Ρolicia e që ΙΙoi me ρΙυmba gome në disa ρjesë të trυρit, i riu tregon ρΙagët në gjoks, krahë dhe shpìnë

Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana raportohet se është qëlluar ditën e djeshme me plumba gome nga efektivë të policisë.

Ai ka marrë plagë të shumta në trup, duke u lënduar në pjesën e gjoksit, krahëve dhe shpinës. Gjatë protestës, policia ka qëlluar disa herë me plumba gome drejt protestuesve, duke u shkaktuar plagë në trup. Të rinjtë janë qëlluar në edhe në pjesën e ballit, qafës, gjoksit dhe pjesë tjera të trupit.

Pavarsisht se Protokolli i përdorimit të plumbave të gomës thekson se me to mund të qëllohet vetëm në distancë të largët dhe duke shënjestruar këmbët, efektivët tanë i kanë qëlluar protestuesit nga koka deri tek këmbët duke u rrezikuar jeten.

Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.

Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga “mbyllja e veshëve” nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke “shpërthyer” në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t’i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen “Rama jepe dorëheqjen”.

“2 milionë euro gjobë për familjen e Spiropalit?”, përpIasja e deputetes me Ramën, gazetari nxjerr prapaskenat: Çfarë dyshohet se ndodhi në 13 tetor?

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar në “NTV Television” se administrata tatimore ka tentuar të vendosë një gjobë prej rreth 2 milionë eurosh ndaj bizneseve të bashkëshortit të deputetes socialiste, Elisa Spiropalit.

“Me informacionin që kam, duhet zyrtarizuar, por burimet janë të besueshme, ka pasur një përpjekje tatimore për të vendosur një gjobë shumë të konsiderueshme ndaj bizneseve të familjes së saj”, u shpreh Çollaku.

Sipas gazetarit, kjo përpjekje dyshohet të ketë ndodhur rreth datës 13 tetor, ndërsa ai ngriti pikëpyetje nëse bëhet fjalë për një masë financiare të lidhur me zhvillimet e fundit politike.

“Afër rreth 2 milionë euro, afër, diçka më pak apo më tepër. Pra kjo është ajo që unë di, që ka pasur një përpjekje për ta sanksionuar si ndëshkim financiar nga tatimorët”, deklaroi ai.

Çollaku pranoi se nuk ka informacion nëse gjoba është zyrtarizuar, është tërhequr apo nëse një masë e tillë ka bazë ligjore.

Deklaratat vijnë pas letrës së hapur të Spiropalit drejtuar Ramës, ku ajo kërkoi ndryshime politike, si dhe pas mungesës së saj në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar socialist. Megjithatë duhet theksuar se pretendimet e gazetarit nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga administrata tatimore apo palët e përmendura, por mbeten në kontekstin e deklaratave të tij në panel.

Rama takohet me të rìun në Kryeministri: Rëndësi ka që është me … (Video)

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video ë rrjetet sociale ku takohet me një të ri në Kryeministri.

Në videon e publikuar, Rama shfaq mesazhin e marrë nga i riu, ndërsa e pret në zyrën e tij.

Ai gjithashtu shtoi se rëndës ka që takimi po bëhet me paqe dhe jo me gurë e zjarr, duke iu referuar protestave të ditëve të fundit nga studentët.

Rama: Një njeri që do të më takojë për qejf.

I riu: Disa nuk janë dakord, por…

Rama: Demokraci është kjo. Mjafton që të jetë me paqe dhe me buzëqeshje, jo me gurë dhe zjarr. Do jemi në kontakt bashkë.

VIDEO

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi
Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm si ta bëni me te bukur te ardhmen. Beqaret do jene te dëshpëruar dhe nuk do e kenë aspak mendjen për te filluar një lidhje. Ne planin financiar tregohuni shume te matur sepse çdo gabim sado i vogël do ju prishe balancën.

Demi
Do ju duhet te bëni disa ndryshìme sot ne jetën tuaj ne çift ne mënyrë qe gjithçka te ece si duhet. Po ja late gjerat kohës situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit. Beqaret do ndihen gati te pranojnë ftesën e një personi dhe ta ndryshojnë përgjithmonë statusin e tyre. Me financat do i keni punët shume mire dhe do arrini te kryeni te gjitha shpenzimet e menduara.

Binjaket
Sot do mundoheni me sa te keni fuqi te vendosni rregull ne jetën tuaj ne çift. Partneri do jete gjithashtu i te njëjtit mendim dhe gjithçka ka për t’iu ecur për mrekulli. Emocionet nuk do kenë te ndalur. Beqaret do jene gjithë kohës te përhumbur dhe as qe do mendojnë për një lidhje. Nëse doni qe financat te fillojnë te stabilizohet duhet te dëgjoni këshillat e specialisteve.

Gaforrja
Do e mbroni nga çdo gjë jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe nuk do lejoni askënd te ndërhyjë tek ajo. Beqaret do realizojnë plot takime dhe nuk do dine për cilin te vendosin me pas. Mire është te mendohen dhe te bëjnë zgjedhjen me te mire. Gjendja e financave do jete paksa me delikate se me pare kështu qe duhet patjetër te merrni masa.

Luani
Hapeni zemrën sot ju qe jeni ne një lidhje dhe dëgjojeni me vëmendje atë qe do ju thotë partneri. Keni për t’u ndier për mrekulli. Beqaret do kërkojnë pa fund për princin e kaltër, por nuk do ja arrijnë dot. Mundësitë nuk do jene aspak te përshtatshme për ta. Buxheti do filloje dalëngadalë te përmirësohet dhe kjo fale te gjitha masave qe keni marre se fundmi.

Virgjeresha
Beni sot disa ndryshime ne jetën tuaj ne çift ne mënyrë qe t’i jepni një tjetër kuptim lidhjes. Te gjithë kane nevoje te provojnë gjera te reja here pas here. Beqaret do kenë vetëm disa takime dhe asgjë me tepër sesa aq. Ata nuk do ndihen gati për te pranuar dike e për te filluar një lidhje. Ne planin financiar gjithçka do ece për mrekulli. Do arrini madje te kryeni edhe disa investime.

Peshorja
Nëse keni një lidhje te shëndoshe dhe mirëkuptimi mbizotëron gjate gjithë kohës, edhe sot gjithçka do ju ece me se miri. Do ndiheni te qete dhe do dashuroheni si ta ndjeni. Beqaret nuk do jene me fat dhe nuk do e gjejnë dot princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar ka rrezik te përballeni me vështirësi te mëdha. Mos e lëshoni veten, por merrni sa me shpejt masa.

Akrepi
Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni sot ju qe jeni ne një lidhje sepse partneri do ju mbaje gjithë kohës ne pëllëmbe te dorës dhe do ju beje te ndiheni si ne ëndërr. Mundohuni edhe ju t’i shprehni me tepër ndjenjat. Beqaret do kenë veçse disa flirte pa asnjë te ardhme. Do ju duhet ende te presin për ndryshime. financat do dini si t’i menaxhoni dhe nuk pritet asnjë vështirësi.

Shigjetari
Sot do i ndryshoni rrënjësisht planet qe kishit bere për jetën tuaj ne çift dhe gjithçka do jete shume me ndryshe. Ne fakt do bini dakord me partnerin dhe hapat do i hidhni se bashku. Ata qe janë vetëm nuk do arrijnë ta joshin atë qe pëlqejnë dhe do mbeten me te njëjtin status. Ne planin financiar duhet te tregohen me te matur dhe te mos hedhin hapa te nxituara.

Bricjapi
Dite goxha intensive dhe emocionuese kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Keni për t’u ndier mjaft mire pranë personit qe dashuroni dhe madje do zbuloni edhe disa zakone te tij qe do ju impresionojnë. Beqaret do kalojnë një dite problematike kështu qe nuk do jene gati te hedhin hapa ne sektorin e ndjenjave. Gjendja e financave fatmirësisht nuk do jete aspak e keqe.

Ujori
Do keni te tjera ide sot sesi ta ndryshoni rutinën e jetës suaj ne çift dhe do bëni çdo gjë qe t’ia arrini qëllimit. Harmonia do rikthehet dhe dielli do ndriçoje serish. Për beqaret ka ardhur momenti me i përshtatshëm për te filluar lidhje te qëndrueshme dhe afatgjata. Bëjini sytë katër gjithë ditës. Ne planin financiar mos kërkoni te pasuroheni menjëherë, por merrini gjerat sa me shtruar.

Peshqit
Do i përkushtoheni gjithë kohës partnerit tuaj sot dhe do ndiheni te dy mjaft te lumtur. Ai mund te mendoje edhe për ndonjë surprize ne orët e mbrëmjes te cilat do ua mbushin zemrën me gëzim. Beqaret do kenë mosmarrëveshje me disa miq dhe do mërziten. Për këtë arsye nuk do pranojnë as ftesat qe do ju bëhen. Ne planin financiar kufizojini ne maksimum shpenzimet ne mënyrë qe mos keni probleme.

Ja kur nis ora dimërore, akrepat kthehen 60 mìnuta pas

Të dielën, më 25 tetor, do të hyjë në fuqi ora dimërore, duke shënuar përfundimin e orës verore. Akrepat e orës do të zhvendosen 60 minuta pas, nga ora 03:00 në 02:00 të mëngjesit.

Ndryshimi i orës zbatohet në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shqipëri, në përputhje me kalendarin e ndryshimit sezonal të kohës.

BE-ja nuk ka arritur marrëveshje për heqjen e ndryshimit të orës

Debati për heqjen e ndryshimit sezonal të orës në Bashkimin Evropian nisi të marrë vëmendje të madhe në vitin 2018. Në atë kohë, Komisioni Evropian zhvilloi një konsultim publik, ku morën pjesë rreth 4.6 milionë qytetarë.

Rreth 84 për qind e pjesëmarrësve u shprehën në favor të përfundimit të praktikës së ndryshimit të orës dy herë në vit. Megjithatë, vendet anëtare nuk arritën një marrëveshje për përcaktimin e orës që do të mbahej përgjithmonë, duke bërë që propozimi të mos zbatohej.

Për këtë arsye, vendet e BE-së vazhdojnë të kalojnë në orën verore në pranverë dhe në orën dimërore në vjeshtë.

Cilat vende nuk e ndryshojnë orën?

Ndërrimi sezonal i orës nuk zbatohet në shumë vende të botës. Në Azi, ndër vendet që nuk e ndryshojnë orën janë Kina, India, Japonia, Koreja e Jugut, Tailanda, Vietnami, Indonezia, Malajzia dhe Singapori. Kina e hoqi këtë praktikë në vitin 1991.

Edhe disa vende të Lindjes së Mesme, si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Kuvajti dhe Bahreini, e mbajnë të njëjtën orë gjatë gjithë vitit. Irani e ndërpreu ndryshimin sezonal të orës në vitin 2022.

Në Amerikën e Jugut, vende si Brazili, Argjentina, Kolumbia, Peruja dhe Ekuadori nuk e zbatojnë këtë praktikë.

Në Australi, rregullat ndryshojnë sipas shteteve

Australia përbën një rast të veçantë, pasi ndryshimi sezonal i orës nuk zbatohet në të gjithë territorin. Uellsi i Ri Jugor, Viktoria, Australia e Jugut, Tasmania dhe Territori i Kryeqytetit Australian përdorin orën verore, ndërsa Queensland, Australia Perëndimore dhe Territori Verior nuk e ndryshojnë orën.

Pse kërkohet heqja e ndryshimit sezonal?

Mbështetësit e heqjes së ndryshimit të orës argumentojnë se mbajtja e një orari të pandryshueshëm gjatë gjithë vitit do të thjeshtonte jetën e përditshme dhe do të shmangte vështirësitë në sistemet kompjuterike, transport dhe aktivitetet e biznesit.

Një tjetër argument lidhet me vendet pranë ekuatorit, ku gjatësia e ditës ndryshon pak gjatë vitit, duke e bërë më pak të nevojshëm ndryshimin sezonal të orës.

Pavarësisht debatit të vazhdueshëm, këtë të diel qytetarët do të duhet të përshtatin orët e tyre me kalimin në orën dimërore.

“Ka shkuar t hika në asht, IKNI!”/ Irma Libohova shpërthen ndaj dhυ nës ρoIicore: O shteti pa shtet!

Vala e revoltës popullore po merr një mbështetje gjithnjë e më të gjerë nga figurat më të njohura të artit dhe kulturës në vend.

Këngëtarja e njohur Irma Libohova ka reaguar me tone të ashpra e me revoltuar ndaj ndërhyrjeve të dhunshme të policisë dhe shtypjes së protestuesve në rrugët e kryeqytetit.

Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë, artistja e shquar ka dënuar sjelljen e pushtetit ndaj nënave, grave dhe studentëve, duke u rreshtuar hapur krah lëvizjes qytetare dhe duke kërkuar largimin e menjëhershëm të qeverisë.

“O shteti pashtet! Ka shkuar thika në asht.

Larg duart nga nënat, fëmijët, vajzat e gratë! Larg!

Larg duart nga studentët! Larg duart nga e ardhmja! IKNI!

Me protestën!”, shkroi ajo.

Paketa e re Rama për protestuesit: Sanksione në TIMS, heqje bursash dhe burg për fëmijët që protestojnë!

Qeveria e Edi Ramës po përgatit me urgjencë një paketë masash drastike që synojnë hapur frikësimin e rinisë, mbylljen e gojës së kritìkëve dhe shtypjen e frymës së protestës në Shqipëri.

Nën petkun e “frenimit të dhunës”, kryeministri ka paralajmëruar një kontroll total që ngjan më shumë me metodat e sistemeve autokratike sesa me një vend që aspiron integrimin në Bashkimin Europian.

Në vend që të reflektojë për raportin tronditës të Avokatit të Popullit, i cili zbuloi se në Bllokun e Sigurisë mbaheshin 118 të shoqëruar në një hapësirë me kapacitet për vetëm 67 persona duke i detyruar të flenë në dysheme, qeveria ka zgjedhur të sulmojë me të gjitha mjetet ata që guxojnë të ngrenë zërin.

Masa më ekstreme që synon të godasë direkt ëndrrën e rinisë shqiptare është kërcënimi me izolim ndërkombëtar përmes një liste të zezë në sistemin TIMS. Qeveria po punon për t’u ndaluar protestuesve hyrjen në vendet e Bashkimit Europian, duke paralajmëruar madje edhe kufizime të aksesit në aeroporte, hotele, trena dhe mjete të tjera transporti. Përdorimi i mekanizmave shtetërorë për të sanksionuar qytetarët që protestojnë tregon qartë se pushteti po e përdor marrëdhënien me BE-në si një mjet shantazhi të pastër politik për të mbjellë panik tek ata që duan të lënë Shqipërinë apo të udhëtojnë jashtë saj.

Përveç izolimit, paketa e re rikthen në vëmendje format e ndëshkimit kolektiv që të kujtojnë ligjet e vjetra të diktaturës, duke goditur direkt familjet e protestuesve. Prindërit jo vetëm që do të detyrohen të paguajnë dëmet materiale të shkaktuara nga fëmijët e tyre, por Rama ka paralajmëruar edhe ndërprerjen e shërbimeve shtetërore për të gjithë familjen. Hakmarrja e pushtetit shtrihet edhe më tej, ku po shqyrtohet ulja e moshës së përgjegjësisë penale nën 14 vjeç për të hapur rrugën e burgosjes së të miturve, ndërsa studentëve që përfshihen në revolta do t’u hiqen bursat dhe çdo mbështetje financiare. Edhe sistemi arsimor do të vendoset nën terror, ku nxënësit rrezikojnë masa administrative dhe mësuesit largim të menjëhershëm nga puna nëse guxojnë të nxisin apo mbështesin revoltën.

Në fund, teknologjia nuk do të përdoret për të modernizuar arsimin e degraduar, por për të ushqyer paranojën e kontrollit total të qeverisë. Kryeministri ka premtuar investime masive për të deanonimuar profilet kritike në rrjetet sociale dhe për të identifikuar personat që protestojnë me kapuç apo fytyrë të mbuluar, duke deklaruar hapur se do t’i ndjekë këmba-këmbës përmes syve të teknologjisë. Ky kërcënim i hapur, i shoqëruar me idenë për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç, vulos faktin se përballë paaftësisë për të zgjidhur krizat, qeveria Rama ka zgjedhur të instalojë frikën, shantazhin dhe represionin si mjetet e vetme për të mbajtur karrigen e saj të paprekshme.

’10 mijë euro kush hedh një ministër në koshin e ρΙehraνe’! Ish-deputeti sociaIist ‘rrit pazarin’

Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku ka përdorur tone të forta ironie ndaj vendimit të kryeministrit Edi Rama për shpërblimin prej 2500 eurosh për efektivët e Policisë së Shtetit të angazhuar gjatë protestave.

Përmes këtij mesazhi provokues, Ndocaj ka propozuar në mënyrë satirike shpërblime financiare për secilin politikan që do të dërgohej pranë koshit të mbeturinave.

Gjatë deklaratës së tij me nota kritike ndaj klasës politike, Ndocaj shprehet:

“Unë dua t’ju ofroj 5 mijë euro, kush hedh një deputet të Partisë Socialiste apo të Partisë Demokratike në koshin e plehrave. Ju garantoj se do keni 5 mijë euro për çdo deputet në koshin e plehrave, 10 mijë euro për çdo ministër në koshin e plehrave.”

Reagimi i ish-deputetit vjen në një moment të tensionuar politik në kryeqytet, ku debatet mbi menaxhimin e protestave studentore dhe vendimet e qeverisë vazhdojnë të shoqërohen me qëndrime të forta nga aktorët politikë.

Abonentët e “One Albania” ngrenë alarmin: Kompania ka ndërprerë internetin nuk aksesohen faqet e lajmeve

Abonentë të kompanisë One po hasin probleme me aksesin në internet. Sipas mesazheve të mbërritura në redaksi, përdoruesit nuk arrijnë të hyjnë në faqet e lajmeve në internet, ndërsa shfletuesit (browser-at) nuk funksionojnë.

Deri më tani, kompania nuk ka dhënë një shpjegim lidhur me arsyet e këtij ndërprerjeje të aksesit në internet, duke lënë abonentët pa informacion mbi situatën dhe kohën e rikthimit të shërbimit.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Ndërprerja e raportuar vjen në një moment kur protestat studentore kundër qeverisë janë në zhvillim, duke ngritur shqetësime për aksesin e qytetarëve në informacion. Nëse ndërprerja pengon përdoruesit të informohen për zhvillimet aktuale, kjo përbën një problem serioz për ushtrimin e së drejtës për informim.

Mbetet për t’u parë se çfarë e ka shkaktuar këtë situatë dhe kur do të rikthehet normalisht shërbimi i internetit për abonentët e One.

Rama suI Tatimet për të gjobitur Spiropalin, ndëshkim me 2 milionë euro gjobë te bizneset e bashkëshortit pas përplasjeve brenda PS, ish-ministres i bllokohet llogaria në “Facebook”

Pretendimet për një gjobë prej rreth 2 milionë eurosh ndaj bizneseve të bashkëshortit të Elisa Spiropalit, pas përplasjeve të saj me Edi Ramën, janë bërë publike nga gazetari Basir Çollaku. Ai tha në një intervistë për “NTV Television” se Tatimet kanë tentuar të vendosin një ndëshkim financiar ndaj bizneseve të familjes së deputetes, ndërsa lidh këtë zhvillim me qëndrimet e saj të fundit brenda PS-së dhe letrën drejtuar kryeministrit. Në sfondin e këtyre zhvillimeve, Spiropali ka munguar edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, ndërsa Rama u ka kërkuar deputetëve të dalin në terren, në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë.“Tek Spiropali ka dhe një përplasje të hershme me bizneset e bashkëshortit të saj. Me informacionin që kam – duhet zyrtarizuar, por burimet janë të besueshme – ka pasur një përpjekje tatimore për të vendosur një gjobë shumë të konsiderueshme ndaj bizneseve të familjes së saj. Ditët e fundit, në dijeninë time diku te 13 tetori, akti i vendimmarrjes së gjobës në një shumë me gjashtë shifra. Afër rreth 2 milionë euro, afër, diçka më pak apo më tepër. Pra kjo është ajo që unë di, që ka pasur një përpjekje për ta sanksionuar si ndëshkim financiar nga tatimorët. Nuk e di sa është zyrtarizuar, në dijeninë time është një përpjekje, le të themi… se sa është e ligjshme, se sa ka ndodhur, a janë tërhequr. Por di që është një lloj përballjeje e kësaj natyre, pasi votoi pas kundërshtisë për reformën dhe votës së zbutur e letrës që qortonte dhe sugjeronte largim, dhe në fund e mbyllte me dijeninë e saj për zemrën e madhe të kryeministrit, që ai mund të bënte edhe më shumë, ishte më shumë i mirë se sa i keq. Pra, një lutje-ndëshkim. Ne dimë që ai e ka lexuar dhe e ka postuar. Pastaj produkti është se edhe kryeministri nuk i bën programet vetë, vetëm i lexon. Vetëm lekët mund t’i përfitojë vetë”, tha ndër të tjera Basir Çollaku.

Mungesa e Spiropalit në mbledhjen e Grupit SocialistKujtojmë se në mbledhjen e djeshme të grupit të PS nuk ka qenë e pranishme deputetja Elisa Spiropali, e cila pak ditë më parë iu drejtua Edi Ramës me një letër të hapur, ku i kërkonte zgjidhje politike për situatën e krijuar, pas protestave studentore. Arsyeja e mungesës së Spiropalit në mbledhje ende nuk dihet, ndërkohë mbledhja erdhi në një kohë kur vendi është përfshirë në protestave masive. Gjithashtu Spiropali, ka njoftuar se i është bllokuar faqja zyrtare në Facebook.

Përmes një postimi në Instagram, Spiropali bën të ditur se prej tre ditësh nuk ka akses në faqen e saj, ndërsa po bashkëpunon me kompaninë Meta për rikthimin e saj. “Prej tre ditësh, faqja ime zyrtare në Facebook është e bllokuar. Po punojmë ngushtë me Meta-n që ta rikthejmë sa më shpejt”, shkruan ajo. Ish-kryetarja e Kuvendit u ka bërë thirrje qytetarëve që dëshirojnë ta kontaktojnë të përdorin përkohësisht Instagramin, duke i falënderuar për mbështetjen. Ende nuk dihen arsyet e bllokimit të Facebook-ut të Spiropalit dhe nuk ka asnjë konfirmim që ky zhvillim lidhet me qëndrimet e saj politike.

Çfarë u kërkoi Rama deputetëve në mbledhjen që mungoi Spiropali?Nga ana tjetër, Rama në fjalimin e tij u ka kërkuar deputetëve socialistë të vijojnë punën dhe të mbajnë kontakte të vazhdueshme me qytetarët, për të dëgjuar nga afër pakënaqësitë e tyre. Sipas Ramës, mosdalja e deputetëve në terren po krijon idenë në perceptimin publik sikur ata janë fshehur për shkak të protestave.“Populli ju kërkon te ‘Pasqyra’, atje ka heshtje. Heshtja po krijon konspiracionin se deputetët janë fshehur. Po çfarë më merreni me politikë në këto ditë?”, mësohet t’u ketë thënë Rama deputetëve socialistë. Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm.

Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga “mbyllja e veshëve” nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë.

Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke “shpërthyer” në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t’i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen “Rama jepe dorëheqjen”.