Ngjαrje e rëndë / 23-vjeçari dhυnon shefin e EUROPOL Tirana, nuk do ta besoni arsγen absυrde

Një ngjarje e absurde është regjistruar në Tiranë, ku një 23-vjeçar i identifikuar si K. Qordja, është vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, pasi ka dhunuar drejtorin e Europol Tirana, Artan Bajraktari.

Nga sa mësohet kjo ngjarje është regjistruar në fillim të muajit shkurt, ku bëhet e ditur se Bajraktari po lëvizte me makinë në zonën e Laprakës, kur 23-vjeçari Qordja, i acaruar se ishte parakaluar, i ka kërkuar të ndalojë.

Pas këtij momenti të dy kanë zbritur nga mjetet përkatëse dhe K. Qordja e ka goditur atë me grushte, edhe pse ishte paralajmëruar nga Bajraktari se ai ishte pjesë e Policisë së Shtetit.

I riu është ndaluar më vonë nga policia dhe ka pranuar autorësinë e ngjarjes. Ai ka thënë se donte ta pyeste se cila ishte arsyeja që e kishte parakaluar. Ndërsa për dhunën e ushtruar, 23-vjeçari Qordja pretendon se ishte për vetëmbrojtje, pasi shefi i Europol i kishte vënë dorën në qafë.

Ndaj tij prokurorja Mirela Zavalani ka ngritur akuzën e plagosjes së lehtë me dashje.