Shkëlqeu në “Prime”, ja shifra e “kriρur” e kostumit të Arbana Osmanit

Si çdo mbrëmje tjetër edhe primen e kaluar moderatorja e Big Brother Vip, Arbana Osmani shkëlqeu.

Ajo gjithmonë është lakuar për çmimet e kripur të veshjeve të saj në primet e Big Brother Vip, por a dini sa ka kushtuar kostumi ngjyrë rozë që Arbana kishte vendosur të vishte mbrëmë?!

Së fundmi, faqja “Albaniastreetstyle”, e cila herë pas here publikon çmimet e veshjeve të vip-ave, ka publikuar dhe çmimin e kostumit të Arbanës.

Siaps tyre xhaketa që moderatorja kishte veshur kushtonte 980 euro, ndërsa pantallonat 570 euro.

Në një intervistë të dhënë më herët Arbana tregoi se  makeup-in ia lë në dorë profesionistit Arbër Bytyqi ndërsa veshjen ua tregon mikeshave dhe mamasë, por kjo e fundit ka ca vërejtje.

“Të gjithë kanë qejf ta dinë ça do vesh dhe ua dërgoj veshjen, ua dërgoj zgjedhjen Lorit, Sarës, Xhemit, mamit, e ndaj me shumë miq. Por mamit nuk ia dëgjoj fjalën (qesh). Më këshillon: Pse moj mam nuk vesh ca fustane të bukura zonjash? Për mamin fustanet janë gjithmonë shumë të shkurtra, shumë të hapura. I pëlqej shumë me kostum”, tha Arbana.