Sali Berisha si në 97-ën në Lazarat: Ata që përdorën terror ndaj jush, do marrin përgjigjen e merituar!

Kryetari i PD Sali Berisha ka zhvilluar mesditën e sotme një takim me banorët e Lazaratit, të cilët i kishin rezervuar një pritje madhështore në mes të fshatit, të moshuar, gra e fëmijë brohorisnin emrin e tij.

Berisha u premtoi lazaratasve se kur PD të vijë në pushtet, ata që përdorën dhunë 8 vite më parë do të marrin përgjigjen e merituar.

Kujtojmë se, 8 vite më parë Qeveria socialiste e sapoardhur në pushtet, urdhëroi Forcat Speciale të ndërhynin në fshatin ku në çdo oborr shtëpie kishte hashash. Banorët u kundërpërgjigjën me armë dhe për pasojë humbi jetën efektivi i Forcave Speciale Ibrahim Basha, sot Dëshmor i Atdheut.

“Flamuri i Lazaratit ka qenë, mbetet gjithmonë Flamuri kombëtar. Ka qenë dhe mbetet flamuri i lirisë. Të pakët janë shqiptarët, ballkanasit dhe europianët që kanë paguar çmim më të madh sesa ju, sesa baballarët dhe gjyshërit tuaj për liri dhe dinjitet, për çështjet kombëtare dhe atdhetarinë.

Ju jeni përballur me një regjim mizor. Edi Rama ka derdhur mbi ju të gjithë urrejtjen primitive atërore, vetëm se ju nuk u nënshtruar dhe nuk u mposhtët nga regjimi i Enver Hoxhës. U lazaratasit e sfiduat regjimin më me guxim se gjithë shqiptarët e tjerë. Ju jeni dhe do mbeteni një emër i nderuar në përpjekjet e shqiptarëve për liri.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fnewsbomb.al%2Fvideos%2F766851591041979%2F&show_text=false&width=560&t=0

Ju siguroj se, ata të cilët përdorën dhunë dhe terror të paparë ndaj jush do të marrin përgjigjen më të merituar ligjore. Do të bëjmë gjithçka, së bashku me ju, t’i shkurtojmë jetën këtij armiku të egër të lirive, të lazaratasve dhe të mbarë shqiptarëve”, u shpreh Sali Berisha nga Lazarati.

SHIKO VIDEON KËTU