QëIIohet me armë zjarri reperi i njohur

Një reper amerikan Lil Tjay është qëlluar me armë zjarri duke i shkaktuar plagë të rënda.

Sipas informacioneve, mësohet se Tjay po i nënshtrohet një operacioni urgjent.

Burimet e zbatimit të ligjit raportojnë se Tjay u qëllua pak pas mesnate në Edgewater.

Mësohet se në këto momente reperi është në operacion. Shtrirja e plagëve dhe gjendja e tij nuk janë bërë të ditura.

Së bashku me të është plagosur rëndë edhe një tjetër person.