Këmbimi valutor, 2 prill/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 2 prill 2025, dollari amerikan, blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.2 lekë.

Euro, blihet me 98.6 lekë dhe shitet 99.5 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 102.9 lekë, ndërsa në shitje me 104.1 lekë.

Paundi britanik, blihet me 117.2 lekë dhe shitet me 118.7 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 63.5 lekë, ndërsa në shitje me 65.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Pas rrëfimit të jetës së saj, Rozana merr mesazhin nga partneri i saj: Shihemi pas …

Pas linjës së saj të jetës, banorja shkoi në “Storm Arena”, aty ku iu lexua një letër nga partneri i saj dhe më vonë mori një surprizë nga Top Channel.

“Ti më mund bindshëm me fjalën, por sot më takon mua të shkruaj. Po e përmbledh shkurt që të limtioj sa më shumë dëmet. Mos të të shkruaja, i binte që të të braktisja tani që je mirë. Çfarë ke bërë, s’ke pasur nevojë të pyesësh njeri. Ti e di përgjigjen më mirë se çdo kusht. Ne e kemi mbështetur pa kushte njëri-tjetrin. Shënim: Shihemi pas festës”, shkruhej në letrën për Rozanën nga partneri i saj, e cila u lexua nga Ledion Liço.

“Dhe unë ia premtoj që ne do bëhemi prindër, sido që të jetë”, u shpreh Rozana.

“Sonte dua të të them që Top Channel do të mundësojë ty të gjithë trajtimet, në mënyrë që me shpresë të madhe, mbase që vitin tjetër, kur unë të jem duke bërë Big Brother, të më vijë një mesazh nga ty dhe do më thotë që: ‘Hej, ia dolëm’”, ishte komunikimi i Ledion Liços për banoren.

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 2 prill 2025

Dashi

Dita e sotme gjithçka do varet nga sjellja juaj. Matini me kujdes gjestet dhe fjalët. Mos u tregoni shumë indiferente nëse jeni në një lidhje sepse po e latë pas dore keni për ta humbur partnerin. Me pak më shumë përkushtim dhe tolerancë lidhja juaj mund të jetë më e mirë. Nëse jeni beqarë dhe dëshironi të krijoni një lidhje mos qëndroni në shtëpi para televizorit, por dilni dhe kërkojeni personin e përshtatshëm. Planetët do ju ndihmojnë, por dhurata nga qielli nuk ka. Në punë do jeni mjaft ambiciozë, por shefat nuk do ju mbështesin. Financat do jenë më të mbrojtura se kohët e fundit.

Demi

Sot nuk do i duroni dot kontradiktat me të tjerët dhe mund t’iu mbathni nga ambienti në të cilin ndodheni. Nëse keni një lidhje do kaloni shumë vështirësi. Gënjeshtrat do jenë të njëpasnjëshme nga ana e partnerit dhe do preferoni më shumë të qëndroni disa kohë vetëm e të reflektoni se çfarë do bëni. Nëse jeni beqarë tregohuni më të kujdesshëm me personat që do takoni sepse disa do mundohen t’iu mashtrojnë me fjalë të bukura. Në punë do keni disa pengesa të vogla, por falë mbështetjes së disa të afërmve nuk do mbeteni në baltë. Me shpenzimet do i keni punët keq dhe problemet financiare do shtohen.

Binjakët

Sot keni shumë fat. Edhe nëse mund të jeni të pasigurt për diçka, pranoni ftesat dhe propozimet që do ju bëhen. Nëse jeni në një lidhje do merrni vendime të rëndësishme për jetën tuaj dhe kjo do iu bëjë të ndiheni edhe më mirë. Personi që keni në krah do tregohet i dashur dhe i sinqertë me ju. Ju beqarët do kaloni një ditë interesante dhe me emocione. Përfitoni nga takimet që do bëni. Në punë mund të keni edhe ngritje në detyrë dhe do ndiheni të plotësuar. Klima në planin financiar do jetë e favorshme. Mund të kryeni më në fund investimet që kishit menduar prej kohësh.

Gaforrja

Nuk pritet ndonjë shkëlqim i madh në jetën tuaj sot kështu që mos shpresoni më kot. Për ju çiftet nuk do ndodhe asgjë e veçantë që duhet shënuar. Megjithatë dita do jetë e këndshme dhe do ndiheni mirë pranë atij që dashuroni. Për ju beqarët ka shume mundësi që një miqësi jo shumë e hershme të kthehet në ndjenja të forta. Mos u druani aspak, por shprehini ato që keni në zemër. Me jetën profesionale nuk do jeni plotësisht të kënaqur. Ose nuk do arrini atje ku keni menduar ose do lodheni e do mërziteni shumë. Pamaturia në planin financiar do iu kushtojë shtrenjtë. Ulni sa të mundni shpenzimet.

Luani

Sot do keni nevojë jetike të bëni ndryshime dhe të përjetoni emocione të reja. Ka mundësi që të ndërmerrni edhe ndonjë sfidë. Për ata që janë në një lidhje dita do fillojë qetësisht, por pas mesdite situata do nxehet e pasioni do shtohet dhe emocionet do bëhen të forta. Shfrytëzojeni çdo sekondë deri në maksimum. Për ju beqaret do fillojë një dashuri e madhe dhe tejet emocionuese. Në punë do keni ide brilante, do jeni shumë korrektë dhe askush nuk do mundet dot t’iu pengojë në projektet që keni filluar. Në çdo profesion që të jeni do ndiheni shumë të nevojshëm për të tjerët. financat kohët e fundit nuk kanë qenë shumë të mira kështu që sot duhet të merrni masa më strikte.

Virgjëresha

Mërkuri do ju bëjë të mendoni gjëra të reja si ta përmirësoni të përditshmen. Mundet edhe të eksperimentoni sot. Nëse jeni në një lidhje partneri juaj do jetë dakord t’iu ndjekë ngado dhe kjo do ju bëjë të ndiheni mirë. Nuk do mungojnë as çastet e zjarrta pasionante për ju. Nëse jeni beqarë tani për tani situata sentimentale do jetë ende e qetë. Nuk ka ardhur koha e përshtatshme për të bërë ndryshime. Në punë ka rrezik që situata të jetë shumë e paqëndrueshme. Mundohuni të reflektoni dhe të përqendroheni sa më shumë tek gjërat thelbësore sepse përndryshe gjithçka do marrë tatëpjetën. Paratë për fat do mbeten të mira.

Peshorja

Sytë do ju shkëlqejnë edhe më shumë gjatë kësaj dite sidomos për shkak të dashurisë. Venusi do iu garantoj një jetë sentimentale harmonike dhe mjaft të bukur. Do ndiheni të lumtur pranë atij që keni në krah. Ju beqarët do përballeni me surpriza të këndshme. Mos neglizhoni ftesat për takime që do iu bëhen gjatë kësaj dite. Puna që bëni nuk do ju kënaqë mjaftueshëm kështu që sa më parë duhet të kërkoni një gjë tjetër. Nëse dikush ju propozon diçka mos e refuzoni pa u menduar. Do e keni pak të vështire ta ekuilibroni buxhetin sot, por me pak mundim dhe maturi do ia dilni mbanë.

Akrepi

Sot do jeni të gatshëm të bëni gjithçka që të tjerët të kënaqen. Nëse keni një lidhje do e kuptoni edhe më mirë atë që keni në krah dhe do ia plotësoni dëshirat. Nga ana tjetër ai do iu përgatisë një surprize që as që e kishit imagjinuar ndonjëherë. Ju beqarët do keni takime pa fund. Merrini gjërat shtruar dhe njihuni sa më mire me personat që do takoni. Planetët premtojnë shumë në jetën profesionale. Do jeni shumë të organizuar dhe të gjithë do ju vlerësojnë. Përfitoni nga kjo për të kërkuar rritje rroge apo përfitime të tjera. Në planin financiar do keni fat. Gjërat do shkojnë edhe më mirë sesa ju e kishit menduar.

Shigjetari

Sot do doni të eksperimentoni dhe të provoni gjëra të reja.. Shpesh do jeni si një vullkan gati për të shpërthyer. Nëse jeni në një lidhje, edhe pse mund të keni pak kohë, sot do kaloni momente shumë të bukura. Do ndani me partnerin edhe disa sekrete që do ju bashkojnë akoma më shumë. Ju beqarët nuk duhet të keni zili të tjerët, por duhet të bëni përpjekje për ta afruar pas vetes personin që pëlqeni. Çdo metode lejohet, mjafton të arrihet qëllimi. Në punë do i keni idetë shume precize dhe do ecni drejt qëllimit përfundimtar. Për paratë nuk keni për çfarë të qaheni. Vazhdoni të bëni llogari para se të shpenzoni dhe situata do mbetet e mire.

Bricjapi

Do jeni në humor të shkëlqyer gjatë kësaj dite dhe gëzimin do ua transmetoni edhe të tjerëve. Nëse jeni në një lidhje keni për të kaluar vetëm momente pozitive dhe të mbushura me gëzim. Momentet pasionante shpesh do jenë goxha të forta. Në punë do dini si ta joshni dikë dhe mbrëmja ka për të qenë plot ngjyra. Rrahjet e zemrës do shtohen si kurrë ndonjëherë më parë. Në punë do i bëni gjërat sipas rregullave dhe nuk do anashkaloni asgjë. Gjithçka do ju ecë perfekt. Shpenzimet duhet t’i kryeni me kujdes edhe pse në fakt gjendja nuk ka për të qenë aspak e keqe.

Ujori

Marsi dhe Mërkuri do ju bëjnë të keni reagime të forta gjatë kësaj dite sidomos në familje. Mundohuni të tregoheni më të moderuar nëse nuk doni probleme serioze. Nëse jeni në një lidhje duhet patjetër të shtoni dozat e imagjinatës dhe të bëni gjëra të reja sepse rutina do bëhet mbytëse dhe destabilizuese. Ju beqarët do jeni të mbyllur dhe nuk do merrni as guximit të njiheni me disa persona që do ju ftojnë. Në punë yjet do ju bëjnë shumë më kreativë dhe me fat. Çdo gjë do ju realizohet fiks ashtu si e keni dashur. Me shpenzimet mos u tregoni të palogjikshëm sepse problemet do jenë të mëdha.

Peshqit

Sot do jeni me humor të shkëlqyer dhe do i shihni gjërat me një sy mjaft pozitiv. Do tregoheni shumë të kuptueshëm me partnerin nëse jeni në një lidhje dhe marrëdhënia mes jush do jetë më e ngrohtë. Mbrëmja ka për të qenë e mbushur me çaste romantike. Nëse jeni beqarë do jeni të drejtpërdrejtë me personat që do pëlqeni dhe për këtë arsye do keni me tepër gjasa të krijoni një lidhje. Jeta profesionale do jetë aktive. As vetë nuk e prisnit që të hidhnit hapa kaq të mëdhenj. Në planin financiar duhet të kufizoni shpenzimet që të mos keni tronditje të mëdha.

Dalin EMRAT e tre shqiptarëve, pjesë e grupit kriminal që trafikoi 2 ton “miell” në Itali

Dy grupe kriminale u goditën nga hetimet e Prokurorisë Publike të Breshias në Itali, si pjesë e një rrjeti të madh të trafikut të drogës që çoi në arrestimin e 45 personave, mes tyre 3 shqiptarë, dhe procedimin e 87 të tjerëve si të dyshuar.

Ky grup dyshohet se trafikoi rreth 2 mijë kilogramë kokainë, 1,500 kilogramë hashash dhe 700 kilogramë marijuanë.

Grupi i parë kriminal, i cili vepronte kryesisht në provincën e Breshias, dyshohet se importonte drogë direkt nga vendet prodhuese, konkretisht kokainë nga Kolumbia, falë ndërmjetësimit të një gruaje që besohej se ishte e lidhur me individë nga karteli i njohur si “Klani i Gjirit”, si dhe hashash nga Maroku, që përbënte grupin e dytë kriminal, kalonte tranzit nëpër Spanjë.

Në listën e gjatë të të arrestuarve në grupin e parë ishte edhe Shkëlzen Guzina (datëlindja 1990) dhe Gjon Prela (1985). Në grupin e dytë mes atyre që përfunduan në pranga ishte edhe Skerdi Bocoi (datëlindja 1976).

U largua nga shtëpia, zhduket studentja shqiptare në Romë/ Çfarë dyshohet…

Prej një jave nuk ka asnjë lajm për Ilaria Sulën, 22-vjeçaren shqiptare, e cila është studente në Fakultetin e Statistikave në Universitetin Sapienza.

Sipas disa të njohurve, ajo u zhduk më 25 mars nga zona e Furio Camillo ku jetonte në një apartament që ndante me disa shoqe.

Familjarët janë shprehur shumë të shqetësuar dhe kanë nisur një apel në rrjetet sociale, i cili ka kërcyer edhe në disa profile të komiteteve të banorëve të lagjeve të ndryshme dhe gjithashtu paraqiti një ankesë në stacionin e policisë në San Lorenzo.

Ndërkohë është aktivizuar dhoma e kontrollit në prefekturë dhe janë njoftuar të gjitha organet dhe shoqatat përgjegjëse për kontrollet. Ndër hipotezat për të shpjeguar zhdukjen, është se Ilaria u largua pas ndarjes me të dashurin, shkruan Corriere della Sera.

“Ajo u largua nga shtëpia në orën 21:30 të së martës, më 25 mars, pa thënë lamtumirë. Ajo nuk i tha askujt se ku po shkonte, ajo nuk tha lamtumirë, por kishte ndodhur edhe herë të tjera në të kaluarën që ajo të mos thoshte lamtumirë. Ne nuk pamë asgjë të çuditshme për këtë. Por që atëherë nuk e kam parë apo dëgjuar më prej saj”, shprehet shoqja e Ilarias.

Pasi u largua nga banesa, 22-vjeccarja shkëmbeu disa mesazhe në Whatsapp me shoqet e tjera të dhomës, mesazhet të cilat po hetohen.

Më pas, duke nisur nga e shtuna e datës 29 mars, Ilaria nuk i përgjigjej më askujt dhe kështu shoqet e dhomës njoftuan familjen e saj dhe shkuan për të denoncuar në polici.

“Ilaria është një vajzë e qetë, shumë studioze, pasditet i kalonte duke studiuar në kuzhinë, herë pas here shkonte në palestër për t’u çlodhur. Nuk kishte ndonjë pasion tjetër të veçantë”, shton Noemi, mikesha e Ilarias.

Incident në “Ferma VIP”, lopa shqyen derën dhe rrezikon fermerët (Video)

Sezoni i dytë i “Ferma Vip” nisi mbrëmjen e djeshme nën drejtimin e Luana Vjollcës .

Pas prezantimit të 16 konkurentëve, sot u ndanv detyrat e tyre në fermë duke i futur ata menjëherë në realitetin e jetës rurale. Mirëpo një incident i papritur ka sjellë tension mes tyre.

Teksa Big Mama ndodhej pranë lopës, kafsha është tërbuar papritur, duke shqyer derën dhe duke rrezikuar seriozisht fermerët e pranishëm.

https://streamable.com/e/4gm9hf?quality=highest

GJKKO i jep urdhër SPAK-ut për kallëzimin penal ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

Gjykata e Posaçme pranon një ankim të bërë nga eurodeputeti Fredi Beleri, duke urdhëruar SPAK që të regjistrojë kallëzimin penal ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale të kryer në bashkëpunim

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

“Gjykata çmon se kallëzimi i shtetasit Alfred Beleri për shtetasit Artan Gaçi, për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’ kryer në bashkëpunim të parashikuar nga nenet 186 dhe 287 të Kodit Penal dhe Olta Xhaçka, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme, deputete, për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ i parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, nuk ka një vendimmarrje, dhe se ankimi i paraqitur nga shtetasi Dhionisis Alfred Beleri, për këtë pjesë të kallëzimit, është i bazuar në ligj.

Në rastin konkret, Prokuroria e Posaçme duhet të regjistrojë procedim penal dhe të vazhdojë hetimet, mbi parashtrimet në kallëzimin e regjistruar me nr. 81/2023 se ish-Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, Këshilli i Qarkut Vlorë dhe ish-punonjësit e ZVRPP Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime në lidhje me falsifikimin e dokumenteve zyrtarë, të cilat janë përdorur për regjistrimin e një pasurie të paluajtshme në pronësi të subjektit Foto Mëhilli, dhe kjo pasuri është tjetërsuar në favor të të tretëve, konkretisht të familjarëve të të kallëzuarës Olta Xhaçka, e cila në kohën e marrjes së këtyre vendimeve nga Këshilli i Ministrave, ka ushtruar detyrën shtetërore të Ministres së Mbrojtjes në atë kohë, dhe funksionin politik të deputetes.

Shtetasja Olta Xhaçka, me mosveprimet e saj, duke mos deklaruar konfliktin e interesit, ka përfituar nëpërmjet regjimit martesor, të drejta pasurore dhe përfitime të paligjshme, që sipas ligjit për investitorët strategjikë si dhe ligjin për konfliktin e interesit, nuk i takojnë. Kjo shtetase, nëpërmjet investimit strategjik në një pronë të falsifikuar, ka përfituar të drejtën e përdorimit falas të pasurive shtetërore për të cilën shtetas të zakonshëm paguajnë detyrimet tatimore, etj”, thuhet në vendim.

Më herët, prokurori i SPAK, Olsi Dade ksihte favorizuar Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin duke mos i maarrë në përgjegjësi penale.

SPAK dërgoi për gjykim të shkurtuar vetëm ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.

Ndërkohë Partisë Socialiste i shtohet edhe një kandidate për deputete me procesim të regjistruar në SPAK për vepra të rënda penale.

Kujtojmë se Beleri ishte zotuar gjatë fushatës për kryebashkiak të Himarës se nuk do të lejonte grabitjen e pronave të vendasve.

Rasti i Xhaçkës dhe Gaçit ishte një nga rastet flagrante.

Kjo ishte edhe një nga arsyet se pse Beleri u burgos dhe iu grabit mandati.

Drama e krijuar në “BBV”! Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon (Video)

Në një bisedë të sinqertë në “The Dalina Show”, Olsi Bylyku u përball me pyetjet e drejtpërdrejta të Dalina Buzit, veçanërisht për situatën që u krijua rreth tij dhe Egli Takos gjatë Big Brother VIP.

“Ti je zgjuar një ditë me komente ‘i mallkuar qofsh’ dhe të nesërmen me ‘lum si ti’,” – tha Dalina, duke iu referuar rrëmujës në rrjet pas deklaratave të Olsit për Eglin.

A e kishte menduar ai ndikimin e kësaj situate?

Olsi, pa asnjë filtër, pranoi se ajo që e çuditi më shumë nuk ishte opinioni i njerëzve për Eglin, por diçka tjetër.

“Ajo që më shqetësoi më shumë ishte fakti që nuk kishte asnjë koment për partneren time aktuale,” – tha ai, duke theksuar se gjithmonë biseda ndalonte te historia e tij e mëparshme.

“Kam shumë respekt dhe mirënjohje për atë gocën dhe i uroj fitoren,” – shtoi ai, duke nënvizuar se ndonëse gjithçka ishte përqendruar te e kaluara, askush nuk kishte përmendur njeriun që ka pranë sot.

“Me veten time kam thënë: Si nuk shkroi njeri për partneren time aktuale? Pastaj mendova që nuk ka problem, se mirënjohjen ia shpreh vetë.”

Thyhen rregullat e para në Ferma Vip 2, ja dënimi që morën konkurrentët !

Ende pa u bërë 24 orë nga startimi i Ferma VIP 2, Alba Pllozhani ka thyer rregullat.

Fermerja ka gjetur një zarf, që ishte i ndaluar të lexohej nga të tjerët, veç Ronit. Ron Zaiti ishte me një mision të fshehtë nga Agai. Atij iu komunikua gjatë spektaklit të mbrëmjes se askush nuk duhet ta “rrëmbente” atë zarf, në të kundërt duhet të përgatiteshin për një dënim. E mesa duket Alba ka vendosur që ta marrë përsipër këtë sfidë nga Agai.

Në zarf thuhej: Për te qëndruar të lidhur me jetën e qytetit, Agai ka vendosur që të ju bëjë një sfidë në Arenë duke u veshur siç ju ka hije. Orari i nisjes është në orën 21:00, por me një kusht, që mos të harrojnë që janë në fermë dhe nesër kanë punët e fermës. Fermerja e ka ndarë këtë thyerje të rregullores vetëm me Big Mamën, teksa janë në pritje nga dënimi që do iu komunikohet.

Big Mama është shprehur se Alba do të dënohet individualisht, dhe sipas saj kjo nuk është një nisje e mirë në fermë.

‘Kontrata e fshehtë e Berishës me Chris LaCivita dhe lidhja me Greqinë’, Meçe: Ku u gjetën paratë për këtë lobim?

Analisti Arben Meçe ka ngritur dyshime mbi kontratën e Sali Berishës me strategun amerikan Chris LaCivita, duke e cilësuar atë si një akt të fshehtë me një faturë financiare ende të panjohur publikisht.

Ai theksoi se, ashtu siç ndodhi më parë me lobimet e Ilir Metës dhe Lulzim Bashës, edhe ky rast do të zbardhet në të ardhmen.

Meçe shprehu skepticizëm mbi rolin e LaCivita në fushatën e Partisë Demokratike dhe e cilësoi si një përpjekje për të ndikuar në politikën shqiptare, përfshirë edhe përpjekjet për të hequr statusin “non grata” të Berishës në SHBA. Ai sugjeroi se ky lobim është i lidhur me aleancën e Berishës me Greqinë.

Duke ironizuar punën e strategut amerikan, Meçe tha se deri më tani produkti i tij është “pjata me fasule e kandidatit të PD, Klevis Balliu”. Ai gjithashtu kritikoi procesin e primareve në PD, duke vënë në dukje se disa fitues, si Nallbati në Korçë, nuk janë përfshirë në listat për zgjedhjet e 11 majit.

Në fund, Meçe nënvizoi se transparenca mungon dhe se statusi i vërtetë i LaCivita në këtë proces mbetet i paqartë, duke e krahasuar atë me një “magjistar” që Berisha po përdor për të krijuar iluzione politike.

“Ku u gjetën paratë për këtë lobim? Ky fenomen del gjithmonë më pas, ka dalë edhe me rastin e Metës, me të Bashës, problemi është transparenca. Edhe kjo do të dali më vonë.

Ka një veprim demagogjik, me prezencën e një personi, që për mua nuk përfaqëson asgjë. Po bëhet demagogjia që erdhi Chris LaCivita dhe do ndryshojnë gjërat, si dhe lidhja e Berishës me Greqinë. Deri te heqja e non gratës Berishës në SHBA ka shkuar ky muhabet, për këtë është përdorur LaCivita. Ai flet për kontribut në PD pa deklaruar kontratën e fshehtë, kjo bie erë dhe po luhet një lojë e fshehtë. Çështja e LaCivita dhe aleanca me Greqinë e Berishës janë të lidhura bashkë. Shqiptarët ende nuk janë të bindur, çfarë është, lobist, konsulent, strateg apo magjistar? E fundit që ka mbet është ajo që thotë Berisha, se qenka magjistar. Nuk ia dimë statusin.

Produkti i parë i LaCivita ishte çuni i Fahri Balliut me pjatën e fasuleve. Kurse për listat mund të them a mund t’i bëjmë krahasimin e listave për deputetë të Lulzim Bashës në 10 vjet me ato të Berishës sot. Thuhet se u bënë Primare, po është turp, Primare ishin ato? E patë Korçën me Nallbatin, numër rekord votash në primare, kujt i mbushin mendjen këta, ku është ai?”, tha Meçe.