VIDEO/ E ραpritur, Olta dëshiron të lërë shtëρinë e Big Brother Vip

Banorët e Big Brother VIP pritet të japin sot vendimin përfundimtar për shtyrjen e spektaklit, ku do të konfirmojnë ose jo qëndrimin e tyre deri në 6 maj pas sulmit ndaj Top Channel ku u vra roja i sigurisë, Pal Kola.

Ndërkohë, në promon zyrtare të Big Brother Vip për spektaklin e sotëm thuhet se aktorja Olta Gixhari ka kërkuar që të lërë shtëpinë, duke mos dhënë më tepër motive.

A është e vërtetë kjo apo mos ndoshta vallë është një gënjeshtër për 1 Prillin, nuk e dimë, dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim spektaklin e mbrëmjes së sotme për ta kuptuar.

Ndërkohë, kujtojmë se disa ditë më parë Olta zhvilloi një bisedë telefonike me bashkëshortin e saj, Dorin, pasi produksioni u dha mundësinë për të folur me një familjar pas sulmit me armë në Top Channel.

Gjatë bisedës, Dori ka këshilluar aktoren që të ndjekë lojën e saj dhe të mos merret me Luizin, pasi ai është thjesht banor aty.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b4adaca6-bfbd-454d-a242-52bdb20e62d4&ig_mid=DF70E029-1793-4947-AC5C-A70F7812EBB2

Nominimi “kokë më kokë” me Kiarën, Efit nuk i del ‘inαti’: Më erdhi inαt që…

Efi Dhedhes ishten jë nga banoret më të forta në shtëpinë e “Big Brother VIP”, për aq kohë sa ajo qëndroi aty.

E ftuar në “Më Lër të Flas”, Efi u pyet nga vëllezërit Veshaj se nëse do ishte në nominim me Kiarën, në vend të Oltës, kush prej tyre do dilte. Ajo tha se në nominimin që doli, ajo ishte me Kiarën.

Ajo shtoi se i ka ardhur pak inat për këtë, megjithatë theksoi se u mërzit për daljen e moderatores nga shtëpia.

“Po ç’punë kam unë me këto, e di publiku. Nejse, në fund të fundit unë në televotim me Kiarën isha. Më vjen çik inat që fitoi Kiara, por hajde. Megjithatë, tani nuk më erdhi mirë që doli Kiara.”- tha Efi.

Enca rikthehet në shtëρinë e dytë, në DUBAI: Jam shυmë e lυmtur!

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia, është rikthyer në shtëpinë e saj të dytë, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Mesa duket ajo po shijon diellin në Dubai teksa është shfaqur tejet provokuese.

“Përshëndetje Dubai. Jam kthyer në shtëpinë time të dytë, jam shumë e lumtur”, ka thënë këngëtarja në videon e postuar në Instastory.

Theksojmë se këngëtarja është shigjetuar dhe kritikuar për jetën e saj luksoze në Dubai.

Dalin PAMJET e përρΙasjes së dy υiktimave në Kavajë, Rexha e qëlloi i pari Edmond Gosën, skena në sy të fëmijës së mitυr

Dalin pamjet filmike për ngjarjen e rëndë me dy viktima, të tre ditëve më parë në Kavajë, ku shfaqen Sali Rexha dhe Armand Gosa, duke debatuar me njëri-tjetrin përpara se të vriteshin, njëri me plumba tjetri me thikë.

Siç shihet qartë nga pamjet e kamerave të sigurisë, të siguruara nga Neës 24, Sali Rexha që më herët ka pasur emrin Altin, po ecte me fëmijën për dore kur pranë tij kalon me biçikletë, Armand Alias Edmond Gosa. Ata ndalojnë  dhe fillojnë të debatojnë me njëri-tjetrin, ndërsa disa qytetarë  kanë tentuar për t’i ndarë.

Në këtë moment Sali Rexha nxjerr nga brezi armën pistoletë dhe e mbush, por kalimtarët arrijnë që t’i ndajnë. Por nuk mbaron  me kaq. Edmond Gosa e ka ndjekur më pas me biçikletë Rexhën.

Ata ritakohen dhe është Sali Rexha ai që qëllon mbi Gosën, teksa është rrezikuar edhe jeta e fëmijës së mitur.  Gosa u plagos me 4 plumba.  Por edhe pse i plagosur ai ka nxjerrë thikën, duke goditurt 11 herë Sali Rexhën. Si pasojë e plagëve të marra ata ndërruan jetë të dy.

E rëndë! Vrαυ me thikë bαshkëshorten ditën e djeshme, 62-vjeçari shqiptar merr vendimin ekstrem në burg

Shqiptari Xhafer Uruçi, i cili vrau me thikë bashkëshorten tij Zenepe Uruçi, është vetëvrarë në burgun e Ternit në Itali.

62-vjeçari vrau të shoqen duke e goditur disa herë me thikë pas një sherri mes të dyve, ndërsa mësohet se ai ka vrarë veten në qelinë e tij duke u varur me një çarçaf.

Uruçi ishte vetëm në qeli dhe ndodhej nën vëzhgim të rreptë pasi kishte zhvilluar edhe një seancë me psikologun e burgut.

Një nga policët që po kontrollonte qelitë e të burgosurve e gjeti të varur 62-vjeçarin.

E frikshme/ Tërmeti i fυqishëm shkυnd Greqinë

Një tërmet i fuqishëm në Greqi mbrëmjen e së premtes ka nxjerrë në rrugë qindra banorë në Athinë dhe qytetet përreth për shkak se lëkundjet zgjatën për disa minuta.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare tërmeti me magnitudë 5.1 Rihter u regjistrua 39 kilometra në perëndim-jugperëndim të Kythnos,

në një thellësi fokale 35 km.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale.