K aosi nuk ndalon në rrugët e Tiranës, Edi Rama Iargohet të enjten nga vendi!

Në një kohë kur Shqipëria po përballet me protesta kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë më 22 tetor drejt Malit të Zi.

Kreu i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Miloçer, pranë Budvës, ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në tryezë pritet të ulen gjithashtu kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe ai i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Sipas agjendës paraprake, mbërritja e liderëve dhe deklaratat për mediat janë parashikuar të nisin në orën 09:30, ndërsa punimet e samitit në orën 10:20. Pjesë e takimit do të jetë edhe komisionarja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila pritet të zhvillojë takime me zyrtarët malazezë, me fokus procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe reformat që duhet të ndërmarrë vendi.

Zegjine Çaushi reagon për tubimet e të rinjve dhe pubIikon foton me molto: Turp për këtë nivel proteste

Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi ka reaguar në lidhje me protestat që po zhvillohen sot.

Ajo e ka quajtur protestën të turpshme, ndërsa ka publikuar një video, ku studentët kanë ironizuar policinë duke u hedhur atyre molto.

“Turp për këtë nivel proteste! Kjo është qytetaria që pedagogët duan të kultivojnë te studentët? Kjo është edukata që mësuesit u mësojnë nxënësve? Këto veprime nuk janë as qytetari, as protestë”, shkruan ajo.

Dosja “Balluku”, SPAK i komunikon Igli Tares akuzën për pastrim parash, dyshohet se fshehu vilën në Palasë

Dosja “Balluku”, SPAK i komunikon Igli Tares akuzën për pastrim parash, dyshohet se fshehu vilën në Palasë

SPAK i ka komunikuar Igli Tares akuzën për pastrim parash, në kuadër të dosjes “Balluku”. Sipas informacioneve të bëra të ditura, akuza lidhet me dyshimet për fshehjen e një vile në Palasë, që dyshohet se i përket Belinda Ballukut. Në vijim të hetimeve, sot pritet t’u komunikohen akuza edhe disa biznesmenëve që kanë përfituar tenderë. Emrat e tyre dhe veprat penale për të cilat dyshohen nuk janë bërë të ditura në informacionin e përcjellë.

Një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme i komunikoi Ballukut pesë akuza për shkelje të dyshuara në 15 raste. Sipas SPAK, Balluku akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, kjo e fundit në dy raste. Gjithashtu, ndaj saj është ngritur akuza për shkelje të barazisë në tenderë në nëntë raste. Hetimet për dosjen vijojnë, ndërsa komunikimi i akuzave nuk përbën një vendim fajësie.

TauIant Balla në përgjimet e bandës “Çela”, si urdhëroi kthimin e makinave Toyota Yaris të sekuestruara pas kapjes së 5 milionë eurove në Durrës, ja detajet nga dosja

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lexuar gjatë deklaratës së tij para SPAK-ut një seri përgjimesh që, sipas tij, zbulojnë komunikimet mes personave të lidhur me bandën Çela, Taulant Ballës dhe ish-punonjëses së BKH-së, Eriona Daupaj. Në qendër të bisedave janë automjetet Toyota Yaris, të sekuestruara pas zbulimit të 5 milionë eurove në Portin e Durrësit, si dhe komunikimet për kthimin e tyre. “Eriona Daupaj është ish-BKH që u mor me ndërmjetësimin midis bandës Çelaj, Taulant Ballës dhe bandës së Skapit”, tha Berisha, përpara se të lexonte pjesët e përgjimeve.

“Daupaj: Filanin do ta çoj në sekuestro se do t’i bëj nder Ballës”. Berisha shpjegoi më pas rrethanat e kapjes së parave në Durrës, duke pretenduar se 5 milionë euro ishin nisur nga një vend perëndimor dhe autoritetet ishin njoftuar për mbërritjen e tyre në port. Paratë u zbuluan në automjetet Toyota Yaris, ndërsa, sipas tij, nga shuma e gjetur rreth 2 milionë euro u përvetësuan nga personat që i numëruan dhe u raportuan 3.2 milionë euro. Ai përmendi edhe një shtetas gjerman, i cili, sipas deklaratës së tij, kishte pretenduar se paratë i përkisnin atij dhe i transportonte me mikrobus.

Pas zbulimit të parave, policia sekuestroi automjetet. Berisha pretendoi se më pas Taulant Balla kishte ndërhyrë për kthimin e tyre te personat e lidhur me bandën Çela. Për këtë pjesë të çështjes, kreu demokrat lexoi komunikimin e mëposhtëm: “Ritvan Çela: Këto ditë po më pyet dhe do jetë prapë Balla apo do jesh ti?” Berisha tha se bëhej fjalë për një avokat që, sipas tij, merrte para, ndërsa vijoi me përgjigjen e bashkëbiseduesit: “Vladi i thotë: OK se flas unë dhe të tregoj mënyrën se si do ta mbyll”.

Më tej, ai lexoi një tjetër fragment të përgjimeve: “Ritvan Çela: Nga Tao, Tao, thotë se i ka në rregull letrat”. “Tao e ka rregulluar për t’i marrë makinat”, u shpreh Berisha, duke vijuar me përmendjen e prokurorit të Vlorës, Zarka, për të cilin pretendoi se ishte liruar, ndërsa përgjegjësinë më të madhe në këtë çështje ia atribuoi Ballës.

Përgjimet e tjera

Në vijim, Berisha lexoi një tjetër pjesë të komunikimeve ku përmendet Eriona Daupaj: “Eriona Daupaj: Kishte të drejtë bundra. Nuk duhej toleruar që në fillim, ai ku do të shkojë ai, do t’ia djegin letrat me benzinë”. Pas këtij fragmenti, ai lexoi edhe përgjigjen e Ritvan Çelës: “Ritvan Çela: Ajo luan me Taon”. Berisha akuzoi më pas Ballën për lidhje me persona të botës së krimit dhe pretendoi se personat e përmendur në përgjime mbroheshin politikisht.

Gjatë deklaratës, kreu i PD-së u ndal sërish te Eriona Daupaj, të cilën e cilësoi si person në kërkim, duke pretenduar se ajo ishte bërë punonjëse e një ambasade në Vjenë për shkak të lidhjeve familjare me ambasadorin dhe bashkëshorten e tij. Në vijim, Berisha lexoi një tjetër fragment që i atribuoi Daupajt: “Daupaj: E ke gabim, kësaj radhe do t’ia marr. Nuk do të armiqësohem me policinë, i dola borxhit Taos. Ta ktheva, mos ma sill më, dakord i tha Taos, do të paguaj unë”.

Berisha e ndërpreu leximin me komentin se kishte edhe përgjime të tjera për Ballën. Sipas kreut të PD ai mbrohet nga mazhoranca. Berisha lexoi edhe një fragment tjetër, duke vijuar me fjalët: “I dola borxhit Taos, ta ktheva, mos ma sill më. Dakord, i tha Taos, do ta pengoj unë.
Ata sollën prapë, i doli borxhit, këtë herë prej teje”. Në përfundim, Berisha e cilësoi Ballën si person të lidhur me krimin dhe e akuzoi për rekrutimin e personave që, sipas tij, do të përdoreshin për të shtypur studentët.

Lidhje të dyshimta me ρrotestυesit, nis hetimi për disa efektìvë

Policia e Shtetit ka nisur veprime hetimore të brendshme, pasi dyshohet se disa punonjës policie kanë lidhje me protestuesit.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit.

Sipas CNA konfirmuan zhvillimin e hetimeve lidhur me raste të tilla.

Ende nuk dihet lidhja konkrete që mund të kenë këta efektivë me grupet e të rinjve që protestojnë.

Ndërkohë, Strukturat e Policisë së Shtetit kanë nisur gjurmimin e rasteve dhe hetimin e thelluar për të zbërthyer skemën që qëndron pas akteve të lidhura me protestën që po zhvillohet që prej një jave./CNA

PërρΙasjet në Tiranë/ Efektivët futen në rrugica e biznese private, frìkë edhe te turistët (Video)

Shumë video po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale, mbi reprezaljet e policisë dhe dhunës brutale të kësaj të fundit ndaj të rinjve projtestues.

Këtë herë, efektivët janë shpërndarë nëpër rrugica dhe biznese, duke lemerisur çdo qytetar të Tiranës apo dhe turistët, duke mësyrë nëpër dyqane e restorante.

‘Të shpërndarë nëpër rrugica dhe biznese private vartësit e Gysit po tmerrojmë gjithkënd, edhe ata turistë që po darkojnë nëpër restorante dhe që ju i numëroni kokë më kokë’, shkruan gazetari Isa Myzyraj në llogarinë e tij në Facebook.

Më herët përplasja mes protestuesve dhe forcave të rendit mori një rrjedhë të re, ndërsa turma e të rinjve u zhvendos nga qendra e qytetit drejt akseve kryesore hyrëse e dalëse të Tiranës.

Të rinjtë vijuan marshimin përgjatë Unazës në drejtim të kryqëzimit të Don Boskos, të ndjekur nga afër nga efektivët e Policisë së Shtetit dhe repartet e FNSH-së.

Për të ngadalësuar avancimin e mjeteve të blinduara dhe furgonave të policisë, protestuesit vendosën barriera dhe barrikada të imrpovizuara me mjetet rrethanore përgjatë rrugës, në disa raste edhe duke u vënë zjarrin koshave të mbeturinave.

Pas mbërritjes në kryqëzimin e Don Boskos, protestuesit u ngjitën për nga rruga ‘Mine Peza’ në drejtim të qendrës, për t’u bashkuar me pjesën tjetër të grupit që qëndronte në bulevard.

Ndërkohë pas prishjes së kamerave të sigurisë në disa prej zonave ku protestuesit kanë qenë aktivë, policia ka ndërhyrë duke përdorur dron me rezulucion të lartë që kontrollohen nga salla operative për të gjurmuar lëvizjet e protestuesve.

VIDEO

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 21 Tetor 2026

Dashi
Dite e mire kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. ritet qe gjithçka t’iu eci si e kishin ëndërruar dhe do ndiheni te lumtur. Beqaret duhet te tregohen me te hapur nëse duan te ndryshojnë status. Nuk mund te presin qe dashuria t’iu bjere nga qielli. Ne pIanin financiar do bëni mire te mos ndërmerrni shume rreziqe ne mënyrë qe te mos keni vështirësi.

Demi
Do përkujdeseni ne çdo moment për partnerin tuaj sot dhe do afroheni akoma me shume me njeri­tjetrin. Çdo moment do jete i veçante dhe mbresëlënës. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë, por papritur ajo do shfaqet si me magji. Ne planin financiar do hidhni disa hapa te rëndësishme te cilat do ua ndryshojnë te ardhmen. I keni kuptuar gabimet e bëra.

Binjaket
Do kaloni një dite delikate sot ju te dashuruarit dhe here pas here nuk do dini çfarë hapash te hidhni. Qartësojini njëherë mendimet e me pas veproni. Beqaret do jene serioze dhe nuk do pranojnë çdo ftese qe do ju behet. Vetëm duhet ta dine qe koha ikën shpejt dhe jo gjithmonë vijnë mundësi te mira. Çështjet e financave mos i lini pas dore sepse do keni vështirësi.

Gaforrja
Edhe pse shume persona do mundohen t’ua prishin planet sot juve qe jeni ne një lidhje, dashuria për njeri­ tjetrin nuk do shteroje asnjë çast. Beqaret do kenë veçse aventura kalimtare pa asnjë te ardhme. Gjerat nuk do ju shkojnë si e kishin ëndërruar. Ne planin financiar do i merrni gjerat seriozisht dhe mos anashkaloni problemet e vogla.

Luani
Nëse kohet e fundit keni kaluar një periudhe te tensionuar ka rrezik qe situata te mbetet e trazuar. Ende nuk do i pranoni gabimet dhe nuk do e ulni hundën. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë surprize. Duhet ende te presin për te ndryshuar status. Me financat do jeni te matur e te kujdesshëm prandaj gjendja do mbetet e kënaqshme.

Virgjeresha Sot do kaloni momente fantastike pranë atij qe dashuroni dhe do filloni te bëni edhe plane mbi te ardhmen. Jeni te sigurte tashme se ai qe keni ne krah është i duhuri. Beqaret nuk duhet te tregohen impulsive sepse do bëjnë gabime te pafalshme te cilat do ju peshojnë mjaft. Për financat duhet te dëgjoni këshillat e me te mëdhenjve qe gjerat t’iu ecin si duhet.

Peshorja
Venusi do e zbukuroje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do ju nxite ju te përgatisni surpriza për njeri­tjetrin. Çdo çast do jete i mrekullueshëm, kështu qe shfrytëzojeni. Beqaret do kenë ndryshime te menjëhershme te statusit dhe do ndihen te plotësuar. Ne planin financiar mos ndërmerrni rreziqe te mëdha vetëm qe ta përmirësoni gjendjen. Merrini gjerat me shtruar.

Akrepi
Klima ne çift do jete e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Edhe pse mëngjesi mund te jete emocionues, pasditja do ketë debate dhe mosmarrëveshje te mëdha. Beqaret duhet te tregohen sa me te duruar nëse duan te ndeshen e personin ideal. Ne planin financiar do jeni me dinamike dhe me te organizuar. Do ia dilni ta stabilizoni situatën sa hap e mbyll sytë.

Shigjetari
Pas një kohe jo shume te mire për jetën ne çift, sot do krijohet një klime e ngrohte dhe me romantike. Do afroheni me shume me partnerin dhe do ndiheni te qete ne shpirt. Lidhja juaj do konsolidohet me tepër. Beqaret do kërkojnë shume, por as sot nuk do e gjejnë atë qe kërkojnë. Financat do kenë përmirësime fale një shume te madhe qe do marrin nga familjaret.

Bricjapi
Çiftet do bëjnë gjithçka qe kane ne dore për te krijuar një ambient harmonik dhe te gëzueshëm. Do organizoni darka me miqtë tuaj te ngushte dhe do ia kaloni për mrekulli. Beqaret kane kohe qe mundohen për te gjetur personin ideal dhe sot përpjekjet e tyre do japin fryte. Ne planin financiar mos nënshkruani asnjë kontrate për investime.

Ujori
Marrëdhënia juaj me partnerin do jete shume e mire gjate kësaj dite. Do merrni kënaqësitë e pritura dhe nuk do debatoni për asgjë. Komunikimi është një nga pikat tuaja me te forta. Beqaret duhet te kenë me tepër besim tek vetja dhe te tentojnë. Ne planin financiar do keni fat. Gjerat do shkojnë ashtu si i kishit programuar dhe do kryeni disa transaksione te rëndësishme.

Peshqit
Asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si e kishit menduar gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale dhe mosmarrëveshjet me partnerin nuk do kenë te ndalur. Po vazhduat kështu shume shpejt do e shkatërroni gjithçka keni ndërtuar. Beqaret do flirtojnë me disa persona, por do druhen te shkojnë me tej sesa aq. Ne planin financiar do luftoni fort dhe do i zgjidhni problemet.

Deklarata B0MBË: PoIitikanit të lartë socialist iu gjetën 800 mijë euro në shtëpi, BKH tregoi vetëm 3 mijë; Këlliçi – Fevziut: Pyet Maznikun!

Belind Këlliçi ishte në një lidhje live me Blendi Fevziun ku ndër të tjera bëri një deklaratë të padëgjuar më parë, ku implikon jo vetëm politikanin socialist që ai pretendon, por edhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Nënkryetari i Partisë Demokratike u shpreh se BKH-ja kishte bërë kontroll në një shtëpi të një politikani socialist dhe kishte gjetur plot 800 mijë euro. Por, më pas u raportua nga ata se ishin vetëm 3 mijë euro.

“Kush ia gjeti 800 mijë euro politikanit të PS në shtëpi para pak ditësh dhe u deklaruan vetëm 3 mijë euro”, tha fillimisht Këlliçi i ndërprerë nga Fevziu: “Kush ia gjeti kujt?”, i tha gazetari.

Megjithatë deputeti i PD nuk preferoi të thoshte emra, por u mjaftua: “Pyet Maznikun, e di mirë ai”, drejtuar ministrit që gjendej në studio. Sërish Fevziu këmbënguli por mori vetëm përgjigjen: “Ja kanë gjetur oficerët e BKH-së”.

U prezantua si mamaja e Muhamet Skanës por doli “bIof”, qytetarja reagon sërish: Djali im është ai me të zeza… (EMRI-Video)

Pasi u zbulua se nuk është mamaja e të riut, Muhamet Skana, i cili u përplas në tokë nga efektivët e policisë, gjatë protestës studentore të mbajtur para Ministrisë së Arsimit, qytetarja ka reaguar sërish për “Aldo Morning Show”.

E prezantuar me emrin Malvina Sula, qytetarja shprehet se në ato momente kur 21-vjeçari u përplas në tokë nga efektivët, ka qenë prezent dhe djali i saj. E pyetur se si quhet djali i saj, Malvina refuzon që t’ia zbulojë emrin duke vazhduar me pretendimet se i biri ishte i veshur me të zeza dhe ishte shumë pranë Muhamet Skanës kur u përplas në tokë e më pas u shkelmua nga efektivët.

Vlen për t’u theksuar këtu se reagimi i qytetares në fjalë ka ndodhur vetëm dy ditë pas paralajmërimit të motrës së Muhamet Skanës e cila i ka treguar asaj derën e gjyqit, për mashtrimin që ka bërë.

“Kjo grua nuk është mamaja jonë. Unë jam motra e Muhametit. Gruaja në fjalë do të ndiqet penalisht për shpifje. TURP” ka shkruar Ester Skana në një postim të bërë në lidhje me incidentin e ashpër të ndodhur me vëllain e saj.

VIDEO

Kush është pronari i hotelit të rëndësishëm që ka marrë pistoIetë në brez? Alarmi i ekspertit: Bizneset me njerëz të armatosur në dyer për t’u mbrojtur

Ervin Karamuço ka folur sonte në “Now” me Erla Mëhillin për protestën e studentëve që prej 7 ditësh ka paralizuar vendin tonë.

Eksperti i Kriminalistikës tregoi se bizneset kanë shprehur shqetësim të madh për situatën e krijuar dhe të gjendur para frikës së cënimit, kanë marrë njerëz të armatosur për të mbrojtur pronën e tyre.

Gjithashtu ai tregoi edhe një rast në Tiranë, ku zbuloi një pronar i një hoteli të rëndësishëm në vend mban në brez pistoletë. Madje zbuloi edhe bisedën që kishte pasur me të.

“Rrijnë në dyer me armë të armatosur. Një pronar i rëndësishëm hoteli rri vetë me armë në brez. I thashë se çfarë do të bësh? Po të hynë në zyrë, do të vrasësh njerë? Pronarët e bizneseve kanë blerë njerëz të armatosur për të mbrojtur bizneset”, tha ai.