Rreth dy vite më parë ajo u përfshi në një thashetheme rozë, pasi mediat sociale publikuan mesazhet
ku ajo shkruante se donte “1000 euro për një natë”. Por kjo sipas Redona Koçit ka qenë gënjeshtër, pasi ajo ka mohuar t’i ketë shkëmbyer ato mesazhe.
Pas më shumë se dy vitesh juristja se/ksi e Tiranës e cila punon edhe si modele, në një intervistë për GSH ka treguar: E kam sqaruar në një psotim.
Adresa nuk ka qenë e imja personale, ndaj sigurisht edhe bisedimi nuk ka qenë i vërtetë”.
Ajo më pas ka treguar se si ndihet me epitetin “juristja seksi” dhe pse ka zgjedhur këtë profesion. Në disa prej përgjigjeve të saj, ndër të tjera modelja simpatike thotë:
Kam zgjedhur të studioj juridik sepse nuk i pranoj padrejtësitë dhe dua t’i luftoj ato.
Profesionin e juristes nuk e ushtroj, pasi jam juriste në teori por modele në praktikë. Unë kam dikë në jetën time dhe përveçse nuk është xheloz
për postimet e mija, është inkurajuesi im i parë dhe më i madh në ndjekjen e pasionit tim.
Më kanë ofruar lekë, por në relacion me punën e modelingut që ushtroj. Shifra më interesante ka qenë për një reklamë për të cilën më ofruan 10.000 €.
Por, për arsye të tjera, ndryshe nga ato ekonomike, nuk pranova të isha pjesë e saj.”
Një 15-vjeçar shqiptar ka hùmbur jetën në Itali, pasi u përplas nga një makinë teksa po lëvizte me biçikletë. Manuel Korreshi, i cili jetonte në Castegnero Nanto, u përplas nga një automjet përgjatë Riviera Berica, pranë Ponte di Barbarano.
I riu u transportua në spitalin San Bortolo në Vicenza, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën, ndërroi jetë pak para orës 20:00 në njësinë e kujdesit intensiv pediatrik. Plagët e marra në aksident ishin shumë të rënda.
Manuel Korreshi ndiqte Institutin Lampertico në Vicenza dhe luante futboll për AC Este. Ai lë pas prindërit e tij, me origjinë shqiptare, dhe vëllain e madh, Enea, me të cilin kishte luajtur në ekipet e të rinjve të Longare Castegnero. Enea aktualisht luan për ekipin Este U16, në zonën e Padovës, ku kishte shënuar edhe një gol.
“Fluturo lart, sulmues”, e kujtuan miqtë e tij, ndërsa shokët e shkollës në Institutin Lampertico në Vicenza kanë shprehur dhimbjen për humbjen e futbollistit të ri.
Aksidenti pranë Ponte di Barbarano
Rrethanat e aksidentit po hetohen nga Karabinierët e Vicenzës, të cilët ndërhynë së bashku me shërbimet e emergjencës Suem.
Sipas një rindërtimi fillestar, Manuel, i cili jetonte me nënën e tij në Castegnero Nanto, në Via Venezia, po udhëtonte me biçikletë për t’u kthyer në shtëpi. Rreth disa minuta pas orës 01:00 të mëngjesit, ndërsa po lëvizte në rrugën provinciale 247 në drejtim të veriut dhe po i afrohej një rrethrrotullimi disa qindra metra para hyrjes në Ponte di Barbarano, ai u godit nga një makinë që udhëtonte në të njëjtin drejtim.
Nga përplasja, 15-vjeçari u hodh në asfalt dhe më pas përfundoi në kanalin pranë rrugës, disa metra larg. Sipas informacioneve të bëra publike, Manuel kishte qenë me të atin në Barbarano dhe po kthehej te e ëma.
Ndërhyrja e shërbimeve të shpëtimit
Shoferi ndaloi dhe, pasi kuptoi rëndësinë e situatës, njoftoi menjëherë qendrën operative 118. Ambulanca e Suem, me mjekun në bord, mbërriti në vendngjarje.
15-vjeçari kishte humbur ndjenjat. Ai u stabilizua, u intubua dhe u transportua me urgjencë në spitalin San Bortolo në Vicenza, ku u shtrua menjëherë në kujdes intensiv.
Dëshmia e shoferit: “Ishte errësirë, nuk e pashë”
Shoferi u shpjegoi Karabinierëve se nuk e kishte parë biçikletën.
“Ishte shumë errësirë”, deklaroi ai, ende i tronditur nga ngjarja. “As nuk e vura re derisa u shfaq papritur para meje.”
Karabinierët kanë njoftuar Prokurorinë, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe përgjegjësitë e mundshme. Po ashtu, po shqyrtohet mundësia e sekuestrimit të automjeteve dhe hapjes së një hetimi për vrasje me automjet.
Mbetet për t’u përcaktuar edhe nëse biçikleta e 15-vjeçarit kishte dritën e ndezur në momentin e aksidentit.
Vdekja e Manuel Korreshit
Gjendja shëndetësore e 15-vjeçarit ishte kritike që në momentet e para. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe shpresave të familjarëve e miqve, gjendja e tij nuk u përmirësua.
Pak para orës 20:00, mjekët dhanë lajmin e rëndë për vdekjen e Manuelit.
“Kjo është një tragjedi që na trishton thellë”, tha kryetarja e bashkisë Castegnero Nanto, Manuela Vecchiatti. “Manuel ishte vetëm 15 vjeç dhe vdekja e tij ka prekur të gjithë komunitetin tonë. Në këtë kohë, mendimet tona shkojnë veçanërisht te familja e tij, me të cilën ndajmë pikëllimin.”
“U prehsh në paqe Manu”, “Përgjithmonë njëri prej nesh”, “Ike shumë herët”, shkruan disa nga miqtë e tij, të tronditur nga humbja e 15-vjeçarit.
Hetimet për vràsjen e Ferdinant Hotit, shqiptarit që u gjet i pajetë brenda një automjeti të fundosur në zonën e Padovës, kanë marrë një drejtim të ri. Autoritetet italiane po shqyrtojnë mundësinë që krimi të ketë lidhje me trafikun e lëndëve narkotike dhe konfliktet brenda këtij aktiviteti.
Mediat italiane raportojnë se në kuadër të zhvillimeve të fundit janë arrestuar Eris Makaj dhe e dashura e tij, Noemi Karibba. Të dy janë dërguar në burgun e Padovës me urdhër të gjykatës.
Arrestimet erdhën pas një operacioni antidrogë të zhvilluar paralelisht me hetimet për vrasjen. Gjatë kontrolleve në banesën e Karibbës, autoritetet sekuestruan rreth 800 gramë hashash, afro 200 gramë kokainë dhe 2 mijë euro para të gatshme.
Këto zhvillime kanë bërë që hetuesit të përqendrohen edhe te pista e një konflikti të mundshëm të lidhur me botën e drogës. Megjithatë, në këtë fazë nuk është përcaktuar ende nëse dy personat e arrestuar kanë një rol të drejtpërdrejtë në vrasjen e Hotit.
Një tjetër element që po shqyrtohet nga hetuesit është lidhja e mundshme e Eris Makajt me 44-vjeçarin Luigi Makaj. Ky i fundit ishte arrestuar në korrik në Mirano së bashku me shqiptarin Amiol Gjoka, 39 vjeç, nën akuzat për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. Sipas raportimeve të mediave italiane, çështja lidhej me një 25-vjeçar që dyshohej se kishte lidhje me një rrjet të trafikut të drogës.
Pavarësisht elementeve të reja, një lidhje mes këtyre episodeve dhe ekzekutimit të Ferdinant Hotit mbetet deri tani vetëm një pistë hetimore që autoritetet italiane po përpiqen ta verifikojnë.
Trupi i Hotit u zbulua mëngjesin e 9 shtatorit, pasi një automjet tip “Fiat Bravo” u nxor nga uji në Via del Santo, në zonën e Padovës. Viktima ndodhej brenda një thesi në pjesën e pasme të makinës dhe i kishte duart të lidhura.
Autopsia e kryer nga mjeku ligjor Rafi El Mazloum konstatoi se shqiptari ishte vrarë me një plumb në kokë. Të dhënat mjeko-ligjore tregojnë se arma ishte shkrepur nga një distancë e afërt.
Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të rindërtuar dinamikën e krimit, motivin dhe personat që mund të jenë përfshirë në vrasjen e Hotit.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Jalë, ku një 32-vjeçare, e cila kishte ardhur për të pushuar në Himarë dhe ishte akomoduar në një hotel, ka humbur jetën pasi shfaqi probleme shëndetësore.
Sipas informacionit paraprak të policisë, më datë 21.09.2026, rreth orës 18:40, është marrë njoftim se shtetasja I. R., 32 vjeçe, lindur në Londër, Mbretërinë e Bashkuar, e cila ishte akomoduar në një hotel në Jalë, kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe kishte kërkuar ndihmë në recepsionin e hotelit.
Stafi i hotelit e ka transportuar menjëherë 32-vjeçaren drejt Qendrës Shëndetësore, ku, pavarësisht ndihmës së dhënë, ajo ka ndërruar jetë.
“Nga verifikimet paraprake të mjekëve dyshohet se vdekja ka qenë natyrale, pasi rezulton se 32-vjeçarja kishte pasur probleme shëndetësore, konkretisht me frymëmarrjen dhe diabetin”, njofton policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet procedurale dhe verifikimet për përcaktimin e plotë të shkakut të vdekjes.
Policia spanjolle ka goditur një organizatë kriminale shqiptare të rrezikshme, e cila e kishte qendrën në Katalonja. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar mbi 2.7 ton kokainë. Mediat spanjolle kanë publikuar detaje për mënyrën se si funksiononte banda
Ishte një vilë luksoze në Sant Just Desvern, me pishinë, sallë lojërash dhe çdo lloj komoditeti.
Brenda, megjithatë, ishte praktikisht bosh: pa divane, pa karrige, pa tavolina dhe pa krevate. Kush jetonte aty? Askush.
E kishte marrë me qira për disa ditë një person me origjinë shqiptare — në të vërtetë, të dhënat e tij ishin përdorur si person fasadë.
Kur agjentët e Policisë Kombëtare hynë brenda, kontrolluan dhomë pas dhome, të habitur që nuk gjetën as edhe një mobilie, por më në fund, në garazh, gjetën atë që po kërkonin: 1.351 kilogramë kokainë të pastër.
Kjo shtëpi, e ndodhur në një kompleks rezidencial në Sant Just, ishte një “guardería” – një vend për të fshehur drogën – që një klan shqiptar me lidhje familjare e kishte marrë me qira për të ruajtur kokainën përpara se të vazhdonte ta transportonte me rrugë drejt Evropës.
Delegati i qeverisë spanjolle në Katalonjë, Carlos Prieto, ka deklaruar në një konferencë për shtyp nga Zona Franca se policia i ka dhënë fund një grupi “me shumë burime dhe shumë kapacitet logjistik”.
Në fakt, ata ishin transportuesit e drogës: e merrnin atë në jug të Spanjës dhe e çonin deri në veri të shtetit.
Por nuk e bënin me kamionë, por me makina luksoze, si një Audi RS8, të ngarkuara plot me pako kokaine, të cilat madje dukeshin nga dritaret, dhe duke lëvizur me 200 kilometra në orë, për orë të tëra. Brenda një dite arrinin të përshkonin 2.000 kilometra.
Në fakt, njëri prej agjentëve që i vëzhgoi nga afër kujton se si policët i çonin makinat e tyre në limit për të mundur t’u ndiqnin ritmin.
Përveç kësaj, ata merrnin shumë masa paraprake dhe e transportonin drogën të shoqëruar nga katër ose pesë automjete të tjera që kryenin mbikëqyrje; disa më përpara dhe të tjerat më pas, duke kontrolluar gjatë gjithë kohës nëse kishte polici.
Po radarët? I kalonin pa frenuar dhe i fotografonin, por nuk u interesonte, sepse makinat shpesh ishin në emër të personave të tjerë fasadë, në disa raste persona me origjinë shqiptare që ndodheshin në situatë cenueshmërie sociale.
Për më tepër, kishin kompani automobilistike që u shërbenin për të pastruar paratë, por edhe për të pasur makina që nuk ishin të regjistruara dhe kontrata qiraje të falsifikuara.
Disiplinë ushtarake
Policia Kombëtare siguron se ky klan, i vendosur në Costa del Sol dhe që jetonte në vila luksoze me pamje nga bregdeti i Marbella-s, kishte një disiplinë “pothuajse ushtarake”. Omertà, kodi i heshtjes, ishte e detyrueshme. Ata nuk u besonin komunikimeve elektronike dhe drejtuesit e grupit arrinin të udhëtonin me makinë nga Marbella në Barcelona vetëm për një takim fizik prej pesë minutash.
Për të gjitha këto arsye, sipas policisë, ka qenë kaq e vështirë t’i kapnin, veçanërisht duke pasur parasysh se duket se vepronin që nga viti 2016 dhe se emrat e tyre përsëriteshin në hetime të ndryshme policore.
Tani policia spanjolle siguron se e ka shkatërruar plotësisht grupin, pasi ka kryer 15 arrestime. Nga personat e arrestuar, 12 janë dërguar në paraburgim.
Gjatë operacionit janë sekuestruar më shumë se 2.700 kilogramë kokainë në Sant Just Desvern dhe Málaga, si dhe 800 gramë tusi, dy armë zjarri të shkurtra dhe 29 automjete të nivelit të lartë.
Gjithashtu janë ngrirë kripto-asete, produkte financiare dhe pasuri të paluajtshme.
Gjithçka nisi vitin e kaluar, kur një njoftim nga autoritetet kolumbiane paralajmëroi policinë spanjolle për një ngarkesë kokainë që po drejtohej drejt shtetit.
Grupi i çmontuar nuk ishte përgjegjës as për marrjen e kokainës dhe as për shitjen e saj: vetëm e transportonte atë, dhe Katalonja ishte një zonë kyçe për ta “ftohur” — kështu quhet ndalimi në një “guardería” dhe pritja për disa orë përpara se të vazhdohet udhëtimi.
“Asgjë nuk është jashtë mundësive të policisë”
Ky operacion është prezantuar sot në një konferencë për shtyp nga ambientet e Policisë Kombëtare në portin e Barcelonës, me të gjitha pakot e kokainës, disa prej tyre pak të hapura, me pluhurin e bardhë që dukej me sy të lirë, duke rrethuar drejtuesit e policisë dhe politikanët që morën pjesë.
Në total, ata rrethoheshin nga rreth 50 milionë euro drogë, me disa pako që mbanin të shënuar emrin “Vacheron Constantin”. Bëhet fjalë për një markë zvicerane orësh dhe është e zakonshme që prodhuesit e kokainës t’u vendosin ngarkesave emra markash luksoze, madje edhe emra personash të famshëm, si strategji tregtare.
“Në Katalonjë nuk ka asgjë jashtë mundësive të policisë”, ka thënë delegati Prieto, i shoqëruar nga drejtuesi i Njësisë Qendrore të Krimit të Organizuar (Udyco), Antonio Jesús Martínez Duarte, dhe shefi i grupit të reagimit special për krimin e organizuar (Greco) Costa del Sol, Luis Amaro Villabona.
Megjithëse hetimi nuk i ka lidhur ata me kokainën që hyn në portin e Barcelonës, burime policore theksojnë se ata ishin shumë të njohur në qarqet kriminale dhe ishin transportues “të besueshëm”, dhe kjo bën që të mos mund të përjashtohet që ata të kenë punuar gjithashtu për klanet e vendosura në vend.
Emri i Alket Rizait, një prej personave më të njohur të botës së krimit në Greqi, del në dosjen për vràsjen e një të burgosuri të burgut të Domokos, më 15 shkurt 2026.
Rizai, i cili prej të hënës është në kërkim pasi u arratis nga burgu ku mbahej, dyshohet se ka qenë i pranishëm në ambientet ku u vra me tre plumba Antonis Papadatos. Emri i tij është rikthyer në vëmendjen e publikut edhe pas një incidenti me të shtëna në një beach bar në Anavyssos.
Sipas televizionit grek SKAI, çështja e vrasjes së Papadatos mbetet ende e hapur. Për ngjarjen është arrestuar dhe është lënë në paraburgim edhe kryegardiani i burgut të Domokos, i cili ndodhej në vendngjarje dhe, gjatë marrjes në pyetje, dyshohet se ka dhënë dëshmi kontradiktore.
Ndërkohë, dëshmitë e mbledhura nga autoritetet e vendosin Alket Rizain në ambientet ku ndodhi vrasja, ndonëse ai mohon të ketë qenë aty.
SKAI ka publikuar për herë të parë fotografi nga vendi i krimit, ndërsa si autor i vrasjes akuzohet një i dënuar bullgar me burgim të përjetshëm.
Avokatja e familjes së viktimës ka deklaruar se që në momentet e para, versioni i dhënë nga kryegardisti i burgut ishte në kundërshtim me provat e mbledhura.
“Që në fillim, tabloja që dha ai ishte krejtësisht në kundërshtim me provat që dolën menjëherë dhe u lëshua edhe një urdhër arresti. Ajo që ndodhi është se brenda shtatë minutash, një i burgosur doli nga krahu ku mbahej dhe u vra në ndërtesën e administratës”, tha ajo.
Sipas raportimeve, në ngjarjen e përgjakshme dyshohet se ka pasur përfshirje edhe Alket Rizai. Ai mohon të ketë qenë në ambientin ku u vra Papadatos, por dëshmitarë okularë e vendosin atë në vendin ku ndodhi krimi.
Në dëshminë e tij, një punonjës i burgut ka deklaruar: “Në një moment dëgjova të shtëna që vinin nga ambienti i zyrës së vjetër të kryegardianit. Pashë që i pari doli Alket Rizai…”.
Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë së burgut, pak para se të gjendej i vrarë me tre plumba në kokë, Antonis Papadatos shihet në ambientin e përbashkët të sektorit D. Ai fliste me të burgosurit e tjerë dhe nuk dukej se ishte në dijeni të asaj që do të ndodhte.
Pak më vonë, në sektor shfaqet i dënuari bullgar me burgim të përjetshëm. Ai i kërkon Papadatos të dalë nga qelia dhe ta ndjekë. Papadatos e ndjek dhe të dy kalojnë nëpër korridoret e burgut në drejtim të zyrës së kryegardianit.
Sipas pamjeve, në drejtim të të njëjtit ambient shkon në të njëjtën kohë edhe Alket Rizai, i shoqëruar nga disa të burgosur të tjerë, të cilët dyshohet se vepronin si truproja të tij.
Në ambientet e administratës, sipas raportimit, Rizain e prisnin tashmë Antonis Papadatos, i dënuari bullgar dhe kryevardhësi i burgut.
Në pamjet filmike, kryegardiani shihet duke përshëndetur dhe përqafuar Rizain. Më pas, të gjithë së bashku duket se e çojnë viktimën drejt zyrës së vjetër të kryegardianit, i vetmi ambient i burgut ku nuk kishte kamera sigurie.
Brenda kësaj dhome, ku nuk kishte mbulim nga kamerat, Papadatos u qëllua fillimisht në pjesën e pasme të kokës dhe më pas me dy plumba të tjerë në fytyrë.
I dënuari bullgar, i cili më pas mori përsipër përgjegjësinë për vrasjen, pretendon se Papadatos tentoi të vriste kryegardianin me një revolver që e kishte fshehur në pantallona të shkurtra. Sipas versionit të tij, ai u përpoq të kapte armën dhe gjatë përleshjes arma u shkrep, duke plagosur për vdekje Papadatos në kokë.
Pas vrasjes së Papadatos, ngjarja duket se po hetohet nga policia dhe prokuroria më shumë si një ekzekutim i porositur sesa si një akt vetësakrifice, në kundërshtim me versionin e të dënuarit bullgar. Pas ngjarjes, ai dyshohet se e hodhi armën në dysheme dhe u dorëzua.
Në dëshminë e tij, kryegardiani pretendon se gjatë incidentit u përpoq të fshihej dhe nuk pa se çfarë ndodhi. Ai gjithashtu ka deklaruar se Rizai ishte larguar nga ambienti disa minuta më parë.
Avokati i kryevardhësit, Dimitris Gavelas, tha: “Një kryegardian u gjend në vendin e gabuar, në momentin e gabuar. Ai u përball me një situatë që, me sa duket, nuk mund ta parandalonte. Nuk mund të jap ndonjë interpretim përtej asaj që thuhet në materialet e dosjes. Nëse klienti im pretendon se Rizai nuk ndodhej në vendin e krimit, nuk mund të bëj gjë tjetër veçse të dëgjoj atë që pretendon klienti im”.
Vetë Rizai mohon çdo përfshirje në ngjarje.
“Jam i pastër dhe nuk kam frikë nga asgjë. Nuk isha brenda zyrës së vjetër të kryegardianit në momentin kur ndodhi ngjarja. Nuk kisha asnjë arsye të përfshihesha në një çështje të tillë, as për të gjitha paratë e botës”, ka deklaruar ai.
Megjithatë, sipas raportimit, ekspertët kriminalistikë kanë gjetur gjurmë gjaku në këpucët e tij dhe gjurmë baruti në veshjet e tij.
Sipas raportimit, 47-vjeçari i arratisur nuk është i akuzuar për vrasjen dhe vazhdon të konsiderohet dëshmitar në këtë çështje. Ndërkohë, kërkesa për lirimin nga paraburgimi e paraqitur në gusht nga kryegardiani i burgut, i cili ndodhet në paraburgim, është rrëzuar.
Ndërsa kalojnë ditët, po forcohet edhe skenari se Alket Rizai, i njohur për lidhjen e tij të ngushtë me të shumëkërkuarin Vasilis Palaiokostas, mund të jetë larguar drejt Shqipërisë.
Informacionet që kanë mbërritur te autoritetet greke bëjnë të ditur se gjurmët e fundit të Rizait janë lokalizuar në Greqinë e Veriut, nga ku dyshohet se mund të ketë kaluar ilegalisht drejt Shqipërisë.
Ky version nuk konsiderohet ende i konfirmuar, por sipas raportimeve, është një nga skenarët që po merret gjithnjë e më shumë në konsideratë nga autoritetet.
Një incident i pazakòntë në Brazil është bërë viral pasi një burrë u filmua duke rënë nga dritarja e një apartamenti, teksa dyshohet se po përpiqej të largohej nga godina në rrethana të paqarta.
Ngjarja ndodhi më 14 shtator në zonën Barra të Salvadorit. Në pamjet e publikuara, burri shihet duke dalë nga dritarja, ndërsa përpiqet të kapet në një pjesë të godinës më poshtë.
Përpjekja e tij për të zbritur nuk shkon sipas planit. Ai humbet ekuilibrin dhe përfundon duke rënë nga lartësia, ndërsa gjatë rrëzimit përplaset me fasadën e ndërtesës dhe rrotullohet disa herë para se të godasë tokën.
Sipas raportimeve lokale dhe dëshmive të mbledhura në vendngjarje, burri dyshohet se po tentonte të largohej pasi ishte gjetur në shoqërinë e një gruaje të martuar. Një tjetër version pretendon se ai po përpiqej t’i shpëtonte bashkëshortit të saj.
Megjithatë, ky version nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet dhe rrethanat e sakta të incidentit mbeten nën hetim.
Pas rënies, ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje dhe i dhanë ndihmën e parë të plagosurit. Më pas ai u transportua në Hospital Geral do Estado, ku raportohet se ka marrë dëmtime të rënda dhe mund t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Policia braziliane ka nisur hetimet për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur saktësisht.
Në regjistrimin fillestar të ngjarjes, rasti ishte trajtuar nga policia si një tentativë e dyshuar vetëvrasjeje. Autoritetet kanë shmangur publikimin e detajeve të mëtejshme, duke iu referuar protokolleve për raste të tilla.
Për momentin, mbetet e paqartë nëse versioni i arratisjes pas një situate intime do të konfirmohet nga hetimi.
Një përplasje për kontrollin e trafikut të drogës po trondit zonën e Vittorias në Siçili. Sipas një investigimi të gazetarit Giuseppe Bascietto, grupi i drejtuar nga Giovanni Gurrieri ka sfiduar një rrjet shqiptar të konsoliduar në territor, përmes kërcënimeve dhe sulmeve. Në qendër të historisë shfaqen emrat e Auglent “Denny” Lalollarit dhe Luzim Ndreut, i njohur si “Giuliu ’u Tistuni”.
Giuseppe Bascietto – Gli Stati Generali
Një luftë për kontrollin e tregut të drogës po zhvillohet në Vittoria, në provincën e Raguzës, në juglindje të Siçilisë. Në njërën anë qëndron një grup i ri i lidhur me Giovanni Gurrierin, ndërsa përballë tij, sipas burimeve të cituara nga investigimi i gazetarit italian Giuseppe Bascietto për Gli Stati Generali, ndodhet një rrjet shqiptar me lidhje të konsoliduara në Vittoria, Santa Croce Camerina dhe përgjatë bregdetit të Raguzës.
Ngjarjet e rindërtuara në investigim i përkasin periudhës korrik-gusht 2026 dhe përfshijnë kërcënime, agresione, një automjet të djegur dhe një përplasje të dhunshme brenda një lokali.
Sipas burimeve të medias italiane, fushata që i atribuohet grupit Gurrieri do të kishte për qëllim të godiste personat që vazhdonin aktivitetin e shpërndarjes së drogës ose që refuzonin të njihnin autoritetin e grupit të ri.
Përplasja nuk do të kishte mbetur vetëm në rrugë. Dy vëllezërit Di Modica, të cilët burimet e investigimit i përshkruajnë si të afërt me klanin Matriali dhe me një figurë të njohur me nofkën “u Puorcu”, dyshohet se u sulmuan brenda banesave të tyre dhe në prani të familjarëve.
Lidhja me rrjetin shqiptar del pikërisht në këtë pikë. Aurelio Di Modica është i pandehur në të njëjtin proces ku figuron edhe Auglent “Denny” Lalollari, të cilit burimet e cituara në investigim i atribuojnë një rol në rritje në rrjetin shqiptar që vepron mes Vittorias, Santa Croce Camerina dhe zonës bregdetare të Raguzës.
Sipas të njëjtave burime, grupet kriminale lokale dhe komponenti shqiptar nuk do të vepronin domosdoshmërisht si struktura të izoluara. Ato do të ruanin autonominë e tyre, por njëkohësisht do të kishin interesa, marrëdhënie dhe hapësira veprimi të përbashkëta.
Në këtë kontekst, sulmi ndaj vëllezërve Di Modica merr një domethënie më të gjerë në rindërtimin e medias italiane: grupi Gurrieri mund të ketë goditur pikërisht një hallkë ku lidhjet e kriminalitetit vendas ndërthuren me rrjetin shqiptar.
Por emri i Lalollarit çon te një tjetër personazh kyç i kësaj historie: Luzim Ndreu, i njohur me nofkën “Giuliu ’u Tistuni”.
Sipas burimeve të investigimit, Lalollari dhe Ndreu do të ishin pjesë e të njëjtit ambient kriminal dhe mes tyre do të ekzistonte një marrëdhënie afërsie dhe respekti hierarkik. Disa persona të këtij rrethi i përshkruajnë si “xhaxhai dhe nipi”, por investigimi thekson se kjo shprehje nuk provon lidhje familjare dhe mund të tregojë thjesht diferencën në moshë, autoritet apo pozicion brenda rrjetit.
Përplasja me Ndreun do të niste në lokalin La Lucciola, në rrugën që lidh Vittorian me Gelën. Sipas rindërtimit, Gurrieri hyri në lokal, iu drejtua disa personave që burimet i konsiderojnë të përfshirë në shitjen e drogës dhe të afërt me Ndreun, dhe u kërkoi të ndërprisnin aktivitetin.
Por kërkesa nuk do të ndalej aty. Gurrieri kërkoi të takohej me personin që ai e konsideronte drejtuesin e tyre.
Mesazhi do të mbërrinte te Ndreu, por takimi nuk u zhvillua. Sipas personave të afërt me të, të cituar në investigim, Ndreu nuk do ta kishte konsideruar Gurrierin dhe grupin e tij si një forcë me peshë të mjaftueshme për të kërkuar një takim.
Pak ditë më vonë, një prej automjeteve të Ndreut u përfshi nga flakët.
Burimet e investigimit ia atribuojnë zjarrvënien personave të lidhur me grupin Gurrieri. Në këtë rindërtim, djegia e makinës shënon kalimin nga kërkesa për takim në një sfidë të hapur: refuzimi për ta njohur grupin e ri si bashkëbisedues do të merrte tashmë një përgjigje të dhunshme.
Pas episodit të makinës, palët do të përfundonin sërish te La Lucciola. Këtë herë Ndreu ndodhej në lokal.
Takimi që supozohej të ishte një përballje verbale përfundoi, sipas rindërtimit të medias italiane, në dhunë. Gurrieri dyshohet se e goditi Ndreun në mënyrë të përsëritur, duke e kthyer atë në objektivin kryesor të sulmit.
Në këtë moment ndërhyri pronari i lokalit, Leandro Li Calzi, i cili sipas investigimit nuk kishte rol në konflikt. Ai tentoi të ndalte rrahjen dhe të ndante personat e përfshirë, por Gurrieri dyshohet se e goditi në kokë me një shishe birre, duke e plagosur.
Episodet e rindërtuara nga investigimi tregojnë kështu një përplasje që do të ketë kaluar gradualisht nga rruga te banesat private dhe më pas te një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj figurave që burimet i lidhin me një rrjet më të konsoliduar.
Në qendër është kontrolli i një territori ku, sipas investigimit, ndërthuren grupe vendase dhe një komponent shqiptar me lidhje në disa zona të provincës së Raguzës.
Grupi Gurrieri do të ketë tentuar të ndryshojë këtë ekuilibër duke u imponuar fillimisht ndaj shitësve në rrugë dhe më pas duke kërkuar përballje me personat që konsideronte se qëndronin më lart në zinxhir.
Investigimi i Gli Stati Generali e paraqet këtë si pjesën e dytë të një serie mbi kriminalitetin në juglindje të Siçilisë.
Pjesa pasuese pritet të përqendrohet pikërisht te Luzim Ndreu, Auglent “Denny” Lalollari dhe mënyra se si dyshohet se funksionon rrjeti shqiptar, nga trafiku i drogës te marrëdhëniet dhe logjistika në territor.
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.
Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në rrjetet sociale, ndërsa prej disa javësh kishin nisur edhe dyshimet se mes tyre diçka nuk po shkonte. “Fakti” që ndezi më shumë aludimet ishte fakti që Sarah dhe PM nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram.
Ndarjen e ka konfirmuar vetë Sarah. Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, një ndjekës e pyeti nëse ajo dhe DJ PM ishin ende bashkë“Jo, ne nuk jemi më bashkë. U bë disa muaj që jemi ndarë (shumë përpara se të dilte lajmi). Disa gjëra janë të shkruara për të mos zgjatur gjithmonë, por e mira është që, kur marrin fund, të ruajmë respekt për njëri-tjetrin”, u shpreh ajo.
Sarah sqaroi se e ndiente të nevojshme ta ndante këtë me publikun për shkak të njerëzve që i kanë ndjekur dhe mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit të tyre, që nga ditët e “Big Brother VIP” e deri më sot.
Megjithatë, duket se kjo është e gjitha sa i përket historisë së ndarjes. Sarah nuk ka dhënë detaje mbi arsyet që çuan në fundin e lidhjes dhe nga mënyra si është shprehur, duket se preferon ta lërë këtë pjesë pas.
Pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, Sarah dhe PM vazhduan lidhjen larg kamerave, por edhe me momente të shumta publike, nga eventet dhe udhëtimet e përbashkëta te postimet në rrjete sociale. Por, pas disa vitesh bashkë, duket se rrugët e tyre janë ndarë.