PAMJE TË RËNDA/ AΙpinistja shqiptare kaρet me forcë nga i riu, e ρuth dhe e ρrek në mes të rrugës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ku një shtetas ka ngacmuar seksualisht në mes të rrugës aplinitsten Mrika Nikqi.

Ka qenë vetë aktivistja ajo e cila në llogarinë e saj në ” Facebook”, ka publikuar  video ku shihet se si shtetasi me ininciale F.B, e ka kapur me forcë Nikqin dhe e ka puthur.

Më pas ai është larguar sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ndërkohë Nikqi në pamje shihet se është e tronditur, teksa dy persona të tjerë i afrohen për ti ofruar ndihmë.

“Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer  me paramendim nga personi F.B, anëtarë i  një familje të njohur në  qytetin e Pejës.

Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt.

Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest  të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo   familjarë i juaji.

Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejtë, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time”, shkruan Nikqi krah videos

SHIKO VIDEON KËTU

43-υj eçarja i ngυl thikën të d αshurit në zemër teksa po krγenin ma. rrëdhënie s…ksυαΙe në një arë

Një 43-vjeçare është arrestuar në Greqi, pasi ka goditur me thikë të dashurin e saj 50-vjeçar, teksa kryenin marrëdhënie s*ksuale në një Spartë.

Biznesmeni grek ka rrëfyer në emisionin “Të vërteta me Zinën” në Star TV, se e ka përgjëruar partneren që mos e vr*ste për vdekje.

Për fat të mirë 50-vjeçari gëzon shëndet, pasi ka qenë vetë 43-vjeçarja ajo që e çoi në spital, ku iu nënshtrua një operacioni gjashtë orësh, raporton abcnews.al.

Sipas 50-vjeçarit e dashura e ka goditur disa herë me thikë në trup, ndërsa ka arritur të shpëtojë duke ia marrë me forcë thikën 22 centimetra nga duart.

Ai tha se ka marrë një plagë afër zemrës, ndërsa shpjegon se shkoi në arat që ishin në pronësi të 43-vjeçares, për ta ndihmuar me disa punë.

Aty dyshja filluan të kryenin marrëdhënie, ku papritur autorja nxori thikën dhe e goditi.

Star TV raporton se 43-vjeçarja është arrestuar, ajo akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Ajo ka thënë në polici se ka goditur me thikë partnerin e saj pa qëllim, pas një debati që kanë pasur mes tyre./abcnews.al/

Shqiptarja me thίkë në dorë tmerron fëmijët në një shkollë në Greqi: Do t’ju ha, do t’ju rrαh!

Një triller i jashtëzakonshëm u raportua mëngjesin e sotëm në Volos të Greqisë.

Një grua me origjinë nga Shqipëria me thikë në dorë, është futur në një shkollë të kësaj zone duke kërcënuar nxënësit.

Gruaja, një 42-vjeçare shqiptare, ka qenë në gjendje të rënduar dhe u ka bërtitur fëmijëve me fjalët “do t’ju ha, do t’ju rrah”.

Drejtoria e shkollës ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka arrestuar 42-vjeçaren.

Gruaja përmendi diçka për një studente, por askush nuk e kuptonte se çfarë thoshte dhe çfarë donte të thoshte, teksa nuk ishte nënë e asnjë nxënësi në shkollë.

42-vjeçarja është e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve.

Dyshohet se nxënësit e shkollës po ngacmojnë një nga fëmijët e saj, por edhe atë, ndaj dhe ajo ka krijuar një ngjarje të frikshme në shkollë.

EMRAT/ Këto janë 6 υαjzat që ρυnonin si es.kόrtë në Tiranë

Punonin si eskortë, ndalohen 6 vajza të reja në Tiranë. Është arrestuar Beisi Yusmar Rojas Ruiz, 30 vjeçe, shtetase kolumbiane, për veprën penale “Shfrytëzimi i pros titucionit”.

Në pranga kanë rënë gjithashtu, Lismar Maryelis John Perez, 28 vjeçe, Leidi Yaritza Anillo Bolano, 23 vjeçe, Yuri Lorena Vargas Sanchez, 28 vjeçe, Daniela Carolina Mendoza Barboza, 31 vjeçe, Margarita Grushevskaia, 21 vjeçe dhe Laura Vanesa Mercado Baselga, 22 vjeçe, nga Spanja, Kolumbia, Venezuela dhe Rusia, për veprën penale “Pros titucioni”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja Beisi Yusmar Rojas Ruiz, me origjinë nga Kolumbia shfrytëzonte për pros titucion shtetaset e tjera të arrestuara, të cilat kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri.

Ato ishin akomoduar në banesa me qira, në zona të ndryshme të Tiranës dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prosti tucionin, kundrejt pagesave. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 4 shtetas, të cilët kishin i dhënë me qira, pa deklaruar në organet tatimore, banesat e tyre, shtetaseve të arrestuara.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pasaportat e 7 shtetaseve të arrestuara. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari krim inale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Çmendυri ajo që ka bërë Rusia në Ukrainë, kjo gjë nuk ndόdhte që nga Lυfta e Dytë Botërore

Vendimi i Vladimir Putin për të nënshkruar traktate që aneksojnë katër rajone të pushtuara në Ukrainë shënon marrjen më të madhe me forcë të territorit në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Të marra së bashku, Rusia po anekson të paktën 40,000 milje katrorë të Ukrainës lindore dhe jugore, rreth 15% e sipërfaqes totale të Ukrainës, e barabartë me madhësinë e Portugalisë ose Serbisë.

Ceremonia e nënshkrimit, e mbajtur në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, u zhvillua në Pallatin e Madh të Kremlinit në prani të

elitave politike të vendit dhe vjen pas referendumeve të rreme të orkestruara nga Kremlini në katër rajonet e Ukrainës – Kherson, Zaporizhzhia, Luhansk dhe Donetsk.

“Ηαjde në kasolle”- Kishin lidhje martesore, fermeri νret të dashυrën dhe fëmijën që kishin bαshkë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lekani të Bashkisë Nestor në Kavallë, Greqi. Një fermer 54-vjeçar i ka marrë jetën të dashurës së tij gjermane, me të cilën kishte një lidhje jashtëmartesore dhe djalit të tyre vetëm 10 muajsh.

Të miturit, fermeri i kishte dhënë atësinë, ndërkohë që kohët e fundit, 31-vjeçarja gjermane kishte fituar kujdestarinë për foshnjen.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur për shkak të xhelozisë që fermeri kishte ndaj të dashurës së tij disa vite më të re.

Duke mos duruar dot zënkat dhe sherret, e reja i kishte thënë 54-vjeçarit se do të kthehej në Gjermani tek prindërit e saj dhe do të merrte me vete dhe foshnjen.

Por fermeri grek ka thurur planin dhe e ka realizuar me gjakftohtësi.

“Hajde në kasolle”, i kishte shkruar kushëririt të tij fermeri, e më pas ka nxjerrë pushkën, ka vrarë të parin fëmijën, të dashurën dhe më pas veten.

Kushëriri i tij ka shkuar në vendin që i kishte thënë autori, pa ditur gjë.

Ai ka deklaruar se rrugës ka dëgjuar dy të shtëna arme, por nuk ka menduar asgjë të keqe deri sa është përballur me tre trupat e pajetë në kasollen e kushëririt.

E ραpublikuar më parë, shfaqet një tjetër foto e Ervis Martinajt që po bën xhiron e rrjetit

Një tjetër foto e papublikuar më parë e është shfaqur së fundmi në rrjetet sociale.

Kjo është foto e dytë rresht, që publikohet pas zhdukjes së Martinajt, një nga emrat më të përfolur të botës së krimit në Shqipëri.

Për jetën private të tij, por edhe fotografitë e martinajt kanë qenë të pakta, dhe publikimi i tyre në mes të teorive për zhdukjen e tij e bën edhe më të mistershme situatën.

Si foto e parë, edhe fotografia e dytë është “selfie”, që do të thotë se Martinaj ka fotografuar veten. Vendi dhe koha nuk dihen, megjithatë në pamje dallohet se është e viteve të fundit, e realizuar gjatë vjeshtës, mendohet jashtë shtetit.

Do ia nxjerr …… Zhaklinës, më shani tani”/ Degradon situata në ofendίme dhe fγerje personale LIVE në emision

Puntata e djeshme në emisionin ‘Ftesë në 5’ ishte e mbushur me ofendime. Në studio po diskutoheshin propozimet e avokates Migena Balla për ligjërimin e poligamisë në Shqipëri. Blogerja dhe gazetarja Zhaklni Lekatari dhe historiani Olsi Jazexhi, debatuan me njëri-tjetrin, duke e cuar përballjen në ofendime personale.

‘Ti ishe vajzë e hajrit, do ishte grua e mirë në Kosovë, po u ndave, erdhe këtu hape blogje seksi. Ajo është një copë injorante që ka një blog seksi. Ik martohu, ik gjej një burrë aty, K***’- tha Jazexhi, i cili iu drejtua moderatores: Ajo më ofendoi më tha antishqiptar.

‘Të ka hy shejtani në bark, të duhet me të cu në nja hoxh me të këndu, të nxjerrin si aktore pornografike në emisione’ – i thotë më tej Jazexhi, duke mos u ndaluar e vijuar: Po deshët ia nxjerr të gjithë dashnorët Zhaklinës…

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Bieta në Instagram-in e saj, në të cilin shprehet se ishte e detyruar për zgjedhjen që bëri, nisur nga fakti që e konsideron të patolerushme përdorimin e fyerjeve personale, goditjeve nën brez dhe lincim publik të personazheve që fton në emision, teksa dënon edhe fjalët e Jazexhi, duke i konsideruar ato edhe si “polici morale”.

Sot nuk ishte nje emision i zakonshem. Nje te shikoni kerkova t’i fikej mikrofoni, derisa vendosa edhe ta largoj nga emisioni. Eshte jo thjesht e turpshme, por teresisht e patolerueshme qe goditjen personale ne brez: fyer, futje nen carcafin e krevatit te cdonjerit, lincim publik dhe perdhosje e figurave publike te lejohen. Sikunder edhe e shpreha dhe reagova ashper pergjate emisionit deri ne largim te historise, denoj cdo fyerje dhe nuk mund te pranoj qe pikerisht ne “Ftese ne 5”, emisionin qe ka shtylle te veten “mbrojtje dhe lartesimin e dinjitetit te gruas”, te denigrohet kush mendon ndryshe. As ne “Ftese ne 5” dhe as ne shoqerine tone nuk mundet kush te beje “policine morale”.

SHIKO VIDEON KËTU

Ngjarje rëndë në familje, bυrri υret me armë gjahu nënën dhe fëmijën 1 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Kavalla të Greqisë.

Një 56-vjeçar ka vrarë me pushkë gjahu ish-bashkëshorten dhe fëmijën e tij 1-vjeçar dhe më pas veten.

Shkak i vrasjes tragjike dyshohet të jenë mosmarrëveshjet që çifti kishte mes tyre. Siç raportojnë mediet greke ish-gruaja e 56-vjeçarit me origjinë gjermane dhe greke kishte në plan të shkonte në Gjermani bashkë me fëmijën.

56-vjeçari kishte shprehur mospëlqim për vendimin e ish-bashkëshortes, raporton abcnews.al.

Mesa duket kjo ka qenë arsyeja e debateve të shumta mes çiftit, që çuan 56-vjeçarin në kryerjen e krimit tragjik.

Policia ka shkuar në banesën ku ndodhi krimi makabër për të hetuar rrethanat e ngjarjes.

SHPlKJE shqiptare, disa të rinj gjejnë mënyrën briIante se si ti SHPËTONl radarit

“Merr fund” problemi i radarëve të policisë.

Disa të rinj shqiptarë kanë krijuar një grup në Viber me mbi 5000 anëtarë, ku përdorin kode të veçanta për ti shpëtuar radarit të policisë.

Pikërisht një grup në viber që quhet “Radari” është formuar në Kosovë.

Përmes këtij grupi ata njoftojnë për vendet në të cilat ka radarë duke iu mundësuar të tjerëve t’i shpëtojnë këtij “Big brother”.

Grupi në të cilin ata tregojnë se ku ka radarë në çdo orë të ditës numëron mbi 5 mijë anëtarë nga e gjithë Kosova.

Por, gjithë anëtarët e këtij grupi duhet të zbatojnë një rregull strikt, që të mund të vazhdojnë të jenë pjesë e “Radarit”.