Protestat në Tịranë për dorëheqjen e Ramës, reagon për herë të parë Gjermania (Video)

Deutsche Welle i beri sot pyetje Ministrisë së Punëve të Jashtme Gjermane:

A është qeveria gjermane në kontakt me protestues në Shqipëri? A e di Berlini çfarë kërkojnë ata?

Dhe çfarë pret nga qeveria e Edi Ramës në raport me protestat?

Në konferencën e qeverisë gjermane, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Martin Giese, tha se protestat janë e drejtë e qytetarëve, por i cilësoi ato si “çështje të brendshme politike” të Shqipërisë.

VIDEO

I FUNDIT/ Vjen reagimi i menjëhershëm i Ramës, pasi organizatorët e protestës pubIikojnë 5 kërkesat kryesore

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas leximit që aktivisti Dritan Goxhaj i bëri 5 kërkesave të protestuesve në tubimin e sotëm.

Përmes një videoje ku shfaqen postime të Goxhajt me pikëpamje pro Iranit, Rama shkruan: “Si thoshin derrat e knaqun migjenianë të segmentit “intelektual” të protestës, nuk ka lidhje Irani ëëë….?¿

Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm.

Në fund të saj, kryeministri shkruan se Goxhaj nuk është gjë tjetër veçse një zëdhënës i interesave të Iranit.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1803420187303898%2F&show_text=false&width=267&t=0

Kërkesat e lexuara nga Goxhaj:

Grupi Koordinues i Protestës

Në emër të Grupit Koordinues të Protestës, duke dëgjuar propozimet e sovranit për 22 ditë me radhë, po dalim sot para jush me këtë deklaratë politike për të sqaruar protestuesit, si dhe të gjithë bashkëkombasit tanë, qoftë ata të pranishëm fizikisht në shesh, qoftë ata që na mbështesin me zemër dhe mendje, se kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore kërkon sa më poshtë:

Dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe të qeverisë.
Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.
Ndryshime Kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e saj me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera:
Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;
Kufizimin e ushtrimit të detyrës së Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
Paralelisht, kërkojmë:
Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;
Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”;
Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;
Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.
Kontrata e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.
Këto janë kërkesat tona të qarta, legjitime dhe të panegociueshme, të dala nga zëri i qytetarëve dhe nga vullneti i sovranit. Ne mbetemi të vendosur në rrugën e protestës paqësore, demokratike dhe qytetare deri në realizimin e tyre.

Pas 23 ditësh protesta masive kundër Ramës, vjen reagimi i ambasadores zvìcerane

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, ka kometuar këtë të hënë nga Korça protestat që po zhvillohen prej 23 ditësh në Tiranë.

E pyetur për të ardhmen e protestës dhe nëse kishte një mesazh për qeverin shqiptare. Huber u tregua e rezervuar, duke theksuar se bëhet fjalë për një çështje politike për të cilën është e vështirë të flas një ambasadë e huaj.

Po ashtui ajo theksoi se pjesëmarrja e njerëzve në protestë është një element i rëndësishëm për çdo sistem.

“Kjo është një pyetje shumë politike dhe është e vështirë për t’u përgjigjur si një ambasadë e huaj. Natyrisht, ne përmes programit tonë të zhvillimit gjithashtu forcojmë demokracinë, me mbështetjen tonë ndaj parlamentit kombëtar, ndaj parlamenteve lokale. Ne kemi një mbështetje afatgjatë për shoqërinë civile, kështu që instrumentet demokratike dhe pjesëmarrja e njerëzve janë një element i rëndësishëm i çdo sistemi, ashtu si edhe në sistemin tonë në Zvicër,” u shpreh ajo.

Protestuesit shkatërruan portën dhe rrethimin, reagon kompania që ka bIerë tokën nga shteti

Shoqëria Riviera Kakome shpk, e cila pretendon se është pronare e rregullt e truallit që u shkatërrua dje nga protestuesit, ka lëshuar një deklaratë publike për ngjarjen dhe thotë se është duke mbledhur provat e nevojshme për hetimin.

Sipas shoqërisë, trualli është privat dhe është shitur nga shteti përmes procedurave të ligjshme dhe rrethimi i pronës është bërë me leje ndërtimi të lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

“Është për të ardhur keq që dikush e justifikon dhunën me faktin që njerëzve ju është mohuar e drejta për të shkuar në plazh. Është një arsye e pavërtetë, e sajuar. Njerëzve kurrë nuk u është mohuar e drejta për të shkuar në plazh.

Mbas dhënies së lejes së ndërtimit dhe rrethimit të truallit privat u është ndaluar hyrja në pronën private. Ndërsa vajtja në plazh ka qenë gjithnjë e mundur në rrugën përgjatë rrethimit e cila ekziston prej shumë kohe”, thuhet në deklaratë.

Shoqëria Riviera Kakome shpk thekson se banorët e Kakomesë nuk kanë qenë kurrë pronarë të truallit të Kakomesë dhe as pretendues të pronësisë. Sipas saj, banorët e fshatit Nivicë nuk duan t’ja dinë për të vërtetën, mbasi u pëlqen të rrëmbejnë tokat private që të tjerët i kanë blerë.

Deklaratë për media, datë 22 Qershor – Shoqëria Riviera Kakome shpk

Ditën e djeshme, e diel 21 Qershor, disa dhjetra njerëz të pajisur me vare dhe mjete të tjera shkatërrimtare vërshuan në truallin privat të Kakomesë duke shkatërruar gjithcka mundën. Megjithëse porta ishte e hapur, e shkatërruan, vazhduan me rrethimin, kabinën e rojeve dhe gjithcka që gjetën përpara.

Shoqëria Riviera Kakome shpk e denoncon këtë dhunë shkatërrimtare kundrejt një trualli privat të shitur nga shteti dhe një rrethimi të pronës të bërë me leje ndërtimi të lëshuar nga KKT.

Kemi sistemuar provat për ndjekjen penale të personave përgjegjës.

Besojmë që organet e ligjit do të bëjnë detyrën duke dënuar keqbërësit në mënyrë që akte të tilla të mos përsëriten.

JUSTIFIKIMI I DHUNËS

Është për të ardhur keq që dikush e justifikon dhunën me faktin që njerëzve ju është mohuar e drejta për të shkuar në plazh. Është një arsye e pavërtetë, e sajuar. Njerëzve kurrë nuk u është mohuar e drejta për të shkuar në plazh.

Mbas dhënies së lejes së ndërtimit dhe rrethimit të truallit privat u është ndaluar hyrja në pronën private. Ndërsa vajtja në plazh ka qenë gjithnjë e mundur në rrugën përgjatë rrethimit e cila ekziston prej shumë kohe.

Hyrja dhe përdorimi i plazhit ka qenë gjithnjë e lirë.

Gjithashtu e konsiderojmë të rëndë faktin që ndonjë media justifikon dhunën me shprehje të tilla si banorë të Nivicës, pronarë të tokave në Kakome, kanë shembur rrethimin” E konsiderojmë të papërgjegjshme një shprehje të tillë, mbasi është detyrë e cdonjërit që publikon dicka, të analizojë fillimisht të vërtetën. E kemi shpjeguar më parë, por na duket me vend ta përsërisim “Të vërtetën mbi Kakomenë”.

Nuk ka banorë të Nivicës pronarë të tokës në Kakome.

Po ju bëjmë me dije përsëri cfarë ka ndodhur.

Kontestimi i grupit të vetëquajtur Bashkësia e fshatit Nivicë për njohjen e disa pronave, të cilësuara “ ish Kullota” të ndodhura 10-15 km larg fshatit, padrejtësish pa asnjë arsye, bllokoi projektin e resortit në Kakome.

Së pari duhet të dihet që pretendimi i tyre u rrëzua si i pabazë në të gjitha shkallët e sistemit gjyqësor.

Por më interesant është një fakt tjetër. Në kërkesën për njohjen e pronave, ish kullota, nga banorët e Nivicës, shkruheshin qartë kufijtë e pronave të pretenduara dhe konkretisht:

“Kufirin Perëndimor i kullotave ishte Manastiri i Kakomesë” (sipas tyre bazuar në një marrëveshje me shtetin turk në kohën para pavarësisë).

Ndërkohë, mjafton të shihni hartën, për të konstatuar lehtësisht, që trualli i Kakomesë fillon disa qindra metra më në perëndim të Manastirit.

Në konkluzion:

Banorët e Kakomesë nuk kanë qënë kurrë pronarë të truallit të Kakomesë, dhe as pretendues të pronësisë.

Fatkeqësisht mesa duket, banorët e fshatit Nivicë nuk duan t’ja dinë për të vërtetën, mbasi u pëlqen të rrëmbejnë tokat private që të tjerët i kanë blerë.

Po roli i shtetit ?

Theksojmë që ndodhi të tilla dhune ndaj pronave private, rojeve private, objekteve të ndërtuara me leje ndërtimi, shkelin rëndë ligjin dhe rrisin pasigurinë për investime në vend.

Pasiguria për investime, mos mbrojtja e tyre nga dhunuesit, dëmton rëndë zhvillimin e turizmit dhe të vetë këtyre rajoneve të vendit.

Për më tepër gjenerohen edhe konflikte sociale, të cilat shteti ka detyrën ti evitojë.

Për këto arsye kërkojmë nga institucionet e shtetit të bëjnë detyrën e tyre, duke dënuar së pari shkaktarët e këtyre dhunimeve të pronës, të ligjit dhe të rendit.

Tragjedia! Vinçi këputet dhe zë poshtë 24-vjeçarin, djaIi i vetëm i familjes dhe shtylla kryesore e shtëpisë VDES në vendin e punës (EMRI-Foto)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen Arbana të Prizrenit ku një 24-vjeçar ka humbur jetën gjatë orarit të punës.

Sipas policisë vendase mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur, gjatë procesit të betonimit kur i riu i identifikuar si Valmir Morina është goditur nga një pjesë e vinçit, çka i ka shkaktuar tij plagë të mëdha nga të cilat gjeti vdekjen e menjëhershme.

“Sipas informatave fillestare të siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes’’ njoftoi sot Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit.

Ndërsa mësohet se Valmiri ishte djali i vetëm i familjes, madje shtylla kryesore e shtëpisë që pas ditës që humbi babanë.

Ndarja nga jeta në lule të rinisë ka lënë pas një plagë të pashërueshme për nënën e tij e cila mbeti e vetme në këtë jetë si dhe për gjithë komunitetin e Drenocit të Malishevës, nga e cila kishte prejardhjen.

Sindikatat e pavarura paralajmërojnë protestë para Ministrisë së Ekonomisë, kërkojnë rritje pagash

Sindikatat e pavarura të Shqipërisë kanë njoftuar zhvillimin e një proteste ditën e sotme, në orën 10:00, përpara Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, ku pritet të kërkohet përmirësim i kushteve ekonomike dhe rritje e dinjitetit të punës.

Duke folur nga protesta para kryeministrisë, përfaqësuesi i sindikatave të pavarura, Ilir Xhemalaj, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve, duke iu drejtuar punëtorëve, pensionistëve dhe të rinjve që, sipas tij, përballen me vështirësi ekonomike në jetën e përditshme.

“Sot kam një thirrje për çdo punëtor, pensionist, çdo të ri e qytetar të ndershëm. Në sindikatat shqiptare, nuk e kam për ato që janë lëpirë me shtetin për 36 vjet, e kam për sindikatat e reja të cilat nesër do të mblidhen përpara Ministrisë së Financave për të protestuar. Ju ftoj të jeni me ne. Nesër proteston Shqipëria që punon, punëtori që zgjohet para lindjes së diellit dhe mezi e mbyll muajin. Pensionisti që pas një jete pune, numëron ato qindarkat përpara farmacisë për të blerë ilaçet. Proteston i riu që punon, por nuk arrin të blejë një shtëpi për familjen e nuk ndërton dot një familje. Kur punëtori varfërohet nga puna e tij, ka diçka që nuk shkon. Nuk ka ekonomi të fortë dhe qytetarë të varfër. Nuk kërkojmë privilegje, vetëm dinjitet që të punojmë në vendin tonë dhe të rrisim fëmijët në vendin tonë. Një vend nuk mbahet në këmbë nga lëmosha që pushtetarët u japin punëtorëve. Një vend mbahet në këmbë nga punëtorët. Prandaj sot ftoj qytetarët që të bashkohen me protestën e sindikatave në orën 10:00. Askush nuk del për karrige apo politikë, vetëm për dinjitetin tonë”, tha Ilir Xhemalaj.

“Edi Rama, nuk e bën dot pis Dritan Goxhajn”, ish-komandanti i Flotës Detare i del në mbrojtje ish-luftëtarit të UÇK-së: Ai ka luftuar për Kosovën

Ish-komandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhajt, i cili u “sulmua” këtë të hënë nga kryeministri Edi Rama, pasi ky i fundit e etiketoi publikisht si zëdhënës të interesave të Iranit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meçollari hodhi poshtë akuzat e Ramës ndaj Goxhajt, duke theksuar se ai ka luftuar me armë për Kosovën së bashku me të atin, ndërsa kryeministrin e akuzoi për nisma që sipas tij kanë qenë në dëm të Kosovës.

“Edi Rama. Nuk e bën dot pis Dritan Goxhaj. Ka luftuar me armë për Kosoven, bashkë me babain e tij. Kurse ti ke bërë Ballkanin e Hapur dhe nje draft për Asociacioionin e Komunave me shumicë serbe. Të dyja kundër Kosovës. Keto jane te provuara”, shkruan Meçollari, duke theksuar se nuk ndan të njëjtat qëndrime me Goxhajn për luftën në Iran, por argumenton se deklaratat e tij nuk janë politike, por analiza me karakter ushtarak.

Reagimi i plotë i Meçollarit:

Edi Rama. Nuk e bën dot pis Dritan Goxhaj. Ka luftuar me armë për Kosoven, bashkë me babain e tij. Kurse ti ke bërë Ballkanin e Hapur dhe nje draft për Asociacioionin e Komunave me shumicë serbe. Të dyja kundër Kosovës. Keto jane te provuara. Nuk po flas për ndryshimin e kufijeve të Kosovës. Unë nuk bie dakord me Dritanin për luftën në Iran, por këto nuk janë qëndrime politike, por analiza të karakterit ushtarak. Po manipulon analizat ushtarake të Dritan Goxhajt për ta bërë pis atë dhe për ti shpëtuar dotëheqjes. Dorëheqja jote është e panegociueshme.

Horoskopi për ditën e sotme, e martë 23 qershor 2026

Dashi

Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos u druani, pasi me maturinë e duhur do të përjetoni ditë interesante. Nuk do të mungojnë as mundësitë që kanë të bëjnë me punën. Gjërat do të ecin gradualisht.

Demi

Hënën nuk e keni më kundër, por bëni kujdes që të mos bini pre e provokimeve. Sa i takon punës, nëse jeni përballur me një pakënaqësi, mundohuni që të kuptoni nëse është rasti për të arritur një marrëveshje.

Binjakët

Nëse jeni duke përjetuar një histori dashurie konfliktuale, përgatituni për tu përballur me një ditë të vështirë. As në punë nuk do të jeni të qetë, ndaj mundohuni që të ecni përpara me vendosmëri, edhe pse ndonjë problem mund të mos ketë gjetur zgjidhje.

Gaforrja

Në dashuri ju pret një ditë e favorshme. Mundohuni që të mos përballeni me debate të vështira. Në punë, ndryshimet do të nisin duke filluar nga data 27 shtator, ku do të merrni propozime interesante.

Luani

Hëna do të jetë në anën tuaj, ndaj nëse është dikush që ju intereson, guxoni më shumë. Sa i takon punës, do të ndiheni disi të lodhur. Por nga ana tjetër, jeni vetëm në mes të javës, ndaj bëni durim!

Virgjëresha

Ju pret një ditë e vështirë në dashuri, ku gjatë saj do të vihet në provë durimi juaj. Në punë dhe në sferën financiare, mundohuni që të tregoheni të kujdesshëm, pasi do të ketë shpenzime.

Peshorja

Muaji gusht mbarti për të lindurit e kësaj shenje një sërë problemesh. Por nëse një dashuri është ende në këmbë, mundohuni që të investoheni. Sa i takon punës, nëse ju ftojnë që të bëni diçka interesante mos hezitoni, por mundohuni që të mos bini në kundërshti me atë që mendoni.

Akrepi

Në dashuri do të ketë pakënaqësi. Por rrini të qetë, pasi që nga 2 korriku, situata do të përmirësohet. Në punë, duhet të bëni kujdes dhe të mos hidhni hapa të gabuar.

Shigjetari

Hëna dhe Venusi janë në anën tuaj dhe kjo do të thotë vetëm një gjë, ditë pozitive për dashurinë dhe emocionet, shkruan noa.al. Sa i takon punës, do të keni mundësi që të bëni një projekt të ri për të ardhmen.

Bricjapi

E marta paraqitet një ditë mjaft premtuese për dashurinë, ndërsa tetori do të jetë i mbushur me pasion. Sa i takon punës, mos bëni hapa të nxituar nëse jeni në krizë. Nuk do të vonojnë zgjidhjet e rëndësishme, por bëni durim.

Ujori

Do të shfaqni interes më të madh për dashurinë, në raport me orët e kaluar. Në punë, kush ju ka lënduar, shumë shpejt do të ndëshkohet. Por pavarësisht kësaj ndiheni të acaruar, ndaj bëni mirë që të relaksoheni.

Peshqit

Në dashuri do të dominojë nervozizmi. Bëni mirë që të ruani qetësinë. Edhe në punë, mundësitë e reja nuk do të mungojnë. Ndoshta mund të merrni një lajm të mirë, brenda fundit të muajit. Edhe ata që janë të përfshirë në studime, yjet i kanë në anën e tyre.

ParIamenti Europian kërkon përdorimin e shqipes në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut

Parlamenti Europian ka miratuar një amendament, që kërkon zgjidhjen e çështjes së përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut, përfshirë edhe provimin e Jurisprudencës.

Në tekstin e miratuar, eurodeputetët u bëjnë thirrje institucioneve shtetërore që ta adresojnë sa më shpejt këtë problem, duke garantuar zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, jo vetëm në aspektin ligjor, por edhe në frymën e saj.

Amendamenti i miratuar thekson se respektimi i të drejtave gjuhësore të shqiptarëve mbetet një element kyç për avancimin e barazisë dhe bashkëjetesës ndëretnike në vend.

Për këtë arsye, Parlamenti Europian kërkon që autoritetet në Shkup të ndërmarrin hapa konkretë për të siguruar që studentët shqiptarë të kenë mundësi të barabarta në proceset arsimore dhe profesionale.

Po ashtu, eurodeputetët kanë kundërshtuar mënyrën se si janë paraqitur protestat e studentëve shqiptarë, duke kërkuar që ato të mos etiketohen si të motivuara politikisht apo si faktor destabilizues. Sipas tyre, kërkesat e studentëve lidhen me respektimin e të drejtave të garantuara me ligj dhe me Marrëveshjen e Ohrit, ndaj ato duhet të trajtohen me seriozitet dhe përgjegjësi institucionale.

Ky zhvillim vjen pas takimeve që përfaqësues të studentëve protestues zhvilluan në ditët e fundit me përfaqësues të Parlamentit Europian. Gjatë këtyre takimeve, studentët shprehën shqetësimet e tyre lidhur me moslejimin e zhvillimit të provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke e konsideruar këtë një shkelje të të drejtave të tyre kushtetuese dhe ligjore.

Studentët kanë kërkuar trajtim të barabartë dhe respektim të plotë të të drejtave gjuhësore, duke theksuar se përdorimi i gjuhës shqipe në provimet shtetërore është një e drejtë e garantuar nga legjislacioni në fuqi. Mbështetja e shprehur nga Parlamenti Evropian shihet si një sinjal i fortë politik dhe institucional për autoritetet e Maqedonisë së Veriut që të gjejnë një zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë për këtë çështje.

Vendimi i Parlamentit Europian konsiderohet një hap i rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe një mesazh i qartë se zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit mbetet një nga prioritetet kryesore në procesin e integrimit evropian të vendit.

KALI I TROJES| ZbuIohet pakti i fshehtë me Ramën: Pse Berisha po futet në protestë, çfarë

Ruajeni protestën nga Berishët…

Shkruan: Dritan Shkreli

Dy emra thirren bashkë në burg nga protesta, por jashtë saj i lidh i njëjti beton. Ndërsa Sali Berisha jep mbështetje nga distanca për protestën, pasuria e familjes së tij rrjedh nga pena e Edi Ramës. Kjo nuk është opozitë por një infiltrim që i shërben pikërisht atij që protesta kërkon ta rrëzojë.

Ka një gjë që nuk shkon në betimet e Sali Berishës se mbështet protestën qytetare. Një njeri që po thërret për rrëzimin e Edi Ramës është njëkohësisht njeriu pasuria e familjes të cilit, të paktën së fundmi varet, kullë pas kulle, leje pas leje, nga firma e Edi Ramës. Ky kontradiksion nuk është detaj. Është çelësi për të kuptuar pse familja Berisha nuk është aleate e revoltës, por Kali i Trojës i regjimit brenda saj.

Filloni nga roli që Berisha ka zgjedhur. Protestuesit nuk e duan atë. Nga foltorja deri te marshimet, qytetarët thërrasin “Berisha në burg” me të njëjtën forcë me të cilën thërrasin “Rama në burg”. Por në vend që ta respektojë këtë refuzim, Berisha kërkon t’i imponohet protestës nga jashtë, me statuse në Facebook, me deklarata nga grupi parlamentar dhe me thirrje “mbështetjeje” që demokratët të dalin masivisht, ndërsa vetë qëndron mënjanë “se është partiak”.

Pse kjo distancë e llogaritur? Sepse Berisha sot është person nën akuzë, i pandehur para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit në dosjen “Partizani”, ku SPAK e akuzon për korrupsion pasiv dhe ku prokuroria ka konkluduar se nga afera u pastruan rreth pesë milionë euro. Një njeri i zënë ngushtë nga drejtësia ka nevojë urgjente për një valë popullore që ta mbulojë, dhe protesta qytetare i ra në dorë si dhuratë. Mbështetja e tij nuk është solidaritet por strehim.

Dhe është strehim i vonuar, sepse në ditët e para Berisha qëndroi në anën e gabuar. Kur protesta nisi, ai nuk u rreshtua me qytetarët, por e quajti lëvizjen lojë të orkestruar nga Edi Rama, duke përsëritur fjalë për fjalë tezën e regjimit. Televizioni i familjes së tij, Syri TV, i paraqiti protestuesit si “sorrosianë”, pra si provokatorë në shërbim të interesave të huaja. Pra në fillim familja Berisha nuk qëndronte përballë pushtetit, por përballë sheshit. Kthesa erdhi vetëm pasi lëvizja u rrit dhe protestuesit trokitën te dera e selisë së PD. Brenda pak ditësh, Berisha kaloi nga mohimi i protestës te përqafimi i saj. Berisha ndryshoi qëndrim sapo u tremb nga protestuesit që i shkuan te partia. Kush e sulmon një lëvizje kur është e vogël dhe e përqafon kur bëhet e madhe, nuk e mbështet atë. E gjuan për ta zënë.

Por strehimi është vetëm gjysma e historisë. Gjysma tjetër është beton, dhe ajo e tradhton plotësisht pretendimin se Berisha dhe Rama janë armiq. Vetë afera “Partizani”, nga e cila buron sot procesi gjyqësor, u bë e mundur nga firma e Edi Ramës. Më 8 qershor 2006, Këshilli i Rregullimit të Territorit i Bashkisë së Tiranës, i kryesuar nga kryebashkiaku i atëhershëm Edi Rama, ndryshoi destinacionin e truallit të kompleksit sportiv nga zonë sportive në zonë banimi. Në fund të vitit 2007, i njëjti këshill miratoi sheshin e ndërtimit me vendimin numër 136, që mban firmën e Edi Ramës, dhe pak muaj më vonë erdhi leja e parë e ndërtimit. Mbi këtë truall u ngritën rreth 17 deri 19 kulla, pasuria me të cilën sot krenohet dhëndri ”faqezi” i Berishës. Ironia është aq e madhe sa Berisha vetë, kur mbron veten, e thotë hapur: destinacioni u ndryshua me firmën e Edi Ramës, jo me të tijën. Pikërisht.

Partneriteti nuk mbaroi në vitin 2008 por vazhdoi me dekada. Sipas investigimeve të publikuara, përfshirë ato të botuara nga vetë Pamfleti, dhëndri i Berishës Jamarbër Malltezi ka marrë nga pushteti i Edi Ramës leje për të paktën dymbëdhjetë komplekse pallatesh dhe vilash në Tiranë dhe më gjerë, nga “Mangalem 21”, “Magnet”, “Kaimi”, “Kadiu”, “OXA” e deri te “Aba” dhe projekti në zonën e mbrojtur të Drilonit. Detaji më rrëqethës është kohëzgjatja e favorit: leje ndërtimi përmes kompanisë “Kontakt” i kanë ardhur Malltezit edhe gjatë kohës kur GJKKO e kishte në arrest shtëpie me kërkesë të SPAK. Ndërsa njëra dorë e shtetit e mbante të mbyllur në shtëpi si të akuzuar për korrupsion, dora tjetër e të njëjtit shtet i firmoste leje për kulla.

Nuk është vetëm dhëndri. Është edhe djali. Shkëlqim Beshiri, i identifikuar si prestanome i Shkëlzen Berishës, ka përfituar nën qeverisjen e Partisë Socialiste dhjetëra leje ndërtimi në Tiranë, Vlorë, Himarë dhe Sarandë. Më 17 nëntor 2025, kompania e tij “Klar” mori lejen për kullën më të lartë në vend, gjashtëdhjetë e pesë kate në Bulevardin e Ri të Tiranës. Po ky emër, përmes të njëjtës kompani, është përzgjedhur nga komisioni i drejtuar nga kryeministri Edi Rama për kullën pranë Pallatit të Kongreseve, mbi një lulishte publike. Sipas po këtyre raportimeve, përmes lidhjeve të familjes, Beshirit i është dhënë edhe statusi “investitor strategjik” për një kompleks mbi njëqind e nëntëmbëdhjetë hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalzit, ku njëzet e tetë hektarë janë pyll me pisha buzë detit. Kujtojme edhe se pas një kulle të vetme në Tiranë qëndrojnë tre persona të shpallur “non grata”, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe ish-prokurori Adriatik Llalla.

Tani bashkojini pikat. Një familje pasuria e së cilës, së fundmi, rrjedh nga firma e Edi Ramës nuk mund të jetë maja e shtizës së një revolte kundër Edi Ramës. Kur kjo familje futet në protestë, çfarëdo qoftë forma, ajo kryen dy shërbime për regjimin njëkohësisht.

E para, e diskrediton lëvizjen, sepse Ramës nuk i duhet asgjë më shumë sesa ta paraqesë protestën qytetare si lojë të vjetër të Berishës, dhe çdo prani e njerëzve të tij ia jep këtë armë gati.

E dyta, e kap lëvizjen nga brenda, duke e kthyer kauzën antikorrupsion në një mjet të ngushtë kundër vetëm njërit korrupsion, atij të Ramës, ndërsa harron tjetrin, atë të familjes që ndan me Ramën të njëjtin pazar. Sido që ta marrësh, fituesi është Edi Rama. Prandaj familja Berisha, në protestë, nuk është opozitë. Është e infiltruara e Ramës.

Ja pse paralajmërimi për qytetarët e sheshit duhet të jetë i prerë. Mos e lejoni asnjë deklaratë, asnjë status, asnjë megafon, asnjë njeri të familjes Berisha të hyjë në protestën tuaj, sepse çdo gjë që ata sjellin aty i shërben në fund Edi Ramës.

Thirrja juaj “Rama në burg, Berisha në burg” nuk ishte rastësi as zemërim verbal. Ishte instinkti i saktë i një populli që e kuptoi se të dy emrat e ndan i njëjti rrjet pushteti, e njëjta hartë kullash, e njëjta logjikë ku shteti u përket atyre që e ndajnë, jo atyre që e mbushin sheshin. Mbajeni atë instinkt. Mos lejoni që armiqësia e shtirur mes Ramës dhe Berishës t’ju vjedhë të vetmen gjë që e keni vërtet tuajën: një protestë që nuk i përket asnjërit prej tyre.

Mos bini në kurthin e kundërt. Mosbesimi ndaj Berishës nuk është falje për Ramën, përkundrazi është e njëjta kërkesë drejtësie e shtrirë te të dy. Një lëvizje që do llogaridhënie për pasurinë e Ramës dhe për kullat e tij nuk mund të bëjë përjashtim për pasurinë e Berishës dhe për kullat e dhëndrit e të djalit të tij. Sheshi nuk ka nevojë për shpëtimtarë me mbiemër. Ka nevojë vetëm për qytetarë që nuk lejojnë askënd, as Ramën, as Berishën, të bëhet pronari i revoltës së tyre. /Pamfleti