Gazetarja ‘hedh dritë’, ja kush është personi që Meta thotë se e tradhtoi dhe i dorëzoi listën PS-së

E ftuar në një emision, gazetarja Anduena Llabani hodhi dritë mbi deklaratat e ish-presidentit Ilir Meta, i cili, pasi u mor i pandehur, deklaroi këtë të martë se ka një person që e ka tradhtuar nga brenda Partisë së Lirisë në zgjedhjet e 11 majit. Duke sqaruar këtë reagim të Metës, gazetarja zbuloi, sipas saj, emrin e personit për të cilin Meta aludon se ka kryer tradhtinë. Ajo tha se personi që e tradhtoi Metën gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit është Petrit Sina.

“Duhet thënë se i vetmi njeri që mund të dijë shumë elemente të fushatës elektorale është Tedi Blushi, pasi është i vetmi që, së bashku me djalin e Metës, e takojnë dhe e informojnë atë në burg. Meta foli sot për një tradhëtar brenda partisë, por tradhëtarin e vërtetë e njeh vetëm Monika Kryemadhi. Është një person që quhet Petrit Sina, i cili është shkarkuar nga Meta me një vendim të nisur me letër nga brenda burgut. Me dijeninë time, di që Sina synonte të merrte postin e sekretarit të përgjithshëm. Nga informacionet që kam brenda partisë, Petrit Sina është personi që Meta thotë se e ka tradhtuar në pjesën e fushatës, por ama Monika Kryemadhi e njeh mirë tradhëtarin brenda partisë”, tha ajo.

Gazetarja shpjegoi edhe daljen e avokatit të ri të Ilir Metës këtë të martë, duke treguar se avokati i mëparshëm, Gjokutaj, ka hequr dorë nga mbrojtja e Metës.

“Sot pamë një fakt: një avokat të ri të Ilir Metës, Kujtim Cakrani, pasi avokati tjetër, Gjokutaj, ka hequr dorë. Gjokutaj mbahet për avokat me betejë, por nuk ka pranuar të japë sqarim në lidhje me largimin e tij nga çështja në fjalë, por ka deklaruar se nuk do të merret më me çështjen e zotit Meta. Ai që do ta përfaqësojë nga sot e tutje këtë çështje do të jetë avokati i ri Cakrani”, tha Llabani.

“Monika tha se ‘do jeni në proces dhe do shihni e dëgjoni shumë’, por unë them se procesi Meta-Kryemadhi do na ofrojë shumë surpriza”, shtoi Llabani.

Kujtojmë që këtë të martë Meta akuzoi për një tradhëtar brenda partisë duke deklaruar:

“I falenderoj të gjithë ata shokë dhe miq që punuan por që u tradhtuan nga një maskara i cili me porosinë time është shpallur non grata dhe këtë e di Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë. Ky maskara dorëzoi te patronazhistët listën prej 12 mijë emrash që kishin bërë shokët, miqtë dhe dashamirësit e Ilir Metës, sepse priste që të bëhej Sekretar i Përgjithshëm në vend të Tedi Blushit”, tha Meta.

U zhduk dy ditë më parë, 14-υjeçarja gj endet e υ▪︎ ekυr nën një dyshek! Ish i das hυri rrëfen k r.im in: E go. dita me gυrë në kokë sepse më la!

Martina Carbonaro, një 14-vjeçare italiane e zhdukur dy ditë më parë në Afragola, në zonën e Napolit, është gjetur e vdekur.

Trupi i adoleshentes u gjet nga karabinierët pak larg shtëpisë së vajzës, në një ndërtesë të rrënuar pranë ish-stadiumit “Moccia”. Sipas mediave italiane, viktima ishte fshehur nga vrasësi nën një dyshek.

Si autor i krimit u arrestua ish-i dashuri 18-vjeçar, Alessio Tucci, i akuzuar për vrasje të rëndë dhe fshehje të një kufome.

Gjatë marrjes në pyetje, ai rrëfeu se kishte vrarë Martinën dhe më pas kishte fshehur trupin e saj.

Raportohet se 18-vjeçari i ka shkaktuar vdekjen duke e goditur në kokë disa herë me një gur. Motivi i krimit dyshohet se ishte ndarja e tyre. 14-vjeçarja e kishte dhënë fund marrëdhënies disa ditë para vrasjes dhe ai nuk mund ta pranonte ndarjen.

Ishin pamjet filmike në kamerat e zonës që çuan në zbardhjen e ngjarjes, ku u rindërtuan lëvizjet e fundit të viktimës dhe u identifikua autori.

Krimi besohet se ka ndodhur në afërsi ose brenda ndërtesës ku u gjet trupi. Martina raportohet se nuk donte të rikthehej me ish të dashurin, por do të kishte pranuar të takohej me ish-të dashurin e saj në të njëjtin vend ku takoheshin zakonisht kur ishin bashkë.

Në kulmin e një debati, ai dyshohet se e goditi vajzën me gur dhe e vrau. Pas lajmit për vdekjen e vajzës së saj, nëna e 14-vjeçares shkroi në rrjetet sociale: “Kushdo që të ka lënduar do të paguajë”

Ajo kishte raportuar zhdukjen e vajzës së saj mbërmjen midis 27 dhe 27 majit, duke i shpjeguar policisë se Martina i kishte shkruar se po dilte nga shtëpia për t’u takuar me një shoqe për akullore.

Më vonë, megjithatë, kur ajo u përpoq ta telefononte, lidhja u ndërpre. Nëna më vonë raportoi se Martina ishte takuar me ish-të dashurin e saj.

Futbollisti gjerman viziton memorialin e UÇK-së në Shtërpcë, e bën simbolin e shqiponjës

Futbollisti i famshëm gjerman, Karim Adeyemi, po kalon disa ditë të mira në Kosovë.

Ai ndodhet bashkë me gruan e tij, këngëtaren nga Ferizaj, Loredana Zefi si dhe disa miq të tyre.

Pushimet e çiftit vijnë pas përfundimit të sezonit 2024/25 të Bundesligës gjermane.

Ata kanë zgjedhur për të vizituar disa vende të veçanta, ndonëse e tillë ishte edhe vizita te memoriali i UÇK-së në Shtërpcë.

Përpara këtij memoriali, ylli i Dortmundit ka bërë edhe shqiponjën dykrenare, simbolin e shqiptarëve.

Loredana dhe Karim vlen të ceket se janë bashkë prej disa vitesh, një përkrahje e madhe e njëri-tjetrit.

Rap-artistja ndërkaq ka një vajzë nga marrëdhënia e mëparshme me reperin Mozzik

Rama i bën “bllok” mikut të Veliajt, i refuzon dy leje ndërtimi biznesmenit të njohur (FOTO+DOKUMENTE)

Biznesmeni i njohur Gentian Sula, i konsideruar si një nga miqtë e ngushtë të Erion Veliajt, po përballet me kosto të rënda pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës në 10 shkurt të këtij viti për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Më 27 Shkurt 2025, vetëm pak ditë pas kryeministri Edi Rama mori “de facto” drejtimin e Bashkisë së kryeqytetit, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), nën drejtimin e shefit të qeverisë, i refuzoi dy kërkesa për leje ndërtimi shoqërisë “S&D Invest” shpk në pronësi të Sulës.

Me vendimin nr. 44, dt. 27 Shkurt 2025, Këshilli Kombëtar i Territorit, refuzoi kërkesën e shoqërisë “S&D Invest” shpk për objektin “Godinë banimi dhe shërbimesh 4, 6, 8 dhe 10 kate mbi tokë me 2 kate nëntokë në Bashkinë e Tiranës”. Vendimi i zbardhur së fundmi nuk jep arsyet e refuzimit.


Në foto: KKT refuzon kërkesën e “S&D Invest” për godinë 10-katëshe në Tiranë

Në të njëjtën ditë, pra në 27 Shkurt të këtij viti, Edi Rama, nënshkruan vendimin nr. 52 të Këshillit Kombëtar të Territorit për refuzimin e lejes së ndërtimit për objektin “Kompleks banimi dhe hoteleri me struktura 1, 2, 3 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë”.

Kjo leje ishte kërkuar sërish nga shoqëria “S&D” shpk, në pronësi të biznesmenit Gentian Sula.


Në foto: KKT refuzon kërkesën e “S&D Invest” për kompleks vilash në Sarandë

Ligjërisht, KKT nuk është noter i kërkesave për leje ndërtimi dhe e ka hapësirën për t’i refuzuar ato nëse nuk janë në përputhje me kriteret ose planet vendore të qyteteve.

Megjithatë, refuzimi i njëkohëshëm i dy lejeve të kërkuara nga Gentian Sula, në dy qytete të ndryshme dhe vetëm dy javë pas arrestimit të mikut të tij, Veliaj, krijojnë dyshimet se nuk është thjesht rastësi.

Gentian Sula në dosjen e Veliaj

Biznesmeni Gentian Sula, u vendos nën masë sigurie “detyrim për paraqitje” nga Gjykata e Posaçme në Shkurt të këtij viti, nën dyshimet se ka kryer veprën penale të “korrupsionit aktiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë”, në vijim të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Posaçme për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.


Në foto: Biznesmeni Gentian Sula, duke u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme

Sipas dosjes hetimore, Sula dhe Veliaj, njihen që nga viti 2004 dhe kanë bërë të paktën 3 udhëtime me charter jashtë vendit.

Po ashtu, rezulton se kur Erjon Veliaj ishte ministër i Punës, ka punësuar bashkëshorten e Gentjan Sulës si zv.ministre.

SPAK thotë se kompania “Agi Kons” e Gentjan Sulës, ka përfituar leje ndërtimi dhe tendera pranë Bashkisë së Tiranës dhe në këmbim i ka dhënë çiftit Veliaj-Xoxa një vilë në “Marea Resort” në Qerret të Kavajës.

Vila nuk rezulton në emër të kryetarit të Bashkisë apo bashkëshortes së tij, por sipas SPAK ata kanë qëndruar aty gjë që vërtetohet nga qelizat telefonike, nga dëshmitë e shoferit të Ajola Xoxës dhe personave të tjerë të besuar.

Një nga provat shkresore më të forta gjithsesi janë deklarimet e kompanisë së administrimit “S&D Invest” në pronësi të Gentian Sulës që nga vitet 2020 dhe 2021, ka deklaruar në Drejtorinë e Përgjithsme të Tatimeve emrin e Erjon Veliajt si blerës i dy vilave.

Të dhënat përbëjnë një panoramë më të plotë të akuzës, që prokurorët kanë ngritur ndaj kryebashkiakut të Tiranës për fshehje pasurie.

Thelbi i akuzës, nuk janë lodrat e fëmijëve të gjetura në shtëpinë në plazh, por është fakti se vila në Qerret rezulton të jetë ende sot pronë e kompanisë Agi Kons, ndërkohë që prej vitesh përdorej nga Erjon Veliaj, Ajola Xoxa dhe Valbona Xoxa, në mënyrë që të mos deklarohet në ILDKP./Nga Boldnews.al

Kandidat për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti HABIT me përgjigjen, një mesazh për XHELOZËT në PD

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar sot ne emisionin “Breaking” në Top News si një nga kandidatët e Partisë Demokratike të listës së hapur, më të votuar edhe pse nuk siguroi dot një mandat deputeteti në parlament.

Ai u shpreh se ndryshe nga anëtarët e PD-së nuk ka kërkuar videot e rinumërimit të votave por të numërimit pasi do të bëjë një analizë më të qartë, pasi të zzotërojë ato video më pas do kërkojë ato të rinumërimit.

Ai ka siguruar dhe ka falenderuar votuesit e tij duke thënë se zëri i tij përfaqëson votën e tyre dhe ai zë do të dëgjohet me patjetër.

Pavarsisht se nuk ka qenë dakord me disa politika të zbatuara në PD ai tha se si ligj gjithmonë kur shumica fiton pakica duhet të zbatojë atë që vendoset, qofshim apo jo dakord. Ai gjithashtu tha se kishte marrë më shumë vota se pretendenti Basha në 2021 por për të vendosur çfarë i duhet PD-së duhet një analizë e thellë në rang kombëtar.

“Deklaratat e mia nisen nga fakte dhe ndiej detyrim ndaj votuesve që ta çoj deri në fund zërin e tyre, qofsha apo jo në parlament.

Të gjithë e kanë videot. Partia Socialiste detyroi që të mos merren, ndërsa ne nuk vepruam kështu, sepse na duhen për analiza të brendshme edhe pse personalisht isha kundër. Por, pavarësisht nëse jam kundër një ligji, kur ai miratohet, duhet të zbatohet. Dua që ligji të funksionojë. Aktualisht, ne jemi në procesin e raportimit të votës ashtu siç duhet, proces që KQZ nuk po e përmbush. Vetëm kur të kemi qartësi mbi votën e qytetarëve në nivel kombëtar, atëherë mund të flasim qartë se çfarë i duhet dhe çfarë i mungon Partisë Demokratike”, u shpreh Alimehmeti.

Ndërsa përsa i përket xhelozisë mes kolegëve brenda PD-së ai u shpreh se analizat duhet ti nisin nga vetja e tyre më pas tek të tjerët.

Skandal në Parkun Kombëtar të Butrintit, nisin ndërtimet e resortit luksoz në majën e Malit Mile! Bashkia lihet “mënjanë”, nuk janë në dijeni

Në majën e Malit Mile, brenda territorit të mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit, ka nisur ndërtimi i një resorti luksoz nga kompania kosovare “Enea Resort”.

Ky lajm është bërë publik nga studiuesi dhe eksperti i trashëgimisë kulturore, Auron Tare, nisur dhe nga një postim që kompania në fjalë kishte bërë në rrjetet e saj sociale.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Tare ka ngritur shqetësimin për ndërhyrjen dhe ndërtimin në një zonë të shpallur pasuri botërore nga UNESCO.

Ndërtimi në një prej zonave më të mbrojtura të Shqipërisë rrjedhimisht ka ndezur dhe pikëpyetje për ligjshmërinë e këtij projekti. Më tej Tare thekson se deri më tani nuk ka asnjë reagim apo informacion nga autoritetet shtetërore për këtë ndërhyrje në këtë zonë e cila është pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit.

“Sipas nje postimi te nje kompania kosovare te quajtur Enea Resort, kane filluar punimet per nje Hotel Turistik ne majen e malit Mile. Kjo zone eshte pjese e Parkut Kombetar te Butrintit, zone e mbrojtur si dhe zone e Shpallur Pasuri Boterore e Unesco.

A eshte ky nja projekt i miratuar nga autoritetet shteterore apo nje perpjekje per te mare leje ne kete zone? Nuk ka asnje informacion zyrtar”, thuhet në postimin e Tares.

Ndërkohë që më tej bën me dije se Bashkia Konsipol nuk ka asnjë dijeni dhe nuk ka lëshuar asnjë leje ndërtimi për një resort në këtë zonë të mbrojtur.

Deri në një reagim zyrtar nga institucionet përkatëse, mbetet e paqartë nëse ky është një projekt i miratuar apo një ndërhyrje e kryer pa leje në një nga pasuritë më të çmuara natyrore dhe kulturore të vendit.

Reagimi i plotë i Auron Tares:

Sipas nje postimi te nje kompania kosovare te quajtur Enea Resort, kane filluar punimet per nje Hotel Turistik ne majen e malit Mile. Kjo zone eshte pjese e Parkut Kombetar te Butrintit, zone e mbrojtur si dhe zone e Shpallur Pasuri Boterore e Unesco.

A eshte ky nja projekt i miratuar nga autoritetet shteterore apo nje perpjekje per te mare leje ne kete zone? Nuk ka asnje informacion zyrtar.

P.S sipas Kryetarit te Bashkise Konispol, Bashkia nuk ka asnje informacion dhe nuk ka asnje dijeni per ndonje leje ne kete zone te Mbrojtur.

VIDEO

E bija u υ ra nga i dashuri/ Flet nëna e 14-vjeçares: U hodh si mbeturinë në qese! Vajza e kυρtoi që ishte i dh▪︎nshëm kυr…

Martina Carbonaro, 14-vjeçarja që ishte zhdukur dy ditë më parë në Afragola, pranë Napolit, është gjetur e pajetë pranë një ndërtesë të rrënuar pranë ish-stadiumit ‘Moccia’, vetëm pak metra larg banesës së saj.

Nëna e viktimës ka folur për mediat italiane duke thënë se ‘një përbindësh vrau vajzën time’.

“Vajza ime u hodh si mbeturina në një qese. Trupi i saj ishte i lidhur. Kush do ma kthejë vajzën tani? E pyeta (te dashurin e vajzës) ‘A i bëre diçka?’. Ai e mohoi, më tha ‘Nuk e preka fare’. Por e kuptova kur ai erdhi në shtëpinë tim dhe tha se kishte bërë dush’”, u shpreh Fiorenza Cossentino

Më tej ajo foli për vajzën ku tha ‘ajo ishte e dashuruar, por edhe e frikësuar. Kur ai e qëlloi me shuplakë disa kohë më parë, ajo e kuptoi që ai mund të ishte i dhunshëm’.

Ish-i dashuri i Martinës, 18-vjeçari Alessio Tucci, është arrestuar me akuza të rënda për vrasje dhe fshehje të kufomës.

Gjatë marrjes në pyetje nga prokuroria e Napolit të Veriut, ai ka pranuar se shkaktoi vdekjen e vajzës dhe më pas fshehu trupin e saj.

Hetimet tregojnë se vrasja ishte e përgjakshme, ndërsa viktima është goditur disa herë në kokë me një gur. Motivi i krimit dyshohet të jetë sentimental, pasi Martina kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes së tyre, dhe 18-vjeçari nuk mund ta pranonte ndarjen.

Rasti po ndiqet nga autoritetet lokale, ndërsa komuniteti i Afragolës është i tronditur nga ky ngjarje tragjike.

Bëri shaka? Ekspertët ‘zbulojnë’ se çfarë i tha bashkëshortja Macron pas shuplakës së bujshme

Pas një momenti pikant mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij, Brigitte ku kjo e fundit duket se e godet lehtë në fytyrë presidentin, duket se rrjetet sociale dhe mediat online “po ziejnë” furishëm.

Pas kësaj disa ekspertë të leximit të buzëve janë angazhuar për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një shaka mes çiftit, apo diçka më shumë.

“Ndërsa dera e avionit hapet, shihet presidenti Macron duke u kthyer nga Brigitte. Në një moment të papritur, ajo e shtyn lehtë në fytyrë. Kur kupton se dera tashmë është hapur dhe stafi po i shikon, Macron duket në siklet dhe ngre dorën me një përshëndetje të sforcuar: ‘Bonjour’ (Përshëndetje)”, tha një ekspert.

Dhe sipas tij, Macron u përpoq të përmirësonte atmosferën duke i zgjatur dorën bashkëshortes së tij, por ajo nuk ia pranoi.

“Kur arrijnë në majë të shkallëve të avionit, situata bëhet edhe më e ftohtë. Ai i zgjat dorën, por ajo e injoron dhe mbahet në parmak. Teksa kalon pranë tij, duket se murmuron: ‘Dégage, espèce de loser’, që përkthehet: ‘Largohu, humbës i mjerë’”,pretendon eksperti.

Macron më pas, sipas leximit të buzëve, i drejtohet me fjalët: “Essayons, s’il te plaît” – që në shqip do të thotë: “Të përpiqemi, të lutem?” Përgjigjja e Brigitte-s është e shkurtër: “Jo.”Ndërkohë, presidenti e përfundon bisedën me një shprehje fytyre të përmbajtur dhe fjalët: “Je vois” – që përkthehet: “E kuptoj”.

RRlTENl shpejtësinë e internetit me këtë truk të thjeshtë

Të gjithë jemi bërë të varur nga interneti. Shumica prej nesh ndjehemi të h umbur pa internet.

ProbIemet me internet të ngadalshëm mund të jenë me të vërtetë nervozuese, kjo pasi sot interneti përdoret jo vetëm për komunikim por edhe për biznes.

Sot ka një numër pajisjesh që varen në Wi-Fi, si celularët, tabletët dhe laptopët. Ristartimi i ruterit nuk ju ndihmon për ta rritur shpejtësinë, por ekzistojnë disa mënyra që përmirësojnë shpejtësinë tuaj të internetit për të paktën tri herë më shumë.

Këto janë ato mënyra:

Mos e mbani ruterin afër objekteve metalike ose elektrike

Frigoriferi ose mikrovala mund të ngadalësojë shpejtësinë e çdo ruteri duke penguar sinjalin e tij. Nuk duhet ta vendosni ruterin afër ndonjë objekti të tillë. Mënyra më e mirë e vendosjes së tij është pranë laptopit apo kompjuterit tuaj.

Mbajeni ruterin në një pozicion të përshtatshme

Ruteri juaj i wireless-it duhet të vendoset të paktën 1 metër larg nga toka. Kjo bën që sinjalet të shpërndahen në një zonë më të gjerë dhe ndikon që ata të mos bllokohen nga toka.

Mbajeni ruterin të pastër

Pluhuri është një faktor tjetër që ngadalëson shpejtësinë e internetit. Mënyra më e mirë për të evituar pluhurin është ta vendosni ruterin në një vend të izoluar, një qosh që nuk vizitohet nga anëtarët e familjes. Pastrojeni atë tri herë në javë pasi kjo do të ndikojë shumë në rritjen e shpejtësisë së internetit.

Vendoseni ruterin në dhomën ku punoni me internet

Muret absorbojnë energji dhe nëse ruteri juaj është i vendosur në një dhomë larg nga dhoma ku punoni me internet, atëherë shpejtësia e tij do të jetë e vogël. Gjithmonë sigurohuni që ruteri të jetë në të njëjtën dhomë ku punoni.

Pamje nga brenda shtëpisë së kryeministrit Edi Ràma në Surrel (Video)

Shtëpia në Surrel e kryeministrit Edi Rama ka ngjallur shpesh interes, pasi nuk ka dalë asnjë foto nga brenda saj.

Shpesh janë publikuar pamje, por asnjëherë nuk janë konfirmuar nëse vërtetë janë të shtëpisë së kreut të qeverisë.

Para pak kohësh kryeministri ka qënë i ftuar në një emision televiziv ku stafi i emisionit ka publikuar pamje

brenda shtëpisë duke filluar nga dhoma e gjumit apo nga dhoma të cilën kryeministri planifikon ta ketë studion e tij.