“Gratë tuaja janë bërë…”/ Kunata e Rogertit hyn në Big Brother, mesazhi që i përcolli Mirit

Shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka përjetuar momente të tjera emocionesh në kuadër të sfidës së mosreagimit.

Këtë herë, produksioni zgjodhi të surprizonte Rogertin, duke futur në ambientet e shtëpisë kunatën e tij.

Gjatë qëndrimit të saj të shkùrtër, ajo nuk u fokusua vetëm te Rogerti, por zgjodhi t’i drejtohej edhe Mirit, i cili ndodhej i pranishëm aty pranë.

Duke marrë parasysh raportin e ngushtë shoqëror që dy banorët kanë krijuar gjatë rrugëtimit të tyre brenda formatit, ajo ndau me ta një detaj mjaft domethënës nga jashtë, duke zbuluar se edhe bashkëshortet e tyre kanë nisur të komunikojnë dhe të krijojnë miqësi me njëra-tjetrën.

Për t’u dhënë mbështetje të dyve në këtë fazë të lojës, ajo u shpreh saktësisht me këto fjalë: “O Zoti bomba. Të dua fort. E dini ju të dy që gratë tuaja janë bërë shoqe. Dy gra zonja. Ju puthin fort, ju përqafojnë shumë”.

Kujtojmë se sfida e mosreagimit është një nga provat më delikate për konkurrentët e izoluar, pasi teston drejtpërdrejt vetëkontrollin e tyre përballë njerëzve të dashur apo situatave provokuese, gjithçka në këmbim të benefiteve të premtuara nga Vëllai i Madh deri në përfundim të afatit të caktuar.

Dronë, martirë dhe mina: Pse zbarkimi i marinsave amerikanë në Iran është i rrezikshëm

orenzo Cremonesei – Corriere della Sera

Skenari i luftës në Lindjen e Mesme po bëhet gjithnjë e më i errët, ndërsa rritet mundësia e një ndërhyrjeje tokësore nga Shtetet e Bashkuara kundër Iranit.

Strategjia e përfolùr përfshin kërcënimin me pushtimin e ishullit Kharg, një nyje jetike për eksportet e naftës iraniane, si dhe intensifikimin e bombardimeve ajrore në të gjithë territorin e vendit, me synimin për të detyruar Teheranin të ulet në tryezën e negociatave nga një pozicion dobësie. Megjithatë, zhvillimet e fundit tregojnë se një zgjidhje diplomatike duket e largët.

Pas refuzimit nga ana e Iranit të një plani paqeje me 15 pika të propozuar nga SHBA-të, që përfshinte ndër të tjera heqjen dorë plotësisht nga programi bërthamor, autoritetet iraniane kanë paraqitur kundërpropozimet e tyre, duke kërkuar dëmshpërblime lufte dhe njohjen e sovranitetit të tyre mbi Ngushticën e Hormuzit. Në këtë klimë tensioni, prania ushtarake amerikane në rajon është rritur ndjeshëm, duke arritur në mbi 7 mijë trupa elitare, çka shton gjasat për një operacion të afërt ushtarak.

Mosbesimi i thellë i Iranit ndaj Uashingtonit është një tjetër faktor që përshkallëzon situatën. Udhëheqësit iranianë e konsiderojnë të pabesueshme çdo ofertë nga SHBA-të, duke iu referuar sulmeve të mëparshme të papritura gjatë periudhave të negociatave.

Si rrjedhojë, Irani duket i vendosur për një rezistencë të gjatë dhe të ashpër, duke u mbështetur edhe në konceptin fetar të martirizimit, që mund të përfshijë sulme vetëvrasëse, sabotime të infrastrukturës energjetike dhe destabilizim të rajonit të Gjirit Persik.

Nga ana tjetër, Izraeli vazhdon të mbajë një qëndrim të ashpër ndaj Iranit dhe aleatëve të tij, duke mos treguar gatishmëri për kompromis dhe duke mbështetur vazhdimin e ofensivës ushtarake. Në planin ushtarak, një zbarkim në ishullin Kharg mund të duket i realizueshëm për SHBA-të, që zotëron epërsi ajrore dhe ka goditur tashmë një numër të madh objektivash mbrojtës në zonë. Forcat amerikane përfshijnë njësi elitare si parashutistë dhe marinsa, të gatshëm për operacione të shpejta dhe të koordinuara.

Megjithatë, sfidat në terren mbeten të mëdha. Irani ka përgatitur mbrojtje të shumta, duke përfshirë mjete shpërthyese detare dhe pozicione të fortifikuara nëntokësore, ku janë vendosur forcat e Gardës Revolucionare. Një ndërhyrje e tillë mund të sjellë pasoja të rënda edhe për ekonominë globale, pasi Irani ka paralajmëruar bllokimin e rrugëve kryesore detare për transportin e naftës, si Ngushtica e Hormuzit dhe ajo e Bab al-Mandebit.

Ekspertët paralajmërojnë se një luftë tokësore në Iran mund të ngjajë me përvojën e hidhur të SHBA-ve në Irak pas vitit 2003, ku pas një fitoreje të shpejtë ushtarake pasoi një periudhë e gjatë dhe e përgjakshme kryengritjesh dhe terrorizmi. Po ashtu, zhvillimet në luftën në Ukrainë kanë treguar rëndësinë në rritje të dronëve në konfliktet moderne. Irani prodhon në masë këto mjete të lira dhe efektive, duke i bërë ato një kërcënim serioz për çdo forcë tokësore.

Nëse konflikti përshkallëzohet më tej, përdorimi i dronëve nga forcat iraniane, përfshirë edhe sulme të koordinuara me mjete të vogla dhe të vështira për t’u neutralizuar, mund të krijojë një situatë shumë të rrezikshme për trupat amerikane. Kjo rrit frikën se një ndërhyrje ushtarake mund të kthehet në një konflikt të gjatë dhe të kushtueshëm, me pasoja të paparashikueshme për rajonin dhe më gjerë.

“Ke mashtruar presidentin” – Një telefonatë e tensionuar mes Vance dhe Benjamin Netanyahu

Një bisedë telefonike e tensionuar është zhvilluar të hënën mes zëvendëspresidentit amerikan JD Vance dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, raportoi Axios. Sipas raportimit, Vance ka kritikuar ashpër Netanyahun, duke e akuzuar se i ka “shitur” presidentit Donald Trump idenë e një lufte “të lehtë” kundër Iranit.

Sipas burimeve, Vance ka vënë në dyshim mënyrën se si Netanyahu e kishte paraqitur si shumë të mundshme një ndryshim regjimi në Iran.

“Para luftës, Bibi ia kishte prezantuar presidentit si diçka të Iehtë, duke e bërë ndryshimin e regjimit të dukej shumë më i arritshëm sesa ishte realisht. Zëvendëspresidenti kishte një pasqyrë të qartë për disa nga këto deklarata”, citohet të ketë thënë një zyrtar amerikan për Axios, duke përdorur nofkën e Netanyahut.

Pas telefonatës, një tjetër zyrtar amerikan deklaroi se Izraeli po minon rolin e Vance, i cili ka marrë një rol kyç në përpjekjet për arritjen e një armëpushimi me Iranin. Vance, i njohur për qëndrimet e tij kundër luftërave të zgjatura jashtë vendit, është i përfshirë në negociata së bashku me negociatorët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

I njëjti burim akuzoi Izraelin se qëndron pas raportimeve sipas të cilave Irani kërkon të negociojë drejtpërdrejt me Vance, duke e konsideruar atë më fleksibël për arritjen e një marrëveshjeje për përfundimin e konfliktit.

“Është një operacion izraelit kundër JD-së”, tha zyrtari amerikan për Axios, ndërsa mediumi thekson se nuk ka prova konkrete për një pretendim të tillë.

Në të njëjtin raportim citohet edhe një zyrtar tjetër amerikan, sipas të cilit Vance shihet si figura më e mundshme për të arritur një marrëveshje me Iranin.

“Nëse iranianët nuk arrijnë të bëjnë marrëveshje me Vance, atëherë nuk do të arrijnë me askënd. Ai është opsioni më i mirë që kanë”, deklaroi një zyrtar i lartë amerikan për Axios.

DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme për amerikanët, renditje e papritur për Shqipërinë dhe Kosovën

Mes luftës në Iran dhe konflikteve të tjera ndërkombëtare, Departamenti Amerikan i Shtetit vazhdon të përditësojë këshillat e udhëtimit për qytetarët amerikanë.

Çdo vend në botë ka një renditje brenda Departamentit të Shtetit, duke filluar nga Niveli 1 relativisht i mirë deri në Nivelin 4 të cilësuar si i rrezikshëm.

Në nivelin 4 përfshihen vende të si Irani, Koreja e Veriut, Iraku, Libàni, Rusia, Bjellorusia, Afganistani. Në nivelin e 3 janë vende si Izraeli, Bahreini, Qiproja, Kuvajti, Omani, Arabia Saudite, Katari.

Ndërkohë Shqipëria është në nivelin 2, ku amerikanët këshillohen të ushtrojnë kujdes të shtuar. Bashkë me vendin tonë në këtë nivel janë edhe vende si Serbia, Bosnja, Kosova, Turqia. Ndërsa në nivelin e parë janë vende si Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Sllovenia, Rumania.

Vendet si Arabia Saudite, Omani, Kuvajti dhe Bahreini kanë kaluar nga këshillat e Nivelit 2 në Nivelin 3, ose nga rekomandimi “Ushtroni kujdes të shtuar” në “Rishikoni udhëtimin”. Irani është konsideruar si destinacion i Nivelit 4 “Mos udhëtoni”.

Βanorët i gjen beΙaja me kοmshϊen: Të Ιutem mos υΙërit si d err kυr b.ën … ks sepse…!!!

Shpesh dëgjojmë zhu rma të ndryshme nga komshinjtë që na bezdisin, por ka disa qëe e tejkalojnë limit, madje duke bërë zhurma aspak të hijshme.

Një grua ka ndarë në rrjete sociale një letër që fqinji i saj i zemëruar i ka dërguar, nëpërmjet së cilës i kërkon “të ndalojë së ulërituri si një derr”

kur bën s.eks.v“A mundet të ndaloni së bërtituri si një derr kur kryeni marrëdhënie seksu.ale?

Jemi të gjithë të lodhùr nga kjo!!! Fqinjët.”“Unë personalisht mendova se tingëlloja si gruaja në reklamën e shampos

së flokëve ‘herbal essence’, por mesa duket nuk qenka kështu”, ka bërë ironi me veten e reja.

PIagë në shpatull, krahë dhe fytyrë/ Sherri në Korçë, të katër personat kanë përfunduar në spital. Si nisi konflikti

Detaje të reja mësohen në lidhje me plagosjen e ndodhur pak më parë në Korçë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se janë katër persona të lënduar, mes tyre edhe Renaldo Xhixho, pronar i servisit të makinave.

Tre personat e tjerë kanë dëmtime njëri në shpatull dhe krah, tjetri me plagë në fytyrë dhe ndërsa i katërti është lënduar më pak.

Shkaku i sherrit mund të lidhet me pakënaqësi të klientëve ndaj punës së bërë nga Xhixho, por mbetet për tu zbardhur pas deklaratave të personave të përfshirë në ngjarje.

© BalkanWeb

“Noelia ndërroi jetë 20 minuta pas injeksionit të parë”, momenti kur shoqja lutet që të takojë 25-vjeçaren para eutanazisë (VIDEO)

Noelia Castillo, 25-vjeçarja nga Barcelòna, vdiq të enjten në qendrën e asistencës Sant Pere de Ribes pas një procedure eutanazie, pas vendimit të gjykatave që rrëzuan përpjekjet e babait të saj për ta ndaluar.

Një video e publikuar nga media spanjolle OK Diario tregon momentin kur shoqja e saj më e ngushtë, Carla Gutierrez, qan dhe i lutet dy policëve të lejohet të takohet me Noelian për herë të fundit:

“Dua ta takoj” dëgjohet të thotë Gutierrez.

“Kur e transferuan në një shkollë tjetër, humbëm kontaktin, nuk dija asgjë për të, ju lutem”.


Megjithatë, policët refuzuan kërkesën, duke thënë se kjo nuk ishte brenda juridiksionit të tyre dhe duke i kujtuar shoqes se duhet të respektohej dëshira e Noelias.

Në një intervistë për OK Diario, Gutierrez tregoi se ato kishin ndjekur të njëjtën shkollë të mesme, por humbën kontaktin kur Castillo u zhvendos në një qendër tjetër, shkruan VoxNews.

“Doja ta shihja për të parë nëse do ndryshonte mendim, ose të paktën t’i thoja lamtumirë,” tha shoqja e saj, duke shtuar se kishte sjellë edhe vajzën e saj, e cila gjithashtu përdor karrigen me rrota.

Gutierrez tha gjithashtu se i kishte shkruar një letër Noelias, duke shpresuar që ajo ta lexonte para procedurës së eutanazisë:

“Doja të shihja nëse mund të hyja, edhe vetëm unë, për të parë nëse mund ta bindja të ndryshonte mendim,” shtoi ajo.

Procedura e eutanazisë filloi rreth orës 18:30 lokale. Para se të ekzekutohej, Noelia kishte kërkuar nga familja e saj të kalonte më shumë kohë me të, por ajo mbeti vetëm me mjekun që i dha tre injeksione rreth orës 17:30. Ajo vdiq rreth 20 minuta pas injeksionit të parë, sipas dëshirës së saj.

Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe në Spanjë, jo vetëm për moshën e saj të re, por edhe për betejën publike që familja e saj zhvilloi për të ndaluar eutanazinë dhe për rrethanat që e shtynë të kërkonte këtë procedurë.

Noelia kishte mbetur paraplegjike pas një përpjekjeje për vetëvrasje në 2022, pas një sulmi seksual nga tre të panjohur në një klub nate. Përpara kësaj, ajo kishte tentuar vetëvrasjen përmes mbidozës së drogës. 

Noelia vuante gjithashtu nga çrregullime të personalitetit dhe çrregullime obsesive-kompulsive me paranojë dhe ide vetëvrasëse, gjë që shkaktonte ndryshime të rënda të humorit dhe paqëndrueshmëri.

Kërkesa e saj për eutanazi u miratua në korrik 2024 nga një trupë e pavarur në Katalonjë, e  përbërë nga mjekë, avokatë dhe ekspertë bioetikë, të cilët e vlerësuan gjendjen e saj si serioze dhe të pakthyeshme, me vuajtje kronike dhe shkatërruese

Babai i saj, Geronimo Castillo, tentoi ta bllokonte euanazinë përmes gjykatave, duke argumentuar se vajza e tij nuk kishte kapacitet të lirë dhe të vetëdijshëm për të marrë një vendim të tillë. Ai tha gjithashtu se kishte tregues që ajo mund të kishte ndryshuar mendim dhe se gjendja e saj nuk përbënte një vuajtje të papërballueshme fizike ose psikologjike.

Megjithatë, vetë Noelia i tha televizionit spanjoll Antena 3 se:

“Ai nuk ka respektuar vendimin tim dhe as nuk do ta bëjë kurrë. Dua të shkoj tani dhe të ndaloj vuajtjen. Lumturia e një babai, një nëne apo një motre nuk mund të jetë më e rëndësishme se jeta e një vajze.”

Organizata katolike ultra-konservatore Christian Lawyers, që përfaqëson babain e saj, dënoi ngjarjen dhe theksoi se rasti tregon mangësi serioze në ligjin për eutanazinë, duke bërë thirrje për ndryshime urgjente që të mbrohen personat më të pambrojtur.

Ky rast ka ngjallur debat të madh mbi të drejtën e individëve për të zgjedhur fundin e jetës së tyre, rëndësinë e vullnetit të pacientëve dhe kufijtë e ligjit në trajtimin e personave me vuajtje të thella psikologjike.

Feston sot 94 vjetorin! Vjen lajmi fantastik për Tinka Kurtin, ja çfarë sapo vendosën për aktoren e madhe

Me hapa të ngadaltë, ndërsa ecën tek të 94-at, Tinka Kurti u shfaq dje në Kalanë e Prezës me miq e shumë të ftuar. Me buzëqeshjen që nuk iu nda në asnjë moment. Me tituj e kurora që i ka vendosur mbi kokë prej kohësh, me të madhin “Nderi i Kòmbit”, nga dje, ajo përkëdheli me duar çdo fotografi që rrëfen jetën e saj artistike, e eci mbi kalldrëmet e rregulluara të atij që nga dita e djeshme do të quhet “Shtegu Tinka Kurti”.

E pa një vlerësimin të tillë në gjallje dhe do ta marrë me vete përgjithmonë si kujtim jete, që kaloi me jo pak vuajtje personale, pavarësisht shkëlqimit në skenë dhe sadisfaksionit që ka marrë nga publiku.

Nën kujdesin e madh të Albanian Excellence të drejtuar nga Flora Nikolla, dhe shtëpisë së të moshuarve ku Tinka Kurti është duke qëndruar, Bashkia e Vorës organizoi dje ceremoninë e përurimit në ambientet historike të Kalasë së Prezës, të shtegut “Tinka Kurti”.

“Më lumturuat! Më keni dhënë gjithçka të

Tinka Kurti mes miqsh dhe kolegesh

Për të festuar me artisten e madhe kishin ardhur miq të shumtë. Zyliha Miloti e Rita Gjeka nga Shkodra, Zamira Kita që moderoi dhe aktivitetin nga Korça, politikanët Namik Dokle por edhe Neritan Ceka, e madhja Marjeta Larja, Flora Nikolla, Silvana Braçe, Irena Toçi e shumë gra të shquara në jetën intelektuale shqiptare.

Mes fjalëve të falenderimit për bashkinë e Vorës dhe këshillin bashkiak të qytetit për vendimin, me urimet e pafundme të miqve të shumtë që kishin ardhur në ceremoni, Tinka Kurti u shfaq e lumtur.

“Ju më bëtë të lumtur, ju faleminderit shumë. Më keni dhënë gjithcka të mirë, përkujdesjen, dashurinë dhe gjithë mirësitë. Faleminderit të gjithëve”, tha Tinka Kurti mes emocionesh.

Të paçim sa më gjatë mes nesh e madhja Tinka Kurti.

“I kërkoj falje bashkëshortit pasi…”/ Sara Mila bën deklaratën e bujshme për të, ja çfarë po i ndodh prej 1 viti

Për herë të parë në “Goca dhe Gra” deputetja e PS-së, Sara Mila ka folur për familjen e saj, teksa nuk mungoi dedikimi romantik për partnerin.

Gjatë intervistës për herë të parë është shfaqur një fotografi familjare, ku deputetja Sara Mila është shprehur që bashkëshorti i saj e ka shtyrë që ajo të aplikojë për deputete në Qarkun e Elbasanit.

“Vajza ime 3 vjeçe dhe bashkëshorti im, unë s’e di a ka shembull më të bukur dhe dëshmi më të fòrtë dashurie që të lejosh vajzat në Shqipëri që të bëjnë një punë politike edhe ai më ka shtyrë të aplikoj edhe më ka thënë që e bëj më mirë se askush, ai është mbështetësi im më i madh dhe e falënderoj shumë”, tha deputetja.

Moderatoret e emisionit i kanë kërkuar deputetes që të bëjë një dedikim romantik për bashkëshortit ku ajo është shprehur:

“E di që po na shikon, ai s’e do jetën publike edhe është bërë pishman edhe për atë foto. Nuk do ta nisja me të dua por për një kërkesë falje se ky ka qenë viti i 11 dhe këtë vit ne nuk jemi parë shumë këto kohë edhe i them më fal edhe të dua”, tha Sara Mila.

Gimbo u “rikthye” në Big Brother VIP Albania, veprimi i Selinit prish planin e produksionit

Rikthimi i Gimbos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka sjellë menjëherë dinamika të reja dhe reagime të shumta nga banorët. Hyrja e tij u bë në kuadër të një loje të veçantë, ku banorët duhej të qëndronin të qetë dhe të mos reagonin ndaj situatave të papritura.

Gimbo u fut në shtëpi duke testuar durimin dhe vetëkontrollin e konkurrentëve, ndërsa pritej të shihej se kush do ta përballonte më mirë këtë sfidë. Për disa momente, loja dukej se po shkonte sipas rregullave të vendosura nga produksioni.

Megjithatë, ishte Selìni ajo që vendosi ta thyejë këtë rregull të heshtur.

Ajo  nuk arriti të përmbahej dhe iu afrua Gimbos duke e përqafuar, duke prishur kështu lojën e mosreagimit që ishte vendosur për banorët.

Ky veprim pritet t’i kushtojë Selinit, pasi rregullat e lojës janë të qarta dhe çdo shkelje mund të ketë pasoja.

VIDEO