KoloneIi Hajro Limaj, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus ndau detaje të panjohura nga karriera e tij.
I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj nëse ishte kërkuar për t’u përfshirë në politikë, Limaj u përgjigj se po, teksa rrëfeu episodin që lidhet me periudhën pas vrasjes së Azem Hajdarit.
Sipas tij, ai mori një urdhër urgjent për t’u paraqitur në Tiranë, ku iu propozua nga Fatos Nano, kryeministri i asaj kohe, posti i ministrit të Brendshëm.
Pjesë nga biseda:
Limaj: Unë kam shumë dekorata. Po të ishte kohë e kaluar, mund të isha edhe hero populli. Unë s’kam luftuar as për hero, as për ministër. Më kanë thirrur për ministër dhe s’kam pranuar.
Borakaj: Ju kanë kërkuar që t’ju përfshijnë në politikë?
Limaj: Po. Kur u vra Azem Hajdari dhe ndodhi ajo ngjarja shumë e madhe, unë sapo kisha ikur nga zyra në Ankara. Më thanë: “Ka ardhur një urdhër, urgjentisht paraqitu në zyrë”, dhe thoshte: “Zoti kolonel, nesër në orën 08:00 në zyrën time, Fatos Nano”. U nisa, mbërrita në Rinas. Shkova te kryeministri, ai nga njëra anë kishte ëisk, nga ana tjetër cigaren dhe kafen, dhe më thotë mua: “Dje kishim mbledhjen e qeverisë për situatën e vështirë që kemi. Na duhet një ministër i Brendshëm të jetë shumë i pastër.”/vizionplus.tv
Njohjet në rrjetet sociale janë bërë të zakonshme tashme, madje ka shumë çifte që janë njohur në Facebook, Instagram etj.
Por, tentativa e këtij djali për t’u njohur me një vajzë, ka rezultuar pa sukses. Ai e ka ftuar atë për kafe, por përgjigja që ka marrë e ka tronditur.
Kështu, vajza i ka vënë një kusht të çuditshëm që të pranonte të takohej me të. Ajo i ka kërkuar djalit që t’i dërgojë dy karta rimbushje dhe i ka premtuar që pas kësaj do flàsin dhe do takohen.
Sigurisht, djali nuk është treguar “budalla”, por i është përgjigjur me të qeshura. “Hahahahaha interes i gjallë ee?”, ia kthen djali.
“Klm pra”, ia pret shkurt vajza. Një përgjigje kjo që dëshmon se e vetmja arsye që vajza i ka kthyer përgjigje djalit, është interesi për të marrë karta rimbushjeje.
Epo dihet që sot njerëzit janë bërë shumë materialistë, por të paktën mos ta shprehin kaq hapur!
Duhet thënë medet për adoleshentët e sotëm, adoleshentë që i lidh interesi, leku dhe fama. Vallë, vlerat shoqërore ku mbetën?
Miqësia e pretenduar mes Inida Gjatës (Zhakut) dhe Mimoza Ahmetit në “Ferma VIP” duket se ka marrë një fund të hidhur e të pakthyeshëm.
Ajo që nisi me premtime për afrimitet nga ana e Zhakut para hyrjes, ka degraduar në një përplasje të ashpër dhe në zbulimin e një historie të komplikuar nga e kaluara jashtë mureve të shtëpisë.
Gjatë spektaklit të djeshëm, raporti mes tyre u kris përfundimisht, por ishin debatet pas përfundimit të transmetimit ato që nxorën në dritë prapaskena të forta.
Gjatë një bisede intime me Soni Malajn, Moza lëshoi një deklaratë të papritur që trazoi menjëherë rrjetin, duke e akuzuar Zhakun për pabesi gjatë një momenti shumë të vështirë të jetës së saj.
“Kjo që ishte shoqja ime, kur po ndahesha u bë mike me burrin tim,” – u shpreh shkrimtarja, duke lënë të kuptohet se ndien një zhgënjim të thellë.
Situata u tensionua edhe më shumë gjatë një përballjeje të drejtpërdrejtë mes të dyjave. Kur Zhaku u përpoq të distancohej duke i thënë, “Nuk kam historinë tënde”, Moza ia ktheu: “Ti mund të kesh histori me burrin tim, por me mua s’ke histori, ke bashkëpunim.”
Ndonëse Zhaku nxitoi të mohojë gjithçka, duke theksuar se nuk ka absolutisht asnjë histori me ish-bashkëshortin e saj, këto fjalë ngritën një furtunë dyshimesh te publiku. A ka pasur vërtet Zhaku ndikim në divorcin e famshëm të Mozës?
Pikërisht në kulmin e kësaj zhurme mediatike dhe dyshimeve të ngritura, provat nuk kanë vonuar Ne rrjet po shperndahet me shpejtesi foto që hedh dritë mbi këtë raport të përfolur.
Zhaku shfaqet mjaft e qeshur dhe e afërt, duke pozuar pikërisht krah ish-bashkëshortit të Mimoza Ahmetit.
Kjo pamje dëshmon qartë se mes tyre ka ekzistuar një miqësi apo njohje e afërt, ashtu siç pretendoi shkrimtarja gjatë debatit në fermë.
Kjo fotografi pritet të shtojë edhe më shumë debatet rreth asaj që ka ndodhur vërtet vite më parë. Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet në vijim dhe nëse ky detaj do të thellojë akoma më shumë humnerën e krijuar mes dy konkurrenteve.
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në një emision televiziv, ka shpjeguar mesazhin e Ilir Metës ku ai i drejtohet Kastriot Ismailajt duke i thënë “më duhen 200 mijë”.
Hoxha tha se mesazhi është asgjësuar, pasi nuk Iejohej përgjimi i personave me imunitet, por nuk e kupton pse prokurori i SPAK e ka përmendur në gjykatë ditën e sotme.
“Si material e kam publikuar unë në janar 2016. Në atë kohë Kryemadhi ishte në aleancë me zotin Basha.
Kastriot Ismailaj ka qenë në përgjim, është regjistruar ky mesazh. Në mesazh, ka qenë pjesë e dosjes 978 dhe në këtë mesazh, nuk thuhet emri i telefonit, pasi ka qenë e ndaluar të përgjoheshin deputetë, ministra, persona që kishin imunitet. Mesazhi është lëshuar në 22 qershor 2009, në 5 e 27 pasdite dhe është dërguar nga një numër, me tekst “nesër duhet të takohemi patjetër, më duhen 200 mijë patjetër, mos harro”. Ky ka qenë mesazhi.
Çfarë më çuditi mua? Me sa di unë, kur ka dalë ky mesazh, kisha një material që kisha siguruar nga një dosje e vjetër, kam patur materialin e përgjimit, janë përgjuar shumë njerëz. Por në rastin konkret, njësia që duhet të bënte përgjimin, kur haste që në përgjim është një politikan, duhet ta ndalonte. Kur unë e kam publikuar për herë të parë, prokuroria, më pas u rihap. Çfarë rezultoi? Më thirrën dhe më pyetën ky e ke gjetur. Mësova që ky material, pavarësisht nëse ishte apo si ishte, ishte i papërdorshëm juridikisht, pasi gjykata kishte marrë vendim që kjo pjesë e dosjes të asgjësohej. Më thanë kjo që ke ti, është e njëjtë me këtë që kemi në dosje, por është asgjësuar dhe nuk mund të përdoret juridikisht, nuk ka marrë vlerën e provës, pasi me vendim gjykate është asgjësuar.
Tani çudia që më bëri sot, e njëjta gjë që është e asgjësuar me vendim gjykate, prandaj nuk e kanë në dosje, përderisa ka vendim asgjësimi, atëherë çfarë ka ndodhur pas vitit 2016 që u riciklua dhe u rikthyer në seancë?”, deklaroi Hoxha.
Pesë shqiptarët e dënuar nga Gjykata e Kurorës së Leedsit
Pesë shtetas shqiptarë janë dënuar me burgim nga Gjykata e Kurorës së Leedsit të premten, më 24 prill, pasi akuzohen se kanë qenë pjesë e një grupi që drejtonte disa shtëpi bari në zona të ndryshme të Anglisë, me vlerë rreth 4 milionë paund.
Grupi, i drejtuar nga Selman Hysa, dhe e përbërë nga anëtarë të ngushtë të familjes dhe bashkëpunëtorë të besuar, ishte e përfshirë në prodhimin në shkallë industriale të drogës në ambiente tregtare dhe banesore midis tetorit 2024 dhe prillit 2025.
Oficerët gjetën katër “shtëpi bari” në distriktin Wakefield, duke përfshirë një në Alverthorpe Road, Wakefield; një në Newgate House, Pontefract; një në Wakefield Commercial Park, Horbury; dhe një tjetër në Beckbridge Industrial Estate, Normanton.
Një fermë e pestë kanabisi u gjet në vendin e ish-Moldgreen Top Club, Church Street, Huddersfield. Sasia totale e drogës së sekuestruar vlerësohej në 3,933,135 paund.
Sipas Policisë Metropolitane, nipërit e tij Armand dhe Klevis Hysa, u identifikuan si aktorë kyç në operacion, së bashku me Kosta Dumanin dhe Admir Cerpjen.
Të pesë u arrestuan dhe pranuan akuzat për komplot për të prodhuar kanabis. Selman Hysa gjithashtu pranoi veprat penale të pastrimit të parave, ndërsa Armand Hysa pranoi posedimin e kanabisit me qëllim furnizimin, posedimin e kokainës dhe veprat penale të pastrimit të parave.
– Selman Hysa, 44 vjeç, nga Warmfield Lane, Wakefield, u dënua me gjashtë vjet e gjashtë muaj.
– Armand Hysa, 24 vjeç, nga Doncaster Road, Wakefield, u dënua me pesë vjet e tre muaj burg.
– Klevis Hysa, 29 vjeç, pa adresë të fiksuar, u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg.
– Kosta Dumani, 42 vjeç, pa adresë të fiksuar, u dënua me katër vjet burg.
– Admir Cerpja, 43 vjeç, pa adresë të fiksuar u dënua me tre vjet e 11 muaj burg.
Hetimi u krye nga ekipi i Programit të Precizionit të Distriktit Wakefield të Policisë së Yorkshire Perëndimore.
Rreshteri detektiv Karl Heath tha: “Ky ishte një hetim tepër kompleks që përfshinte ndihmën e një numri të madh oficerësh nga e gjithë forcave policore për të shkatërruar një komplot të sofistikuar dhe të organizuar mirë për të prodhuar kanabis në shkallë industriale.”Pesë shqiptarët e dënuar nga Gjykata e Kurorës së Leedsit
“Hetimi ynë shënjestroi qëllimisht udhëheqjen e këtij grupi të organizuar. Duke shënjestruar nivelin më të lartë, ne goditëm drejtpërdrejt ata që korrin shpërblimet më të mëdha nga kriminaliteti.
Shpresoj që këto dënime të dërgojnë një mesazh të qartë se oficerët tanë të Programit të Precizionit do të përdorin të gjitha taktikat e disponueshme për të shkaktuar ndërprerje maksimale ndaj kriminelëve të organizuar. Ne do të vazhdojmë t’i shënjestrojmë këto aktivitete dhe t’i nxjerrim shkelësit para gjykatave”, shtoi ai.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë ditën e sotme, pasi dy vajza 17-vjeçare janë hedhur nga tarraca e një pallati 6-katësh në zonën e Ilioupolit, në Athinë.
Si pasojë e rënies, njëra prej tyre humbi jetën në vend, ndërsa tjetra ndodhet në gjendje kritike në spitalin “Asklipieio” të Vulës, ku mjekët po luftojnë për ta mbajtur në jetë.
Sipas mediave greke, në tarracën e pallatit është gjetur çanta e njërës prej vajzave, brenda së cilës ndodhej edhe një letër ku ajo shpjegonte arsyet që e çuan drejt aktit tragjik.
Burime nga policia bëjnë me dije se edhe vajza tjetër dyshohet se është hedhur bashkë me shoqen e saj, megjithatë deri tani nuk është gjetur ndonjë shënim prej saj.
Mësohet se njëra nga adoleshentet jetonte në pallatin ku ndodhi ngjarja. Dy vajzat janë ngjitur së bashku në tarracë, ndërsa dera është gjetur e mbyllur me çelës. Hetuesit dyshojnë se ato e kanë kyçur vetë derën para se të kryenin aktin ekstrem.
Një biznesmen, i cili ndodhej pranë vendit të ngjarjes, ka përshkruar momentet dramatike që përjetoi.
“Dëgjova britma dhe më pas një zhurmë shumë të fortë. Ktheva kokën dhe pashë dy vajzat. Telefonova menjëherë ambulancën dhe policinë. Ambulanca mbërriti shumë shpejt, por deri sa erdhi, qëndrova pranë vajzës që ende merrte frymë dhe i flisja, duke u përpjekur t’i jepja forcë që të mos humbiste ndjenjat.
Më pas zbriti një zonjë nga kati i parë, e cila iu afrua njërës prej vajzave dhe pa se ajo po merrte frymë. Pak më vonë erdhi edhe një djalë i ri, i cili tha se ishte vëllai i saj”, deklaroi ai, i tronditur nga ajo që kishte parë.
Sipas dëshmive të banorëve, pak para ngjarjes dy 17-vjeçaret kishin kërkuar nga administratorja e pallatit çelësat e tarracës.
“Shoqja ime i tha: ‘Janë aty ku i vendosim gjithmonë çelësat’. Ajo nuk arriti të bënte as pesë hapa dhe dëgjoi zhurmën e fortë, vajzat ishin hedhur nga tarraca. Si mund ta mendonte ajo pse i donin çelësat? Askush nuk mund ta parashikonte këtë ngjarje tragjike”, u shpreh dëshmitarja.
Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në procesin për pronat e djalit të tij Seanca është shtyrë sërish për shkak të mungesës së dy avokatëve, por pas seancës Mustafa Martinaj ka deklaruar se nuk ka asnjë lëvizje nga autoritetet sa i përket zbardhjes së ngjarjes së zhdukjes së djalit të tij, Ervis Martinaj.
“Nuk duan ta zbardhin, prandaj e lënë në Kurbin, pasi ua kam dhënë koordinatat e sakta dhe emra konkretë”, është shprehur ai.
Sipas tij, në moszbardhjen e ngjarjes janë të përfshirë edhe drejtues të policisë kriminale gjatë viteve të fundit.
“I kam thënë të gjitha në SPAK kur erdha dëshmova me kërkesën time, askush nuk është interesuar që atëherë”, tha babai i Ervisit, Mustafa Martinaj./ Top Channel
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Ilioupoli, ku dy vajza 17-vjeçare dyshohet se planifikuan së bashku një akt ekstrem, që përfundoi në tragjedi. Njëra prej tyre humbi jetën në vend, ndërsa shoqja e saj ndodhet në gjendje kritike në KAT Hospital, ku mjekët po luftojnë për ta mbajtur në jetë.
Sipas mediave greke, dy adoleshentet kishin kaluar orët e fundit së bashku dhe dyshohet se kishin konsumuar alkool para se të ngjiteshin në tarracën e një pallati gjashtëkatësh në zonë.
Hetuesit dyshojnë se vajzat kishin planifikuar gjithçka deri në detaje. Ato mësohet se kanë lënë pas shënime ku shpjegonin gjendjen e tyre emocionale dhe arsyet që i shtynë drejt këtij vendimi tragjik.
Më pas, sipas burimeve hetimore, ato janë ngjitur në tarracë, kanë mbyllur derën, kanë vendosur kufje duke dëgjuar muzikë dhe janë hedhur nga lartësia, të kapura për dore.
Në çantën e vajzës që humbi jetën dhe banonte në atë pallat është gjetur një shënim. Në të, ajo shkruante se vuante nga depresioni, se i donte prindërit e saj dhe se ata nuk kishin asnjë faj.
Ajo shprehej gjithashtu se kishte frikë t’i zhgënjente për shkak të mosarritjes në provimet e maturës, duke përfunduar me fjalët: “Nuk dua të jetoj në këtë botë”.
Gjithashtu, sipas të njëjtave burime, policia ka gjetur edhe një ditar në shtëpinë e vajzës tjetër 17-vjeçare, e cila ndodhet në gjendje kritike në spital.
Edhe ajo kishte shkruar për depresionin dhe frikën se mund të zhgënjente prindërit në provime. Hetimet tregojnë se të dyja ishin shoqe të ngushta dhe dyshohet se kishin planifikuar së bashku aktin.
Ajo kishte shprehur gjithashtu frikën se mund të zhgënjente familjen për shkak të rezultateve në provimet e maturës.
Ndërkohë, në banesën e vajzës tjetër, policia gjeti edhe një ditar personal, ku sipas burimeve ishin shënuar mendime të ngjashme për depresionin dhe presionin emocional.
Një dëshmitar pranë vendit të ngjarjes tregoi momentet dramatike.
“Dëgjova britma dhe më pas një goditje shumë të fortë. Kur dola pashë dy vajzat të shtrira në tokë dhe telefonova menjëherë ambulancën”, tha ai.
Autoritetet greke vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e tragjedisë, ndërsa rasti ka hapur debat të fortë në Greqi mbi shëndetin mendor tek adoleshentët dhe presionin që ata përjetojnë.
Hëna dhe Marsi në bashkëpunim përforcojnë ritmin emocional, por në vend që të nxitohemi, le të qëndrojmë me rrjedhën. Ndjeshmëria sot është forcë në lëvizje, jo brishtësi. Venusi në Binjakë zbut konturet, duke na ndihmuar të komunikojmë me takt edhe atë që duket e pakëndshme.
DEMI
“Ngadalë por me siguri” është motoja që karakterizon këtë të mërkurë. Plutoni mbetet në katror, por kjo nuk e dobëson vendosmërinë tonë. Qielli na inkurajon të këmbëngulim. Gjestet e përsëritura marrin kuptim dhe na ndihmojnë të ruajmë fokusin.
BINJAKËT
Hëna largohet nga Peshqit dhe kthehet te Dashi, duke sjellë me vete marrëdhënie të shkëlqyera shoqërore. Një ditë ekuilibri dhe barazie premton. “Mos bëj dëm, mos ki frikë.” Le të sillemi gjithmonë me integritet dhe qëndrueshmëri maksimale në ndjenjat tona.
GAFORRJA
Zgjerimi i Jupiterit hyn në lojë me Hënën në katror. Ndjejmë nevojën për të braktisur situatat që nuk na kënaqin më. Barbanera na këshillon të mos shikojmë prapa me keqardhje, sepse një udhëtim i ri evolucionar na pret.
LUANI
Trini i Marsit ngjall entuziazëm për një iniciativë ambicioze, dhe trini i Hënës amplifikon optimizmin tonë. Saturni gjithashtu siguron një themel të fortë dhe të qëndrueshëm. Sot, është e rëndësishme të bëjmë disa kërkime ose të kontaktojmë një ekspert për të nisur planin tonë pa frikë.
VIRGJËRESHA
Jupiteri në sekstilë amplifikon qëllimet e mira, kështu që nuk kemi nevojë për ndonjë lëvizje të madhe, sepse edhe gjestet e zakonshme bëhen kuptimplote sot. Me mbështetjen e qiejve tanë, ne mund ta transformojmë një pengesë të mundshme në një triumf, me këmbëngulje dhe soliditet.
PESHORJA
Ndjenja jonë e lindur e drejtësisë dhe e paanshmërisë është rritur, duke favorizuar negociatat dhe marrëveshjet profesionale. Yjet na inkurajojnë të gjejmë ekuilibrin e duhur. Dashuria rezulton të jetë përmbushëse, por Hëna në opozitë na kujton të mos e teprojmë me kërkesat tona.
AKREPI
Mërkuri në Dem na shtyn të pranojmë brishtësinë tonë. Le të mos kemi frikë të zbulojmë zemrat tona nëse kjo ndihmon në forcimin e një lidhjeje të sinqertë. Ka ardhur koha për të marrë një vendim të rëndësishëm që do të ndikojë në udhëtimin tonë të jetës. Le të mos shikojmë prapa.
SHIGJETARI
Le të ndalemi, pa frikën e ngadalësimit ose pezullimit të një projekti. Është koha ta pranojmë realitetin për atë që është dhe të ecim me ngjarjet. Largojeni nxitimin dhe mos lejoni që të të gëlltisin. Le të përqafojmë heshtjen, një hapësirë pjellore për njohuri të reja.
BRICJAPI
Po vijnë lajme që meritojnë vëmendjen tonë të menjëhershme. Duhet të jemi të gatshëm të veprojmë shpejt dhe me vrullin e duhur. Le t’i përballojmë pengesat e vogla që mund të hasim gjatë orëve të ardhshme me qartësi dhe vendosmëri.
UJORI
Hëna në Dash zbut tonin dhe predispozon për takime të këndshme. Le të zgjedhim një qasje të sjellshme dhe autentike në marrëdhëniet romantike ose me kolegët. Le të mos mashtrohemi nga romantizmi i tepërt ose pritjet jorealiste ndaj një personi.
PESHQIT
Merkuri në sekstil na shtyn të përshpejtojmë, dhe Jupiteri në trin na ndihmon ta drejtojmë këtë lëvizje drejt përmirësimit, por kjo kërkon shumë disiplinë. Sfida jonë është përqendrimi: le të zgjedhim detyrën më të rëndësishme dhe të mos dorëzohemi derisa të përfundojë.
Një tentativë grabitjeje në një minimarket në SeIanik ka përfunduar në mënyrë të pazakontë, pasi pronari shqiptar i biznesit reagoi menjëherë dhe detyroi autorët të largoheshin pa marrë asgjë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 05:15, në zonën e Vardarit, kur dy të rinj me fytyrat e mbuluara dhe me kapuç hynë në dyqan me qëllim grabitjen.
Sipas pamjeve të publikuara nga mediat greke, autorët tentuan të frikësonin pronarin për të marrë paratë dhe sendet me vlerë, por nuk e prisnin reagimin e tij. Shqiptari, i armatosur me një shkop, u përball menjëherë me ta duke i sharë në shqip dhe duke i ndjekur jashtë ambientit të minimarketit.
“Hajde këtu të q*fsha ropt”, dëgjohet t’u bërtasë ai autorëve në video, ndërsa i ndjek pas. Të rinjtë, u detyruan të largoheshin me vrap pa arritur të grabisnin asgjë.
Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe kanë tërhequr vëmendjen e mediave në Greqi, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.