I kaΙυan gαbimisht rrogën 286 herë në llogari, dhe më pas u zhdυk

Gabimet bëhen dhe në listën e pagave. Megjithatë, një burrë nga Kili u befasua kur pa në llogarinë e tij bankare se i kishin kaluar pagën e tij 286 herë.

Pra, në vend që t’i jepnin një rrogë, i dhanë…286 rroga. Ai i premtoi punëdhënësit se do t’ja kthente por më pas dha dorëheqjen dhe u zhduk.

Incidenti ndodhi në maj të këtij viti kur kompania aksidentalisht i pagoi punonjësit rreth 165,398,851 pesos kilian në vend të 500,000 pesos, që ishte paga e tij mujore.

Kur menaxhmenti kontrolloi të dhënat, zbuloi se i kishin paguar punonjësit rreth 286 herë më shumë se paga e tij mujore.

Megjithatë, më 2 qershor ai dërgoi dorëheqjen. Kompania ka regjistruar një ankesë ndaj punonjësit dhe iu drejtua institucioneve ligjore për të tërhequr paratë.

Cllevio tregon jetën e ‘VIP-ave’ brenda burgut: Aldo Bare s’del kυrrë, Gaxhai më ….

Kleviol Ahmeti a.k.a Cllevio Serbiano mund të jetë i burgosuri më i ndjekur në territorin e Shqipërisë. Kudo në çdo rrjet social, dëgjohet për të, ose dëgjohen këngët e tij. Brenda pak muajsh, në arrest shtëpie, bëri namin nga Lushnja.

Zemrat ua fitoi të gjithëve me frazat e tij; besprem’; buzza dhe ça di ti për burgun? Në fakt, për burgun nuk dihet shumë, por Cllevio është siguruar që ta marrin vesh të gjithë. Në TikTok ka dalë duke treguar si histori përrallash gjithë çfarë ndodhte brenda katër mureve të mbushura me të burgosur.

Flet për personazhe që kanë hyrë në histori, sigurisht që për keq, e për mënyrën sesi e kalojnë kohën brenda qelive. Disa do të dalin…e disa të tjerë nuk do të jetojnë më asnjë ditë në liri, duke paguar me gjënë më të çmuar që kanë për krimet e kryera. I riu nga Lushnja përmend personazhe, por për shumë të tjerë ka edhe pseudonime, megjithatë kuptohet qartë se për kë e ka. Megjithatë jep një panoramë ndryshe nga brenda ‘kafazeve’. Në rrëfimin e tij, Ahmeti përmend “të fortë” si Gaxhai, Dritan Dajti, Mandelën e Elbasanit dhe vëllezërit e tij, Dritan Kateshin, e sigurisht Aldo Baren.

Për shumë prej tyre flet se kanë një jetë të thjeshtë normale, e se kohën e kalojnë duke luajtur futboll me njëri-tjetrin. Sigurisht ata që nuk kanë përplasje me njëri-tjetrin, por njëri është më i veçanti nga të gjithë. Aldo Bare! Edhe pse në burg, duket se ai nuk jeton asnjë ditë i qetë dhe ende ruhet edhe atëherë kur e ruajnë. Del vetëm, rri vetëm me shokët e tij të bandës së Lushnjes, e nuk përzihet me askënd. E shkuara nuk e lë të qetë që të paktën në burg të gjejë paqe.

Dua kot për qejf se harrova…se kam kujtuar në fakt por kam patur edhe Gaxhain, por thjesht u salutonim me kokë. Edhe ai i fuqishëm aty. Gaxhai vajti 20 vjet brenda, është me të përjetshëm

-Gazmend Braka, i njohur si Gaxhai bashkë me një grup shokësh krijoi një bandë e cila në historinë e krimit shqiptar, njihet si banda e “Gaxhait”. Kjo bandë pati një strukturë të organizuar ku mbronte edhe me para banorët e fshatit Cerkovinë, dhe në këtë zonë, banda e Gaxhait nuk kryente asnjëherë ngjarje kriminale. Ndërkohë që rivalë të përjetshëm kishin bandën e lagjes Çole në Vlorë, e cila kryesohej nga Myrteza Çaushi.

Mandela po ashtu. E di ça pritje më kanë bërë, se janë të tre si vëllezër atje. Sa vete ditën e parë vjen Mandela tek dritarja. I thashë unë o shok, të kam përmend për qejf meqë kam bërë shumë burg. Më shtrëngoi dorën, e sa herë që më shikonte më përqafonin.

-Eduart Peqini u vetëquajt Mandela dhe krijoi një bandë gjatë trazirave të vitit 1997, fillimisht prej tetë vetash dhe më pas prej 40 vetash. Shumë shpejt ai u bë romi më i “famshëm” i Elbasanit dhe së bashku me tetë anëtarët e bandës së tij janë dënuar për një numër të madh veprash penale. Grabitje me armë, rrëmbim personash e vendosje gjobash, vrasje e deri te djegie e shkatërrim personash, janë krimet që rëndojnë mbi “Mandelën” shqiptar.

Tan Kateshi dhe ‘pedagogu i Durrësit’, Dritan Dajti

Ishte Tan Kateshi me pedagogun. Kateshi është gjujts elbasani. Ishte dhe pedagogu po luanim futboll. Edhe po bërtisnin se ishin larg. Thirri edhe Tani, se e di që i kam qejf ti kem shokë gangsterat. Edhe me Tan Kateshin u bëra mik nga Tani. Atje ishte baroni i Santa Kuarantës. Bossi. Me bossin bie dhe mik unë, edhe e takoja shpesh.

Banda e Kateshit ishte një grup kriminal që veproi në qytetin e Elbasanit gjatë trazirave të vitit 1997. Banda mori emrin e kryetarit të saj, Dritan Kateshit. Banda e filloi aktivitetin e vet në maj të 1997. Banda e Kateshit aktivitetin e saj kryesor e ka nisur me grabitje në akset rrugore, vendosje gjobash, vjedhje me dhunë të makinave etj. Të trimëruar me armët në krah dhe numrin e madh të pjesëtarëve të grupit shumë shpejt do të nisnin edhe me krimin e vrasjes.

– Dritan Dajti fillimisht u dënua me burg përjetë, por tashmë dënimi iu konvertua me 25 vite burg. Dajti ekzekutoi në plazhin ‘Iliria’ në vitin 2009 në Durrës, 4 policë. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Duçkollari u vranë më 7 gusht të vitit 2009, kur Forcat Operacionale shkuan të arrestonin. Ai asokohe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo.

Ishte Aldo Bare po nuk e pashë asnjëherë. Nuk del ai. Është më uniku atje. Nuk del fare nuk e shikon dot njeri atë. Sepse ashtu do ai. Por kur të them nuk e shikon dot njeri, nuk e shikon dot njeri. Ça radikali. I ka gjithë çunat aty. Ai nuk del fare. Edhe ata të tjerët rrallë dalin. Por kur del ai mbyllet çdo gjë. Masa sigurie të rrepta. Kurse këta të tjerët janë aty. Ai ka rutinë të veçantë.

– Alfred Shkurti, ose siç njihet ndryshe Aldo Bare, është njeriu që iu futi tmerrin qytetarëve të Lushnjes në vitet 1997-1999. Ai u arrestua në Turqi dhe u ekstradua në vitin 2009. Ai akuzohet për krijim të organizatës kriminale, 15 vrasje, për rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, kryerje veprash penale në bashkëpunim nga organizata kriminale, vendosjes së eksplozivit në stadiumin e Lushnjës, për vendosjen në 2001 të eksplozivit në banesën e inspektorit të policisë, Idriz Shuli, për vrasjen në janar të vitit 2005 të Klodian Haxhiut, vendosje e eksplozivëve në mars të 2005 në një apartament në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, për vrasjen në korrik 2005 të Baki Taullahut dhe për një numër vrasjesh të tjera.

Saimir Tahiri dhe Julian Sinanaj

Këtu është Saimir Tahiri, e di sa larg e kam? 44 hapa larg. Janë të dënuar ata, ne jemi në paraburgim. Dmth është 3 katësh burgu. unë rr vetëm, jam tek rezidenca 1. Tani ngaqë janë bërë shumë. Përballë jam Julian Sinanajn. Pendititon më të famshëm. Te burgu i Fierit mbërriti gjahtari i Vlorës. Pyesni Arkimedin, kush është Lolonja e Vlorës, dhe Saimir Tahiri ka frikë nga qorrat e Vlorës. U dëgjua mirë?

Julian Sinanaj, i ashtuquajturi “ujku i vetmuar” për 15 vite “punë” në Athinë, Pire dhe Selanik ka kryer më shumë se 20 vrasje apo akte terroriste. Më pas kur ndjeu se jetën e kishte të rrezikuar nga ata që kishin qënë klientët e tij vendosi që të lëvizte sërish. U kthye në Shqipëri dhe gjeti “strehë” në Vlorë, ku edhe do të ringrinte “biznesin” e tij. Pavarësisht akuzave që rëndojnë mbi të, Julian Sinanaj, ia doli që t’ja hidhte ‘paq’ burgut përjetë. Ai vendosi që të rrëfente para hetuesve gjithë ‘aktivitetin e tij’ duke fituar statusin e të penduarit. Ndihmesa e dhënë për drejtësinë e shpëtoi nga mbyllja përjetë në qeli, por u dënua me 30 vjet burg. I prangosur nga Policia që prej vitit 2014, Sinanaj pret qetësisht në qelinë e tij momentin e lirimit. Ndërsa për vrasjet dhe jetën e tij si një killer i vetmuar është shkruar edhe një libër./dosja

Shkυrtohete 3 orë rruga drejt Sarandës/ Hapet aksi rrugor Kardhiq-Delvinë

Rruga e re Kardhiq-Delvinë, e cila shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës, është gati.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, publikoi sot pamje të këtij aksi rrugor, teksa bëri të ditur se nga sot do të jetë e hapur për gjithë qytetarët.

“Udhëtimi nga Gjirokastra në Delvinë, e përtej në Sarandë me rrugën e re që nga sot do të jetë e hapur për gjithë qytetarët duke e sjellë bregun fare afër”, tha Kumbaro në rrjetet sociale.

Pjesë e kësaj rruge është edhe tuneli i Skërficës, me një gjatësi prej 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670 m, sipas të gjitha kushteve të sigurisë.

Me një gjatësi prej 33 km, përfundimi i rrugës Kardhiq-Delvinë e shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit të zonës dhe Shqipërisë.

Njihυni me dhinë υkrainase e cila ‘Ιëndoi’ 40 υshtarë rusë

Një dhi ukrainase është cilësuar si hero kombëtar pasi ‘ndezi’ një varg granatash ruse rreth një spitali në Zaporizhzhia, duke plagosur të paktën 40 ushtarë rusë.

Forcat ruse po vendosnin një tel dhe kishin ngulitur granata rreth skajit të një spitali lokal në fshatin Kinski Rozdory, duke instaluar kurthin si një “mbrojtje rrethore”, sipas drejtorëve kryesore të inteligjencës së Ukrainës.

Dhia, e cila ishte arratisur nga një fermë, mësohet se ishte nisur drejt e në kurth, derisa municionet ruse shpërthyen në një reaksion zinxhir, duke lënduar dhjetëra ushtarë që prisnin në pritë.

Një dhi mbi një tank rus të shkatërruar në ekspozitë në sheshin Saint Michaels në Kiev, Ukrainë.

Inteligjenca e mbrojtjes e Ukrainës tha: 

“Si rezultat i lëvizjeve ‘kaotike’ të dhisë, kafsha ‘shkatërroi’ disa granata. Si rezultat i një reaksioni zinxhir, disa [rusë] pësuan lëndime të shkallëve të ndryshme të ashpërsisë”.

Të paktën 40 ushtarë rusë mendohet se janë lënduar. Aktualisht nuk dihet gjendja e kafshës.

Dhia që atëherë është përshëndetur si “Dhia e Kievit”, një referencë për pilotin mitik, “Fantazma e Kievit”, i cili vlerësohet se ka rrëzuar deri në 40 avionë armik gjatë pushtimit rus të kryeqytetit

Tjetër sherr i dhυnshëm mes reρerave shqiptarë/ Stresi dhυnon shokun e Cllevios që kërcënoi me jetë Noizy-n dhe nxjerr pamjet: Asgjë tjetër s’ka rëndësi

Kanë kaluar vetëm një muaj kur në rrjete sociale qarkulloi me shpejtësi një video ku reperi Rigels Rajku i njohur si Noizy, goditi me grushte ish-anëtarin e The Bloody Alboz (TBA) Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio.

Sot, pas kësaj ngjarje ka ndodhur një tjetër sherr mes reperave. Mësohet se Arkimed Lusha i njohur si Stresi ka rrahur keq një tjetër ish-anëtar të TBA-së, të njohur si BMT. Këtë ngjarje e ka bërë me dije vetë reperi me anë të një story në Instagram.

“Familja është e shtrenjtë, mos ja shani askujt. Ky gangsteri,”-shkruan Stresi krahas një fotoje të përgjakur të BMT-së.

Pas kësaj ngjarje, Stresi ka realizuar një “live” në Instagram me Noizyn, ku ky i fundit e pyet me ironi çfarë kishe bërë sot.
“Uroj me kaq o zemra se…,”-dëgjohet të thotë Rigelsi gjatë live-it.

Ndërkohë nga ana tjetër Stresi i është përgjigjur se e ka familjen më të shenjtë.

“Vëlla, familja është më e shenjtë, asnjë gjë tjetër s’ka rëndësi,”-thotë Arkimedi.

Rikujtojmë se disa kohë më parë Cllevio, shoku i reperit Stresi, mbërriti në ambientet e lokalit të reperit se bashku me disa miq të tij me makina. Pas debatit verbal, Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe në momentin kur ky i fundit shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet. Sherri mes tyre nisi pas përplasjeve verbale në rrjetet sociale, ky dy reperët s’kanë kursyer ofendimet ndaj njëri-tjetrit./Panoramaplus

F04fca93 E352 4ad2 B3de 94f1b883a7cd
Noizya 2

Ηοroskopi ditor, e Shtυnë 2 Korrik 2022

Dashi

Për ata që janë në çift çdo gjë po ju duket shumë monotone. Sot është një ditë e mirë për të krijuar miqësi të reja dhe për të parë fytyra të reja. Beqarët më në fund do realizojnë takimin e shumë ëndërruar i cili do ju ndryshojë totalisht të ardhmen. Në planin financiar buxheti paraqitet mjaft i mirë.

Demi

Edhe pse sot mendoni për punën dhe karrierën do të vëreni se nuk mund të anashkaloni çështjet e zemrës dhe partnerin/en. Beqarët nuk do dinë as vetë se çfarë duan dhe do zhgënjehen tej mase në fund të ditës. Në planin financiar kujdes me shpenzimet, tregohuni sa më të matur për të shmangur problemet.

Binjakët

Sot po mundohen t’ju vënë shkopinj nën rrota ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Kjo gjë nuk do t’ju pengojë aspak të arrini ato synime që i keni vënë vetes. Beqarët do kenë një ditë të mbushur plot me takime, por do jenë të pavendosur dhe nuk do dinë çfarë hapash të marrin. Financat e mira.

Gaforrja

Po e ndjeni që vera ka mbaruar dhe kjo gjë s’po ju pëlqen. Një gotë vere në mbrëmje do të kalojë në biseda shumë të ngrohta me partnerin/en. Beqarët do realizojnë disa takime interesante dhe mund të ndryshojnë edhe statusin. Në financat i menaxhoni me maturi, nuk do keni asnjë problem.

Luani

Dita do të nisë pak e zymtë sot për shkak të një debati që nuk do të shkojë dhe aq mirë me partnerin/en. Pasditja do të jetë perfekte. Beqarët do jenë të hapur dhe do bëjnë atë që ju vijnë për mbarë dhe jeta do ju ndryshojë për mirë. Në planin financiar situata paraqitet e qetë dje pa probleme.

Virgjëresha

Sjellja juaj e mbyllur, pesimiste dhe superkritike sot do të krijojë probleme të mëdha në komunikim dhe kjo mund të sjellë debate edhe me partnerin/en. Beqarët ka mundësi të ndryshojnë statusin, por lidhja do ju sjellë më tepër mërzitje se lumturi. Financat do jenë të mira.

Peshorja

Edhe pse po dëgjoni shumë fjalë vërdallë përsëri kjo gjë nuk do ta prishë harmoninë tuaj e çift. Një ditë e bukur dhe e qetë sot për ju. Beqarët do realizojnë plot takime interesante dhe duhet të tregohen të hapur pasi do kenë plot mundësi të mira për të ndryshuar statusin. Financat do jenë të qëndrueshme.

Akrepi

Nuk keni dhënë shumë nga vetja në një çështje që është më e rëndësishme seç mendoni në lidhjen tuaj dashurore. Do të prisni që gjërat të qetësohen por do të jetë vonë. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Financat nuk do jenë shumë të mira, por as problematike.

Shigjetari

Për shkak se nuk keni treguar maturi gjatë debateve me partnerin/en gjërat duket se po shkojnë edhe më keq dhe kjo gjë ju ka tronditur disi. Bëni durim. Beqarët duhet të jenë tepër të vëmendshëm në hapat që do ndërmarrin për të shmangur më vonë problemet. Financat do jenë të kënaqshme.

Bricjapi

Jeni duke menduar se si do ta kaloni fundjavën me partnerin/en dhe e keni gjetur zgjidhjen. Në shoqërinë e njeriut të zemrës do të kaloni momente shumë të këndshme. Beqarët pavarësisht se do realizojnë disa takime, nuk do mund ta ndryshojnë dot statusin edhe për pak kohë. Kujdes me shpenzimet.

Ujori

Paraqitet një vjeshtë shumë e nxehtë për këtë shenjë. Emocione pa fund në horizont për ata që janë në një marrëdhënie. Beqarët do i refuzojnë të gjitha ftesat për takime pasi nuk do jenë ende gati për të bërë ndryshime në jetën e tyre. Për financat do jetë ditë pozitive.

Peshqit

Jeni të hapur dhe të sinqertë me të gjithë sot dhe kjo është një veçori e juaja. Një udhëtim i shkurtër me partnerin/en parashikohet për fundjave. Beqarët duhet të sigurohen mirë përpara se të marrin vendime. Në planin financiar perspektivat janë të mira. Do keni mbështetjen e yjeve.

Sherri në Tiranë/ Personazhi ρrobΙematik i rrjeteυe sociale “Kebja”, u gοdit nga dy të rinj, reαgon ρolicia

Policia e Tiranës ka zbardhur detaje për një video të publikuar në disa portale, ku shihet një person që dhunohet nga dy burra të tjerë në orët e mbrëmjes në kryeqytet.

Në videon e bërë virale shfaqet një personazh i rrjeteve sociale me pseudonimin “Kebe”, i cili numëron disa mijë ndjekës në “Tik-Tok” apo “Instagram” dhe në videot që poston shihet teksa ofendon personazhe të ngjashëm me të.

Ai shihet teksa goditet disa herë me grushte e shkelma, ndërsa Blutë e kryeqytetit kanë sqaruar se gjithçka ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta dhe të tre personat e proceduar për ngjarjen kanë qenë në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqen disa persona që konfliktohen fizikisht me njëri-tjetrin, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Farkë kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

– D. D., 28 vjeç, E. H., 35 vjeç, dhe K. Xh., 35 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, duke qenë në gjendje të dehur, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Dalin ρamjet brenda lokalit, si nisi sherri mes shqiptarëve dhe grekut që përfυndojnë në trαgjedi (VIDEO)

Janë publikuar pamjet brenda lokalit ku nisi sherri mes një grupi shqiptarësh dhe 42-vjeçarit grek Dimitris Kordas, i cili mbeti i vdekur pas dhunës së ushtruar ndaj tij.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Rafinjas në lokalin e natës, “Sante Rock Bar”.

Në pamjet e transmetuara nga Protothema shihet se si nisi zënka në lokal, dhe më pas gjithçka rezultoi fatale për Dimitris Kordas. Në pamjet nga brenda lokalit shihet se dy autorët e dyshuar dalin nga tualeti dhe më pas nisin sherrin me viktimën.

Ky i fundit shihet duke i shtyrë të rinjtë, të cilët po ashtu e shtyjnë mbrapsht. Ndonëse pronari i lokalit dhe punonjësja ndërhynë, sherri u agravua, duke bërë që jashtë lokalit 42-vjeçari grek të vritej.

Lidhur me këtë ngjarje janë pas hekurave dy 24-vjeçarë shqiptarë, teksa bashkëpunëtorët e tyre janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit kanë rrëfyer se viktima kur është kthyer, i ka parë me një vështrim të egër dhe në atë moment ata kanë vendosur ta sulmojnë.

SHIKO VIDEON KËTU

Ηαbit me deklaratën e tij Sali Berisha: Unë jam kosoυar

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nëse po e përdor Kosovën për kapital politik.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha deklaroi se është kosovar, pasi Tropoja, sipas tij, i përket Malësisë së Gjakovës.

Intervista:

Pyetje: E përmendni shumë Kosovën, po e përdorni për kapital politik?

Berisha: Sëpari, unë dua t’jua përsëris, unë jam kosovar. Tropoja është pjesë etnike e asaj që quhet Kosovë. Jo me origjinë.

FevziuJeni qytetar i Shqipërisë.

BerishaMalësia e Gjakovës, siç është Shën Gjergji malësi e Tiranës, Tropoja është Malësi e Gjakovës. Kur është vendosur kufiri, një pjesë e mirë e fshatrave të saj mbetën andej. Unë nuk mund të them kurrë që Kosova përmendet nga unë për kapital politik.

Sot jemi në rrethana të një tradhtie të qartë kombëtare të shqiptarëve nga Edi Rama me projektin e Ballkanit të Vuçiçit, të Putinit dhe Beogradit.

Vdes trαgjikisht në Itali 18-υjeçarja shqiptare

Një aksident tragjik ka ndodhur së fundmi dhe viktimë është një 18-vjeçare shqiptare.

Mediat italiane bëjnë me dije se Bianca Papushallaj, një vajzë 18-vjeçare me origjinë shqiptare me banim në Castelmassa në provincën e Rovigos,

humbi jetën në Torretta di Legnago (Verona) në një aksident automobilistik, ndërsa shoqja e saj bashkëmoshatare që drejtonte makinën u dërgua në spital në shumë gjendje të rënda.

Aksidenti raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 21:00 dhe dy vajzat po udhëtonin me një mjet tip “Peugeot 208” kur makina doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.

Përplasja e tyre ka qenë aq e fortë saqë është ndjerë edhe nga banorët e zonës të cilët pasi kuptuan se çfarë kishte ndodhur telefonuan menjëherë policinë.

Në vendngjarje shkuan edhe forcat zjarrfikëse të repartit Legnago dhe ambulancat por fatkeqësisht Bianca shqiptare u deklarua e vdekur në vendngjarje.

Mikesha që ishte me të u dërgua me urgjencë në spitalin Polo Confortini, në gjendje shumë të rëndë. Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi daljen fatale nga rruga.