F.υtja e një Ιυge në të br.eηdshme mund të shpëtojë jetën e υαjzave!!

Fshehja e një lugë në të brendshme mund të duket e pakuptimtë, por ajo është në fakt një truk i zgjuar që mund të ndihmojë të shpëtohet jeta e mijëra grave të detyruar të durojnë tregtinë e skll.evërve dhe tregtinë e se.ksit.

Të jesh një grua në këtë botë gjithnjë e më të dh.unshme, dhe veçanërisht në disa vende, bëhet gjithnjë e më e vës.htirë çdo ditë.Episodet e dh.unës, ab.uzimit dhe të gjitha llojet e ngac.mimeve duket se janë bërë rendi i ditës, duke hequr kështu pavarësinë e arritur dhe lirinë e tyre.


Të jesh një grua nënkupton marrjen e rrez.iqeve në mjedise të caktuara, jeni në rr.ezik nëse dilni vonë natën për të shkuar në shtëpi, madje shqe.tësoheni për të marrë një shëtitje në plazh me një mikeshë.

Udhëtimi vetëm për një grua paraqet një rre.zik shtesë.Përkundër rregullave të sigurisë, stacioneve dhe aeroporteve, ata mund të përpiqen të marrin disa masa paraprake shtesë, munden në disa raste të shpëtojnë jetën e tyre.Çdo ide e vogël apo e madhe është e mirëseardhur për t’u dhënë atyre një hapësirë shtesë sigurie.

Nora Adin, një profesore e re universiteti, dëshiron që ky truk të bëhet i njohur dhe të përhapet në sa më shumë njerëz të jetë e mundur, për të shpëtuar gratë që janë të dën.uara me martesa të detyruara apo forma të tjera të sht.ypjes.

23-vjeçarja vendosi të përhapë metodën “lugë në të brendshme”. Një mënyrë për t’u kujdesur për të tjerët dhe për të shpëtuar jetë.

Ja se si funksionon:Ndërsa jeni në një aeroport dhe ju duhet të flisni me një agjent të sigurimit larg nga sul.muesi juaj,

duke vënë një lugë ose një objekt metalik në mbathjet tuaj para se të kaloni kontrollin e sigurisë, ju shpëton jetën.

Në këtë mënyrë do të aktivizohet detektori metalik në kalimin tuaj dhe një agjent ka shumë të ngjarë të të çojë në një dhomë private për t’ju kontrolluar.

Në këtë mënyrë ju do të jeni të sigurtë nga sul.muesi juaj ose nga ai që ju kërc.ënon dhe mund t’i raportoni agjentit se çfarë po ndodh dhe të shpëtoheni.

Super apo jo!Ne mendojmë se ky është një truk që vlen të përhapet në mënyrë që sa më shumë gra ta lexojnë.

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 6 Korrik 2024

Dashi

Nis zyrtarisht një fazë e re në jetën tuaj, ndaj jini më kurajoz dhe mundohuni të riktheheni në lojë, sidomos në vendin e punës. Ndërkohë nga pikëpamja sentimentale, duhet të mundoheni të mos jeni shumë agresiv.

Demi 

Kjo e shtunë do të jetë mjaft interesante dhe do ju gjejë tejet pozitiv. Kjo gjë do të favorizojë një klimë mjaft harmonike në vendin e punës. Përfitoni nga orët e mbrëmjes për të forcuar raportin në çift.

Binjakët

Kjo ditë duhet t’iu gjejë më të komunikueshëm dhe të përkushtuar në dashuri dhe në familje, sidomos nëse gjatë ditëve të fundit keni pasur përplasje. Në vendin e punës parashikohen zhvillime interesante.

Gaforrja

Duhet të mundoheni të jeni shumë të kujdesshëm në punë, pasi ky është një moment shumë i rëndësishëm për të favorizuar dialogun me bashkëpunëtorët tuaj. Këshillohet që ti merrni me lehtësi të gjitha kritikat me të cilat do të përballeni.

Luani

Keni qenë shumë dembelë gjatë ditëve të fundit, ndoshta për shkak të lodhjes së akumuluar gjatë ditëve të fundit. Nga pikëpamja sentimentale duhet të riorganizoni idetë tuaja dhe të bëni më shumë qartësi mendore. Një histori e re dashurie mund të lindë, por duhet të jeni të kujdesshëm për ndjenjat tuaja.

Virgjëresha

Gjatë kësaj fundjave duhet të arsyetoni lidhur me pritshmëritë tuaja për të ardhmen. Këshillohet që të mos hiqni dorë nga një rrugëtim interesant, për shkak se mund të përballeni me vështirësi. Në mbrëmje do të jeni shumë romantik.

Peshorja

Pjesën më të madhe të ditës duhet t’ia kushtoni pushimit dhe gjetjes së zgjidhjeve alternative, për të arritur një objektiv profesional të vendosur prej kohësh. Mos u tregoni shumë skeptik dhe të drejtpërdrejtë, pasi një keqkuptim i vogël mund të shkaktojë një debat të madh.

Akrepi

Këshillohet që gjatë kësaj të shtune të jeni më fleksibël dhe diplomatë, në mënyrë që të shmangni debate të mundshme me bashkëpunëtorët tuaj. Në dashuri duhet të jeni me romantik dhe pasionant, por mundohuni që të mos lejoni ankthin që t’iu pengojë.

Shigjetari

Mundohuni që të kaloni më shumë kohë me partnerin/en, ose me persona që i doni, sidomos nëse ndiheni të lënë pas dore gjatë periudhës së fundit. Sfera profesionale ecën më së miri, por ka disa negociata që duhet të diskutoni me më shumë kujdes.

Bricjapi

Po planifikoni një projekt shumë të rëndësishëm për karrierën tuaj aktuale, megjithatë duhet të jeni shumë të kujdesshëm në planifikimin me detaje të çdo strategjie tuaj. Mos lini pas dore trupin tuaj, por kushtojini më shumë kohë.

Ujori

Humori juaj i mirë do ju lejojë që të rishikoni me pozitivitet të gjithë debatet që keni pasur së fundmi, shkruan noa.al. Kjo e shtunë favorizon dialogun dhe premton kompromise të reja. Këshillohet që në dashuri të mos jeni shumë të ndrojtur.

Peshqit

Parashikohet një ditë e cila do ju lejojë që të shfrytëzoni më mirë avantazhet dhe sugjerimet ndaj jush. Suksesi do të jetë më se i mundshëm në këtë moment, por duhet të jeni të gatshëm që të bëni ndonjë sakrificë të vogël.

FOTO/ Ky është 23-vjeçari që humbi jetën në Fier, u vra nga ish-burri i të dashurës

Xhimi Bakaj është 23-vjeçari që mbeti i vdekur këtë të premte në Fier në rrugën “Ramiz Aranitasi”.

VoxNews siguroi foton e 23-vjeçarit, i cili  u qëllua me thikë nga Xhuliano Miho në rrugën “Ramiz Aranitasi” në Fier.

Fillimisht u dërgua me plagë të rënda në spital, por nuk arriti dot të mbijetonte.

Shkak për vrasjen e të riut, është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë.

Kjo e fundit kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 23 vjeçarin. Autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar tri herë me thikë.

Pas ngjarjes, 39-vjeçari është vënë në pranga, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe  po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

VIDEO / Qeni i vë zjarrin shtëpisë në Kolorado

Autoritetet në Kolorado Springs të SHBA-së publikuan një video që tregon se si një qen i vuri zjarrin shtëpisë duke ndezur aksidentalisht sobën.

Çifti u zgjua nga një alarm për nxehtësi të lartë nga Apple HomePod dhe gjeti kuzhinën e përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht, ata arritën ta shuajnë zjarrin në kohë, por burri u dërgua në spital për asfiksin nga tymi.

Fundi i një epoke, lamtumirë e hidhur për Toni Kroos

Dueli ndaj Spanjës ishte i fundit në karrierë për Toni Kroos, i cili ka vendosur të varë këpucët në gozhdë.

Gjermania e tij u eliminua në mënyrë dramatike nga iberikët, gjithsesi mesfushori Kroos, do të kujtohet gjithmonë si një kampion i vërtetë për të gjithë kontributin e dhënë në fushën e blertë.

Edhe pse dëshira ishte e madhe që ta mbyllte me një trofe me ekipin kombëtar, Toni Kroos, nuk ia doli, gjithsesi largohet si fitimitar.

Në fund të sfidës, të gjithë lojtarët, edhe ata kundërshtarë, nuk nguruan të përshëndeteshin me mesfushorin gjerman që tashmë duhet të mendojë për pushimet.

Nderime speciale Toni Kroos mori edhe nga tifozët e Spanjës pas ndeshjes.

Gjyqtari “ndëshkon” Gjermaninë, Spanja shkon në gjysmëfinalen e Euro 2024

Gjermania pa fat në përballjen me Spanjën. Organizatorët e Euro 2024 janë eliminuar nga ky kompeticion në një ndeshje dramatike.

Spanja shënoi në pjesën e dytë të ndeshjes, por gjermanët arritën të barazojnë vetëm pak çaste para përfundimit të kohës së rregullt.

Në pjesën shtesë, ndoshta një nga vendimet që do të diskutohet më shumë, gjyqtari nuk ka dhënë një penallti për Gjermaninë, ndonëse për shumë ishte një dorë e hapur që preku topin brenda zonës.

Më pas erdhi goli i dytë i Spanjës, që tashmë e sheh veten në gjysmëfinale, me Portugalinë ose Francën.

Tragjike/ Nëna me djalin në krah hidhen nga tarraca e pallatit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rimini, ku një grua, teksa mbante në krah djalin e saj, u hodh nga lartësia.

Ngjarja ka ndodhur orës 08:30 në Via delle Piante dhe për momentin zona është rrethuar nga punonjësit e komisariatit të policisë, të cilët po ruajnë konfidencialitetin maksimal për ngjarjen

ndngjarje, përveç efektivëve të policisë dhe skuadrës së fluturimit, ka ndërhyrë edhe magjistrati kujdestar.

Gruaja është 40 vjeç dhe djali i saj vetëm 6 vjeç. Zonja mesa duket ka lënë disa shënime për të shpjeguar gjestin dhe më pas është ngjitur në tarracën e pallatit 5-katësh dhe është hedhur. Një fluturim prej mbi 30 metrash që nuk u la atyre asnjë mundësi shpëtimi.

Pensionet për ata që kanë punuar në ish-kooperativat bujqësore, kushtet për të fituar vitet e punës që s’figurojnë në regjistra! Zgjidhja që jep ligji

Të gjithë ata që kanë punuar në ish-kooperativat bujqësore, por nuk e kanë të dokumentuar, nuk do të kenë më nevojë të përplasen dyerve të gjykatave me qëllim për të njohur vitet e punës.

Jo të gjithë e dinë ekzistencën e një ligji të miratuar “Për njohjen si periudhë sigurimi për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore të kohës s punësimit në ish-kooperativat bujqësore”, i cili i merr të mirëqena vitet që nuk figurojnë në regjistër apo edhe kur ky i fundit mungon (pas shkatërrimit në -97-ën), por me disa kushte.

KUSHTET

Jo kushdo mund të përdorë ligjin që pritet të marrë “OK” së shpejti në Kuvend, për të fituar vite pune, pa meritë. Duke qenë se në komunizëm njerëzit dilnin në punë fill pas përfundimit të arsimit të detyruar, ajo do të merret si kufi minimal moshor, por jo përpara datës së krijimit të kooperativave. Ndërsa kufi maksimal për njohjen e viteve të punës për qëllim pensioni do të merret ligji 7501, datë 19.07.1991 “Për tokën”. Ka një procedurë të caktuar përpara se të quhet njohja e kontributeve për vitet që kërkohen. Personi që kërkon të njohë vite pune që nuk figurojnë në regjistër, duhet të vërtetojnë më parë, që, për periudhën e caktuar ka qenë banor i një territori ku ka pasur kooperativë bujqësore. Po ashtu, ISSH duhet të sigurohet se ai që kërkon të dalë në pension për kohën që pretendon se ka punuar, nuk ka qenë në burg apo s’ka përfituar pension të plotë invaliditeti.

“Njohja e periudhës së sigurimit për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore në varësi të periudhës së deklaruar nga vetë personat kërkues, bëhet respektivisht me ditë, muaj apo vite të plota pune, vetëm kur vërtetohet se gjatë periudhës së deklaruar përfituesi: nuk ka qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie; nuk ka qenë përfitues i pensionit të invaliditetit të plotë; ka qenë banor i territorit në të cilin ka shtrirë aktivitetin e saj ishKooperativa Bujqësore”, citohet në relacion. Janë këto tri kushte që “nxjerrin zbuluar” ata që kërkojnë të përfitojnë në kurriz të ligjit, i cili përcakton gjithashtu se për çdo deklarim të rremë, do të bëhet ndjekje penale. Vlen të përmendin po ashtu që ky ligj, në momentin që do të miratohet, nuk ka fuqi prapavepruese.

“Periudhat e sigurimit të njohura në ishkooperativat bujqësore kanë efekt për përfitime që nuk janë caktuar deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji”, citohet në nenin 5 të dokumentit të dorëzuar në kuvend. Ligji vlen jo për të gjitha ish-kooperativat, por vetëm për ato për të cilat nuk disponohet dokumenti i plotë i vjetërsisë në punë. Me të marrë miratimin, brenda një muaji, Këshilli i Ministrave duhet të përpilojë dhe bëjë publike listën.

PJESË NGA LIGJI PERIUDHA E SIGURIMIT DHE KUSHTET E NJOHJES SE SAJ PËR EFEKT PËRFITIMI

1. Njihet si periudha e sigurimit për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore koha e punësimit në ishkooperativat bujqësore, nga mosha për punë në kooperativat bujqësore e përcaktuar në legjislacionin e kohës, por jo më herët se viti i krijimit të kooperativës bujqësore, deri në hyrjen në fuqi të ligjit nr. 7501, date 19. 7 .1991 “Për tokën”.

2. Njohja e periudhës së sigurimit për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore sipas paragrafit të parë, të këtij neni, në varësi të periudhës së deklaruar nga vetë personat kërkues, bëhet respektivisht me muaj apo vite të plota pune, vetëm kur vërtetohet se gjatë periudhës së deklaruar:

a) nuk ka qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie;

b) nuk ka qenë përfitues i pensionit të invaliditetit të plotë;

c) ka qenë banor i territorit në të cilin ka shtrirë aktivitetin e saj ish-Kooperativa Bujqësore.

DEKLARIMI I RREMË

Deklarimi i rremë i kohës së punësimit pranë ishkooperativave bujqësore nga personat kërkues përben vepër penale dhe dënohet sipas legjislacionit në fuqi. Periudhat e sigurimit të njohura në ish-kooperativat bujqësore sipas nenit 2, kane efekt për përfitime që nuk janë caktuar deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 1 muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratoje listën e ish-kooperativave bujqësore për cilat nuk disponohet dokumentacioni i vjetërsisë në punë.

Djali mori kredi në emër të tyre për të shlyer borxhet, prindërit: Ka paguar vetëm një këst! Bankën e shlyenim ne me lekët e kempit..

Historia që do të trajtohet ditën e sotme ka të bëjë me një çift bashkëshortesh, prindër të 5 fëmijëve.

Ata kanë kërkuar të rrëfejnë historinë e jetës së tyre, pasi edhe pse sot në një moshe 63 vjeç bashkëshortja dhe 64 vjeç bashkëshorti, kanë konflikt dhe probleme madhore me djalin e tyre.

Sipas rrëfimit të tyre, djali ka marrë në emër të prindërve një kredi të madhe në vlerë dhe nuk është përgjigjur kurrë, ndërsa banka tashmë ka të bëjë me prindërit të cilët jo vetëm që nuk janë në pension, por edhe kempi që merrnin për shkak të sëmundjeve që kanë kaluar, ua kanë ndërprerë.

“Mora burrin dhe shkuam morëm kredi. Djali mi kërkoi që të lante borxhet. Nuk e ksiha menduar që fëmija të bënte varrin. Edhe të dua të punoj askush nuk më merr në punë sepse jam e sëmurë.
Një bodrum që kemi në pronësi e kemi lënë garanci në banka. I kemi paguar ne këstet me pensionin e invaliditetit të bashkëshortit, por që nga dhjetori pensioni i është ndërprerë dhe nuk kemi me se e paguajmë.
Djali ka rreth 7 vite që jeton i ndarë nga ne. Jetojmë afër por nuk flasim. Paguajmë 467 mijë lekë në banka çdo muaj. Tani nuk kam me se i paguaj sepse marr vetëm unë 10 mijë lekë të reja në muaj”, u shpreh 63-vjeçarja.

Diola Dosti më e dashuruar së kurrë: Për mua Erolldi është mrekullia e 8-të

Nutricionistja e njohur Diola Dosti, së fundmi gjatë një interviste televizive, ka folur për romancën e saj me biznesmenin Erolld Belegun.

Ajo u shpreh se ndihet shumë e dashuruar me partnerin e saj, e madje tregoi se e ka ditur që në momentin e parë se ai ishte personi i saj i zemrës.

“Ndjehem shumë e lumtur pranë Erolldit, që herën e parë që e kam pare atë e kam ditur se është njeriu im, për mua është mrekullia e 8-të ky njeri. Kur takon atë ndjenjë të maturuar, një dashuri me këmbë në tokë.

Ky është një raport që më ka rritur në shumë dimensione. Ai është human, shumë njerëzor, di sesi të bëjë për vete”, shprehet Diola.

Mes tjerash, ajo shprehet se prezenca e Erolldit pranë saj e ka bërë rrugëtimin më të bukur në jetë. Diola dhe Erolldi romancën e tyre e kanë bërë publike muaj me parë, dhe tani po i shijojnë ditët bashkë.