Me parashutë dhe mesazh mbështetës, Safet Bajri surprizohet në burg e 113: Gëzuar datëlindjen (Video)

Safet Bajri i njohur si i forti i Dobraçit ka festuar 41-vjetorin e lindjes në burgun e 313. Edhe pse pas hekurave nuk kanë munguar surprizat për të fortin e Shkodrës.

Shiç shihet edhe në pamje një dron i është dërguar në qrli me mbishkrimin: “Edhe mali më i lartë nuk mund t’ia fshehë qiellin atij që ka lindur me sy shqiponje”.

Arrestimi i Safet Bajrit

Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025. Bashkë me masën “arrest me burg” GJKKO ka miratuar me kërkesë të SPAK edhe për kryerjen e një analize të ADN-së së Safet Bajrit. Sipas raportimeve, ditën që u soll nga Shkodra në policinë e Tiranës e pranishme ka qenë edhe ekspertja që do të merrte kampionet për ADN, por nuk është lejuar në atë moment nga i arrestuari, i cili ka kërkuar të bëhet në një ditë tjetër.

Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme, pas ekzekutimit të masave të arrestit ndaj tire thuhej se ndaj Safet dhe Behar Bajrit dhe Asmer Bilalit rëndojnë akuzat për “Vrasje me paramendim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizatat dhe grupet kriminale të strukturuara”.

Të tre në lidhje me njëri-tjetrin akuzohen se kanë dhe kryerjen e vrasjes së Fatbardh Licit. SPAK ka bërë me dije se ka zgjedhur prova për të zbardhur ekzekutimin e Licit. Në njoftimin e prokurorisë thuhej gjithashtu se motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të ushtrisë së shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Frevistashqiptareee%2Fvideos%2F750295514486859%2F&show_text=false&width=267&t=0

Dalin detaje, zbulohet qeveria e re e kryeministrit Rama (Emrat)

Kryeministri Edi Rama, ashtu siç ka paralajmëruar, ditën e enjte, do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, më 11 shtator, për të shpallur prioritetet dhe ekipin me të cilin do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme.

Belinda Balluku, aktualisht ministre e infrastrukturës, pritet të spostohet në Kryetare Kuvendi.

Gjithashtu, Elisa Spiropali, aktualisht Kryetare Kuvendi, pritet të marrë postin e Ministres së Jashtme.

Blendi Gonxhe, aktualisht ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, pritet të mbajë postin e Ministrit të Infrastrukturës, mëson Albeu.com

Përbërja e re e Qeverisë Rama 4

Kryetare Kuvendi Belinda Balluku

Zv/KM-Adea Pirdeni

M.Jashtëm- Elisa Spiropali

M.Mbrojtje-Pirro Vengu

M.Brendshëm- Vlora Hyseni

M.Drejtësisë- Elira Kokona

M.Financës- Genti Gazheli

M.Infrastrukturës-Blendi Gonxhe

M.Bujqësisë- Bledi Çuçi

M.Turizmit- Ervin Demo

M.Arsimit- Arbi Mazniku

M.Kulturës-Besiana Kadare

M.Antikorrupsion Albana Koçiu

M.Ekonomisë Delina Ibrahimaj

M.Dixhitalizimit- Mirlinda Kacinaj

M.Diasporës-Romina Kuko

Ministër i Shëndetësisë: një eksperte nga jashtë Shqipërisë.

“Sa i bien dielli Taraboshit, aq jetoftë emri i Tom Doshit”, djemtë e politikanit mbulojnë me para Jozin (Video)

Jozefin Marku është kthyer në këtë sezon veror ndër këngëtarët me të rezervuar për dasma e gëzime familjare, në Shqipërinë e mesme dhe në zonën e veriut.

Kështu ka ndodhur dhe me një dasmë të ditëve të fundit, ku Jozi ka qenë këngëtar, ndërsa të pranishëm kanë qenë djemtë e Tom Doshit.

Pamjet janë publikuar nga të pranishmit dhe tashmë po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, pasi dy djemtë e politikani dhe biznesmenit Tom Doshi e kanë mbuluar me para këngëtarin.

Mes të rinjve që qëndrojnë përballë këngëtarit dallohet James Doshi, djali i madh i politikanit të mjatë që sot drejton Partinë Social-Demokrate, ndërsa dy të rinjtë e tjerë nuk dallohen qartë, por mendohen se janë dy djemtë më të vegjël, Marcos dhe Luis Doshi.

“Sa i bien dielli Taraboshit, aq jetoftë emri i Tom Doshit”, dëgjohet të këndojë Jozefin Marku, ndërsa djemtë e rinj i mbushin xhepat e duart me para, derisa në fund të këngës hedhin në ajër tufën me lekë.

Dasmorët e tjerë janë mbledhur përqark këngëtarit dhe djemve të politikanit Tom Doshi, disa të ulur këmbëkryq në mes të sallës, ndërsa të tjerët shijojnë momentin dhe përpiqen të fiskojnë pamjet me celular, përcjellë newsbomb.al.

VIDEO

“Një paralajmërim për Saliun”, Këlliçi “xhindos’ Berishën: SPAK nuk është më nën Sorosin, Rama në shënjestër për..

Belind Këlliçi ka qenë një natë më parë, i ftuar në një emision televiziv.

Ndër të tjera, ai ka folur edhe për punën e SPAK.

Deputeti demokrat tha se SPAK nuk është më nën tutelën e Alex Sorosit dhe se nuk merr më urdhra nga ai.

Sipas tij, institucioni i drejtuar nga Altin Dumani ka si partner Departamentin e Drejtësisë të administratës Trump dhe i bëri thirrje që t’i shkojë deri në fund çështjes McGonigal.

“SPAK nuk është më nën tutelën e Alex Sorosit dhe George Sorosit. SPAK ka sot një partner krejt ndryshe në SHBA, OPDAT-in dhe Departamentin amerikan të Drejtësisë dhe që këtij skandali do i shkojë deri në fund.

Mjafton të hetoje lidhjet e Edi Ramës me McGonigal dhe do dalin të gjitha. SPAK mund ta marrë dhe ta pyesë Ramën për takimet dhe bisedat me McGonigal-in, edhe ky i fundit mund të pyetet për vizitat e tij në Shqipëri dhe takimet e tij më Ramën” – tha Këlliçi në “Log”.

Pra, sipas tij, tashmë SPAK drejtohet jo më nga Sorosi, por nga administrata amerikane e Donald Trump.

Deklarata e tij vjen në një kohë, kur Sali Berisha vazhdon sulmet e egra ndaj SPAK dhe Altin Dumanit.

Kushedi se çfarë do të ketë menduar ai, kur ka dëgjuar Këlliçin mbrëmë, i cili, me sa duket, ka vendosur të xhindosë me ato që thotë.

Ndoshta dhe me qëllim!

Presidenti polak shokon botën me deklaratën e fortë: Putin do të sulmojë …

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të pushojë shtete të tjera pas vendimit të tij për të nisur konfliktin në Ukrainë. Kështu deklaroi presidenti polak, Karol Nawrocki, më 9 shtator.

“Ne nuk u besojmë qëllimeve të mira të Vladimir Putinit”, tha Nawrocki gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për media me homologun finlandez, Alexander Stubb në Helsinki. Polonia dhe Finlanda ndajnë kufi me Rusinë dhe që të dyja janë anëtare të NATO-s. Ato janë gjendur në situatë të vështirë nga pushtimi rus i Ukrainës.“Derisa presim për paqe afatgjatë, paqe të përhershme, që është e nevojshme për rajonet tona, ne besojmë se Putini po ashtu është i gatshëm të pushtojë shtete të tjera”, tha presidenti i Polonisë.

“Prandaj ne po i zhvillojmë forcat tona të armatosura, ne po zhvillojmë partneritetin tonë dhe raportet tona”, shtoi ai, duke mos dhënë detaje për ndonjë masë konkrete.

Ai tha se “arkitektura e sigurisë” në rajon ka ndryshuar dhe se presidenti amerikan, Donald Trump, është “i vetmi udhëheqës i botës së lirë” i cili mund ta detyrojë Putinin që të negociojë. Javën e kaluar, Trump ofroi që të dërgonte më shumë trupa në Poloni, teksa e priti Nawrockin në Shtëpinë e Bardhë. Stubb, ndërkaq, në muajt e fundit ka bisedar rregullisht me Trumpin, teksa fuqitë evropiane po kërkojnë që të ndalet lufta në Ukrainë.

“Ne po tentojmë të shpjegojmë se Putinit nuk mund t’i besohet, se Putini po luan me taktikat e tij të zakonshme të zvarritjes” të procesit”, tha Stubb.

Shqetësime të ngjashme ka ngritur edhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, i cili në fillim të javës tha se “plani imperialist i Putinit nuk do të përfundojë me pushtimin e Ukrainës”, por se ky plan është vetëm fillimi./REL

Ish-prokurori Eugen Beci: Me këtë kod, çdo qytetar që del nga dera e shtëpisë duhet të ketë frikë…

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, ka shprehur rezerva mbi Kodin e Ri Penal, në emisionin Log, në News24.

Ai theksoi se Kodi duhet të jetë i qartë dhe i kuptueshëm për qytetarët, përndryshe rrezikohet cenimi i të drejtave të tyre. Beci kritikoi faktin që shumë sjellje të zakonshme kriminalizohen, duke shtuar se “çdo qytetar që del nga dera e shtëpisë duhet të mendojë nëse veprimi i tij është vepër penale apo jo”.

Sipas tij, fokusi duhet të kishte qenë te krimet moderne, si ato kibernetike.

“Kodet kanë një parim, duhet të shkruhen në mënyrë të saktë. A do të duhet të lexojmë dhe ta kuptojmë. Nëse nuk e kupton, i bie që ti nuk kupton se cila sjellje të çon në burg. Grupi i punës duhet që ta krijonte Ministria e Drejtësisë. Veprat duhet të ishin të qarta, të sakta dhe të kuptueshme.

Fokusi duhet të ishte te veprat penale që kanë të bëjnë me krimet kibernetike. Nuk mund të dënohet me burg një noter a avokat, sepse përcakton tarifë të paarsyeshme. Shteti ndërhyn në treg. Me këtë Kod Penal, çdo qytetar që del nga dera e shtëpisë, duhet të mendojë nëse veprimi i tij është vepër penale apo jo. Shpërdorimi i detyrës të riformulohet dhe objekti të jetë jo vetëm shpërdorimi i fondeve publike, por të përcaktohet më qartë ku është bërë shpërdorimi”, tha Beci.

Ditën lavazhier makinash, natën në ‘shtëpi bari’, shqiptari tradhëtohet nga…furça e dhëmbëve

Policia angleze përdori një furçë dhëmbësh për bërë lidhjen midis një punëtor shqiptar të një lavazhi me një shtëpi kanabisi në një fshat në Norfolk, të cilën ai po ndihmonte ta drejtonte.

Meardo Kokomani u kap në një makinë pranë fermës së drogës, në një pronë në Terrington St John, pasi ajo u bastis nga oficerët e policisë.

Gjykata e Kurorës së Norwich u informua se policia gjeti një furçë dhëmbësh në vend, e cila, kur u ekzaminua nga mjeko-ligjorët, tregoi qartë se 32-vjeçari shqiptar po qëndronte në atë adresë.

Richard Paterson, prokuror, tha se vetëm dy bimë u gjetën në pronë, megjithëse kishte edhe 110 fidanë të tjerë, si dhe pajisje hidroponike të përdorura për t’i kultivuar ato.

Prokurori tha se puna “sapo kishte filluar” në kohën kur u bastis në qershor 2023. Kokomani u gjet gjithashtu me 605 paund para “cash”.

I pandehuri, me banim në Kembrixh, u paraqit në gjykatë të martën pasi më parë pranoi prodhimin e kanabisit më 9 qershor 2023.

Kokomani, i cili ndodhej ligjërisht në vend dhe punonte në një lavazh makinash. Gjyqtari Shaw vendosi një urdhër dyvjeçar për punë në komunitet.

Kokomani duhet të kryejë 80 orë punë të papaguar si pjesë e urdhrit.

E rëndë në këtë shtet Protestuesit bllokojnë shtëpinë e ish-kryeministrit dhe i vendosin f|akën, d▪︎gjet e gj▪︎ΙΙë gruaja e tij

Mes protestave të dhunshme në Nepal, gruaja e ish-kryeministrit Jhalanath Khanal, Rajyalaxmi Chitrakar, ka ndërruar jetë tragjikisht mes flakëve pasi shtëpia e tyre u dogj nga protestuesit ditën e sotme.

Sipas një raporti nga media nepaleze, incidenti ndodhi jashtë rezidencës së ish-kryeministrit dhe gruas së tij në Dallu. Protestuesit bllokuan bashkëshorten e ish-kryeministrit dhe i vunë flakën shtëpisë.

Gruaja e tij u shpëtua nga zjarri më vonë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Djegieve Kirtipur në gjendje kritike por ajo nuk mundi t’i mbijetonte plagëve e marra.

Rajyalaxmi Chitrakar është ndër viktimat që u vranë gjatë protestës së Gjeneratës Z në Nepal, e cila u bë e dhunshme pasi forcat e sigurisë vranë 19 të rinj të hënën dhe plagosën 500 të tjerë.

Mes dhunës së vazhdueshme në Nepal, protestuesit të martën i vunë flakën ndërtesave kryesore në Nepal, përfshirë Parlamentin dhe zyrën e Presidentit.

Zjarre dhe vandalizëm u raportuan gjithashtu në Singha Durbar, Parlamentin Federal, Gjykatën Supreme, Gjykatën Speciale, disa gjykata rrethi, zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, zyrat e të ardhurave nga toka dhe shtëpitë e zyrat e figurave të larta politike.

Orë para dorëheqjes së Kryeministrit KP Sharma Oli të martën, protestuesit i vunë flakën shtëpisë private të udhëheqësit nepalez në Balkot dhe sulmuan pronat e Presidentit Ramchandra Paudel, ish-kryeministrit Pushpa Kamal Dahal, ministrit të Komunikimit Prithvi Subba Gurung, ish-ministrit të brendshëm Ramesh Lekhak dhe ish-kryeministrit Sher Bahadur Deuba.

E papritur/ Ministrja e re e Shëndetësisë, humb ndjenjat gjatë konferencës, godet kokën në podium (Video)

Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot në Suedi, vetëm pak minuta pas prezantimit zyrtar të ministres së re të Shëndetësisë, Elisabeth Lann.

Gjatë një konference për shtyp në prani të kryeministrit Ulf Kristersson dhe anëtarëve të kabinetit, Lann humbi ndjenjat dhe u rrëzua, duke goditur kokën në podium.

Pamjet e incidentit u përhapën me shpejtësi në mediat suedeze, ndërsa të pranishmit mbetën të tronditur. Sipas Prokurorisë së Posaçme të Suedisë, rojet e sigurisë ndërhynë menjëherë, ndërsa kryetarja e Partisë Demokristiane, Ebba Busch, dhe disa anëtarë të tjerë të qeverisë nxituan për të ndihmuar ministren.

Pas disa minutash tensioni, Elisabeth Lann u shoqërua jashtë sallës, ndërsa konferenca për shtyp u anulua.

“Gjendja duket shumë serioze. Ra pikërisht para meje”, tha një gazetar që ndodhej në sallë. Pak më vonë, ministrja u kthye në sallë e buzëqeshur, duke qetësuar të pranishmit. “Nuk ishte një e martë normale, por kjo mund të ndodhë kur ke sheqer të ulët në gjak”, u shpreh ajo.

Edhe pse nuk u raportua për lëndime serioze, nuk dihet ende nëse ministrja ka kërkuar trajtim të mëtejshëm mjekësor. Elisabeth Lann është anëtare e Partisë Demokristiane dhe më parë ka shërbyer si këshilltare bashkiake në qytetin Göteborg. Ajo mori postin e ministres së Shëndetësisë të martën, pas dorëheqjes së papritur të ish-ministres Ako Ankarberg Johansson, një ditë më parë.

Habit gazetarja: Hëngra drekë në paraburgim, peshk dhe verë “gold” cilësi e parë!

Pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u helmua në burg teksa po konsumonte karkaleca, një tjetër deklaratë kontraverse ka ardhur nga gazetarja e kronikës së zezë, Anduena Llabani.

Gazetarja ka deklaruar se nuk është as hera e parë e as e fundit që dikush helmohet në burg me karkaleca pasi jashtë familjarët u pajtojnë restorante të caktuara që gatuajnë produkte deti dhe ua dërgojnë të paketuara.

“Përjashto këtu zotin Meta, që pranon të hajë vetëm nga një dorë”-deklaroi Llabani, duke nënkuptuar frikën e ish-presidentit për tentativa helmimi pas hekurave.

Produktet e detit duhet t’u serviren pa hala të burgosurve, pasi në të kundërt, në rast se qëllon se mund të mbyten, përgjegjësia i mbetet burgut.

Ajo tha se ka drekuar në paraburgim dhe i janë servirur produkte deti dhe verë gold, që është shumë e shtrenjtë.

“Unë personalisht e kam ngrënë një drekë me një të paraburgosur në një nga burgjet shqiptare për një intervistë, drekë peshku madje.

Të ftohta, ishin të pastruara. Dhe meqë kishte shkuar vakt dreke, erdhi ushqimi, u gjenda aty dhe u ushqeva dhe unë me të. Kishte verë. Vera ishte kështu madje… speciale, gold. Verë për t’u eksportuar. Verë e cilësisë më të mirë.”