Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e shtυnë 1 prill 2023

Dashi 

Plutoni dhe Marsi do ua ndërlikojnë paksa punën në jetën tuaj në çift sot. Do debatoni me partnerin/en për disa detaje dhe kjo do iu mërzitë. Beqarët nuk do e mbajnë gjithë kohën mendjen tek krijimi i një lidhjeje dhe do e lënë veten të lire. Nëse doni që financat të përmirësohen, duhet të shpenzoni me kujdes.

Demi 

Do jeni shumë ëndërrimtare gjatë kësaj dite dhe për këtë arsye mund të lëndoheni nga realiteti. Jo çdo gjë është si nëpër filma prandaj kujdes. Beqarët do ndihen mirë edhe ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë një person për ta pasur pranë. Sektori i financave nuk do jetë aspak problematik.

Binjakët

Ka rrezik të keni debate dhe mosmarrëveshje gjatë kësaj dite me partnerin/en tuaj. Do iu duket sikur ai/ajo nuk po iu kushton vëmendjen e dukur dhe sikur miqtë janë më të rëndësishëm se gjithçka tjetër për të. Beqarët do kenë takime, por jo ashtu si i kanë ëndërruar. Në planin financiar çdo gjë do shkojë më së miri.

Gaforrja

Jeta juaj në çift do jetë shumë pasionante gjatë kësaj dite. Partneri/ja do tregohet i gatshëm t’iu çojë në qiell të shtate në mënyrë që ju të përjetoni kënaqësi pa fund. Beqarët do ja kalojnë mirë me miqtë e tyre dhe nuk do e ndiejnë mungesën e një partneri/e. Me financat nuk duhet të bëni gabime dhe as të luani me zjarrin.

Luani

Klima do jetë shumë mirë sot për të dashuruarit. Do i shprehni pa pushim ndjenjat dhe do ndiheni më të përkëdhelur se kurrë nga partneri/ja. Beqarët ka shumë gjasa të fillojnë të ndiejnë mjaft për dikë që e njohin prej vitesh. Asnjëherë nuk i dihet jetës. Për të mos pasur probleme financiare, shmangni investimet e konsiderueshme.

Virgjëresha

Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe vigjilentë sot. Harmonia dhe ekuilibri mund të prishet nga një fjalë goje e pamenduar mirë. Kujdes! Për beqarët dita do jetë mjaft interesante dhe emocionuese. Nuk do mungojnë për asnjë moment ftesat interesante. Financat do jenë delikate falë shpenzimeve të konsiderueshme.

Peshorja

Nëse kohët e fundit lidhja juaj ka qenë problematike, do keni vështirësi të mëdha me partnerin/en, në të kundërt dita do jetë e qetë. Beqarët do kenë shumë sukses në dashuri. Çështjet financiare do jenë në qendër të vëmendjes. Nuk do shpenzoni më shumë sesa ua mban xhepi.

Akrepi

Do jeni sharmantë dhe mjaft sensualë gjatë kësaj dite. Partneri/ja do ndihet me fat që iu ka afër dhe krenar kur të ecë përkrah jush. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të kërkuar diçka me rëndësi. Beqarët ende nuk do jenë të sigurtë për atë që duan të bëjnë. Sqarohuni njëherë me veten para se të hidhni çfarëdo lloj hapi. Financat do jenë të mira.

Shigjetari

Do jeni shumë nervozë gjatë kësaj dite dhe kjo do iu lerë t’i shprehni ashtu si duhet ndjenjat. Shpjegojani partnerit/es situatën në mënyrë që ai mos mërzitet. Beqarët duhet të presin edhe pak kohë për të gjetur personin e tyre të ëndrrave. Shumë shpejt gjërat do ndryshojnë. Për financat do jetë një ditë delikate.

Bricjapi

Do keni disa vështirësi në jetën tuaj në çift sot, por do bëni çmos që t’i kaloni ato sa më parë. Së bashku me partnerin/en do jeni një ekip i fortë dhe mund të përballoni shumë sfida. Beqarët ka shumë mundësi të njohin dashurinë e madhe. Në planin financiar duhet të bëni çdo shpenzim me shumë kujdes dhe maturi.

Ujori

Mundohuni të jeni sa më tolerantë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift sepse vetëm kështu lidhja juaj do ecë ashtu si duhet. Ndonjëherë është më mirë të kërkoni falje për gabimet e bëra. Beqarët do e kenë prioritet gjetjen e një personi interesant dhe do e arrijnë atë. Në planin financiar, falë ndikimit të Plutonit do i menaxhoni me shumë kujdes të ardhurat.

Peshqit

Ka shumë mundësi që lidhja juaj të stabilizohet gjatë kësaj dite. Nuk do tregoheni më aq kokëfortë sa më parë dhe partneri/ja do iu dashurojë akoma më shumë. Beqarët jo vetëm që do kenë takime, por mund të njohin edhe personin e ëndrrave të tyre. Financat do ndikohen pozitivisht nga yjet

E qëΙΙoi me ρistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy υiktima në Kavajë

Janë publikuar pamjet ku shfaqen Sali Rexha dhe Armand Gosa duke debatuar me njëri-tjetrin përpara se të vriteshin në zemër të Kavajës, njëri me plumba pistolete e tjetri me goditje thike mbrëmjen e 29 marsit.

Sikurse shihet qartë nga pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara nga Neës24, Sali Rexha që më herët ka pasur emrin Altin, po ecte me fëmijën për dore kur pranë tij kalon me biçikletë, Armand Alias Edmond Gosa.

Sapo shohin njëri-tjetrin, ata ndalohen dhe fillojnë të debatojnë. Siç rezulton nga pamjet, qytetarë të rastit ndërhyjnë për t’i ndarë, por pavarësisht kësaj, Sali Rexha nxjerr nga brezi armën pistoletë dhe e mbush.

Debati mes tyre sa vjen e bëhet më i ashpër. Megjithatë pas shumë përpjekjesh qytetarët arrijnë t’i ndajnë nga njëri-tjetri dhe të dy në pamje të parë vijojnë rrugën e tyre. Por nuk ndodh kështu. Referuar dosjes hetimore, rezulton se Edmond Gosa e ka ndjekur më pas me biçikletë Rexhën. Ndonëse minutat kalonin nuk duket asnjë shenjë e uniformave blu.

Sipas dinamikës, të dy ritakohen dhe është Sali Rexha që qëllon mbi Gosën, teksa është rrezikuar edhe jeta e fëmijës së mitur. Gosa u plagos me 4 plumba. Për shkak se ishte trup me fizik të fortë, edhe pse i plagosur, ai nxori thikën dhe godet 11 herë Sali Rexha nxjerr nga brezi armën pistoletë dhe e mbush.

Debati mes tyre sa vjen e bëhet më i ashpër. Megjithatë pas shumë përpjekjesh qytetarët arrijnë t’i ndajnë nga njëri-tjetri dhe të dy në pamje të parë vijojnë rrugën e tyre. Por nuk ndodh kështu. Referuar dosjes hetimore, rezulton se Edmond Gosa e ka ndjekur më pas me biçikletë Rexhën. Ndonëse minutat kalonin nuk duket asnjë shenjë e uniformave blu.

Sipas dinamikës, të dy ritakohen dhe është Sali Rexha që qëllon mbi Gosën, teksa është rrezikuar edhe jeta e fëmijës së mitur. Gosa u plagos me 4 plumba. Për shkak se ishte trup me fizik të fortë, edhe pse i plagosur, ai nxori thikën dhe godet 11 herë Sali Rexhën. Megjitatë, të dy ndërruan jetë.

Por a mund të parandalohej kjo ngjarje? Gjasat janë që po nëse policia e drejtuar nga Gazmend Demrozi, do të kishte kryer detyrën si duhet, duke kontrolluar elementët kriminale që lëvizin me armë në mes të qytetit, siç edhe në rastin konkret, kur Sali Rexha shëtit në mes të qytetit me pistoletë, ndërsa Armand Gosa me thikë.

Të dy ishin jo vetëm eksponentë të njohur, por edhe konflikte te ashpra me njëri-tjetrin dhe ishin jashtë vëmendjes së uniformave blu, që në fakt do duhet të mbajnë nën vëzhgim elementët kriminale dhe të parandalojë ngjarjet kriminale.

Përsëritet tragjedia, trenat dalin nga shinat, ka të lëndυar

Dy trena në Zvicër kanë dalë jashtë shinave gjatë ditës së sotme duke shkaktuar disa të plagosur në bord, numri i të cilëve nuk është saktësuar. Dy trena rajonalë dolën nga shinat të premten vetëm disa kilometra larg njëri-tjetrit dhe me një distancë kohore prej gjysmë ore.

Një prej trenave është rrëzuar në Lussertz dhe treni tjetër në rajonin administrativ Bern-Mittelland në Kantonin e Bernës.

Sipas policisë, aksidenti në Lussertz ka ndodhur rreth orës 16:30 ku disa prej vagonëve të trenit kanë dalë nga shinat. Seksioni i hekurudhës u mbyll, ndërsa në vendin e ngjarjes mbërritën zjarrfikësit dhe ambulanca.

Aksidenti i dytë ndodhi pak para orës 17:00, ku një pjesë e trenit u përmbys. Ekipet e shpëtimit shkuan në zonë, ku frynin erëra të forta, për të ofruar ndihmën e parë.

Vihet re se një valë e motit të keq po godet Zvicrën, pasi erërat e stuhishme po përfshijnë disa zona. Shpejtësitë e erërave ka arritur shpejtësi deri në 122 kilometra për orë.

Që nga mëngjesi, shërbimi meteorologjik i Zvicrës ka regjistruar më shumë se 5000 goditje të rrufeve.

Masαkër në pak minuta/ Μjeku në pension υret grυαn e fëmijët

Ai vrau të gjithë familjen e tij dhe më pas kreu vetëvrasje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në L’Aquila të Italisë.

Vrasësi është një mjek, Carlo Vicentini, ish shef i Urologjisë në spitalin Teramo.

Mjeku me një pistoletë që e mbante me leje qëlloi qëlloi djalin e tij me aftësi të kufizuara 43-vjeçar Massimon, i cili ishte i lidhur me një respirator, vajzën Alessandra 36 vjeç, gruan e tij dhe më pas u vetëvra.

Motivi dhe rrethanat po shqyrtohen.

Tragjedia ka ndodhur në shtëpinë e çiftit, në një vilë në periferi të kryeqytetit Abruzzo.

“Profesor Vicentini ishte një urolog shumë i mirë dhe i vlerësuar, si dhe një njeri i sjellshëm, i ndjeshëm dhe ndihmës”deklaroi drejtori i përgjithshëm i Asl of Teramo, Maurizio Di Giosia.

“Ai doli në pension rreth një muaj më parë, pasi bëri një punë të shkëlqyer në kompaninë tonë, në departamentin e Urologjisë të drejtuar nga universiteti”-kujton ai.

“Pas daljes në pension, departamenti u kthye në drejtimin e spitalit, por vazhdoi me punën e madhe të vendosur nga Vicentini, i cili ishte një mjek i kërkuar jashtë Teramos dhe jashtë rajonit” përfundoi ai.

Giovanni Vicentini, vëllai i urologut, tha se kishte komunikuar me të për herë të fundit dy ditë më parë.

“Më tha se me gjithë familjen do të shkonte në plazh në Tortoreto, afër Teramos. Dje u përpoqa të kontaktoja pa marrë përgjigje. Pashë grilat që ishin ulur dhe mendova se tashmë ishin larguar. Vetëm sot shkuam të hapnim derën me çelësat dytësorë ku pamë tragjedinë.”

“Dυng, dung”/ “Pυbliku ka vendosur…”, kush e krijoi tingullin që na ndal zemrën kur Arbana thotë të eliminuarin

Një nga tingujt që të gjithëve na ka mbetur në mendje nga spektaklet e Big Brother në Top Channel është padyshim tingulli i gongut kur Arbana pret të thotë emrin e të eliminuarit.

Suspanca që kur Arbana merr zarfin me emrin e të eliminuarit apo qoftë dhe të fituesit në fund, bën që të gjithëve të na ndalë fryma.

Por shpesh mund ta kemi pyetur veten se kush fshihet pas krijimit të këtij tingulli. Ai është Besnik Gaçe. Ky i fundit ka treguar historikun e krijimit të kësaj baze muzikore:

“Ne vijmë nga Top Fest, dhe atëherë na mungonte një tingull kur nominohej një këngë. Kishte një mungesë. Futeshim në internet për të kërkuar diçka, po nuk na ngjiste asnjëra. Ai u bë sebep sapo filloi Big-u na erdhën folder-at me xhingëllat, por nuk po gjenim diçka. E kuptuam që duhej diçka, më thanë jepi provo bëj diçka. Shkoj në studio në atë kohë dhe për 15 minute e bëra këtë, e bëra shumë shpejt. Kur bëj diçka dua ta kaloj sipërfaqësoren. Që atëherë ngjiti, dhe nuk ndryshoi kurrë,” tregoi Gaçe.

E rëndë! Ρolicët dhυnojnë grυαn në Mat: Më rrahën në furgon, rashë pa ndjenja, nuk më dërguan as në sρital!

Ngjarje e rëndë në Mat.

Një grua në Mat është dhunuar nga policia. Violeta Rica ka treguar momentin kur kanë shkuar për t’i prishur murin rrethues të pronës private. Në rrëfimin e saj të dhimbshëm, Violeta thekson për Syri tv se Policia e Matit ka ushtruar dhunë makabre ndaj saj brenda furgonit të policisë deri sa ajo ka mbetur pa ndenja.

Rica tregon gjithashtu se edhe pse ishte pa ndjenja në furgonin e policisë, efektivët nuk e kanë dërguar në spital, por është dashur ardhja e kunatës së saj, e cila ka hapur derën e furgonit dhe e ka parë në gjendje skandaloze. Pas kësaj e kanë dërguar në spital.

Rica: Isha duke punuar me bel dhe erdhi policia, njëri furgon u ndal te mani dhe tjetri përballë avllisë. Erdhi Gëzim Murrani dhe hipi te muri mbajtës dhe më tha ‘si je’, duke më zgjatur dorën, ‘s’e meriton dorën time, je tuj hi me hile, pse nuk i lajmërove robt’, i thashë. Në këtë moment më dolën shumë njerëz pas të policisë dhe më kanë marrë me forcë, unë u ula në mur të avllisë, u mbështeta dhe më kanë ushtruar forcë dhe dhunë. Më kanë kapur në krah dhe më është kalbë, dhe gjithë trupi krejt kalbë. Nuk mundem me lujt dhe më fal për shprehjen, por edhe me dalë jashtë nuk mundem.

Pyetje: Cila ishte arsyeja që erdhi policia?

Rica: Me prishë murin e avllisë të pronës.

Pyetje: Çfarë ju komunikuan?

Rica: Asnjë fjalë dhe direkt me forcë kanë prishë murin. Kam marrë telefonin me komuniku me vëllezërit, duke më bllokuar duart bashkë me telefonin. Më kanë marrë me forcë nga muri i avllisë dhe më kanë qitë jashtë territorit dhe më kanë futur me forcë në furgon dhe aty më kanë ushtruar forcë. Ishin shumë policë. Kam qenë pa ndenja dhe nuk e kam kuptuar veten se ku kam përfunduar. Vetëm më kanë ushtruar forcë policët. Katër burra më kanë marrë peshë prej murit të avllisë.

Pyetje: Kush ju solli në spital?

Rica: Ka ardhur kunata dhe ka hapur derën e policisë dhe një polic e ka kërcënuar se përse e hape se s’të lejohet ta prekësh me dorë.

Pyetje: Edhe pse ishe e dhunuar vazhdonin t’ju mbanin në furgonin e policisë?

Rica: Brenda në furgon me forcë, vetëm kur ka ardhë kunata më kanë nxjerrë.

E rëndë! Lυαjtën së bashku në kazino, bυrri nxjerr αrmën dhe υret shokun

MAQEDONI- Ngjarje e rëndë në Shkup.

Ministria për Punët e Brendshme në Maqedoni ka informuar se në orën 08:05 në Shkup është raportuar një vrasje në një kazino në bulevardin “Gologanov”, ku si pasojë ka ngelur i vdekur shtetasi me iniciale N.A 46-vjeç.

Siç njofton MPB, një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 46-vjeçarit, me të cilin paraprakisht kanë luajtur në kazino.

“Është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”,- tha MPB.

“Luizi ka tentuar të kryejë vetëvrasje”, Olta habit me reagimin ndaj këngëtarit (VIDEO)

Gjatë kësaj javë banorët e “Big Brother VIP” u vendosën në provë nga vëllai i madh për të gjetur se cilit prej tyre i përkisnin disa sekrete.

Një prej tyre tërhoqi shumë vëmendje mes banorëve, i cili ishte “Kam tentuar të kryej vetëvrasje”. Fillimisht Olta deklaroi se ai sekret i përket Luizit, teksa ky i fundit nisi të bënte shaka duke mos e pranuar.

Megjithatë, sot vëllai i madh vendosi t’u tregonte banorëve se kujt i përkisnin këto sekrete. Teksa Gerti ishte ai që kishte gjetur më shumë, u zbulua se pikërisht sekreti i Luizit ishte që kishte tentuar vetëvrasjen.

Këngëtari nuk tregoi asgjë më shumë teksa, Olta shtoi se e mendoi këtë gjë pasi sipas saj, Luizi di vetëm të viktimizohet prandaj e ka treguar këtë fakt.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=2d4c6258-cce6-4933-82db-4664f7cdfe76&ig_mid=73AB9F13-6B80-4A7C-B19E-9C5CF9CF919B

E rëndë në vend! U hodh nga spitali, ndërron jetë i moshυari

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, 66 vjeçari nga Gramshi, Hekuran Llapushi i cili u hodh një ditë më parë nga kati i katërt i spitalit të këtij qyteti.

66 vjeçari Llapushi mori plagë të shumta dhe pësoi hemorragji të brendshme dhe nuk mundi të mbijetonte pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve.

Shkaqet se përse 66 vjeçari u hodh nga dritarja e spitalit janë ende të paqarta, ndërkohë që policia ka nisur hetimet

“Oj nanë pse nuk më bëre bαnane”/ Luizi nuk ndal ngαcmimet ndaj Jorit, ja çfarë ndodhi mes tyre

Batuta ka pasur mes Luizit dhe Jorit në shtëpinë e BBV, ku këngëtari ka ngacmuar modelen duke i vënë në pah linjat e saj trupore dhe provokimet që ajo bën me veshjet.

Këtë të premte, teksa modelja ka qenë duke ngrënë një banane në verandë, këngëtari i ëshët afruar duke e ngacmuar.

Ai madje është shprehur duke thënë pse nuk ishte ai vetë një banane.

“Oj nanë pse nuk më bëre banane”- u dëgjuar të thoshte Luizi, i cili më pasu largua nga veranda, teksa banorët e tjerë dhe vetë modelja nisën të qeshnin.