“B υrgjet e dhjamit” në Kinë, moda e re për humbje peshe me rregulla të rrepta

Shkalla e obezitetit në Kinë po rritet me ritme të shpejta, ndërsa një trend i ri i quajtur “burgjet e dhjamit” po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet si mënyrë ekstreme për humbje peshe.

Këto janë qendra të stilit ushtarak, ku pjesëmarrësit ndjekin programe intensive diete dhe ushtrimesh, nën mbikëqyrje 24-orëshe, për të shmangur çdo shkelje të rregullave, përfshirë edhe ngrënien e fshehtë.

Sipas të dhënave, numri i fëmijëve obezë në Kinë është katërfishuar që nga viti 2000, ndërsa më shumë se gjysma e të rriturve janë aktualisht mbipeshë. Autoritetet paralajmërojnë se derNë këtë situatë, në vend është shënuar një rritje e madhe e qendrave që premtojnë rezultate të shpejta brenda një muaji. Pjesëmarrësit regjistrohen vullnetarisht, zakonisht për një periudhë njëmujore, por sapo hyjnë në këto ambiente, largimi bëhet i vështirë.

Objektet janë të rrethuara me màsa të forta sigurie, përfshirë porta çeliku dhe në disa raste edhe tela elektrikë, ndërsa daljet monitorohen gjatë gjithë kohës nga personeli i sigurisë.

https://www.instagram.com/eggeats/?utm_source=ig_embed&ig_rid=0c014597-cd94-48f9-9809-d91f5cb96307i në vitin 2030, rreth 65% e popullsisë së rritur mund të jetë mbipeshë ose obeze.