Një ngjarje tronditëse është shënuar në Egjipt, ku raportohet se është vrarë brutalisht një 21 vjeçares në mes të ditës në rrugë.
Naira Ashraf u godit me thikë për vdekje nga një burrë, pasi ajo i kishte refuzuar propozimin për martesë sipas prokurorëve egjiptianë, të cilët thanë se i dyshuari është arrestuar jashtë Universitetit Mansoura të Egjiptit verior, ku ndodhi incidenti dhe ku Ashraf studionte.
Prokuroria egjiptiane tha se i dyshuari është dërguar në gjykatën penale dhe do të dalë në gjyq për vrasje me paramendim.
Ekspertët e të drejtave të grave në Egjipt thonë se problemi i dhunës me bazë gjinore është i përhapur në vend dhe se një numër i mangësive sociale dhe ligjore vazhdojnë të pengojnë veprimin e duhur.
Ekuivalenti arab i hashtagut #Justice_for_Naira_Ashraf ka qenë gjerësisht në trend në vendet arabe që nga vrasja e stundetes.
“Ne kemi nevojë për një ligj që lufton dhunën,” tha Azza Suliman, një avokate egjiptiane.
”Duhet gjithashtu të ketë një diskurs rreth grave që të jetë i respektueshëm dhe dinjitoz në mënyrë që të krijohet besimi midis grave dhe aparatit shtetëror, shtoi ajo.
Babai i 21 vjeçares Ashraf Abdelkader, i tha CNN se i dyshuari i kishte kërkuar të martohej vajzës së tij disa herë, por ajo e kishte refuzuar.
”Ai kishte krijuar një llogari në rrjete sociale për ta ndjekur’ shtoi ai.
“Ajo nuk donte të martohej, ajo donte të ndiqte karrierën e saj … dhe donte të ishte stjuardesë,” tha Abdelkader.