Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme qytetin e Shkodrës!
Migena Salihi, ndërroi jetë vetëm pak ditë pasi u bë nënë për herë të parë dhe pak orë pasi iu lut të gjithë shqiptarëve që t’i dhuronin gjak, për shkak të komplikacioneve shëndetësore.
Migena u bë nënë e dy vajzave binjakëve, por fati nuk qe në anën e saj pasi ajo ndërroi jetë tragjikisht pak ditë pas lindjes së tyre, duke mos iu gëzuar dot.
Vetëm 4 vite më parë ajo ishte fejùar me Noelin, me të cilin ëndërruan dhe filluan të ndërtonin jetën sëbashku.
Ajo ishte diplomuar për mësuesi në Gjeografi, në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, teksa ushtronte profesionin e saj si mësuese.
Aktivisti Mirsad Basha shkruan në një postim në “Facebook”: “Sot humbem nji prej vajzave ma energjike, nji prej vajzave fantastike te ktij qyteti. Nji super vajze aktive, familjare dhe shembull ne shoqni. Jena pa fjale, nuk na besohet! Migena, te dona shume fort, gjithmone…”.
Teksa miqtë e saj nga shoqata kanë mbjellë edhe një pemë në kujtim të saj.
Kujtojmë se menjëherë pasi solli në jetë binjakët, gjendja shëndetësore e Migenës u përkeqësua, duke e bërë të domosdoshëm sigurimin urgjent të gjakut të grupit 0 negativ.
Pavarësisht faktit se thirrja për ndihmë u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, mobilizimit të dhjetëra qytetarëve të cilët iu përgjigjën apelit, si edhe përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi të mbijetojë duke i lënë jetim dy bebushat e sapolindur.
Pavarësisht te tashmë nuk është më, Migena “do të jetojë” në zemrat e atyre që e deshën fortë, e pavarësisht dhimbjes, ajo do u kujtohet përmes dy bebusheve të cilit fati “nuk deshi” që ti rriste vet.



- Rutte paralajmëron Iranin: NATO do të mbrojë Turqinë me çdo kusht
- “Viktima erdhi i armatosur për të sulmuar”/ Gazetari Hoxha tregon dinamikën e ngjarjes, në Memaliaj
- E trishtë/ Kjo është mësuesja 27 vjeçare që ndërroi jetë pas lindjes së binjakeve në Shkodër! (Foto)
- Merret VENDIMI / Ja sa para do të marrin për bonusin e qirasë familjet e prekura të pallatit të djegur në Tiranë
- Vodhi eshtrat e të vdekurës në varreza, i riu, ish-student ekselent i mjekësisë