Nuk ka qetësi për Tυrqinë, goditet nga një tjeter tërmet i fυqishëm

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur pak më parë në Turqi.

Epiqendra ndodhet 57 km në jug-juglindje të qytetit të Antixhamanit.

Thellësia fokale, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, është llogaritur në 8 km. Per momentin nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.

https://twitter.com/LastQuake?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1775430436518257100%7Ctwgr%5E93e92a0f00be799435accfd790b30fe42df1f059%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fnuk-ka-qetesi-per-turqine-goditet-nga-nje-tjeter-termet-i-fuqishem%2F

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Mërkurë 3 ρrill 2024

Dashi

Stresi që keni përjetuar së fundmi, nuk do ju lërë të qetë as gjatë kësaj të mërkure, sidomos në vendin e punës. Megjithatë duhet të jeni të vendosur të bëni përgatitjet lidhur me projekte të rëndësishme.

Demi

Duhet të jeni të gatshëm për tu përballur me disa diskutime të shtyra prej kohësh në dashuri dhe në familje. Mundohuni që të mos përfshiheni në një sjelle me shumë polemika.

Binjakët

Kjo do të jetë një ditë e sukseseve të mëdha për çështjet e biznesit dhe takimeve të reja. Nëse do të shfaqni anën tuaj më komunikuese do të arrini të mbyllni marrëveshje të rëndësishme, në mënyrën më të kënaqshme të mundshme.

Gaforrja

Gjatë kësaj të mërkure do të keni nevojë për të bërë më shumë qartësi mendore, me synim konkretizimin e objektivave tuaja gjatë kësaj vere. Në dashuri do të jeni disi të pavendosur dhe kjo gjë do të shkaktojë tensione. Mbrëmja është ideale për ta kaluar me familjen.

Luani

Duhet të mundoheni të punoni më shumë me karakterin tuaj shpërthyes. Jeni gjithmonë të gatshëm për tu ballafaquar me kolegët tuaj, por shpesh kjo sjellje do të rezultojnë tepër autoritare dhe e dëmshme.

Virgjëresha

Kjo ditë do të jetë shumë e rëndësishme për nisjen e projekteve të reja dhe për thellimin e një bashkëpunimi të frytshëm për karrierën. E mërkura do të ofrojë mundësi shumë të mira për të gjetur dashurinë, ndaj duhet të jeni më shumë kurajoz.

Peshorja

Këshillohet që të mos bini pre e tundimeve, sidomos nëse në raportin në çift po jetoni një periudhë të tensionuar. Mundohuni që të jeni më të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë ndaj personit që dashuroni si dhe kërkoni një ballafaqim.

Akrepi

Dikush do vijë që t’iu kërkojë falje për sjelljen që ka bërë ndaj jush kohëve të fundit. Për shkak të natyrës tuaj, prireni që të mbani mëri, por një lajm i papritur do ju bëjë që të ndryshoni mendim. Kjo ditë do të jetë mjaft e suksesshme në sferën profesionale.

Shigjetari

Mos u nxitoni në marrjen e vendimeve, për shkak se mund të pendoheni më vonë, sidomos lidhur me çështjet e zemrës. Një raport miqësor mund të transformohet në diçka më të thellë, por duhet të jeni të gatshëm që të limitoheni në krenarinë tuaj.

Bricjapi

Kjo e mërkurë ju fton që të jeni më të kujdesshëm dhe më të fokusuar në menaxhimin dhe organizimin e aktiviteteve tuaja të biznesit. Marrëveshje të reja janë shumë të mundshme për t’u realizuar, por vetëm nëse do jeni të gatshëm për kompromis.

Ujori

Do të jeni totalisht të përhumbur në punë dhe kjo gjë mund të sjellë tensione në familje ose në raportin në çift. Mundohuni që ti masni fjalët dhe të shmangni debatet e kota. Mbrëmja do të ofrojë mundësi të mira për t’u relaksuar.

Peshqit

Merrni gjithë kohën që iu duhet për të mbyllur të gjitha çështjet e lëna pezull, për shkak se tashmë do të ndiheni gati ti jepni një shtysë të rëndësishme karrierës suaj. Në dashuri do të jeni më shumë romantik, por në të njëjtën kohë edhe xheloz.

Të shtëna me αrmë zjarri, ρΙagoset 27-νjeçari (EMRI)

Një i ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Velipojë. I plagosur Emiljano Paloka, 27-vjeç.

‘Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.’- njofton policia.

Fati i zi i stυdentes shqiptare në Greqi: Po shkonte në sρital të kujdesej për tezen e sëmυrë, aksidentohet për νdekje

Elisa Doka është 20-vjeçarja shqiptare që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në Patrida Veria, Greqi.

E reja me origjinë nga Lushnja, ishte duke pritur autobusin në stacion kur u përplas nga një automjet që humbi kontrollin. Bashkë me shqiptaren, në stacion ndodhej edhe një 68-vjeçare që po ashtu humbi jetën.

Elisa nuk jetonte në Veria, por kishte shkuar në fshatin Patrida për të takuar tezen e saj pasi do t’i nënshtrohej një operimi ditën e sotme. Bashkëshorti i tezes së saj duke folur për mediat greke ka treguar se vajza ishte nisur për në spital, por aksidenti i mori jetën.

“Une nuk di asgjë. Ajo nuk jetonte këtu. Unë qëndroj këtu dhe ajo erdhi për të parë tezen e saj, gruan time. Gruaja ime do të operohej në 8 të mëngjesit dhe unë u ngrita në 6 dhe u nisa me kunatën time dhe e lamë në shtëpi sepse kam dy djem”.

Ai tha se 20-vjeçarja do shkonte me të spital që herët në mëngjes, por ajo nuk kishte pranuar pasi donte të përcillte kushërinjtë në shkollë.

“Më tha: ‘Shko ti më mirë, unë do të vij me autobus që fëmijët të shkojnë në shkollë’. Dhe ndodhi ajo që ndodhi. Të gjithë jemi të tronditur. Ajo do vinte me autobus në spitalin ku isha unë me gruan time”.

Vajza shqiptare studionte për infermieri dhe te tezja kishte shkuar për t’u kujdesur për të pas operimit.

Shoferi 64-vjeçar i cili dyshohet se nuk ishte mirë kur shkaktoi aksidentin është arrestuar. Njëkohësisht, 64-vjeçari pritet t’i nënshtrohet ekspertizave dhe analizave të gjakut për të zbuluar përqindjen e alkoolit në organizëm.

Trαgjedi në ajër/ Rrëzohet nje heΙikoρter, raρortohet për tre υiktima dhe tre të ρΙagosur

Një helikopter u rrëzua në Alpet Valais mëngjesin e së martës. Tre persona u vranë. Tre të tjerë u plagosën. Një helikopter B3 u rrëzua në Alpet Valais mëngjesin e së martës, njfton gazeta zvcierane ne shqip Le Canton27.ch due ju referuar burimeve të policisë kantonale.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:25 teksa po bënte ski në aeroportin malor Petit Combin. Makina rrëshqiti në shpatin verior në majën e malit 3668 metra të lartë, për arsye që ende nuk janë të qarta.

Gazeta zvicerane në shqip Le canton27.ch ka mësuar se shtatë helikopterë nga Air Glaciers, Air Zermatt dhe Rega shkuan në vendngjarje. Përveç pilotit, helikopteri udhëhiqej nga një udhërrëfyes malor dhe katër klientët e tij. Dy personat e plagosur mundën të merrnin kujdes të menjëhershëm mjekësor përpara se të dërgoheshin në Spitalin Sitten. Një person i tretë gjithashtu u shpëtua më vonë. Tre banorët e tjerë të makinës mundën të shpëtoheshin vetëm të vdekur.

Bordi Zviceran i Hetimit të Sigurisë (Sust) nisi një hetim për të sqaruar shkakun e aksidentit. Zyra e Prokurorit Federal (BA), e cila është përgjegjëse për aksidentet e aviacionit, po udhëheq hetimin penal në bashkëpunim me Zyrën Federale të Policisë (Fedpol) dhe policinë kantonale të Valais.

“Noteri nuk verifikoi një dekΙαratë…”/ Nëna denoncon υαjzën: Më nxori nga shtëpia dhe më la rrugëve! (Video)

Një e moshuar denoncoi në emisionin “Fiks Fare” se i është marrë shtëpia dhe ajo, së bashku me bashkëshortin, kanë ngelur rrugëve.

Lumturi Baho tha për emisionin investigativ se ka pasur një apartament në qytetin e Lushnjes, në bashkëpronësi të saj, burrit dhe djalit. Fillimisht, djali u ka lënë prokurë përfaqësimi, por më pas e tërheq në vitin 2019. Madje, bën edhe një akt-noterial.

Në vitin 2020, dy të moshuarit, që s’kishin dijeni për aktin noterial të djalit, ia kalojnë shtëpinë me noteri vajzës. Noteri që bëri akt-shitjen, nga të moshuarit te vajza e tyre, nuk verifikoi tërheqjen e prokurës nga djali, duke sjellë që në 2023 vajza të largojë me forcë nga shtëpia dy të moshuarit.

“Kemi pasur një apartament në Lushnje, në bashkëpronësinë time, burrit Sejmen Baho dhe djalit Altin Baho. Apartamentin e kemi pasur para viteve ’90 ne si çift, teksa pas privatizimit u fut edhe djali Altini. Jetuam dhe krijuam familje në atë banesë, dy djem dhe 1 vajzë. Ndërkohë, pak vite më parë, vajza na kërkonte që ne t’i kalonim në pronësi apartamentin, pasi edhe djali jetonte në Tiranë. Altini na kishte lënë një prokurë që ne të vepronim, por s’e dinim që ai e kishte revokuar” tregon e moshuara. Më tej pohon se ka shkuar te noteri Ardjan Karroqe në Lushnje dhe bëjnë një kontratë shitje pasuri e paluajtshme. “Të pranishëm ishim unë, burri dhe vajza. Unë dhe burri firmosim që t’i shesim shtëpinë vajzës, ndërkohë që në vend të Altinit (djalit) firmosa unë” tregon Lumturia.

Më tej pohon se kontrata është bërë në vitin 2020. “Jetuam dhe në verën e vitit 2023, kur vijmë nga plazhi nga Saranda, shohim që plaçkat tona ishin nxjerrë nga shtëpia. Na vodhën gjithçka kishim brenda. E bëri vajza dhe dhëndëri i transportonte” tregon duke lotuar Lumturia. Më tej pohon se ata janë pleq dhe se vajza u kishte premtuar se do të pleqëronin te ajo. “Na kishte thënë gjithmonë se më keni mua, do kujdesem për ju. Na nxori jashtë dhe tani rrugëve” vijon e moshuara. Ajo tregon se tani jeton në një shtëpi të vjetër në Delvinë, që është e prindërve të bashkëshortit. “E kemi rregulluar me se mundemi dhe atje jetojmë. Shtëpia në Lushnje tani ka kaluar në emër të vajzës. Asnjë nuk e verifikoi deklaratën e djalit dhe ne na nxorën me forcë, sikur të ishim kriminelë. Vajza kërkoi edhe urdhër mbrojtje ndaj nesh. Tani kemi probleme edhe me djalin, pasi i shitëm shtëpinë” përfundon Lumturia.

Pas ankesës, denoncuesja takon noterin Ardjan Karroqe, teksa e pyet se si u bë kontrata, kur djali i saj Altini e kishte revokuar kontratën e përfaqësimit. Noteri i thotë se në atë kohë, s’ka pasur sistem dhe duhet që njëra nga palët t’ia kishte sjellë noterit. “Ia keni dhënë me dorën e tyre dhe tani jeni jashtë. Atëherë s’kishte sistem të përgjithshëm” u thotë ai. Ndërkohë, qytetarja i kërkon se si mund të revokohet ajo kontratë, teksa ai i thotë se vetëm në gjyq. “Nuk më ka prurë njeri mua revokim këtu. Se atëherë nuk ka pasur sistem. Duhet që qytetari të merrte përsipër, që këtë revokim t’ia çonte çdo zyre më vete. Tek unë nuk ka prurë gjë. Pruri dokumentet, bëri veprimet dhe kaq mbetëm. Erdhët ju të dy burrë e grua, erdhi edhe vajza. Më vjen keq për ju që mbetët kështu. Vetëm kjo rruga e gjyqit është. Duhet t’i drejtoheni gjykatës për shpalljen e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitblerjes. Sepse me ju, përderisa ka vepruar kështu, është mashtrim dhe djali e ka bërë në 2018 revokimin e prokurës e nuk ka qenë dakord” thotë noteri.

Grupi i Fiks Fare, sëbashku me denoncuesen 74 vjeçare, shkoi në zyrën e noterit Sherif Shehu, i cili ka marrë arkivën e ish noterit Ervin Hasani. Në zyrën e këtij të fundit u përpilua edhe revokimi i prokurës nga Altin Baho. Noteri pohon se revokimi i prokurës është bërë në vitin 2019 dhe jo në 2018-ën. “Ka një lapsus, se në letër shkruhet 2018 por është bërë në vitin 2019. Janë probleme në fillim viti që s’hiqen datat” thotë ai. Fiksi e pyet nëse djali i denoncueses. Altin Baho ka revokuar kontratën. “Po, e ka bërë” thotë noteri. Fiksi e pyet se kur është hedhur në sistem. “Në sistem është hedhur në janar 2019” pohon ai.

Por, përse nuk e ka parë askush këtë revokim kontrate? Fiksi bisedoi me noterin Ardjan Karroqe, i cili ka bërë kontratën e shitjes së apartamentit në vitin 2020. Noteri pohon se në zyrë kanë qenë dy të moshuarit dhe vajza e tyre. Pyetjes se një nga 3 bashkëpronarët, Altini, e kishte revokuar prokurën ndaj prindërve dhe përse nuk u verifikua, noteri pohon se s’kishte dijeni në atë kohë. “Në 2019 s’kanë pasur bar kod aktet noteriale dhe s’kisha si ta verifikoja. Asnjëra nga palët nuk ma serviri. Madje s’ishte dorëzuar në asnjë institucion” shton noteri. Gazetarët e pyesin se, noteri tjetër tha se është hedhur në sistem në janar të vitit 2019. “Është një sistem i brendshëm, ku secili noter ka dritaren e vetë. Unë nuk mund të futem te noteri tjetër” thotë ai.

Askush në një qytet të vogël si Lushnja, ku të gjithë njohin njëri-tjetrin, s’ka pasur dijeni për revokimin e kontratës. Noteri Karroqe tha se, sistemi i ri, me bar kod, është bërë në vitin 2019, disa javë pasi u përpilua ajo deklaratë! Por, nëse një nga palët s’ka qenë prezent dhe s’ka firmosur, atëherë kontratë e shit-blerjes duhet të bëhet automatikisht nul. Noteri duhet të verifikonte, ose të paktën të lajmëronte bashkëpronarin, për aktin e bërë. Jo vetëm që s’u lajmërua, por edhe ai akt i prodhuar shkoi në Kadastër dhe prona iu mor dy të moshuarve. Në gjithë këtë histori, “faji” që dy të moshuar u nxorën nga banesa dhe janë rrugëve, i ka mbetur “sistemit”!/ Top Channel

Shkon në 5 nυmri i υiktimave nga aksidenti i ndodhur dy javë më parë në Tepelenë, ndërron jetë edhe një 58-vjeçar (EMRI)

Ka shkuar në 5 numri viktimave të shkaktuar nga aksidenti i ndodhur më 17 mars në Tepelenë.

Mësohet se sot (2 prill) ka ndërruar jetë edhe një 58-vjeçar, Jani Çela, i cili mbeti i plagosur dhe ndodhej në koma në spitalin e Traumës në Tiranë.

Kujtojmë se nga ky aksidenti i rëndë humbën jetën shtetasit, Riza Rapaj 42 vjeç, Afërdita Meta 85 vjeç, Lavdosh Bega 62 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Lefteri Bega 57 vjeç.

Si ndodhi aksidenti?

Më 17 mars, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Riza Rapaj, 42 vjeç, banues në Luftinjë, është përplasur me automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin Lavdosh Bega, 62 vjeç, banues në Memaliaj, me të cilin udhëtonin edhe dy pasagjerë, bashkëshortja e tij, Lefteri Bega 57 vjeç dhe Afërdita Meta 85 vjeç.

Për ngjarjen policia arrestoi drejtuesin e mjetit tip BMW që u përfshi në aksidentin e ndodhur në Tepelenë. 46-vjeçari dyshohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

E treta rαdhazi për sυΙmuesin shqiptar, Armando Broja rrezikon ta mbγllë para kohe sezonin

Armando Broja rrezikon të mos aktivizohet deri në fundin e sezonit me skuadrën e Fullhem, duke parë se si po shkojnë gjërat në klubin londinez.

Ai ka kaluar i treti në listë e hierarkisë së sulmuesve të kësaj skuadre të cilës iu bashkua në janar dhe kjo do të thotë se do të jetë në tribunë për ndeshjet që luajnë londinezët.

Sot, në sfidën ndaj Notingem, ishte ndeshja e tretë radhazi e ekipit të tij me Brojën jashtë listës së 18 lojtarëve të grumbulluar për duelin në fjalë. Muniz është i paprekshëm si titullar, ndërsa Himenez ka marrë vendin e zëvendësuesit në stol.

Kjo hierarki do të mbetet e pandryshueshme deri në fund të sezonit dhe kjo bën që Broja të mos aktivizohet qoftë edhe pak minuta si zëvendësues.

Shpresa e vetme e sulmuesit shqiptar është që Fullhem të zgjidhë sa më parë çështjen e pozicionit të tij në renditje, larg zonës së Europës.

Kështu, trajneri Muniz mund ta ndihmojë me disa minuta para mbylljes së edicionit si “nder” para grumbullimit për Europianin.