E rëndë/ E pëson keq i riu që foIi kundër kryeministrit Rama, merret ky vendim drastik ndaj tij

Një i ri, i identifikuar si Emanuel Daçi, është arrestuar nga policia në një lokal, ndërsa më herët kishte dalë publikisht me kritika të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë një prononcimi për News24.

Sipas pamjeve dhe raportimeve të publikuara, ndërhyrja është kryer nga efektivë policie, mes të cilëve edhe persona me fytyra të mbuluara, teksa Daçi ndodhej në lokal duke pirë kafe.

Gjatë ndërhyrjes, i riu ka kundërshtuar mënyrën se si po trajtohej, duke pretenduar se po dhunohej dhe se ishte i gatshëm të shoqëronte efektivët pa përdorimin e forcës.

“Po arrestohem kot, për asgjë, për një kokore biçiklete dhe një antidjersë”, dëgjohet të thotë Daçi.

Në një tjetër moment, ai u drejtohet policëve me fjalët: “Po më vrisni, po më vrisni krahun”.

Ngjarja ka tërhequr vëmendje edhe për shkak të deklaratave që Emanuel Daçi kishte bërë më herët për News24, ku kishte kritikuar kryeministrin Edi Rama dhe nismën e tij për dialog në mes të protestave.

“Pse dole sot për dialog?! Ke pasur aq kohë, vetëm ke dalë dhe ke bërë karagjozin, duke bërë humor dhe duke bërë prototipin. Prototipat do të hedhin poshtëNuk e kuptoj pse doli sot për dialog? Sepse ka kaq kohë që kërkojnë studentët që ti plotësohet e drejta, por (Rama) se ka bërë. Nuk i ka afruar fare”, ishte shprehur ai.

Nesër mblidhet seanca plenare pas anulimit prej protestës, ndërsa Rama niset drejt …

Kryeministri Edi Rama do t’i bashkohet tryezës të Procesit të Berlinit të enjten që do të mbahet në Budva të Malit të Zi.

Pjesëmarrja iu konfirmua gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu prej burimeve qeveritare. Zyra e shtypit e qeverisë të Malit të Zi thotë se “të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Mal të Zi më 22 tetor, nën mikpritjen e Kryeministrit Milojko Spajić.

Ndërkohë të enjten e kësaj jave është njoftuar mbajtja e seancës plenare në Kuvend, ndërsa ajo e një jave më parë u anulua për shkak të situatës me protestat e studentëve.

Takimi i të gjithë liderëve të rajonit i jep një shtysë të rëndësishme bashkëpunimit rajonal dhe krijon mundësi për avancimin e nismave të përbashkëta, së bashku me partnerët evropianë, të cilat kontribuojnë në integrimin ekonomik dhe në anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Si vend pritës i Samitit, Mali i Zi synon të nxisë dialogun dhe bashkëpunimin, të përqendruar në arritjen e rezultateve konkrete për qytetarët dhe ekonomitë e rajonit. Pjesëmarrja e të gjithë liderëve rajonalë konfirmon rëndësinë e Procesit të Berlinit si një platformë për forcimin e besimit, përmirësimin e ndërlidhjes dhe avancimin e një perspektive të përbashkët evropiane.

Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor (BP) i nisur në gusht 2014, ka në themel të tij bashkëpunimin rajonal dhe mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin e tyre drejt hyrjes në BE. Krahas gjashtë vendeve të BP (Bosnja – Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria) në këtë proces marrin pjesë BE dhe 10 vende anëtare të tij, nën drejtimin e Gjermanisë.

Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

Ai filloi dhe u prezantua në 28 Gusht 2014, nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel. Qëllimet e Procesit u përshkruan në Deklaratën Përfundimtare nga Kryesia Gjerman: “Të bëjmë progres shtesë real në procesin e reformës, në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura bilaterale dhe të brendshme dhe në arritjen e pajtimit brenda dhe midis shoqërive në rajon”, si dhe të rrisim “bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe të hedhim bazat për një rritje të qëndrueshme”.

TENDERËT/ Si u “armatos” Policia dy muaj para protestave: Shpenzimet për pajisje policore u rritën 114%. Kush e furnizoi

Policia e Shtetit ka përdorur sasi të mëdha gazi lotsjellës, spraj irritues dhe plumba gome gjatë protestave të ditëve të fundit në Tiranë, në përballjet me studentët dhe qytetarët.
Krahas përdorimit të këtyre mjeteve, janë raportuar edhe raste të dhunës ndaj të rinjve gjatë shoqërimit të tyre, veçanërisht nga efektivë të strukturave “Shqiponja” dhe “Shigjeta”.

Kjo situatë bëri që Skyweb.al t’u hidhte një sy prokurimeve dhe pagesave për pajisje policore gjatë muajve të fundit, për të kuptuar buxhetin e vënë në dispozicion, burimin e furnizimeve dhe kompanitë që qëndrojnë pas tyre.

Të dhënat e Thesarit tregojnë se gjatë vitit 2026, deri në periudhën e raportuar, shpenzimet në kategorinë “Pajisje për përdorim policor” arritën në 319 milionë lekë, ose rreth 3.5 milionë euro.

Kjo shifër është 114% më e lartë krahasuar me vitin 2025, kur për të njëjtën kategori u shpenzuan 149 milionë lekë, ose rreth 1.64 milionë euro. Diferenca arrin në 170 milionë lekë, ndërsa duhet theksuar se viti 2026 ende nuk ka përfunduar.

Shpenzimet lidhen me furnizime policore si gaz lotsjellës, shkopa gome, skafandra, spec djegës, etj.

ROGAT SECURITY, furnizuesi urgjent i policisë në verë

Një nga kompanitë që ka përfituar pagesa të konsiderueshme gjatë këtij viti është ROGAT SECURITY.

Nga të dhënat e Thesarit rezultojnë tri pagesa të rëndësishme në favor të saj: 102.89 milionë lekë në prill, 50.2 milionë lekë në qershor dhe 58.57 milionë lekë në korrik 2026.

Në total, kompania ka përfituar rreth 211.7 milionë lekë, ose 2.33 milionë euro, vetëm nga këto tri pagesa për pajisje policore dhe speciale.

Skyweb.al raportoi pak ditë më parë edhe për kontratën e RO.GAT SECURITY për furnizimin e Policisë së Shtetit me OC Gas Solution, një substancë irrituese me bazë speci djegës, që përdoret për shpërndarjen e turmave përmes pajisjeve policore.

MSSC dhe ASA (Pelikan Security), furnizuesit e tjerë

Një tjetër kompani që rezulton furnizuese e Policisë së Shtetit është MILITARY SYSTEM SUPPLY COMPANY (MSSC), e cila ka përfituar prej vitesh kontrata për municione dhe pajisje speciale.

Vetëm në qershor 2026, MSSC ka marrë një pagesë prej 261 milionë lekësh për pajisje speciale të Policisë së Rendit, duke konfirmuar se vijon të jetë një furnizues i rëndësishëm.

Ndërkohë, ARMS SCHOOL ACADEMY, e lidhur me Pelikan Security, rezulton me dy regjistrime pagesash nga 77.5 milionë lekë gjatë janarit 2026, kryesisht për furnizim me fishekë.

Nga të dhënat rezulton se ROGAT SECURITY ka përfituar kontrata të rëndësishme gjatë muajve të fundit, krahas operatorëve të tjerë që kanë furnizuar tradicionalisht Policinë e Shtetit pasi MSSC nisi projektet me KAYO-n.

Pikërisht për shkak të natyrës së këtyre pajisjeve dhe procedurave të prokurimit në fushën e sigurisë, kontratat kërkojnë transparencë të plotë mbi furnizuesit, çmimet dhe sasitë e blera.

Ndërkohë, Skyweb.al ka marrë informacione që kërkojnë verifikim të mëtejshëm, sipas të cilave një zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit shihet vazhdimisht me automjetin e tij në parkimet nëntokësore të kompleksit të njohur si “Delijorgji” në Tiranë.

Në kushtet kur pajisjet e blera po përdoren gjatë protestave, transparenca mbi kontratat dhe marrëdhëniet mes institucioneve dhe kompanive furnizuese merr rëndësi të veçantë. /skyweb.al

U gjet pa shenja jete brenda automjetit në Tiranë, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit Eduart Shalsi

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e së martës në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku 46-vjeçari Ismet Habili u gjet pa shenja jete brenda një automjeti.

Mësohet se i ndjeri punonte prej kohësh si shofer i deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Shalsi. Ndërsa fillimisht u ngritën dyshime për një atentat të mundshëm, hetimet paraprake të policisë kanë çuar në pistën e vetëvrasjes.

Sipas të dhënave zyrtare, Habili, me origjinë nga Kavaja, nuk rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. Arma e zjarrit me të cilën dyshohet se u ndërmor akti u gjet brenda automjetit, i cili kishte mbetur i ndaluar në vend pas të shtënës.

Ekspertiza mjeko-ligjore konstatoi se plumbi kishte hyrë nga pjesa e gojës dhe kishte dalë në kokë, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

“Rama dhe Berisha janë njësoj”/ Protestuesja me tone të forta nga Kryeministria: Kreu i PD të tregojë si jepet dorëheqja, të japë shembullin i pari

Një reagim i fortë është regjistruar ditën e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një protestuese i ka drejtuar një thirrje të hapur e të prerë kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Duke kujtuar praninë e saj që prej nisjes së pluralizmit politik në Shqipëri, protestuesja theksoi se lëvizja e sotme rinore dhe qytetare nuk mund të shfrytëzohet më nga e njëjta klasë e vjetër politike, ndërsa kërkoi që Berisha të japë shembullin duke u tërhequr përfundimisht nga skena politike: “I bëj thirrje zotit Sali Berisha, mbrapa të cilit kam qenë 6 vjeç kur ka dalë në mitingun e parë të demokracisë në vitin 1991. Kam qenë në 1997 atje kur u bë qeveria teknike me shpresën se u bashkuam prapë, dhe tani prapë këtu.”

Në mesazhin e saj direkt, ajo i bëri apel kreut të opozitës të tregojë përgjegjësi ndaj vendit dhe të udhëzojë largimin e pushtetarëve përmes aktit personal të tërheqjes:

“I them Sali Berishës: shko merr pensionin, gëzo ata fëmijë, nipër e stërnipër. Gëzo jetën e pensionit, boll! Si gjysh e stërgjysh, shko dhe jepi qëndrimin tënd. Thuaji Edi Ramës si jepet dorëheqja! Jep dorëheqjen dhe boll dole të flasësh. Ti nuk ke gojë të flasësh, je i pafytyrë si Edi Rama. Jepe shembullin, dil në pension dhe jepi vetes dinjitet.”

Jetoj në Londër dhe jam di υοrcυαr, kërkοj Iid hje seriοze

Jam 45 vjeqare nga kosova me qendrim ne Londer e divorcuar kam tre femije te rritur,

kerkoje nje burre per lidhje martesore nga shqiperia mosha 44-50 vjeqar.

Te interesuarit te lajmerohen permes Jam 45 vjeqare nga kosova me qendrim ne londer e divorcuar kam tre femije te rritur,

kerkoje nje burre per lidhje martesore nga shqiperia mosha 44-50 vjeqar,

kam restorantin tim te interesuarit te lajmerohen permes whatsapp ose viber. 

ParIamenti do të zhvillohet të enjten/ Edi Rama nuk do të jetë në sallë, zbulohet arsyeja

Në një kohë kur Shqipëria po përballet me protesta kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë më 22 tetor drejt Malit të Zi.

Kreu i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Miloçer, pranë Budvës, ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në tryezë pritet të ulen gjithashtu kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe ai i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Sipas agjendës paraprake, mbërritja e liderëve dhe deklaratat për mediat janë parashikuar të nisin në orën 09:30, ndërsa punimet e samitit në orën 10:20.

Pjesë e takimit do të jetë edhe komisionarja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila pritet të zhvillojë takime me zyrtarët malazezë, me fokus procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe reformat që duhet të ndërmarrë vendi.

Paditen në SPAK Edi Rama dhe Skënder Hita: Zbulohen akuzat

10 Aktivistë të Shoqërisë Civile paraqitën para SPAK sot në orën 11:00 një Kallzim Penal kundrejt Edi Ramës si Kryeministër në detyrë dhe Skënder Hitës si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Padia e tyre ka qenë për veprimet që policia ka ushtruar ndaj protestuesve gjatë 7 ditëve të fundit në protestë.

Akuzat:

1. Për genocid ndaj një pjese të shoqërisë duke e diferencuar nga pjesa tjetër nëpërmjet etiketimit, diskriminimit, linçimit dhe zhvlerësimit. Ky veçim bëhet me dhunë, përndjekje, shkaktim demi te madh fizik dhe psikologjik

2. Ushtrimini ndikimit për veprimet të paligjshme duke i premtuar para punonjësve të rendit.

3. Shpërdorimi i detyrës me veprime që sjellin pasoja në interesat e shtetasve

4. Dhënia e urdhërave të paligjshëm që cenojnë lirinë dhe integritetin e individit

5. Mosmarrja e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshmërisë

6. Kryerja e veprimeve aktive për të penguar lirinë e shprehjes dhe organizimit

Rama akuza deputetëve socialistë: Jeni fshehur, çfarë po bëni këto ditë?

Kryeminịstri Edi Rama ka kritikuar deputetët socialistë në mbledhjen e grupit parlamentar, për qendrimin e tyre në lidhje me situatën e krijuar nga protesta.

“Populli ju kërkon te ‘Pasqyra’, atje ka heshtje. Heshtja po krijon konspiracionin se deputetët janë fshehur.

Po çfarë më merreni me politikë në këto ditë?”, mësohet t’u ketë thënë kryeministri Rama deputetëve socialistë gjatë mbledhjes së Grupit të PS, sipas Report TV.

Ndërkohë, pas mbledhjes së grupit, kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, përsëriti edhe njëherë ftesën për dialog mes protestuesve dhe qeverisë.

“Sot besoj që është tepër e qartë, pa dyshim që studentët duhet të dëgjohen, dhe qeveria, kryeministri ka ofruar tryezën ose, le të themi, sheshin e dialogut.

Ky unë mendoj që është momenti i duhur për t’u ulur me studentët, studentët e thashë meritojnë të dëgjohen”, tha Balla.