejdiu posa mbërrijnë duke qenë në dijeni se i pandehuri Dardan është duke e dhunuar tani të ndjerën Marigona Osmani, me dashje merr veprime me të cilat lehtësohet kryerjen e dhunimit, ashtu që së bashku menjëherë hyjnë në dhomën ku kryhet dhunimi, e ku e ndjera ishte e zhveshur, e të cilën veprim gjatë qëndrimit në banese e merr disa here”.

Të gjitha këto ngjarje janë të filmuara nga kamerat që ishin të vendosura në dhomë, në banesën e Krivaçës, ku dyshohet se ndodhi vrasja.

 Sipas Prokurorisë, kamera ka pamje nga dera e hyrjes së banesës dhe banjo, e njëjta ka pamje edhe të një pjese të derës së një dhome gjumi, si dhe një dhomë tjetër të cilën e kap vetëm një çosh, kjo e fundit edhe është dhoma ku janë kryer veprat penale.

Përpos dhunës seksuale, Osmani është dhunuar fizikisht nga Krivaça me të cilin bashkëjetetonte. Ajo është rrahur me shkop dhe me kabllo.

“Në mëngjes Dardani del nga dhoma, para vrasjes vërehen dy të pandehurit në korridor dhe në dhomë duke biseduar disa minuta dhe pastaj hyjnë në dhomë, ku i pandehuri Dardan Krivaça merr një shkop të zi, Arbër Sejdiu, pasi qëndron disa minuta del për pak kohë te dera e hyrjes së banesës dhe shikon nëse dikush është duke i përgjuar, kthehet sërish në dhomë ku gjendet i pandehuri Dardan Krivaça, me të ndjerën Marigona Osmani, ku e mbyll derën dhe qëndrojnë për disa minuta”, përshkruan aktakuza.

Ndërkohë që raporti i autopsisë e vërteton dhunën që është përdorur dhe konstaton arsyet e vdekjes.

Aktakuza përmban edhe dëshminë e nënës së Marigona Osmanit dhe të akuzuarit Arbër Sejdiu, që sipas prokurorisë deklarata e Sejdiut bie në kundërshtim me filmimet e kamerës në banesën e Krivacës.

“Pretendimi se ditën dhe kohën e vrasjes ka qenë në gjumë, nuk qëndron pasi nga video-incizimet rezulton se në kohën kur është kryer vrasja ka qenë në dhomën e së ndjerës së bashku me të pandehurin Dardan Krivaça”.

Marigona Osmani gushtin e vitit të kaluar u dërgua pa shenja jete në emergjencën e spitalit të Ferizajt nga Krivaça dhe Sejdiu, të cilët u larguan nga vendi./TopChanel

Aromë Ιυfte në lindje, Stoltenberg i prerë: Putini na nënvlerësoi, tani do ta shohë…

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i tha CNN se presidenti rus Vladimir Putin ka nënvlerësuar rezistencën e Ukrainës dhe unitetin e aleancës ushtarake të NATO-s.

“Ai [Putini] ka bërë një gabim të madh; ai nënvlerësoi totalisht fuqinë e forcave të armatosura ukrainase, guximin e lidershipit dhe popullit ukrainas, dhe ai gjithashtu nënvlerësoi unitetin e NATO-s dhe partnerëve në ofrimin e mbështetjes për Ukrainën,” tha Stoltenberg.

Duke folur nga samiti i NATO-s në Madrid, Stoltenberg tha se Putini kishte dështuar në arritjen e objektivave të tij kur ishte fjala për dobësimin e aleancës së NATO-s, raporton abcnews.al.

“Një nga mesazhet e tij kryesore në fillim të kësaj lufte ishte se ai donte një NATO më të dobët. Ai në fakt propozoi nënshkrimin e një marrëveshjeje për të mos pasur zgjerim të mëtejshëm të NATO-s. Ajo që ai po merr tani është zgjerimi i NATO-s me anëtarë të rinj duke përfshirë Finlandën në kufi me Rusinë, gjë që në fakt ndryshon kufirin e NATO-s me Rusinë”, tha ai.

“Kjo nuk do të thotë se ne nuk e shohim me seriozitet vështirësitë me të cilat po përballet Ukraina në Donbas”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg tha se NATO po injoron retorikën e Putinit dhe se aleanca do ta “vlerësojë atë për veprimet që bën”.

“Ajo që ai bën në Ukrainë është një shkelje brutale e ligjit ndërkombëtar. Është një luftë që ka çuar në shumë viktima civile, civilë të vrarë dhe humbje të mëdha”, tha ai.

Arritjet në samitin e NATO-s në Madrid janë një “fitore” për aleancën ushtarake, sipas Stoltenberg.

“Është një fitore për NATO-n që ne kemi demonstruar edhe një herë unitetin dhe aftësinë tonë për të ndryshuar, për t’u përshtatur kur bota po ndryshon,” tha shefi i NATO-s.

“Ne jetojmë në një botë ku shohim përdorim brutal të forcës kundër një fqinji të ngushtë të NATO-ssi Ukraina dhe kjo është arsyeja pse ne kemi rritur ndjeshëm dhe do të rrisim më tej praninë tonë në pjesën lindore të aleancës për të minimizuar çdo hapësirë ​​për llogaritje të gabuara apo keqkuptime në Moskë rreth gatishmërisë sonë për të mbrojtur të gjithë aleatët”, tha ai. /abcnews.al

Shqipëria e “ρυshtuar” nga i nxehti afrikan, në Korçë ndodh fenomeni i rrallë/ Bllokohen rrugët nga breshëri, qytetarët detγrohen të… (Video)

I nxehti afrikan ka përfshirë Shqipërinë prej disa ditësh, por duket se në disa zona të vendit rrebeshi i breshërit nuk ka munguar ditët e fundit.

Siç shihet edhe në video, fshati Rrëmbec në Maliq, por edhe në disa fshatra të Bilishtit, rrugët janë zbardhur nga breshëri.

Ndërkohë disa qytetarë kanë fikur edhe makinat në rrugë pasi ka qenë e pamundur që të ecnin në kushtet atmosferike.

SHIKO VIDEON KËTU

Çfarë po ndodh?/ Rusia tërheq trupat, largohet nga territori strategjik në Ukrainë

Ukraina tha se forcat ruse janë tërhequr nga ishulli Zmiinyi – i njohur gjerësisht si Ishulli i Gjarpërinjve, shkruan The Guardian.

“Gjatë natës, si rezultat i një operacioni të suksesshëm ushtarak, trupat e mbetura u evakuuan me dy skafe dhe me siguri janë larguar nga ishulli.

Aktualisht Zmiinyi është mbuluar nga zjarri, dëgjohen shpërthime. Rezultatet përfundimtare të operacionit janë duke u hetuar”, tha ushtria në një mesazh të postuar në Telegram.

Imazhet që qarkullojnë në mediat sociale të ishullit Zmiinyi – i njohur gjerësisht si Ishulli i Gjarpërinjve duket se tregojnë pajisje të djegura në vendngjarje. Ishulli i vogël është një vend strategjik i rëndësishëm në Detin e Zi.

Lajmin e ka konfirmuar edhe ministria ruse e mbrojtjes e cila tha se tërheqja e trupave ishte shenjë e një vullneti të mirë.

Ministria tha se vendimi tregon se “Federata Ruse nuk po pengon përpjekjet e OKB-së për hapjen e një korridori humanitar për të nxjerrë prodhimet bujqësore të Ukrainës”.

Sipas ministrisë, vendimi do të thotë se Kievi nuk mund të sugjerojë më se çdo krizë ushqimore dhe pamundësi për të eksportuar grurë është “për shkak të kontrollit total të Rusisë në pjesën veriperëndimore të Detit të Zi”.

“Tani i takon palës ukrainase që ende nuk po pastron vijën bregdetare të Detit të Zi, duke përfshirë ujërat e portit”, përfundoi ministria./abcnews.al

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9iYWNrZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9mZiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfcmVmc3JjX3Nlc3Npb24iOnsiYnVja2V0Ijoib2ZmIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9yZXN1bHRfbWlncmF0aW9uXzEzOTc5Ijp7ImJ1Y2tldCI6InR3ZWV0X3Jlc3VsdCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0Zndfc2Vuc2l0aXZlX21lZGlhX2ludGVyc3RpdGlhbF8xMzk2MyI6eyJidWNrZXQiOiJpbnRlcnN0aXRpYWwiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2V4cGVyaW1lbnRzX2Nvb2tpZV9leHBpcmF0aW9uIjp7ImJ1Y2tldCI6MTIwOTYwMCwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd191c2VyX2ZvbGxvd19pbnRlbnRfMTQ0MDYiOnsiYnVja2V0IjoiZm9sbG93IiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9lZGl0X2Zyb250ZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9mZiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1542422176573407232&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.shqiperiaime.com.al%2F2022%2F06%2Fe-bujshme-rusia-terheq-trupat-largohet-nga-territori-strategjik-ne-ukraine%2F&sessionId=6496b83247a871a5d938da4acca33ccdfe5bee39&theme=light&widgetsVersion=b45a03c79d4c1%3A1654150928467&width=550px